Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!! Empty Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!!

Mon 14 Mar 2011 - 2:08
Message reputation : 100% (1 vote)
Jeta në ferr
**************************************************
*******


*******************************
Elda është 37 vjeç, por duket sikur ka 50. Rrudhat e thella në fytyrën e
saj të plakur para kohe bëjnë të ditur se sa ka vuajtur në jetë. Elda
pandërprerë shikon rreth vetes, flet me zë të ulët, sikur ka frikë se
dikush tjetër do ta kuptojë gabimisht atë që do ta flasë.

“Që nga muajt e parë të martesës ai filloi të shkojë nëpër kafene me
shokët dhe të kthehet në shtëpi në orët e vona të mbrëmjes. Atëherë
vetëm bërtiste dhe shante. Nuk kaloi shumë kohë, filloi edhe të më
rrihte. Na lindi fëmija i parë, djali. Thashë, ndoshta do të ndryshojë.
Prej atëherë kaluan 15 vjet dhe po të mos vdiste nga pirja e alkoolit,
unë ende do të prisja që ujku të shndërrohet në qengj”, e fillon Elda
rrëfimin për ferrin.

Bashkëshorti i ndërroi jetë para gati se gjashtë muajve. “Alkooli e
vrau, por më la mjaft kujtime që të kujtohem në të”, shprehet duke i
ngritur krahët e këmishës. Në të dyja duart kishte shenja të prerjes me
thikë. E ngriti pak fustanin – edhe aty prerje. Kujtime të përjetshme
nga bashkëshorti i cili e ka bërë këtë edhe kur ka qenë esëll.

“Vallë, për argëtim, vallë e shtynte egërsira në të, kush e di. Do të
vinte, do të më kapte për dore, do të më urdhëronte të ulem pranë tij
dhe të mos lëshoja asnjë zë. Fillonte të më therte nëpër duar dhe nëpër
këmbë. Filloi të vizatojë figura nëpër trupin tim. Me orë të tëra.
Ndonjëherë do të kënaqej vetëm me këtë, ndonjëherë fillonte të më
godiste me shqelma dhe grushta. Nuk durohej. Është mëkat, por, të ta
them të drejtën, ndjeva lehtësi kur vdiq”, shprehet Elda. As që derdhi
lot, e as që dridhej.

Bashkëshorti, të cilit nuk dëshiron t`ia përmend as emrin, e ka dhunuar
me përkrahje të prindërve të tij. Ata, siç shprehet Elda, e kanë mësuar
se burri ka të drejtë të ngrejë dorë mbi gruan. Ajo duhet ta dëgjojë.

“Mendoja të shkurorëzohem, por pa punë, e dija se kjo do të jetë edhe më
keq. Ku të shkoj? Prindërit e mi janë njerëz të varfër, gjithmonë kanë
qenë të varfër. Për ta isha një gojë më pak për t'u ushqyer. Shpesh
mendoja të bëj vetëvrasje, por kur më binte ndër mend për fëmijët,
shumë shpejt hiqja dorë nga mendimi i tillë. Tani, dënimi arriti. Kur më
vjen rëndë, i shikoj vragët dhe kujtohem për ofendimet. Dhe e di se
kam shpëtuar”, përfundon Elda.

********************
Ky eshte nje rast real, ne dhjetra e dhjetra te tilla................

A mendoni se bashkejetesa , ( martesa ...)u jep te drejten morale te cdo
gjeje kundrejt bashkeshortit, aq sa dhunen ta quani dicka te perligjur e
normale?
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!! Empty Re: Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!!

Mon 14 Mar 2011 - 3:10
Shumë prekëse...

Kësaj i thonë:...
-Nuk ke Shtet...
-Nuk ke Ligj...
-Nuk ke Popull...

Se po të jesh njeri:...
-Ke edhe Shtet...
-Ke edhe Ligje...
-Ke edhe Popull...

Zgjohu Shqiptar
e jo si Bishë
se je Njeri
prej Shqipërisë...


Me respekt Luan_Valikardi
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!! Empty Re: Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!!

Sat 19 Mar 2011 - 19:35
se pari te pergezoj per temen.Se dyti ne asnje menyre,katergorikisht te jete e ndaluar dhuna ne familje.Ne fund te fundit c'sjell ne femijet?Vetem frike dhe i ushqen me ndjenjen e dhunes ne te ardhmen.Mua me vjen shume keq per kete kategori njerezish te cilet e ushtrojne dhunen ne familje,do ti quaja nje klase injorante ne shoqeri.Pastaj nqs mardheniet e tua me partnerin/en nuk shkojne mire ka mjaft rruge te tjera per te shpetuar nga ferri qe jeton.Divorci,por jo vetevrasja.qe te mos e zgjat shume,po e them edhe 1 here qe dhuna ne familje te jete e ndaluar sepse prej dhunes nuk ke asnje fryt...ky ishte mendimi im flm...Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!! Smile
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!! Empty Re: Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!!

Sun 1 May 2011 - 23:27
Keta njerez jane te semure dhe me te semure jane ata qe i durojne.
Njerezit qe durojne dhunen kane probleme psiqike.Keto mund te jene rrjedhoje e shume faktoresh.P.sh ne familje ku burri ngre dore ndaj gruas,prinderit ngrene dore mbi femijet,prinder qe pine,femije qe rriten me nje prinder etj etj.Jane keta femije qe kur rriten dhe gjejne veten ne te njejtat rrethana(shume here me dashjen e tyre)kane shpresa dhe perpiqen te ndrojne njeriun qe kane perballe ne vend qe te ndryshojne veten. Meqe nuk me pelqen te zgjatem do them vetem se nuk e toleroj dhunen.
Sponsored content

Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!! Empty Re: Sa e pranueshme eshte Dhuna ne Familje!!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi