Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:23
Demetra

Qysh prej fillimi,kemi theksuar se cifti fillestar i perendive qe u adhuruan nga njerezit ishte ati Diell dhe nena Toke.
Ne epoken klasike shohim perendeshen Toke te konsiderohej nje perendeshe …

Duke analizuar kultin e Demetres,vetite dhe karakteristikat e saj baze dhe duke e interpretuar vete emrin e saj shohim se diferencimi i Tokes (Gea) nga Demetra,eshte prodhim ose i mosdijes se tradites pellazgjike ose nje keqinterpretimi te saj
Sigurisht ,gjer ne epoken klasike ,Grekerit – vec filozofeve qe kishin nje pikpamje tjeter – kishin bindjen se toka eshte nga perendite e para dhe nena e jetes. (“Toka perendia me e larte” e quan Sofokli ne tragjedine Antigoni,var 339) ( Soloni thote “Nene,Toke e zeze,e para dhe me e madhja nga perendite e Olimpit” ,nderkohe qe toka qe banon ne Olimp dhe respektohet si perendia me e larte sa asnje tjeter eshte Dhimitra.
Emri Demetra ,ashtu si pranohet pergjithesisht,eshte fjale eperbere nga Dha = Toke dhe Matir.Nenkupton,pra “Toka nene ; Tipi i fjales “Dhi” eshte me i vjeter se tipi “Gji” (ne dialektin dorik Dha)
Ne gjuhen shqipe Dhe – Toke .Ne himnin e njembedhjete homerik ,Demetra permendet te pakten dy here ( V.47,211) .
Pjesa e dyte perberse eshte Mitir,ne dialektin dorik Matir dhe sankritikisht matar,latinisht mater,etj,anglisht mother,germanisht muter,slavisht mati,nuk ekziston ,ose te pakten nuk ekziston ne kete kuptim ne shqip.
Ne gjuhen arvanitase/shqip nena – (mitera) quhet Meme dhe besoj se kjo fjale eshte ajo me e lashte qe i referohet fjales Nene.
Por ne gjuhen shqipe ekziston fjala Moter,qe ka te njejten rrenje me motre,mater etj,por qe ka kuptim tjeter.I.Stamatakos (Sh.Mitir) pranoan se fjala moter tregon motren e moshuar qe ze vendin e nenes.
K.Kristoforidhi ne fjalorin e tij e krahason kete fjale me fjalen e greqishtes se vjeter “mitera” (Nono).
Fjala Gi (gji) qe ne gr d.m.th toke sipas koles vjen nga Gji-ri i femres .Pas Kaosit thot Hesoidi u krijua Gjea,"gjoksmadhja",per te ushqyer keshtu si nje mbeshtetse e sigurte ku do te vendosej gjithcka. Gjea,Gji (pra gjiri femres) , qe vjen pas Kronosit ,eshte thjesht nje shpikje justifikonjese per rrumbullakesin e tokes qe smund ta kapte llogjika e Hesoidit,por qe ishte nje gje jo e panjohur per Orfiket)


vazhdon...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:23
Archaonet

Ne kohet e lashte toka filloi te ishte e nje rendesie te vecante ku do te pasonin kryengritje ose emigracione te medha per te kerkuar e per te rrembyer toka pjellore etj.Per kete arsye do te mbes ne fjaloret dhe ne ndergjegjen e tyre nje gje:Se ai qe zoteron toka te punueshme nuk eshte nje njeri i zakonshem,sepse ai zoteron te tjere,ka force dhe qeveris.keshtu pra ,zoterimi i tokave te kultivueshme behet sinonim i ketyre cilesive,ose me mire keto cilesi do te behen sinonime me zoterimin e tokave pjellore dhe do te krijohet fjalet “arhon” = arkon, “arhi” = autoritet, “arhigos” = kryetar ,”arhi” = jam ne krye etj. Fjalet jan te perbera nga fjala are dhe folja ndihmese kam.
Fjala e perbere fillestare eshte arkam = ara kam dhe arka-on ai qe ka ara,qe u be arkon dhe pastaj me kthimin shume te zakonshem te germes k ne h u be arhon (latinisht archaon).Pikerisht kete kuptim kane emrat kombetar te banoreve me te lashte,te pellazgeve te Greqis qe quhen Arkades.(A.Kola f.106)
Arkasi ishte arhondi,sunduesi ,pronari i tokave prodhimtare>te njejten gje tregon emertimi kombetar i nje populli tjeter Pellasgjik te Ilirise,qe quheshin Arktanon.Sigurisht arkadet e lashte nuk banonin ne Arkadine e sotme.


vazhdon...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:24
Zeusi

Zeusi ose Deus,Zdeus,apo Das,Zas ne dialektet Dorike e Beotike,ose din dhe Tan ,ose Tiin,ose Dis,ne dialektin e Kretes,eshte Perendia me e larte e Panteonit Olimpik dhe tempulli i tij me i lashte ndodhej ne Dodone..Quhet edhe ai, si te gjitha perendit e tjera “Pellazgjik” ose ndryshe Ati i Perendive dhe i njerezve,por kjo eshte me teper nje shprehje ,nje hiperbole poetike.
Sipas nje legjende Zeusi eshte femija e pare ,kurse sipas te tjereve ,femija i fundit i Kronosit dhe Demetres.Ira ,Poseidoni,Estia dhe Plutoni jane vellezrit e tij.Eshte sunduesi i qiellit dhe s’andejmi ose nga maja e Olimpit,ku ka fronin e tij shekullor ,leshon rrufete e tij te tmerrshme kunder kundershtareve.Ne Greqin klasike Zeusi merr ne mendimin e filozofeve dhe te poeteve nje dimension te ri dhe behet “arsyeja” e gjithesis,mendja qe ka vene rregull ne cdo gje.Eskili tek “Ptolemeu” thote se” Zeusi – kushdo qe te jete – eshte force qe harmonizohet me logjiken dhe vepron ne baze te drejtesise.Analiza etimologjike e emrit Zeus do te na tregoje se si,shume kohe para Eskilit,ai identifikohej me dijen me te larte,me ate qe me vone filozofet do ta quajn “mendja” ose me vone “arsyeja” e se si akoma dhe shume kohe me pare identifikohej me Diellin.
Ka shume hipoteza dhe shume mendime mbi prejardhjen e emrit Zeus,Diaw por pa i analizuar ato po hidhemi tek varianti sipas gjuhes shqipe qe i jep plotesisht kuptim emrit qe lidhet me vecorit dhe karakterin e Dias pra Zeusit.
Po te rradhisim nje sere fjalesh te gjuhes shqipe me rrenjen Di – qe kane kuptimin e “drites” ,e “ndricuar”,psh:
Dite = pjese e kohes qe ka drite. (Di)
Dihet = gdhihet,d.m.th behet dite,Udi = u gdhi,por edhe “dihet”= zbardhet e verteta.
Dieg = djeg,Diget = digjet,pra ndricon.(Di)
Di = njoh,mesoj,d.m.th.ndricoj mendjen time.Ketu krahaso identifikimin metahaik te perendise se madhe me dijen absolute etj.Merr gjithashtu parasysh dhe mendimin e ri sipas se cilit dija identifikohet me driten (ndricim,ndricoi) dhe mos – dija me erresiren.
Perendi-a = Perendia,ku Di perben pjesen e dyte perberese te fjales.(une do te shtoja qe fjala Perendi eshte thjesht renia e dias,d.m.th. renia(perendimi ) i diellit,dihet qe Dielli = Dia,ndersa fjala Pe mbase eshte pash ,pra pash renien e dias = Perendia.)
Dialj = Djale,ku fjala perben nje epitet plotesonjes.
Nuk mund te konsiderohet si e vertete fjala sanskrishte ku rrenja Div i referohet epiteteve plotesonjese te Qiellit(Divjah= Qiellor,) sepse nuk kemi gjithmon nje qiell te ndricuar por edhe te erret keshtu qe pergjigjen ja jep gjuha shqipe qe me rrenjen Di sic thame me larte ploteson gjith figuren e Dias,Zeusit..
Atehere cili mund te jete valle burimi me i madh i Di – (drites),ne menyre qe cdo gje qe shkelqen te kete pikerisht kete rrenje?Qielli,supozojme ata qe e konsiderojne sanskrishten si me te vjeter.Mirepo qielli nuk eshte gjithnje i ndricuar,per rrjedhim si do ta justifikojme rrenjen Di- ne fjalet qe kane kuptimin e dites se shkelqyer,te perendishme te ndricuar.Secili e kupton se burimi i madh (Di -) i drites eshte Dielli,qe eshte gjithashtu edhe perendia e pare e njeriut qe nga popujt Maja e der tek Evropianet,Egjyptianet e Japonezet,e sigurisht,edhe perendia e pare bashke me token Nene,e Pellazgeve.Aq me teper qe kete pikpamje - e cila nuk mund te vihet ne diskutim – do ta perforcojme me ndihmen e gjuhes Shqipe ,ku gjejme Diaw, ose Diall ose Diell (ne fjalorin e Kristoforidhit kete fjale do ta gjejme edhe ne formen “Dill” qe ne analize te fundit eshte “Diw”
Duke vazhduar tabelen e fjaleve Shqipe me rrenje Di do te permendim diten e pare te javes ,qe ne Greqishten e re eshte “qiriaqi” d.m.th. dita e zotit e Perendise,kurse ne shqip quhet “E Diel” = dita e Zeusit, e Diellit,sic mund te krahasohet me fjalet korespondonjese te gjuheve te ndryshme Evropiane “Sun day = dita e Zeusit,Diellit (ang); son tag = dita e diellit (gjer).
Nga te gjitha keto dikush mund te thoshte se keto fjale me rrenje Di – ku permblidhet edhe dielli,mjaftojne qe te komentohen se fjalet Dhias,Dhios,Dhia,Dies-i,Dia,Day,Zeus,Devah,Dhis – Uyah (epitet plotesonjes i perendive ne sanskritisht),Dikh (perendit ne armenisht),fjala Franceze Dieu = Perendia,dhe te gjitha fjalet shqipe/arvanitase qe kemi rradhitur ,vijne nga fjala Diaw,ose Diall, ose Diell,ose Dill qe do te thote Diell,por meqe Dielli ishte perendia e pare e gjinise njerezore qe mendon (homosapiens) ,atehere edhe fjalet diell e perendi kane te njejten rrenje dhe te njejtin kuptim zeus(lat).

vazhdon...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:24
Atena

Athena eshte Perendesha qe personifikon urtesine njerezore.e cila ka nje vend te dalluar ne pantheonin Olimpik e meqe adhurohej vecanerisht ne qytetin me te shkelqyer te te klasicizmit ne Athine ,ajo fiton nje shkelqim akoma dhe me te vecante.
Vec miteve te ndryshme lokale e te epiteteve te ndryshme si (Ergani,Tritogjeni,Glaukopis,Parthenos,(virgjereshe),Atritoni,Laosos,largpamese etj),miti sundues eshte se ajo lindi nga koka e Zeusit,e armatosur dhe gjithnje e virgjer.Personifikon dijen,largpamesin dhe behet mbrojtese e qytetit te Athines,duke zhvilluar me shume dijen dhe artin.
Ka shume interpretime dhe hamendje te ndryshme por asnjera nuk i nxjerr aspak ne pah vetit dhe prejardhjen e Athinas.

Le te shpjegojme ne menyre me bindese se c’do te thote fjala Athina dhe c’kuptim ka “Tritogjenia”,dhe perse egziston lidhje midis fjaleve Triton,Tritogjenia,Amfitriti me ujin ne pergjithesi etj.
Arvanitasit dhe gjithe shqiptaret ne pergjithesi kur degjonin ndonje bisede te urte ,qe zakonisht ishte ajo qe sot e quajme proverbe,thoshin si aprovim per te :”Ajo eshte e thene”.Domethene eshte bisede e kohes se vjeter,e urte dhe e respektueshme.E thene (me nyje) = biseda e urte,pra,tregon mendimin proverbal dhe te urte qe imponohet ne shoqeri si rregull,si dicka e thene nga lart.Pjesorja “E thene” eshte e foljes Them ose Thom nga e cila ka prejardhje dhe folja e greqishtes “fimi” dhe thimi ,si dhe fjala “themes” qe me gjeresin e madhe te foljes fimi,u konsideruan si fjale qe veshtire te interpretoheshin.

…..fjala fillestare “e thena” u be Ethana dhe Athana.
Nga ana sematike perforcohet varianti gjuhesor,gjersa fjala “Etena” tregon ate qe eshte thene ,fjale per fjale dhe metoforikisht fjalen e urte verbale,qe me te vertete eshte dhe duket e patundeshme.
Por le ta perforcojme kete variantin tone me vertetimin e tij me dokumenta te tjere.Sipas mitit,Athinaja lindi nga koka e perendise me te larte ne menyre shume domethenese:Zeusi duke patur parasysh nje profeci – se nga bashkeshortja e tij Miti(paraardhese e Ires,bashkeshortes legale te Zeusit) do te lindte nje femije qe do ti kundershtonte pushtetin,kur gjer ketu miti pasqyron pervoja shoqerore – kaperdin Mitin dhe befas nga koka e tij del nje grua e plote dhe e armatosur.Athinaja.Nuk ka qene kur foshnje!Dija nuk ka moshe foshnjore.Kur lind nje bisede e urte ,kur del nga koka e njeriut dija ,ajo eshte e perfunduar dhe e forte.Nuk kalon etapa persosje dhe maturiteti.
Por c’far tregon fjala miti?
Miti ka kuptimin e nje mendimi te matur.Miti ishte keshilltarja e urte dhe bashkeshortja e Zeusit.Veme re se sa mbrapa te kthehemi ne shoqerine pellazgjike aq me shume shohim se gruaja luante nje rol me te rendesishem,sic tregon edhe fakti se perendit e Olimpit ishin 6 burra dhe 6 gra.
Varianti etimologjik i fjales Miti nuk vihet ne dyshim.Ne gjuhen sanskrishte fjala Matih shpjegohet ne greqisht me foljen "metro"”Por ne shqipeshte rrenja e plote Mat,qe ka te njejtin kuptim te greqishtes “metro”.Megjithate as metron,as Matih,sic eshte sanskrishtja ,e ketu kemi rast te mendojme se cila gjuhe eshte me e vjetra dhe nga cila gjuhe ka ardhur fjala perseri.(sh.im. a nuk themi ne ai eshte njeri shume i matur?)
Pra, Zeusi perpin Mitin - mendimin e matur,dhe koka e tij lind Dijen.Nuk mendoj se ka nevoj te analizoj me gjate kete mit te bukur qe pasqyron lindjen e pellazgeve – shqiptarve te pare ,perderisa nga mendimi i matur lind Dija ,fjala e urte.
Por Athinaja mban ne gjoksin e saj ne te gjitha shfaqjet Gorgonen Meduza.C’lidhje mund te kete Meduza e tmerrshme me perendeshen e Dijes?Meduza ishte shume e tmerrshme per armiqt e saja.
Eshte me te vertete i shpjegueshem kombinimi i Dijes me Gorgonen Meduza,por mendoj se ne mund te gjejme diku nje pike lidhje me ndihmen e gjuhes Shqipe.
Rrenja med e fjales meduza ne gjuhen shqipe tregon mend,tru.(Tritogjenia – e lindur nga trut).
Ne latinisht Mens-ntis.Por edhe ne “greqishten” e vjeter homerike do te shohim foljen Med-o-me dhe Mid-ome,qe ka kuptimin mendoj.Te Homeri kemi keshilltarin e urte te Odiseut,Mentorin.
Pra ,Meduza ka kuptimin ajo qe mendohet,qe ka mendje,dhe vjen nga rrenja med = mendje.
Gorgona e frikshme Meduze ne gjoksin e Athinas nuk ishte nje arme per te penguar te keqen ose per te share ,sic besonin grekerit e periudhes klasike ,por simbol kryesor i perendeshes se Dijes.Athinaja ishte Meduza = qe mendohej, me mend.E ne epoken e lashte dija ishte arma me e forte per te mposhtur armikun e per te mbijetuar.
Pikpamjen tone e verteton dhe ajo qe shkruhet ne vendimin qe u propozoi Athinasve Themistokliu gjat agresionit Persian:”Le tia besojme qytetin Atena-s,e cila kujdeset per ne Athinasit”.Domethene fjala “medeesn” qe permendet ne origjinal ka kuptimin e pjesores se foljes “medo” = mbroj,kujdesem,qe ka lidhje me foljen medomai – kujdesem,perpiqem ,mendoj per dike,gjej,dhe nuk ka kuptimin e nje perendie nentokesore paragreke,sic mendon Nik.Papahaxhis.

vazhdon...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:25
Kaosi

Eshte nje fjale qe ka ende dhe sot te njejtin kuptim dhe tregon nje hapesire te pamatur,nje dictance boshe,por edhe cdo lloj hapesire tjeter te madhe.Ka prejardhje nga fjala (hafos) qe vjen nga nje rrenje hipotetike indoevropiane : Gheve-es.Me te kan lidhje edhe fjalet hasko (veshtroj nje zbrazesi),hasino (hapem thelle) ,por edhe handhano = horao (nxe,perfshij ne vetvete).
Ne gjuhen shqipe egziston fjala hap = hap nje gje,zgjeroj,por edhe lulezoj,filloj ndertoj.
Nga kjo dalin fjalet hap - gjatesis e nje hapi,nje pash.
Hapet – nje gje e hapet.
Shohim pra se folja hap dhe fjalet qe dalin prej saj kan kuptimin e kaosit mitologjik te Hesoidit,d.m.th. hapesire,zgjatje,hapje,fillim veprimtarie.Pra rrenja e fjales Kaos eshte hap – haph ose haf po te provoni se nuk ndryshon asgje - dhe se ne nje faze te mevonshme ,atyre u shtohet mbaresa Greke - os per tu bere hafos.
Egziston sigurisht edhe folja arvanitase hape,qe nuk eshte aspak pa lidhje me fjalen Kaos,por perkundrazi fjale e lashte dhe me e vjeter se hap dhe onomatopeike nga zhurma qe bente njeriu primitiv kur kaperdinte ushqimine tij.Kur hap gojenprimitivi degjohet “ha” dhe ne vazhdim ,kur e mbyll degjohet “hap” ose “haf”.Pika interesante eshte se kur degjohet “hap” do te thote tashme se dikush me pare kishte hapur gojen e tij,d.m.th. kishte krijuar haf-os.
Fjale te tjera qe dalin nga gjuha shqipe/arvanitase dhe nga greqishtja e re jane : Kapsiore ose hapsore = hapi,ose hafto = perpij,etj.
Jam i mendimit se fjala “Adhis” ka si pjese perberese te pare fjalen-rrenje haf,dhe pjese te dyte fjalen /pf/images/graemlins/laugh.gifhe”= (ac)

vazhdon....
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:27
Kan dal shume libra kohet e fundit ,ndersa keto jan te shkeputura nga Greku me origjin Arvanitase (shqiptare) qe vra me reze radio aktive nga sigurimi Grek Aristidh Kola qe pas luftes se tij te pa nderprer dhe te guximshme per mbrojtjen e te drejtave te Arvanitasve dhe te shqiptarve ne pergjithesi dhe perfundimisht pas nxjerrjes ne drite te dy veprave te tija gjigande "Arvanitasit dhe prejardhja e Grekeve" dhe " Gjuha e Perendive" u ndoq kemba kembes nga sigurimi Grek deri sa ne menyre te ndyre mbapa kraheve e demtuan me reze radio aktive ne zyren e tij ku punonte deri sa vdiq neper korridoret e spitalit ne athhine(Evangjelizmos)nga leucemia i vetem dhe pa perkrahje nga sherbimi spitalor.

Shkrimet jane te shkeputura nga "gjuha e perendive".
Jane shume por kur kam kohe ulem dhe shkruaj. /pf/images/graemlins/smile.gif


fisniku ka shkruajtur:
Ka shumë fjalë në greqisht që e kanë zanafillën tek shqipja. Ja dis a prej tyre: Gjineka=Gji në ka-Grua (në ka gji) Gjiton=Gjiu tonë -fqinja,gjitoni,(ja).
Spiti = shpitë (shtëpitë), pek = pjek, bythë = vithos = fund, kjaj (qaj)= klai (greqisht)
nuk duhet harruar se atë që ka bërë shqipja për formimin e greqishtes së lashtë, e ka bërë njësoj edhe për greqishten e re, në të cilën duken qartë ndërtimet sintaksore shqipe.
Për ju që vërtetë jenë të interesuar të dini më shumë mbi ndikimin e shqipes në gjuhët e huaja, mund të lexoni librin Enigma të Robert d'Angely.


Disa fjale te shqipes ne greqishten e re.

Fjale qe jane 100 % shqip qe perdorin grekerit ne jeten e perditshme dhe qe i dine per greke.

Kuvendjasume - kuvendojm ,(ne gr.sizitisi)
besa - besa ,(ne gr,embistosini)
sigurja - siguri ,(ne gr,asfalia)
kalpazo - kaleroj (ne gr.kalit i thone alogo)
koqino - e kuqe, per greqisht fjala perkatese eshte "erithro"
kur treegojn oren thone psh " "deka para pende" ,dmth, "10 pa pese"e shikoni vete fjalen shqipe pa - ra = para,perpara (ne gr.para d.m.th. prin)

Vradiazi ne greqisht = Vrar + zi ne shqip,qe dmth ngryset,erresoher,vjen mbremja.
Kjo eshte thjesht nje mbetje nga gjuha shqipe sepse e kopjuar me kuptimin me te plote eshte fjala perkatese e re Greke skotiniazi qe dmth vritet,thyhet(dita) dhe vjen e zi,zeza,nata.
Dmth ne shqip eshte vrar,vriter (dita) ndersa kopjacat grek i pershtaten fjalen e tyre te re skoto qe dmth vras ndersa mbaresa e dyte ngelet po ajo zi (darke).Ata i perdorin qe te dyja fjalet por kuptohet se cila eshte me pr Greket thone :
Vradiazi = vradi + zi qe domethene erresohet.
Renja e fjales vradi eshte ajo shqipe vra,vras dhe kete e kuptojme nga ajo qe kan perkthyer dhe formuar fjalen tjeter te re greke qe nenkupton erresiren,naten qe eshte skotinjazi,skotadi,qe domethene skoto = vras dhe zi eshte prap e njejta fjale ne shqipe.
Pra sic e shikojme fjala vras eshte zevendesuar me fjalen skoto dhe eshte lene e njejte mbaresa e fjales zi

A nuk themi ne eshte kohe e vrare ,pra e vrenjtur,e erresuar.
Perendia (renja e dias,diellit,perendimi i diellit) vurunah ishte perenija e qiellit te nates qe ka si fjale korrespondente fjalen shqipe i vranet,vranesira e nates.

Zi eshte 100 % fjale shqipe.Perendit dhe mitet i moren emrat sipas vetive te materies.
Ne fillim u krijua materia pastaj dukuria dhe me pastaj vetia.
Ne perdorim fjalen zi ne shume vende dhe me shume kuptime me rrenje te njejte.
Zi,Ziu,Ziej,Zien,Zihen
Skazmo = Ska ze,nuk flet ,mos fol,pa ze.
Paratasi = Paralajmerim


Fjale te nderkombetarizuara:

Violet – Vije leta ,ose vije lehta,reze te lehta,ose vi,vjen e lehte.
Talent = te lind ,ose lind dicka e re.
Truble = trubulloj (ujin)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:38
Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Pelazgoetruske1

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Pelazgoetruske2

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Pelazgoetruske3

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Pelazgoetruske4

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Pelazgoetruske5

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Pelazgoetruske6

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Pelazgoetruske7

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Pelazgoetruske8

Kush ka sy le te shikoj ,dhe kush ka zemer shqiptari le te besoj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:41
Vazhdojme me perendite e Olimpit sipas Koles.

Aferdita

Aferdite perendesha simpatike e dashurise dhe e bukurise. Ka ne parahistori te panjohur nga shumica ,qe dha shkas dhe terren te pershtatshem te konsiderohej nje perendi e huaj,e importuar nga Lindja dhe po ashtu ne greqin klasike si perendi e formuar nga shkuma .
Le te te fillojme nga miti me variantin e tij te kundert (gabim).
Kur Kroni me nje kose te mprehte kastroi te jatin,Uranian,ai ia hodhi organet gjenitale ne det.Keto organe gjenitale te nje perendie trazuan aq shume uje saqe krijuan rreth vetes shume shkume.Keshtu ,duke lundruar,ato arrijne ne ishullin Kitere (qithira) dhe s’andejmi perfundojne ne Qipro,kur ngjizet perendesha dhe nje mengjes te bukur del ne bregun e Qipros me gjith bukurin e madheshtin e saj prej perendie.Kudo ku shkel kemba e saj e bardhe mbin lule.E vetmja veshje e saj jane floket e arte.Atje e moren Oret dhe pasi i vune nje kurore ne koke dhe i varen ne qafeb nje varese me shkelqim vetetime,e cuan te perendite e olimpit,te cilat mbeten te shtangura nga bukuria e saj.
Le te shqyrtojme me mire mitet “greke”dhe te themi mendimin e kundert.Aferdita ne fillim eshte e bija e Uranit.Eshte bashkeshortja e perendise se zjarrit Hefest.Ne krahinen e Iliades(ne Peloponez),ajo konsiderohet si bija e Uranit dhe e Dites.Ne shumicen e vendeve te Greqise kulti i saj behej ne maja te larta.Ne Akrokorinth,ne malin Erikos,ne Larisen Argolike (Lartesia eshte toponimi pellazgjik qe tregon nje vend pak te ngritur,sh,fjalen arvanitase Larteza = drejt lartesis) ne Knithos etj.
Vesa e mengjesit eshte nje nga dhuratat e saj.U dashurua dhe rrembeu per kete te birin e Diellit Fetonin,ose sipas te tjerve te birin e Kefaluse (ylli i mengjesit) dhe te Agimit.
Te gjitha keto bejne qe shume kerkues te ditur ta konsiderojne ate si personifikim te Agimit, “te panorames me te bukur te natyres” sic na trhote Max Muller. (Nouv.Lecons sur la science dy langage,V.li f.96-97,perkth ne frengjisht nga Perrot dhe Harris)

Por le te vazhdojme me larg ne kohe ,qe te shohim se kurre dhe n;asnje rast Aferdita – as ne periudhen klasike dhe Helenistike – nuk ka qen perendesha e fekondimit,cic percaktohet gjoja ne Aferditat Fenikase ose Aziatike.Ne Azi personifikimi i fekondimit eshte femra,kurse ne Sqiperi/Greqi eshte mashkulli,penisi .(sh.nje pikpamje qe ka mbijetuar ne shprehjen shqipe/arvanitase :”Jo ara ,po fara”
Ne periudhen e Mikenes Aferdita konsiderohet si nene ose moter e Zeusitbija e Zeusit dhe e Dionis,qe sic kemi thene do te thote e Ndritshme.Simboli i Aferdites eshte emblema e flamurit gjysme – hena me nje yll perbrenda.Sigurisht gjysme hena islamike ndoshta eshte nje koincidence me ata te Aferdites,megjithate nuk perjashtohet mundesia qe frymezonjesi i tij te kete qene “admirues i Greqise ne epoken me te veshtire per boten greke,per shkak te ndjekjeve qe kishte organizuar kunder tij Kristianizmi dhe vegla e tij shteterore – Bizanti”.Te mos harrojme se kur u shfaqen per here te pare Turqit ne Azine e vogel ,Bizantet i kan quajtur “greke te rinj” nga urrejtja e tyre ndaj Kristianizmit.Duhet marre parasysh se emri “grek” ishte atehere dicka me shume se nje sharje poshteronjese..
Egziston nje numer i madh monedhash dhe unazash qe kane kete simbol te Aferdites,qe nga ishulli i Qipros e gjer ne Itali.Ne objekte te ndryshme te periudhes se Mikenes paraqitet simboli i Aferdites ne nje skene te cuditshme te lindjes se perendeshes nga koka e se jemes.Ne librin e Krisulla Kardharait me titull: “ Lakedemonet” – Athine 1979,dhe ne kapitull qe i dedikohet kultit te Aferdites ne Lakoni(peloponez) f.219 ,analizohen te gjitha keto materiale dhe mendimi i shkrimtares eshte se Aferdita adhurohej ne epoken e Mikenes si e ema e Zeusit e bile,pa pasur nje emer te perafert,quhet Diwija dhe Diuja.Ne Thesproti dhe posacerisht ne Dodone ,ajo adhurohej si Dioni (f.220).
Ne pithos( Beoti) ne nje gravure skenizohet lindja e Aferdites nga koka e Zeusit.

Shkrimtarja e siperpermendur K.Kardhara supozon se kulti i Aferdites (Diwija) dhe i Zeusit (Divo gjin.Divei dhan, sipas shkrimit Linear B) u importua ne Greqi nga indoeuropianet qe kishin zbritur ne Gadishullin Ballkanik rreth mijevjecarit te trete.
Analiza qe u ben ketyre ceshtjeve ne librin e saj z.Kardhara eshte shume interesantedhe sigurisht nenvizon se karakteri baze i kesaj perendeshe ,ashtu si edhe i Zeusit ,fillimisht ishte qiellor.
Me fjale te tjera Dia ishte perendeshe e qiellit ,pra fillimisht perendeshe e drites se kthjellet te dites.,si dhe Zeusi (f.220)
Autorja nenvizon akoma se ekspozioni i vecante i yllit qe perfshihet midis 2 brireve te gjysme-henes ne monedhat e Pafos dhe ne shume te tjera ,tregojne se perendesha ne fjale personifikon yllin e shkelqyer te agimit,qe paralajmeron ardhjen e Dites.
E ne te vertete te gjitha te dhenat tregojne se Aferdita eshte perendeshe e lashte.,qe kulti i saj ka qen pothuajse i njekohshem me perendine me te larte pellazgjike ,Zeusin dhe se ajo eshte nje krijese e qarte iliro – pellazgjike.
Arsyeja e kthjellet ,mendimi i qarte ,kerkimi dhe verejtja e paraardhsve tane te lashte,krijuan perendite,d,m,th, ata elemente qe adhurohen sepse vlejne te adhurohen per arsye,qe i kupton cdo njeri i shendoshe dhe me mendje ne koke.
Mulleri i afrohet shume realitetit duke pohuar se Aferdita arkaike shprehte personifikimin e agimit.Kurse Kardharaja afrohet akoma dhe me shume se vertetes duke thene se Aferdita ishte personifikimi i yllit me te shkelqyer.I yllit do te shtonja une ,qe eshte me i gezuari dhe shpres dhenesi per njerezit primitive,i yllit te shkelqyer qe paralajmeron mbarimin e nates se erret e plot reziqe dhe ardhjen e dites,me lindjen e diellit te ndritshem qe perhap drite e gezim mbi toke,te atit – diell qe jep jete kudo.Ja perse konsiderohet binjake me Zeusin .
Aferditen Homeri e konsideron si bije te tij ne krijimin e epeve,por germimet tregojn se dikur ajo u konsiderua bashkeshorte ,e ne kohe me te largeta nena e tij.Dhe eshte e natyrshme.Me pare del Aferdita e me pas lind Dielli..
Le te shohim etimologjin e emrit te Perendeshes per te vertetuar ate qe thame edhe nga kjo ane.Duke shpjeguar mitin nga shkuma e dallgeve e nxjerrim gabim prejardhjen e emrit,duke pretenduar se tregon ate qe del nga shkuma.Por edhe sikur emri i saj te shkruhej me ypsilonin grek (u),perseri ai do te tregonte ate qe zhytet ne shkume dhe jo ate qe del! Kete e nenvizojne te gjith kerkuesit e kohes sone dhe asnje nuk e pranon kete variant etimologjik
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:43
Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Linear5

Kjo eshte nje faqe qe eshte fotokopjuar nga libri i Iakovo Thomopulos qe deklaroi se zbertheu shkrimin kodike te kretes Linear B (minoik) nepermjet shqipes.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:49
Aferdita


Aferdite perendesha simpatike e dashurise dhe e bukurise. Ka ne parahistori te panjohur nga shumica ,qe dha shkas dhe terren te pershtatshem te konsiderohej GABIM nje perendi e huaj,e importuar nga Lindja dhe po ashtu ne greqin klasike si perendi e formuar nga shkuma (prap gabim)
Le te te fillojme nga miti me variantin e tij te kundert te gabuar qe kan dhene pseudohistorianet por qe ne fakt qendron krejt ndryshe sic do ta shohim me posht.

Ky eshte versioni gabim qe e parashtroj ketu vetem sa per te ber dallimin me etimologjin dhe karakterin e vertete te Aferdites. qe vazhdon pas kesaja.

Kur Kroni me nje kose te mprehte kastroi te jatin,Uranian,ai ia hodhi organet gjenitale ne det.Keto organe gjenitale te nje perendie trazuan aq shume uje saqe krijuan rreth vetes shume shkume.Keshtu ,duke lundruar,ato arrijne ne ishullin Kitere (qithira) dhe s’andejmi perfundojne ne Qipro,kur ngjizet perendesha dhe nje mengjes te bukur del ne bregun e Qipros me gjith bukurin e madheshtin e saj prej perendie.Kudo ku shkel kemba e saj e bardhe mbin lule.E vetmja veshje e saj jane floket e arte.Atje e moren Oret dhe pasi i vune nje kurore ne koke dhe i varen ne qafeb nje varese me shkelqim vetetime,e cuan te perendite e olimpit,te cilat mbeten te shtangura nga bukuria e saj.

Ky me larte eshte nje version i shtremberuar deri ne kulm nga Greket.

Ketu me posht vazhdojme me analizen tone.

Le te shqyrtojme me mire mitet “greke”dhe te themi mendimin e kundert.Aferdita ne fillim eshte e bija e Uranit.Eshte bashkeshortja e perendise se zjarrit Hefest.
Ne krahinen e Iliades(ne Peloponez),ajo konsiderohet si bija e Uranit dhe e Dites.Ne shumicen e vendeve te Greqise kulti i saj behej ne maja te larta.Ne Akrokorinth,ne malin Erikos,ne Larisen Argolike (Lartesia eshte toponimi pellazgjik qe tregon nje vend pak te ngritur,sh,fjalen arvanitase Larteza = drejt lartesis) ne Knithos etj.
Vesa e mengjesit eshte nje nga dhuratat e saj.U dashurua dhe rrembeu per kete te birin e Diellit Fetonin,ose sipas te tjerve te birin e Kefaluse (ylli i mengjesit) dhe te Agimit.
Te gjitha keto bejne qe shume kerkues te ditur ta konsiderojne ate si personifikim te Agimit, “te panorames me te bukur te natyres” sic na trhote Max Muller. (Nouv.Lecons sur la science dy langage,V.li f.96-97,perkth ne frengjisht nga Perrot dhe Harris)

Por le te vazhdojme me larg ne kohe ,qe te shohim se kurre dhe n;asnje rast Aferdita – as ne periudhen klasike dhe Helenistike – nuk ka qen perendesha e fekondimit,cic percaktohet gjoja ne Aferditat Fenikase ose Aziatike.Ne Azi personifikimi i fekondimit eshte femra,kurse ne Sqiperi/Greqi eshte mashkulli,penisi .(sh.nje pikpamje qe ka mbijetuar ne shprehjen shqipe/arvanitase :”Jo ara ,po fara”
Ne periudhen e Mikenes Aferdita konsiderohet si nene ose moter e Zeusit ,bija e Zeusit dhe e Dionis,qe sic kemi thene do te thote e Ndritshme.
Simboli i Aferdites eshte emblema e flamurit gjysme – hena me nje yll perbrenda.Sigurisht gjysme hena islamike ndoshta eshte nje koincidence me ata te Aferdites,megjithate nuk perjashtohet mundesia qe frymezonjesi i tij te kete qene “admirues i Greqise ne epoken me te veshtire per boten greke,per shkak te ndjekjeve qe kishte organizuar kunder tij Kristianizmi dhe vegla e tij shteterore – Bizanti”.Te mos harrojme se kur u shfaqen per here te pare Turqit ne Azine e vogel ,Bizantet i kan quajtur “greke te rinj” nga urrejtja e tyre ndaj Kristianizmit.Duhet marre parasysh se emri “grek” ishte atehere dicka me shume se nje sharje poshteronjese..
Egziston nje numer i madh monedhash dhe unazash qe kane kete simbol te Aferdites,qe nga ishulli i Qipros e gjer ne Itali.Ne objekte te ndryshme te periudhes se Mikenes paraqitet simboli i Aferdites ne nje skene te cuditshme te lindjes se perendeshes nga koka e se jemes.
Ne librin e Krisulla Kardharait me titull: “ Lakedemonet” – Athine 1979,dhe ne kapitull qe i dedikohet kultit te Aferdites ne Lakoni(peloponez) f.219 ,analizohen te gjitha keto materiale dhe mendimi i shkrimtares eshte se Aferdita adhurohej ne epoken e Mikenes si e ema e Zeusit e bile,pa pasur nje emer te perafert,quhet Diwija dhe Diuja.Ne Thesproti dhe posacerisht ne Dodone ,ajo adhurohej si Dioni (f.220).
Ne Pithos( Beoti) ne nje gravure "skenizohet" lindja e Aferdites nga koka e Zeusit (jo nga "shkuma" sepse ajo ishte nje perendi e qiellit dhe jo e tokes).


vazhdon....
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:50
Hera

Hera eshte bashkeshortja legale e Zeusit qe nga epoka e Homerit e te Hesiodit.
Peripecite erotike te Zeusit nuk kane Krahasim me masen,por forma e struktures shoqerore te botes pellazgjike percakton martesen monogamike dhe ne Olimp.
Nje eshte bashkeshortja legale ,pavaresisht nese dashnoret e tij nuk numurohen dot.
Mitet per kapriciot dhe shperthimet e zemerimit te Heres ndaj skandaleve erotike te Zeusit jane te njohura.Keta pasqyrojne realitetin shoqeror “grek” dhe jane te mevonshm ne krahasim me epoken kur Hera si perendeshe perfaqeson Ajrin(Ira),ashtu sic del nga etimologjia e emrit te saj nga fjala “air” (ajri),me ndryshimin e rradhes se shkronjave .Ky variant etimologjik eshte i sakte ,por nuk eshte Ira qe dej nga fjala “anj” .Perkundrazi ,fjala Ira eshte ajo qe tregonte ajrin ,ashtu sic na tregojne fjalet e gjuhes shqipe/arvanitase ku “era” (ajri) ,eshte e gjinise femerore e sic duket edhe ne gjuhen pellazgjike e para greke,qe me ndryshimin e germave u be jo vetem “aer” dhe “air”,por edhe e gjinise mashkullore ,qe diferencohej nga perendesha.Vlen te shenohet se inicialja H qe eshte nje shkronje e mevonshme dhe korrespondon me nje nuance verbale tingelluese te E,shqiptohet fort ne fjalen Ira.Por ne gjuhen arvanitase ne fjalen Era,germa (e) ndjehet fare pak.Po te forcohet shqiptimi ,ateher duhet te kuptohet si ne shprehjen :nje here”, :dy here”.Qe te kthehemi rishtazi,ne etimologjine e emrit iras ,Empedokliu mbronte pikpamjen e tij nga fjala “air” = ajri dhe kete mendim pranonte edhe platoni (shiko Kratilos f.404) .
Ky mendim ishte me i perhapur ne kohen e vjeter ,meqe identifikimi alegorik i iras me ajrin provohej nga shumica.
Le te marrim fragmente nga vete Decharmi qe preferon variantin sanskritik: “me ane te veriut leshon (ira) erera te forta qe turbullojne detin”.Kete thot dhe Homeri ,sh Iliada,O,26).
Sipas nje varianti tjeter ajo eshte Perendeshe e stuhise…Tempujt e pare te kushtuar si asaj ashtu dhe Zeusit qe adhuronte ne akropolet ,ne vendet e larte ,aty ku formohet stuhit(f.88)

Gjuha shqipe na verteton identifikimin e ajrit me Iren,pa ndryshim germash dhe na sqaron se shqiptimi i vjeter ishte Er dhe se bashku me nyjen Era ,para se te behej nga njerezit e librave “air’ (ne gr)
Kete e perforcon edhe fjala e greqishtes se re qe eshte “aeras” dhe ageras (ajer) dhe jo “airas).Ne vitet Homerike ,Hera quhet bashkeshortja legale e Zeusit,qe here-here ja ben jeten veshtire me xhelozite e saj shperthyese dhe here te tjere i fale gezimin e gruas e te bashkeshortes.Eshte nje kombinim alegorik ky i Zeusit (diellit) me Ira-n (ajrin)
Nevojitet pak fantazi dhe verejtje qe te kuptojme kete bashkim te bukur alegorik,po te mendojme ajrin e embel qe si nje perkedheli na prek e na gezon ,ose ne formen e tij me te eger qe si stuhi permbys e shkaterron cdo gje.,qofte edhe kur dielli shkelqen fort ne qiell..

Hymni Homerik XVI per Heren.

O Perendeshe ne forme ajrore ,o Mbretereshe Hera,
Gruaja e lumtur e Zeusit,qe ne prehrin e kalter
I dergon puhite e buta jetedhenese per te vdekshmit,
Ti je nene e shiut,ushqyese e ererave ,nene e te gjitheve.
Po ti asnjeher nuk shikon jeten,sepse e brymosur
Me ajrin e shenjte je kudo.Vete sundon kudo,
E ne cdo gje mbreteron,erera te forta duke leshuar
Ti sulesh neper rryma.Eja ,pra zonje e Perendeshe
me shume emera,
eja tek ne e gezuar,shpirtmire dhe e bukur.


Shenim: Ne tabelat e shkrimit grafik B.u lexua emri i Perendeshes “E-ra”
_________________

Vazhdon....
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:54
Zeus=ze=gjemon
Athina=ethena
Menelau= mendja-e-la
Helena= e lena
Ajaks= gjaks=gjaksor
Odhiese=udhe-udhetar.

Diktoj
diftoj
diktim
diktator
di kete = diktoj sepse di ,pra diktoj dicka.


talent - te lind - te lind dicka e re,pra taleni lind.

truble - trubulloj (ujin,mendjen,gjakun) ne e perdorim shume gjere.

lagun(detare) - e lagun,e lagur (pjesa e lagur e tokes nga deti)

Periode = Periudhe - per + udhe

_____________________



ETHANA - ETHENNE - ATHENNE

PREJ MYTHOLOGJISE DERI TE REALITTI

APO

PREJ MYTHOLOGJISE DERI TEJ DEFORMIZMIT


Prej mythit deri tek realja, aqesa kane kaluar periudha historike,
poaqe kaluan edhe periudha te deformimeve historiografike, duke shuar si
zjarrin dielore te tokes nje histori te ngrire illire!

Thana Illire ishte perendia e te gjitha te mirave ne jete, si
personifikim i njeriut me fuqine natyrore - E Thana - Ethana, me fuqine e -
te thenes, Asaj qe Thote, me fuqine e Thotit- Zotit, te ciles i besuan,
illiret me te gjitha fiset e tyre ballkanike. Thana eshte Athena - Athina,
perendia e lashtesise diturore.
Mythi mbi Thanen, mbeti realizim imirefillte, nga antroponomi ne nje
toponom qendror - emer gjeografik, ne nje djep te gjuthes, diturise dhe
kultures antike njerezore.
Vet Athina me tempullin e saj Akropolin,sipas G.F. Wiliams-it, "heret
shume perpara ne koherat parahistorike, perpara se Homeri te kete kenduar
vjershat e perendive dhe te heronjve, perpara se te shkruhej gjuha greke e
vjeter, gjendej nje popull qe quhej - pellazg (pellgas, shen. aut.). Per kete
popull shkroi historiani Herodoti, perpara qyteterimit te grekeve", por ne
kemi pak shkrime te tij historike, lidhur meparaardhesit e illireve te
lashte, jo qe nuk shkroi ai, por qe u zhduken te gjitha hallkat e keputura,
qe ishin qe atebote dhe ashtu na mbeten edhe me te keputura derisot,
historiogafi e humbur apo e tjetersuar ne dy pjese te te kulturave te botes,
qe krijoi civilizimin dhe rregullimin boteror te sotem. Eshte e cuditshme
sesi u zhduk gjithe ajo historiografi e vertete, me nje deformizem aqe barbar?
Mjeshteria e madhe qe duket ne Panteon (Pantheoni panillirian shen. aut),
vazhdon Williams-i, dhe ne Akropol te Athines, quhet ende
pellgazgjike.Pellazget (pellgazet) i bene muret e forta dhe te trasha, qe ne
i quajme <Muret e Qikllopeve>, per te cilat profesori Pococke, thote se jane
bere atehere, kur greket e Homerit nuk ishin ne qenie. Ne ato kohera
parahistorike, shqiptaret jane te vetmit qe rrojne edhe sot. Vetem ne
koherat e tashme u provua se pellgazet jane illiret e vjeter, te cilet jane
dega e pare e indo-evropianeve, perandoria e te cileve shtrihej prej Azise se
Vogel e deri ne Adriatik e deri ne veri te lumit Danub". Por, studimet
topografike na shpiejne ne ethymologjine e lumit Iller ne Gjermani, me
origjine nga Illirishtja, qe difton edhe vet emri, ku fisi i theutoneve
(teutoneve), te cilet kishin emertimin e prejardhur nga rrenja illire, e qe
pikerisht edhe ky emer lidhet me Tehutin qe eshte vertet, vet Thoti Skipe,
"Hermesi i madheshtise se trefishte"(Hermes Trismegist) - edhe larg tej
Danubit, qe me plot kuptimin e fjales eshte illirizimi evropian, kur Evropa
ishte e zbaste nga njeriu dhe illiret populluan kete kontinentin e vjeter.
Gjuha e kultura illire percaktohet ne topografine trekontinentale, me tre
atllaset gjeolinguistik: Indi, Aleksandria dhe Illeri, te triat keto toponome
illire. Gurmet antroponmike e toponomastike illre, na shpiejne jovetm ne
Onomasiologjine europiane, por edhe ne pergjithesi ne Onomasiologjine
boterore.
"Illiret, qe u hodhen edhe ne Itali, ne Shqiperi gjenden nen emrin -
toske dhe ne Itali gjenden me emrin <toske, toskan, etruskan>, arbereshet
tone, qe mbijetuan me gjuhen, kulturen, doket e zakonet e Arberise, neper
shekuj, ashtu sikur stergjysherit illirian: galabret (Klabret, Kalabrezet),
Japyget, Mesapet, Venetet... te cilet me gjuhen e kulturen illire, lulezuan
Apeninet dhe gjithe Evropen Perendimore te sotme.
Gjuha e kultura illire qyteteroi Evropen de boten!
Per ta forcuar edhe me shume, theorine ethymologjike te emrit Thana
(Athina), me Pantheonin illirian, si vazhdimesi historiogafike e
gjeolinguistike, si Thana illire, vazhdimesia Pantheonike e bashkimit te
besimeve illire ne nje, qe nga Thoti Skiptar, duhet te nisemi nga vet kuptimi
i kompozites ne te dy te folmet (dialektet) shqipe: e thanne, e thenne, qe
lidhen me perendine e lashte - Thotin.
Thoti e Thana jane antroponome rrenjesisht te nje gjuhe illire-skipe, qe
ndryshon vetem gjinija, poashtu linguistikisht ndryshojne emertimet e tyre ne
gjuhet e pergjithshme boterore <Tehuti, Thothi e Athena>, ne lidhje me
ethymologjine e perendive te antikuitit, G.F.Williams-i shton: "Me kot jane
munduar te dijturit, te nxjerrin ndonje kuptim nga emrat e perendive te
Greqise, duke pasur per ndihme gjuhen greke. Perkundrazi ne gjuhen shqipe,
kuptimi i emrave e perendive eshte i plote dhe i kthjellte. Athina (Athena)
vjen nga fjala shqipe - E THENA, Zeus, vjen nga fjala shqipe - ze, Zot;
Nemesis, nga fjala - neme, Afrrodita, nga fjalet: afro e dita..."
Perendia illire - Thana, si falsifikim antroponomik, si emertim i femres
dardhane-illire dhe topografik, si emertim i qytetit te sotem - Athena edhe
ne shqipen e sotme cuditerisht thirret - Athina. Pse u be edhe ky ndryshim
nga emri - Athena, ne shqipen - Athina, ekzistojne sot disa theori, te cilat
mbeten vetem si mythe a gojedhena, nga goja e popullit, sepse ne linguistike
ende nuk ka ndonje percaktim shkencor dhe nuk ekziston ende ndonje fakt, qe
do te na bindi e te jete i plotfuqishem, sikurse vet plotfuqishmeria e Thanes
e Thotit illirian.
Mendoj, per te hedhur ne drite disa fakte psiko-linguistike, e qe realisht
mund te jene fakte filozofike, nisem nga intertoponomet e vet qytetit -
Athina, qe perbejne emertimet urbane dhe si emra te pjeseve te qyteterimit qe
dallojne, edhepse ne greqishten, ato kane kuptimin shqip, apo edhe jane krejt
shqipe. Mund te verejme emertimin e lagjeve te Athines - lagja Plake - edhe
ne greqishten e vjeter e te rene, qe pemendin edhe arvanitet dijetare, qe
stergjysherit e tyre, "jane themeluesit e Greqise moderne". - Vet emerimi -
Plake, qe ne shqipen kjarte eshte emertim moshe, pjekurie, pervoje, e
topografikisht, emertim lashtesie. -- Fjala shqipe - Plake, mendoj, ne
kuptimin filozofik: mencurine, diturine e thinjur, (plake e thinme, e thime,
e thinne, duke kuptuar diturine e thinjur te lashtesise illire edhe eshte
emertuar - e thinjura, E THINNA, - Athina. Ky alternim morfologjik dhe
kuptimor ne shqipen, duket sikur iu ka larguar percaktimit te drejte
linguistik, sepse ajo nuk eshte as Athena, as Athina, por - Thana, si
vazhdimesi kohore antroponomike e Thotit, si toponom i sotem.
Domethenia ethymologjike, qe lidhet me shprehjen - e thene, apo shprehja
e lashte shqipe - e thenne, qe ka kuptimin si - e thenur, qe eshte rrenja
shqipe - the (ti) apo - e thenna, tha (ajo) e thenura, ajo qe eshte thene, ne
kuptimin filozofik - ka fuqi spjegimi me te holle (me te mencur) dhe lidhet
me kuptimin - Thana e Thoti, me shume sesa - e thinna, apo - Athina.
Pra, rrenja e foljes -the (gege-toske), nga shprehja - e thene, e thenne
(toske) dhe - e thane, e thanne, e thanme (gege), si alternim - the, ne -
thii (ne kuptimin - e thine, e thinne, e thime - kur njeriu plaket dhe i
zbardhen floket, flokethinne, flokethime, e thinjur), eshte bere edhe per tu
dalluar ajo - Athina shqipe, nga - Athena greke edhe ne kuptimin e mencurise
me pervoje te lashte, si plaka ballkanike e diturise dhe pervojes historike,
pasiqe nuk eshte mundur te shprehet e verteta linguistike. Plakonia ishte
keshilli kombetar illirian per ndarjen e drejtesise ne mes njerezve, si
emertim juridik i kohes.
Anroponomet shqipe: Thani, Thana (Fana), Athani, Athanasi, Thanasi,
Thanora, lidhen me emrin - Thana illire si perendia e te njohures e diturise
se lashtesise.
Nistorja e emertimit - A si kundershtim e hijesim psiko-linguistik, per
te mbetur nen te - THANA, qe nuk ka mbetur - Athana, por Athena, vie si
kundershtim ndaj toskerishtes shqipe, pasi vet Toskerishtja eshte perflakur
me perafer, ashtu si gjeopolitikisht, poashtu edhe linguistikisht me
Greqishten. Kurse, vetem per ndryshim kahjesh hrozonti, Gegenishtja dardhane
paksa iu ka larguar hallkave historiografike te keputura hilliro-hellene, qe
hilliret e hellenet e lashte duhet nenkuptuar si eterit e bijte, anipse
linguistiisht shqipja niset, qe tej Dardhanelleve (Gryka e Dradaneleve)
dardhane, e nga Dardhanusi i biri i Zeusit, qe eshte vet Zojsi, Zoti -
emertimi shqip i fuqise mbinatyrore, krijuesit te boterave... Pleqet
shqiptare ne shqipen e vjeter te folur thone: "Te ndihmofte Zojsi! Te rujtte
Zojsi! Zojsin e paca (patsha) ndihme! Zojsi para e une mbas Tij!" Dhe
pikerisht, nga kjo fjale shqipe-illire, u formua edhe emertimi - Zojs, per
Zeusin gjer. Zeus (gjer. eu=oj), diftongu qe difton nje sinkronizim fonetik
apo alternim fonologjik.
Toskerishtja e Gegenishtaja, dy dialektet e shqipes. qendruan te
perflakura, mu sikur d koka te nje trupi te Shqipes ne flamurin linguistik
shqiptar. Njera perflakej me greket e tjetra me sllavet, gjithmone
(embabadem) qe ka kuptimin Adem Baba Adem, lidhet me Ademin, Adamin, Te parin
e Njerezise! Lashtesia e shprehur ne gjuhen popullore shqipe qe eshte nje
togfjalesh shqip...
Poashtu antroponomet shqipe, ne lidhje me fjalen - Thana, sipas vetave e
zgjedhimeve te foljes - e thene (per te thene), si: Thomi, Thomai,
Themistokli, Thanai, Thoma, Thomani, Thomas (ger. ang.) etj. poashtu lidhen
me Thotin e Thanen illire.
Emertimi - Thana, qe pernga kuptimi filozofik qendron me larg te sotmes,
sikur nenkupton dicka ne kohet e shkuara, te largeta, qe nenkupton Ate qe
eshte thene, Ate - qe Tha (Krjiuesi) dhe u be, Ate qe Tha dhe u krijua toka,
Tha - dhe u krijua njeriu, Tha - dhe u krijua bima, Tha te behet uje - dhe u
be, Tha te behet zjarr - dhe u be, Tha te behet Dhe - dhe u be! - Ndersa, tek
emertimi - Thoti, duket sikur eshte dicka me i afert filozofikisht: Thot,
Thot Thoti, sikur ne kohen e tashme, si krijues i diturise boterore (per ate
edhe eshte ne mythologjine e gati te te gjithe popujve te botes, nga bota
ekuatoriale), nga <populli i pellgut te ujit> pellgasit, pellgazet, etniteti
pellgazgjik, si populli i pare i botes. Thoti ka permasa boterore te njohjes
dhe diturise, e te theologjise edhe sot, por me alternime te ndryshme
morfologjike ne gjuhet indo-europiane e boterore.
Rrenja e foljes shqipe-illire - THA, THOT krijoi emertime ne
linguistiken i.e. duke percaktuar, se kush tha - Tha Ai, Thot Ai - Zoti dhe
rrodhi veta e pare peremrit vetor - une, ne anglishte, pershkruhet
linguistikisht - script - I - vijeza vertikale, qe nenkupton veprimin
vertikal, ngritjen, syqeltesine, zgjimin - Ai qe eshte vertikal, (Ai qe
s'fle, as s'kotet - zoti),
qe qendron pip ne kembe, e keto jane shprehje shqipete vjetra me kuptim, -
Une, Uni, universi, nga kuptimi theologjik, ne kumtimin linguistik shkencor;
si ngritja e persosja e njeriut dhe zoterimi i botes nga - Une ( I ) ai.
Njeriu me personifikim linguistiko-filozofik, Ai jam Une per boten ( I ) ai,
zoterimi i botes nga njeriu, si qenia me e zhvilluar mentalisht!
Mentt sundojne boten (mendja sundon boten). Mentt - eshte fjale lashte
gege-shqipe-illire, qe pikerisht nga kjo fjale - mentt, mendt, (mendja,
mendet) u krijuan fjalet emertuese indo.europiane: men, man - njeriu,
anglisht - dhe mentsh, (menc) mentsch - njeriu, man - burre, gjermanisht.
Pra, emertimi per fjalen - n j e r i u ne dy gjuhet e medha te sotme
boterore, (ang. germ.) rrodhi nga illirishtja e lashte, nga fjala - ment,
mendja, si perkufizim i dallimit te njeriut ne intelektin, mendjen e tij me
te zhvilluar nga gjalesat tjera ne natyre!
Mentt (mendja) sundon boten me diturine e njeriut dhe njeriu u emertua
nga - mentt illire.
Poashtu mendoj se, pershendetja anglishte - thank (thank you), si falenderim,
fjale hyjnore, e shenjte, qe difton respektin dhe edukaten e njeriut,
miresjelljen, qe duhet te vije si trashegim i falenderimit te Thanes illire
(thanked = i,e,te falenderuar), - thanket ju dhe Ju ndigjoj, qe eshte
shprehje e lashte gege-dardhane-illire.
Gjithashtu, edhe ne gjermanishten, falenderimi i njejte, vetem si alternim
i nistores, tingullit te pare - Th, ne D, (thank, ang. - danke, gjer.) si dhe
rrodhi numrori i pare ne gjermanishte, numri - nje (1) ne AIN (ger. Ein). qe
ka kuptimin Ai eshte Nje, pra nga kuptimi i shprehjes illire - THA AI.
Poashtu, rrodhen antroponomi, Ajnshtajn (Einstein, A.), Ajnhajt (Einheit -
Bashkim) etj. Pra, edhe falenderimi ne ang. e gjerm. rrodhi nga respekti per
Thanen illire, pikerisht sipas kuptimit linguistiko-filozofik te shprehjes
foljore - thane, e thane, gege-shqipe, si rezultat i mirenjohjes se njeriut
ndaj njeriut dhe formimit te humanizmit ne shpirt.
Rrenja e foljes shqipe-illire - THA (ai), THE (ti), ku rrenja - Tha,
eshte filozofikisht me e larget nga krijimi i botes dhe i njeriut - kurse,
THE eshte me afer lashtesise, apo femijerise se njeriut, - keta, sikur
peremra edhe si trajta te shkurtera te peremrave, formuan shume kompozita
indo-europiane e boterore. Pikerisht, duke bazuar ne emertimet - Thana e
Thoti. Vet keto rrenjet e Shqipes illire (skipe illire), THA e THE, formuan
fjaleformime, kompozita e togfjalesha indo-europiane edhe pothuaj ne te
gjitha gjuhet boterore, qe i percakton Linguistika Gjenerale, si shprehje
fonologjike e morfologjike, si antroponome e toponome, qe perkufizojne gati
tere Onomasiologjine boterore, sikurse jane sot, qe nga fjalori fetar e deri
tek fjalori shkencor kompozitat: THEZE (the+ze); teze, teza - THEMA (teme,
tema tematika) nga - the+me / THEORIA (teoria, teorik-e, teoriket, teorika,
teorikisht, teoricient-i-ja-et)/ THEOREMA (teorema), / DIATHEZE (diateze,
diateza),/ ANTITHEZE (antiteze, antiteza),/ DIOTHEZE (dioteze,
dioteza-Dioqeza),/ THEATER (teater-i, teatral-e), / AUTHOR (autor-i-ja-et), /
THEODOR (Teodor-i), / PROMETHEE (Promete-u),/ THEOFIL (Teofil=Teo+fil = djali
i zotit), /THEO (Theo= Zot), / THEOLOGJI ( Teologji, teolog-u-ja-et), /
THEOLOGJIKE (teologjike, fetare), / THEOLOGIST (teologist), / THEMIDA
(Perendia e Drejtesise), / THEOFRASTI / THEOFANI / THEIST (teist=fetar), /
ATHEIST (ateist-i-ja-et= pafee), / THEBE, THEBA (Tebe, Teba, tebas-i-e-et=
banoret e Tebes), / THERMI (termi, termat, terminolog,terminologjia), /
THESPIUS (Tespius-i), / THEUTHRAS / THAUMANT / THALES (Talesi nga Mileti) /
THALIA (Talia, Muza e komedise), / THEMISI / THESEU (Tezeu), / THESIDA /
THESPIA / THESPIADA / THESOLANIK (Selaniku), / THOAS / THOANTA / THUQIDIDI /
THAULLANT (Taulant, taulantet), THEUTA (Teuta), / PARANTHEZE (paranteze,
paranteza), / METHODA / METHODIKA / (metoda, metodika, metodike), /
METHODICIENT / BIBLIOTHEKA (biblioteka, qe vie nga dy fjalet shqipe-ilire:
bibla + the, tha,ne kuptimin bibla thote - biblioteka) / PANTHEONI /
ORTHOGRAFIA / ORTHOGRAFI / ORTHODOKS / ORTHODOKSAL-E / ORTHODOKSIZMI, /
ORTHODOKSIZIMI (ortodoks, orodoksizimi...) etj. Ku, ne te gjitha keto
kompozita indo-europiane e te gjuheve boterore, ekziston rrenja e foljes
shqipe - THE, ose THA, te cilat gjenden: ne fillim, ne mes, apo ne fund te
kompozitave te lartepermendura dhe qe te gjitha keto jane me origjine reale
nga illirishtja e lashte - Ama e Shqipes se sotme.
Fatkeqesisht, sot edhe ne vet shqipen e shkruar dhe ate letrare edhe ne
shkencen shqiptare linguistike, ne Albanologjine, te gjitha keto kompozita
jane deformime fonologjike, apo direktiva te Sllavistikes, qe i ka deformuar
hegjemonia e tyre. Pse ta humbi shqipja origjinalitetin e vet linguistik, kur
eshte vetiu historio-fonologjikisht, bija e Illirishtes dhe vet rrenja e
gjuheve i.e.?
Faktikisht, per ndryshim te momundjes se theksimit qe "nuk ua qet goja"
sllaveve dhe nuk e kane ne alfabetet e gjuheve sllave dytingullorin TH
shqip-illrian dhe thohet e shkruhet ne sllavishtet me tingullin T, sikurse:
teo, teologija,teatar, Teofil, Teodor, Teolog, ortodoks, ortografija,
ortograf...etj. Sllavet nuk ekane kete te dreje natyrore fonetike te
theksimit t dytingullorit, TH as ne gjuhet e tyre te folura as te shkruara.
Tingulli TH eshte tingull krejtesisht natyralisht i huaj.
Fjala - thana, ne shqipen si botanom, apo emer botanik, bima, pema -
Thana (Cornus mas L. - Cornaceae), bime natyrore, qe mbine vetiu (poashtu
edhe mund te mbeltohet e shartohet me Thanen e bute), rritet ne kodra
gelqerore, mbrone rrenimin e tokes; gjithashtu mbine vetiu e rritet ne vende
te thata kodrinore, lugina etj. Thana ka fryte te kuqe me shije te tharte
(thartine), apo ne fjalen e lashte gege-shqipe - tharpte, tharbte,
tharptine-a, tharbtina, ku gjendet grupi i tokzanoreve - pt- cka karakterizon
fonologjikisht masen e reakcionit te shpejte, te vrullshem, rrufee, poashtu
edhe si acid. Per shqiptaret, Thana eshte bime hyjnore, qe ga lashtesia dhe
Mythi mbi Thanen eshte perciellur si gojedhene, e tash ka mbetur si myth (mit
mitike). Shqiptaret e vjeter, besonin se Thana eshte fuqia hyjnore e te
folurit, miresise, shenjterise, te te njohures, te diturise, te plleshmerise,
rritjes, bymimit (si tek maja, apo tharmi i bukes, fermentet e enzimet),
hyjnia e gufimit te shendetit te njeriut. Kur kane vonuar femijet te flasin,
kane vonuar te ecen, apo ishin shendetligj, plakat i conin nen nje Thane dhe
luteshin asaj, duke menduar se fuqia e Thanes, do t'ua tefilloje te folurit,
ecjen, zhvillimin, bymimin e shendetit (me gufe shendeti), si bestytnii - "Oj
Thane, jepna shendet, fortesi, e pjellore si Ti, tefillona gojen e guhen, oj
Thane - E Thanna e zotit!"
Thana, si bionom-botanom shqip-illir, por edhe kuptim theologjik (qe
fjala - theologji, ndoshta nuk eshte kuptuar si fjale shqipe), te cilen vetem
shqipja mund ta percaktoje tok me te gjitha ato kompozita i.e. (te paraqitura
ne kete studim), ku formohen nga rrenjet - tha, the, theo=zot, ku zanorja -
O, percaktonte diellin, kurse ne kompozite eshte lidhse fonomorfologjike, qe
i lidhe dy rrenjet: the, e - log (log, logu, prova, studimi, sprovimi i
diturise e shkathtesise se njeriut), sikurse ne shkencat tjera perkatese.
Shkenca dhe feja (religjioni), heret nuk ishin aq te ndara perkah
pikepamjet e tyre ideore e theorike mbi natyren e njeriun dhe nje periudhe te
gjate kohore mbizoteronte feja, sepse vet shkenca ishte themeluar ne
predispozita fetare, perderisa, filloi shkenca ta spjegoje realitetin boteror
dhe nga prizmi theologjik, shpertheu me kibernetiken duke mbijetuar mbi
theologjine edhe sot, sikur duket, po mbijeton shkenca edhe vet krijuesin e
saj - njeriun. Ashtu, sikurse ishe shprehja e lashte: deux et machina
(perendi prej makine). Sot, me pare vie ne shprehje, - perendi prej makine,
sesa perendi prej njeriu.
Thoti ne aspektin global dhe Thana ne ate kontinental gjate antikuitit,
njihen si perendi te te folurit te njeriut, derisa, e folura (te folurit), u
kthye ne zo, za, ze, tinguj, per te cileve u formuan alfabetet e gjuheve
indo-europiane e boterore
Thana e Thoti - dy emertime me gjini te kunderta dhe me kuptim linguistik
te njejte, dy fjale te skipes illire (shqipes illire). Nga Thana e tek Thoti
skipe, ndajne e largojne shume periudha historike, prej formimit te vetedijes
njerezore, qe vet vetedija e njeriut, ka aso rritje te shumefishta edhe
poashtu ka renie te shumefishta gjate Historise.
Thana apo Athana - Athena , nga kuptimi i shprehjes shqipe -a thanna, a
thenne, ketu edhe si kundershtim foljor ne kuptimin e mendimit - e thashe, a
thanna, a thenna, a thenne, edhe siur te jene formuar fjalet ATHANA, ATHENA,
ATHENNE -sido qe te bie hulumtimin ne studiet shkencore linguistike,
percaktimi i vet i drejte i emertimit - Athena, eshte direkt nga gjuha
shqipe-illire dhe eshte edhe athenne illire dhe shte kjarte nje kompozite
skipe-illire.
Ky ekuacion mathematiko-linguistik, ne cfaredi menyre te fillohet te
shtrohet si zgjidhje fonetike e morfologjike si dhe ne permasat
fonetiko-historike percaktimi real i emrit Athenna, eshte nga folja shqipe -
e thene dhe ne cfaredo forme te shtruarjes linguistike - del zgjidhja e
njejte shqipe-illre !
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:56
Ethymologjia e fjalës – terror është – therror.

Fjala – terror e cila formoi disa kompozita gjenerale (terrori, terroristi, terroristët, terrorizmi etj.), nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë sikurse thohet si emërtim, sepse është pa ethymologji sipas shtruarjes së saj fonomorfologjike, anipse kuptohet si shkallë e lartë e tragjedisë, kundër një njeriut, një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli.
Fjala – terror, ethymologjinë e vet e ka në illirishte, që shpjegohet përmes shqipes së vjetër (illirishtes së re), e cila vie nga folja shqipe – therr (prej folës me therrë) therrja me thikë, therrja me teh, therrja me armë të ftofta (singia, shpata, shigjeta etj.), ku therret, shpohet viktima në mënyrë të pamëshirshme, në saje hakmarrjeje të paskrupulltë mbi viktimën, e që tejkalon përmasat e krimit si vepër penale, duke formuar një tmerr e trishtim për tjerët, si akt psikologjik i njeriut, aqë sa për tu shfryer me hakmarrje, edhe aqë më tepër për të krijuar frikë, trishtim, ligësi shpirtërore dhe humbje morali luftarak për kundërshtarin, si akti më tragjik i luftës psikologjike.
Fjala – terror, ka kuptimin – therror, si therrje, shpuarje me majethike, singie, majeshpate etj., e ai që kryen një akt të tillë krimi, thirret – therrorist, pra ai që therrë viktimën, pasi ta ketë shtruar për vdekje, apo edhe ashtu të gjallë publikisht para tjerëve, sidomos në njerëzit e pafuqishëm, të pafajshëm (fëmij, gra e pleq), si persona të pafuqishëm t’i bëjnë ballë luftës së krimit. Kështu, si akt psikologjik afekti, nga një person, kalon në disa apo shumë tjerë, si therrorizëm, shtettherror (shtetterror) dhe bëhet luftë kriminale therroriste, me kuptimin – therrorizëm.
Fjala – therror, si therrje e viktimës apo disa viktimave, vie nga kuptimi i emrit – therrë, therra e bimës (bagreni, murrizi, kaça etj., sikurse janë shprehjet shqipe: më ka hy therra në këmbë,/ therrë në gisht, / mos e shtie therrën në këmbë të shëndoshë – na ka hy therrë në mes - si alegori), ku nga kuptimi i therrjes, shpuarjes me një maje druni, apo maje tehu metalik, mori kuptimin si therrje, në përcaktimin – therrja e kafshës (premja e kafshës për ushqim njerëzish: therrja e qingjit, deles, lopës etj.) dhe pikërisht nga kjo formë e therrjes së kafshës, njeriu në afekt psikologjik egërsie, e bën edhe kundër njeriut, disave apo një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli të tërë...si therrorizëm mbi njerëzit. Historikisht njihen shumë therrorizma kundër njeriut e popullit, si akt final psikologjik apo si shkalla më e lartë e luftës psikologjike, duke krijuar tmerr, panikë në popull, humbje të moralit luftarak mbrojtës etj. Por, në histori, kemi edhe therrore masive, pikërisht në popullin e vet, kur e bëri njeriu, që mos të bie ai popull i gjallë në duar të armiqve (kur shihej humbja e çdo shprese të shpëtimit të gjallë të popullit), sikurse njihet therrorizmi skandal historik – Mesalla, gjatë kohës së profetit Januzi, kur më rastin e ardhjes së ushtrisë romake, duke mos patur shpëtim populli, therret (prehet) masovikisht një popull i një shtetqyteti ( që sot njihet si therrori që kurrë nuk duhet të përsëritet në histori – si therrori më i neveritshëm për njerëzimin)! Poashtu, njihet therrori me therrje me gozhda në duar e këmbë në kryq, me shpjegim të kjartë mbi profetin Issa (Jesus) me therrje – therror, duke e gozhduar në kryq druni, ku ai kryq e dha edhe kuptimin e kompozitës – kryqëzimi, krishti, Krishtianizmi.

Fjala – therror, si kuptim i therrjes, sot thohet si fjalë pa domethënie linguistike – terror (terrorist, terrorizëm, terrorizim), ku si akt final psikologjik i njeriut, kryhet si vepër kriminale me mjete të ndryshme luftarake, me zjarr (diegia e Xhordano Brunos, Nikolla Kopernikut etj., në turrë drushë), tëvona me armë biologjike, helmime në masë etj., në vend të therrjes, therrorit, therorizimit. Pra, fjala – terror, është fjala – therror.

Ethymologjia e emrit – profet . – Ethymologjinë e vet fjala – profet e ka në illirishten (shqipen e vjetër), që përbëhet nga pjesët fonomorfologjike – pro + fe + t = profet, ku pjesa e parë e kompozitës – pro (për), është parafjalë shqipe, kurse pjesa e dytë – fe (fee), është krejtësisht emri shqip për religjionin – fe, feja, fetë, si besime të njeriut në mbifuqinë natyrore dhe pjesa e tretë e kompozitës – profe(t), ky tingull – t, është sufiksi i cili përcakton emërtimin – profet. Ky emërtim – profe, formoi edhe shumë kompozita tjera i.e. e PIE, sikurse janë: profeti, profetizim-i-e-et, profetizmë-a-at, profetik-e, profetikët – poashtu edhe kompozitat tjera të sotme: profesion, profesioni, profesional-e-et, profesor-i-e-et-ët, profesionalizëm, profesionalizmi, profesionalizmat, profesionalizimi, profesionalizim-e-et, profesionalisht etj. Ku të gjitha lidhen me rrënjen – profe (profeu) si formë e besimit të njeriut në njeriun profesional, që ka kryer, ushtruar një profesion, kulturor, artistik, shkencor, politik apo fetar – si njeri profesionist ( i ushtruar, i pjekur, i arsimuar, i ngritur inteligjencisht), për një lami kulturore e shkencore, artistike, letrare etj.

Pra, kuptimi i emrit – profet, është njeriu që formoi një Fe, si I Pari i një Feje (Fesë), apo që luftoi për formimin e një feje të re, që nuk ishte në njohurinë e njerëzimit deri atëbotë, si I Pari i Fesë – profeti, ashtu sikurse njihen profetët e ndryshëm të feve.

Fjala shqipe-illirishte – profe, me artikullimet fonetike të ndryshueshme të fillesës – pre (për, pro, pre), përmes emrit krejt shqip – fe (feja), formoi edhe kompozita tjera, si përkufizim i përsosshmërisë së njeriut, si njeri i zgjedhur nga populli për ushtrim të një detyre politiko-shoqërore udhëheqëse, me emrit – prefekt-i, prefektët, Prefektura (bashkia komunale - komuna), ashtu sikurse ishte profeti për një fe, ishte edhe prefekti për një bashki prefekture (komunale).

Fjala shqipe illirishte e lashtë – fe, (feja), formoi shumë kompozita i.e. dhe PIE, sidomos emrin e lashtë të emërtimt të popullit – feniks (fenikasit), që është krejtësisht, kuptimi linguistik i popullit fetar, si popull i lidhur me fe (fenë) – fe + n + i + ks, ku emrin shqip – fe, e fojmojnë si kompozitë, përcaktuesi tingullor – n, në trajtën e pashquar të emrit; tingulli sufiksal – i, përcakton trajtën e shquar të emrit – feni dhe sufiksalet – ks, janë prapashtesë amorfe e artikullimit artistik të emrit – feniks-i.

Fjala shqipe – fe (fee), formoi edhe disa kompozita shqipe dhe i.e. e gjenerale të sotme, sikurse janë, në shqipen emërtimi – fejesë, fejesa, fejesat (lidhja zakonore juridike e dy të rinjve si shkallë e parë para martesës), ku kjo formë lidhjeje fejese, lidhet linguistikisht me emrin – fe, si kuptim i besimit të njeriut në njeriun (mashkull-femër), si forcim i lidhjes paramartesore, si formë betimi publik i lidhjes së dy njerëzve për të krijuar familjen.

Kurse, në Linguistikën Gjenerale, fjala – fe, illirishte, formoi kompozita të ndryshme politike sikurse janë: federatë, federata, federativ-e, federalist, federalizëm, federializim etj., të cilat lidhen me kuptimin e besimit të popullit në një njësi politike, ushtarake të pushtetit shtetëror, që ushtrohet mbi popullin e shtetin, si pushtet, që ushtrohet mbi shtetin e popullin në planin politik dhe ushtarak.

Fjala – fe, formoi edhe antroponome shqipe sikurse janë: Fetah, me kuptimin asnjanës – as as, sikurse janë shprehjet shqipe: mbete fetah, / ka mbetë fetah (as me ne, as me ata), / Fetije, Fehmi, Fehim, Fetë-a, Fetajt etj., ku shpjegimi i këtyre emrave është në illirishten e lashtë (paraarabishte), nga Thotishtja fenikase, sikurse edhe janë emërtimet e lashte shqipe: ferk-u (ferku i dritës), agu, filli i ditës – ferkëm (gjurmë), ferkemi (gjurma), ferkëmët (gjurmat), si formë të besuarit të njeriut në atë që ka parakaluar rrugës, baltës, borës etj.
Fjala shqipe-illirishte – fe, formoi edhe kompozitat në vijim, sikurse janë: Fe (simboli kimik për hekurin), ferr (dënimi pas vdekjes), febrifugë, febrike (kundër etheve), që nuk është fjalë latine (lat. Febris=vë në ikje, dëbon), - poashtu fjala - fedeizëm (fedeizmi) – që gabimisht shpjegohet nga fjala latine – fides (lat. Fides=besim), kur kjo është fjalë shqipe – fe=besim. Gjithashtu, fjala shqipe – fe, formoi kompozitat tjera: fejton, femën, feminist, fener-i, fenol-i, femorocellë-a, feldspat, feldmarshall, fenomen-i, fenomenal-e, fenologji-a, fenomonalist-i, fellah ( i dalun feje), dafeja, authodafeja, fenomenologji-a, ferexhe (mbulesë femrash fetare), fermanli, ferment-i, fermë-a, fermer, fermium, fes, festë, festa, festiv-e, manifest-i, festival-i-e-et, fetish, fetishizëm, fetishizmi, fetishozohet, fetishozoj, feud, feudal, feudalizëm, feudalizmi, feudalo-borgjez, Febe (sateliti i nëntë i Saturnit, i zbuluar më 1898, nga Pikeringu) etj. Të gjitha këto kompozita gjenerale janë të formuara nga rrënja e emrit shqip-illirisht – fe (fee, me zanoren e theksuar - e), të cilat lidhen me një formë besimi të njeriut në logjikën e tij projekturale, lidhur me një formë fenomeni historik, kulturologjik, ideor, historiografik, politiko-shoqëror, ushtarak, linguistik, letraro-artistik, shkencor etj.

Ethymologjia e emrit – tragjedia . - Fjala – tragjedia, e cila derisot është kuptuar me ethymologji nga greqishtja e lashtë (greq. Tragos=sjap, cjapi dhe logos=fjalë, nga kompozita – tragjediolog-u), ku na del kuptimi qesharak i shprehjes – fjala mbi cjapin, nuk është përcaktim linguistik i duhur, mbase, kompozita – tragedia, e ka fillesën illirishte-shqipe të vjetër, shumë të njohur – trag, tragu, si formë hulumtimi të një ndodhie, a ngjarje tragjike, vepre penale juridike etj., që është kuptimi i njohjes së burimit të ngjarjes së dhëmbshme (tragjike), si kuptim i gjurmimit të tragut të tragedisë (tragjedisë). Fjala shqipe – trag-u, si gjurmim i ngjarjes tronditëse njerëzore, është tragu i ngjarjes, në kuptimin ndjekja e tragut të ngjarjes tragjike, tragu i rrjedhës dramatike të një ngjarjeje historiko-shoqërore, letraro-artistike etj., me kuptimin me i ra në trag (gjurmë), ngjarjes trishtuese, në rrjedhën ideo-artistike, letraro-shkencore dramatike, gjatë zhvillimit të saj, në theatër, nga fuqia shprehëse e dramaturgut (tragjediografit), ku me aqë mjeshtëri artistike e shkencore e paraqet atë ngjarje trishtuese në skenë! Edhepse, jeta e veprës dramatike është theatri (skena theatrale), kjo nuk është faza e fundit e rrjedhës së ngjarjes, por një vazhdimësi e tragut të rrjedhës së ngjsarjes trishtuese, të paraqitur në mënyrë fenomenale nga authori – dhe njohja e tragut tragjik të ndodhive të njeriut e shoqërisë, nga brezat e ardhshëm, që mos të përsëriten mëtutje...
Vet fjala illirishte – trag (tragu i cjapit, si kafshë e shpejtë, për tu gjetur shkrepave e në natyrë, formoi edhe fjalën greke – tragos=cjap-i. Kështuqë, kompozita – tragedia (tragjedia), nuk ka fare të bëjë linguistikisht as logjikisht me fjalën – cjap-i, por me tragun tragjik të tragjedisë, njohjen e gjurmëve të ngjarjes rrënqethëse trishtuese.
Fjala shqipe – trag, si kuptim – gjurmë, gjurmim i diçkafes, hulumtim ndodhie a ngjarjeje tragjike të njeriut, është një formë ndjekjeje, (ndjeke tragun e ngjarjes), duke e pasqzruar në vargje e prozë, apo edhe me mimikë (gjeste – Elektra), nga poeti, krijuesi i veprës artistike, duke na lënë një trag ndodhie trishtuese në ballë të njerëzimit nëpër kohëra, si fuqi krijuese shprehëse e dramaturgut.
Fjala shqipe – trag – është kuptimi refleksiv psokologjik i gjallesës, kur i bie në trag, gjurmë diçkafes që e ndjekë, që e kemi në shumë shprehje shqie të vjetra: ah, i ke ra në trag, / po e ndjekë në trag, / ndjeke për tragu, se e merr vesh punën, / ndjekja tragun punës, / qetash i ka ra në trag, / jo, se ia ka hupë tragun, / nuk mundet me e gjetë pa trag, / po i rave n’trag, / ec e bjeri n’trag, / bjeri n’trag n’mujsh etj.
Në kuptimin theatral të ndjekjes së tragjedisë në skenë, shihet vet tragu i ngjarjes përmes lojës së aktorëve, si mjeshtëri artistike e authorit, që e ka fshehur me figura stilistike vet kompozicionin e ngjarjes, për të mos u hetuar direkt nga regjimi i kohës, ku shprehen dobësi pushtetare e shoqërore hermetikisht, deri në aktin e kulminacionit të tragjedisë, si një ngjarje tragjike trishtuese, rrënqethëse. Tragu tragjik përciellet me vëmendje të madhe nga shikuesi (lexuesi), i cili mëson për vlerën letraro-artistike, historiko-shoqërore, ideo-politike të veprës tragjike.
Tragu i aktit të veprimit të njeriut të zhgënjyer (në afekt psikologjik), për të bërë një akt heroik, apo kriminal, - akt shpëtimi, apo hakmarrjeje, - akt human, apo hipokrit – është i fshehur nën petkun artistik të fjalës dhe pamjes figurative të aktorit dhe ai akti i aktorit, si përsonifikim i përgjithësuar, bie si trag tragjik në rrjedhën e përsëritjes së ngjarjes si veti pozitive apo negative e njeriut të kohës.
Tragu tragjik i mgjarjes trishtuese mbetet tragim, gjurmin, hulumtim për brezat e gjeneratat e ardhshme, si dhe të historisë në përgjithësi, si histori e përsëritur.
Fjala – trag, në shqipen është kuptimi – me i ra në fije punës, rrjedhës së ngjarjes, me ia gjetë fijen (tragun) fshehtësisë së ngjarjes, me i ra në trag, gjurmë.

Tragu është gjurma, shënja e këmbës (dorës), në formë gati të padukshme dhe të paspjegueshme të gjurmimit të një ngjarjeje tragjike.


Ethymologjia e fjalës – traditë (tradita). – Fjala – traditë (tradition), si veti suplementare e kulturës së një popullit, drejtuar mbi të drejtën zakonore-juridike të kombit, ethymologjinë e vet e ka në shprehjen shqipe – t’+ rodit, të rodit, të sojit të njeriut, ajo veti, shprehi, gjest, zakon që një popull e ka me shënjë historike, historiografike, filozofike, gjenetike, gjenealogjike etj.
Kompozita – Traditë, formohet nga nyja e parme shqipe – të (t’) dhe fjalës shqipe – rod, rodi, soji – rodit – me shpjegimin shqip – të rodit – t’rodit = trodit(ë), troditë, trodita = tradita (tradition), ku kemi vetëm dallimin e zanores illirishte – o=a, që e formon kompozitën i.e. e PIE dhe Gjenerale – tradicion, tradition, traditional etj., e cila formoi kompozitat tjera: traditë, tradicion, tradicional-e, me traditë, tradita etj.
Fjala shqipe-illirishte – rod-i, e cila formoi në shllavishtet emërtimin për fjalën – popull (narod) dhe njohjen tradicionale të vetive e zakoneve të njeriut, të kombeve (popujve), sipas fonetikës historike – diftongu – ro, ështësi kuptim – rrojtje, jetë, gjallim, ku formoi disa kompozita i.e., përmes nyjes së parme shqipe të lashtë – t’ (të), si dhe me ndryshimin e tingullit fundor – d=p, formoi fjalën – trop (trup), si dhe fjalën – trojë, troje, ku nga fillesa i.e., - an (an+trop), u formua emërtimi shkencor për njeriun – antrop dhe sipas greqishtes me sufiksin e saj – os, rrodhi edhe fjala greke – antropos=njeriu, me kuptimin shqip – ai i trollit, tropi, trupi në troll, njeriu në troll dhe jo më ai i malit (si egërsirë), animal – ani+mal, si ani i malit, gjallesa zoologjike e anit të malit, që lindet, jeton dhe vdes në mal – i malit – animali. Ku kjo fjalë shqipe e lashtë – mal, mali, formoi shumë kompozita i.e., si: animal-e, anomal, anomalia, anomalitë etj.
Pra, shprehja shqipe me kuptimin – t’rodit (të rodit), formoi kompozitën – troditë-traditë – tradition, tradicionale, si formë tradicionale e kulturës së njeriut.


Ethymologjia e fjalës – autoktonia . - Kompozita – autoktonia, si kuptim i qëndrueshmërisë gjenetike e gjenealogjike të njeriut e popullit vendas në një territor të përhershëm gjenealogjik – është një formë e shprehjes shqipe të vjetër – u^*(n)-To^k(ë)-to^n(ë), u^ + to^k + to^n, e cila shpjegohet përmes vetorit të lashtë të shqipes (illirishtes së re) unë, me vetëm një tingull hundor nazal të zanores – U^ (Unë), emrit shqip – tok(ë), toka dhe pronorit të shqipes – ton(ë), tonë, tonat – që kuptohet shprehja shqipe e sotme – unë n’tokë tonë, si njeriu në tokën e vet dembabadem (Adem baba Adem, sipas logjikës gjenealogjike për të Parin e Njeriut), si njeri i gjithmonshëm, i përhershëm në atë tokë, vend, si vendas i gjithmonshëm historikisht.
Vetori i shqipes, si trajtë e shkurtë e përemrit – u^ (hundore), është një nga format më të lashta linguistike, që lidhet me gjuhën e parë të njeriut – pellgasishten (kuniformin), të cilin e kemi në shumë shprehje shqipe: u^ jam k’tu zoshpie, / u^ jam k’tu dembabadem, / t’kam tho^ u^ moti ty, / u^ ta gjo^j(ë) çaren, / u^ ia dij atij hujin, / u^ jom n’tokë tonë etj. Ku kjo trajtë e shkurtë përemrore flitet edhe sot nga shqipja e folur e popullit shqiptar.
Ndërsa, si formim i kompozitës i.e. e gjenerale – autokton-i-a, përbëhet nga fillesa – a, i.e., ashtu sikur për shumë kompozita tjera të ngjashme me fillesë të njejtë – trajtës së shkurtë të vetorit të shqipes së vjetër – u^ (hundore) – emrit shqip – tok (tokë, toka) dhe pronorit të shqipes – ton (tonë, tonat, tonët – n’tokë tonë, si kuptim i tragjigimisë së njeriut si vendas i gjithmonshëm në tokë të tij.
Kompozita – autokton, me sufiksin – i (autoktoni), në trajtën e pashquar të emrit dhe me sufiksin – a (autoktonia), në tajtën e shquar të emrt - formoi disa forma linguistike i.e., sikurse janë: autoktone, autoktonizmi, autoktonizimi, autoktonik, autoktonike etj...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:58
gjitone (edhe ne greqisht) - gjitone (shqipe) = gjitun ,ngjitun,ngjitur, pra ngjitur me njeri tjetrin.



Fjala shqipe-illirishte – rod-i, e cila formoi në shllavishtet emërtimin për fjalën – popull (narod) dhe njohjen tradicionale të vetive e zakoneve të njeriut, të kombeve (popujve), sipas fonetikës historike – diftongu – ro, ështësi kuptim – rrojtje, jetë, gjallim, ku formoi disa kompozita i.e., përmes nyjes së parme shqipe të lashtë – t’ (të), si dhe me ndryshimin e tingullit fundor – d=p, formoi fjalën – trop (trup), si dhe fjalën – trojë, troje, ku nga fillesa i.e., - an (an+trop), u formua emërtimi shkencor për njeriun – antrop dhe sipas greqishtes me sufiksin e saj – os, rrodhi edhe fjala greke – antropos=njeriu, me kuptimin shqip – ai i trollit, tropi, trupi në troll, njeriu në troll dhe jo më ai i malit (si egërsirë), animal – ani+mal, si ani i malit, gjallesa zoologjike e anit të malit, që lindet, jeton dhe vdes në mal – i malit – animali . Ku kjo fjalë shqipe e lashtë – mal, mali, formoi shumë kompozita i.e., si: animal-e, anomal, anomalia, anomalitë etj.
Pra, shprehja shqipe me kuptimin – t’rodit (të rodit), formoi kompozitën – troditë-traditë – tradition, tradicionale, si formë tradicionale e kulturës së njeriut.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 18:58
Kapito = kap (get ne anglisht), kapitoj, kaptoj, kuptoj.

regime (anglisht) - regjim (shqip)= re,reh + gjum.A eshte nje rregjim utopi pra gjume,e ve popullin ne gjum.Ne e perdorim edhe diku tjeter kete fjale si rregjim shtrati ,qe mund edhe te jete re gjume shtrati
Por edhe fjala re ka mundesi te jet reh, rahje ,gogitje e popullit.
D.m.th rreh popullin dhe e ve ne gjume /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ne Hollandisht eshte nje fjale kur bllokohet rruga nga trfiku i rende,dhe ata e quajne file .
Por si gjithmone duke germuar per ti gjetur kuptimin me ane te shqipes me ne funde e gjeta.
Ne kemi fjalen fle qe mund te jete ajo cka hollandezet e quajne thjesht pa kuptim kur fle ,bllokohet trafiku.
Pra file (bllokom rruge) = fle (gjume) ,bllokohet trafiku,pra trafik i fjetur .
Thjesht supozime por edhe rastesi nuk mund te jete sepse nuk eshte nje fjale e dy por me qindra. /pf/images/graemlins/wink.gif

Hollandezet kan edhe nje fjale tjeter qe eshte e njejte me shqipen. Barr muder.Quajne keshtu vendin ne ku ritet femija ne barkun e nenes.
Por fjala barr eshte nje fjale tipike e gjithperdorshme shqipe qe tregone veshtiresi,peshe,mundim etj,si psh:
1- grua me barre
2- barre me dru
3- barre me rroba per te lare.
4- barre me pune per te berre
5- barra e shtepise,pesha e shtepise
6- barrikade(pengese,veshtiresi)
7- barriere (veshtiresi)
8 - bar(banak,ka mundesi te kete marr emrin keshtu per arsye se vete barri eshte nje barrikade,pengese,pra bari eshte pjesa ndarese e lokalit me anen tjeter pas barit)
Thjesht supozime por me duken logjike. /pf/images/graemlins/smile.gif

Pra kush mori nga kush ne qe fjalen barre e kemi 100% kuptimplote si dicka te rende te veshtire,pengese apo germaniket qe thjesht e kane si emer pa kuptim te huazuar.Ne e quajme grua me barre sepse gruaja heq veshtiresi te medha gjat shtatzanis pra ka nje barre,peshe,veshtiresi te madhe.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:04
idjot,***** = di jo ,ose jo di ,pra nuk di,idjot,***** .
Kjo vertetohet sepse vetem shqipja i ka te pasta te dyja rrenjet e fjaleve si per negativen idjot = di + jo por ashtu dhe per pozitiven di .
Ndersa ne gjuhet e tjera e kunderta e fjales ***** eshte wise ose clever .Sic shihet ne i kemi rrenjet e pastra dhe te perbashketa per te dyja fjalet por me ndryshimin qe ne formen negative fjales di i bashkangjitet fjala jo ,pra jo di - i di jo(t) .

Sa fjale e thjeshte eshte per tu zberthyer ne shqip por qe nuk na vete mendja.



sygjeroj suggest suggerire

fjala sygjeroj do te thote jap nje mendin per dike qe nuk di. dmth i hap syte i zgjeroj syte.
syzgjeroj. neper gjuhet e tjere. asigjo.
duhet te morim te shkrujm ne gjuhen tone te mirfillte keto flaje.


explosive (anglisht) - eksploziv (shqip)
Eshte e krijuar nga dy rrenje fjalesh e para eshte greke ex = ekso (dalje) dhe plosiv = plas (shqip)
Pra pellcet/plas jashte.
Logjikisht dicka qe pelcet hapet shperndahet,del jashte.

Singal (anglisht) - sinjal (shqip)
Sinjal vjen nga fjala sy qe ne dialektin tosk/jugor eshte si .
Pra fjala e pare dhe rrenja e fjales padyshim eshte fjala sy/si .
Dihet qe ne kohe te lashta nuk kishte semafore e drita qe te shpikej fjala sinjal por sinjalet/shenjat beheshin ne menyre primitive.Ka mundesi qe te jete krijuar si sinjal primitiv nga shkelja e syrit ,ose sic themi ne ne shqip ma beri me sy ,pra sinjal me sy,shkelje syri.
Per pjesen e dyte nuk kam ndonje ide por mbase eshte edhe nje shtojce qe eshte krijuar me kalimin e kohes pa kuptim.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:05
Lidhja mes shqipes dhe sanskritishtes bëhet nëpërmjet frigishtes. Frigët mendohet se ishin një fis ilir po ashtu si edhe Hititët. Kjo teori mbështetet nga disa studiues të ndryshëm por që kishin një të përbashkët të madhe. Të gjithë kishin njohuri gjuhësore të shqipes. Në këtë përfundim arrin edhe një studiues arbëresh (spo m'vjen ndër mend emri) Giuseppe Catapano (më duket) por edhe paraardhës të tij siç është edhe i pari i kësaj teorie (që nuk ja kujtoj emrin) rreth viteve 1830. Baza e ketyre lidhjeve janë Pellazgët të cilët duke ju referuar burimeve të lashta greke kanë egzistuar dhe kanë folur të njëjtën gjuhë me grekët e hershëm (para shkrimit të gjuhës). Pellazgët pra ishin grekët e pacivilizuar, ishin ata që përjetuan luftën e Trojës dhe ishin ata që flitnin gjuhën Homerike (që ndryshon nga greqishtja e klasicizmit antik).
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:12
nightmare = nate e marre (enderr e keqe)
Po nuk eshte keshtu ,le te dali ndonje anglez ketu dhe te ma hedhi poshte me argumenta sepse une nuk dua shume shkolle per te shpjeguar gjuhen e nenes time. /pf/images/graemlins/wink.gif

nightmare = nate e marre (e cmendur,e keqe,e tmerrshme)



Sa eshte mundesia qe rrajoni i Kalabrise ne itali te jete shqip. KA-LABËRIA NGA-LABËRIA. Dihet qe iliret e pare qe shkuan aty ishin mbasi roma mundi dhe rrafshoi Epirin(laberia e sotme).


Bron (hollandisht ) - burim,buron,bron (shqip)
Sic thame edhe me larte ne i kemi edhe si emra por edhe si folje,dhe kjo me larte e vertetone kete edhe njehere ,sepse bron ne hollandisht eshte vetem si emer qe d.m.th burim,ndersa ne per fjalen burim korespondon edhe fjala qe tregon veprim buron (folje).Po te ishte se do ishte e huazuar ateher pse te ishte edhe emer edhe folje dhe ne hollandisht eshte vetem emer???
Po ashtu edhe nje fjale tjeter qe kam gjetur eshte edhe fjala boren qe ne shqip korrespondon fjala biroj (dial. jugut),shpoj,kur gjithashtu eshte edhe si emer "bir(e)" (dia. jugut,babai im nuk perdor fjalen vrime por bire,biroj)
E kunderta ne Hollandisht vrimes i thone gaat (je).
Ne shqip bire (emer ,biroj (folje)
Ne Hollandisht gaat (emer), boren (folje)


Kemi dhe emrin shume te zgjedhuar si "anglez" Suzana,Zyzan qe eshte 100000000 % shqiptare.
Sy si te zanes = Zyzana


Po per fjalen kryq cfare mendoni.
Shqip Italisht Anglisht Gjermanisht
Kryq Croce Cross das Kreuz

Kryqi para se ta merte krishterimi perdorej per te kryqezuar njerzit. kryqezimi behej duke te lidhur duar e kembe e duke te lene vetem koken. Kryt sic i thon nga veriu.

po per ket
Figurë figura(it) die Figur(de) Figure(eng)
para se njerzit te perpunonin me photoshop figurat dhe ti printonin me hp1100 Laserjet. Ato i shkruanin dhe i gdhendnin ne gure. Figur.
Per parashtesen fi nuk e kam akoma kuptimin. por ndonje gjuhetare nga ju mund te na ndihmoje. un nuk jam gjuhtar. dhe me duhet me shume kohe te kerkoj per ate. pastaj mijevjecaret bejne punen e vet. jo te gjitha 100% ne shqipen e sotme se pastaj nuk do kishin goje te kundershtonin keta shoket tane. dhe ne na pelqen qe te na kundershtojne se na motivojne me shume.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:13
Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj

Lufta kundra gjuhës shqipe ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte frontal dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet të ndryshme. Fanatikë fetarë ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të ‘’pa fe’’ dhe të ‘’paudhë’’ priftërinjtë grekë quanin gjuhën shqipe ‘’gjuhë barbare’’.
Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandoris Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te, ku përcaktonte saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke, dhe duhet luftuar gjuha shqipe.
Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën ‘’Thesaloniki’’ më 14-8-1999.
Krahas atij vargu të pafund kryengritjesh të përgjakëshme, zuri fill edhe një revolucion kulturor, i cili, ndonëse me pak i dhunës ishte gjithësesi më dramatik.
Kultura e një populli cilësohet si mënyra e përgjithshme e jetesës dhe e mendimit. Gjuhëtari i ndritur Sami Frashëri ka thënë; ‘’Gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombësis’’.
Dëshmia më e lashtë e ekzistencës së gjuhës shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra në letër prej kallami, por mbi gurë të pavdekshëm nga koha. Këtë na e vërteton Prof.Dhimitër Shuteriqi për gjetjen e një fjale të vetme, të gdhendur në një mozaik të Liknidit, sot Ohri i lashtë, që ka qenë kryeqyteti i fisit Ilir Dasheretëve. Është fjala ‘’GJON’’ dhe është shkruar dhe shqiptuar njësoj vetëm nga shqiptarët, si në lashtësi dhe në kohën e sotme. Prof.Shuteriqi vure në dukje se fjala e lashtë ‘’GJON’’ e zbuluar në Ohër, është shkruar me të gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.


Në vitin 879 pas e.r., ndeshet emri i qytetit të Krujës, në kështiellën franceze të Shantilisë. Studiuesit kanë gjetur një dorshkrim, i cili në faqen 153, përmban një tekst prej tetë rreshta me shkrim dore, është një poemë e vogël në gjuhën shqipe.
Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën e qytetëruar, greqishtia dhe latinishtia u përdorën në të gjitha dokumentat e shkruara deri përpara pushtimit osmano turk.
Dëshmia më e herëshme për ekzistencën e letërsisë shqipe është një thënie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit, më 1332, ai do thoshte ‘’Ndonëse arbërit kanë nji gjuhë krejtësisht të ndryshme nga latinishtja, prapëseprap ata përdorin shkronja latine në të gjitha librat’’. Kjo tregon se gjuha shqipe përdorej gjerësisht dhe shkruhej me shkronja latine në fillim të shekullit 14.
Shumica e dokumentave në gjuhën shqipe vërtet humbën përgjithmon, por disa prej tyre arritën të mbijetojnë jashtë Shqipnis në arkivat dhe muzetë e botës. Kështu i në vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga zbuloi në Bibliotekën Laurentine të Firencës një letër qarkore, të shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrësit. Teksi orgjinal thotë ‘’Unë të pagëzoj në emnin e Atit e t’birit të Shpirtit të Shenjtë’’.
Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut, titulluat ‘’Meshari’’. Ai përfundoi dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Më vonë ‘’Meshari’’ shkoi në Bibliotekën e Vadikamit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e para. Ky libër ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 të tjera.
Të tjerë dokumenta për gjuhën shqipe kemi nga shume shqiptarë që me të shumtit ishin njërës të fesë.
Frank Bardhi(1606-1643), shërbeu si ipeshkvi i Sapës. Bardhi hartoi fjalorin e parë në histori shqip-latinisht, që kishte 2544 fjalë shqipe dhe 5.000 fjalë latine, dhe u botua në Romë më 1625.
Pjetër Bogdani(1625-1689), lindi në Prizeren, dhe u emërua fillimisht ipeshkvi i Shkodrës dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit më 1667. Vepra e tij ‘’E vërteta e pagabueshme e besimit Katolik’’ u botua disa herë në Padovë dhe Venedik. Vdiq i sëmurë në Prizeren dhe dëshira e tij e shprehur dikur u bë realitet. ‘’Ah, sikur të kisha një kandil të ndezur e të ndriçoja atë tokë të varfër të Shqipnisë dhe të Serbisë, një pjesë e madhe e secilës flet shqip’’.
Këto zbulime dëshmojnë që gjuha shqipe është shkruar më herët se librat historik që janë gjetur më vonë.
Për shekuj me rradhë turqit osman qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvëndësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumër e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe. Kështu që shqiptarët shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Fëmijët mysliman duhet të shkonin në shkollën e Xhamis, ku mësonin turqisht, fëmijët të krishterë duhet të mësonin greqisht.
Kështu në ato pak shkolla fillore në Shqipëri asnjëra nuk përdorte gjuhën shqipe. Propagandistë të djallëzuar përpiqeshin të shkombëtarizonin brezat e ardhëshëm të rinisë shqiptare. Gjuha shqipe përdorej zakonisht në jetën e përditëshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez.
Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Arsimi katolik morri vrull të madh në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla ‘’Françeskane’’ që më vonë do quhej ‘’Ilyrikum’’.
Këto shkolla katolike në Shqipërinë e veriut mbaheshin kryesisht me fonde Austriake.
Qëndra Kulturore Voskopojare(Moskopojë) ka luajtur një rol të madh në kulturën shqiptare. Atje u themelua ‘’Akademia e Re’’ më 1744, kjo pati një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe ndërgjegjies kombëtare shqiptare.
Mbas një lufte të madhe për jetësën e gjuhës shqipe dolën atdhetarët e shquar shqiptar që shumë prej tyre u vranë nga armiqtë e gjuhës shqipe.
Teodhor Kavalioti(1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Ai ishte drejtor i ‘’Akademisë së Re’’. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit, rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra në gjuhën shqipe.(shih filmin ‘’Udha e shkronjave’’)
Naum Veqilharxhi(1767-1846). Botoi në Bukurresht të Rumanisë më 1844 një abetare e quajtur ‘’EVETARI’’ një libër me tetë faqe, që më 1845 u botua më i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bënë qiriri i gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Por kjo abetare ngjalli frikë tek kleri ortodoksë grek, dhe me urdhër të Patriakut klerik të Stanbollit, e helmuan Naum Veqilharxhin.
Kostandin Kristoforidhi(1827-1895), i lindur në Elbasan, u bë një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipëris, duke fituar titullin ‘’Pishtar i gjuhës Shqipe’’. Studimet e para i morri në Janinë, dhe më vonë në Kolegjin Protestant në Maltë. Në Janinë u ftua që t’i jepte mësim në shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet kërkimesh, do të bëhej albanologu më i shquar shkencor në botë.
Kristoforidhi dha mësim në Maltë, Tunizi, Tiranë dhe Elbasan. Në Stamboll më 1882, botoi dhe një abetare në shqip, të quajtut ‘’Alfavitar Shqip’’ në gegërisht dhe toskërisht.
Me rëndësi shumë të madhe është fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijë fjalë, të mbledhura dhe të klasifikuara për 20 vjet rresht.
Fjalori u botua në Athinë më 1904, pas vdekjes së Kostandin Kristoforidhit.
Për përhapjen e gjuhës shqipe, krerët bektashian shqiptar dolën më haptazi, dhe kjo për shkak të përleshjeve të tyre me turqit e sektit Suni.
Duke qenë se qeveria turke mbajti një qëndrim mjaftë armiqësor ndaj përhapjes së letërsisë në gjuhën shqipe, është e kuptueshme që angazhimi i pjestarëve të komunitetit musliman në këtë fushë ka qenë fare i vogël.
Interesi i njerëzve për gjuhën shqipe urrit shumë, dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe.
Njëra u botua në Firencë nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e Gjuhës Shqipe në Greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashërit e botuar në Bukuresht më 1886, në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi në Londër një gramatike shqipe në gjuhën frënge.
Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke.
Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.
Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni.
Dy armiqtë historik kundra njëri-tjetrit, tani po bashkëpunonin me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe.
Në lëvizjen për gjuhën dhe shkollën shqipe, që u zhvillua në dhjetorin e parë të shekullit 20, ndeshi në pengesa të vështira serjoze nga ana e qeveritarëve turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve.
Qeveritarët turq me dhunë dhe prifti e hoxha me propagandë demagogjike, u përpoqën të përçanin popullin shqiptar dhe ta linin në errësirë. Kështu kleri mysliman proturk në rrugë fetare, ndalonte besimtarët mysliman të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se ‘’prishin besën’’. Nga ana tjetër priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë ‘’shejtani’’ dhe, në këtë mënyrë përpiqeshin të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe në shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundër këtyre forcave armike të gjuhës shqipe dhe interesave kombëtare, të turqëve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptar. Ata u vunë në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe.
Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë se rruga drejtë pavarsis shkonte drejt arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave dhe çelia e shkollës shqipe u bë problemi më i ngushëm. Qëllimi ishte me zgjuar ndërgjegjien kombëtare dhe për të rritur vullnetin për të luftuar për panvarsinë pastaj.
Vala antishqiptare ishte shtuar edhe më shumë rreth fqinjëve tanë mbas formimit dhe programit të ‘’Lidhjes së Prizerenit’’. Lidhja kishte si qëllim kryesor çeljen e shkollës shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes, puna e pionierëve të parë të arsimit shqiptar u bë dhe më i vështirë.
Në Shkodër qytetarët mund të mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq, paraqiteshin si shkolla fetare.
Kështu shkollat fillore fetare katolike u bënë çerdhja e diturisë arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës.
Mësuesit shqiptar u bënë pararoja e nacionalizmit shqiptar, atëhere qeveria turke morri frikë, dhe, pa u mbështetur në asnjë ligj, mori masa të, rrepta duke presekutuar arsimtarët shqiptar.
Në Shqipnin e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar u pengua edhe nga influenca shkataruese e propagandës greke. Pothuase të gjithë ata që çelën shkolla shqipe në jug, ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke me anë të Patriakanës së Stambollit, ose ‘’Fanarit’’ kishin siguruar të drejtën me çel shkolla për Kristianët. Për tu mësuar ortodoksëve të Shqipëris vetëm gjuhën greke.
Qeveria greke, me anën të shoqatave arsimore të ndryshme, çeli me qindra shkolla greke në Shqipërin Jugore, për të futur ndjenjën greke në brezat e padjallëzuar shqiptar.
Shqiptarët e krishterë që nuk u përulën politikës së Greqis, u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet.
Mbas shumë botimesh fjaloresh, të cilët, shkollat myslimane kur bënin mësim në shqip i shkruanin me shkronja arabe.
Shkolla ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke. Dhe atdhetarët klerik katolik dëshironin që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja latine.
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stanboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsis shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste ‘’Bashkimi’’ në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.
Më 14, nëntor të 1908, në Manastir u mblodh ‘’Kongresi i Manastirit’’ ose ‘’Kongresi i Alfabetit’’.
Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerik etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Miht’ath Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mihtath Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik ‘’Liria’’ dhe ‘’Dituria’’. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë, shqiptar te fese myslimane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur, erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit ‘’Sa një hoxhë, rendi ta përqafonte para të gjithëve’’.
Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ishte, që gjuha jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj turqëve, qoftë ndaj grekëve
Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësis, që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllavë.
Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë.

Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon,
Përmbi erë, ** nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m’u da s’duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetar mysliman shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme ‘’Bashkimi i Kombit’’ si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
Çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe.
Babë Dudë Karbunara(1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës, të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe, dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë.
Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, por në moshën 30 vjeçare, më 12 shkurtë të 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë grek. Atë natë i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin.
Poeti i asaj kohe, Loni Logri, shkruajti një vajtim për të.

Papa Kriston e vranë,
Dhe s’ra për të një këmbanë,
Por malet e Shqipnisë
Dhe shpellat e malësisë
Thërrisnin an e mbanë,
Papa Kriston e vranë!

Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare.
Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke, dhe Fanarit të Stambollit.
Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por, At Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, e vranë, i prenë kokën At Stath Melanit dhe e çuan në Athinë tek paguesit e vrasjes.
Petro Nini Luarasi(1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri një lajmërim, me titull ‘’Mallkimi i shkronjave shqipe’’.
Qëndrimi grek i kishës ortodokse ishte aq i vendosur, se kush guxonte të këndonte meshën në gjuhës shqipe, do të përfundonte me vdekje.
Më 1909, qeveria turke në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjutha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe.
Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast.
Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t’i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, që të dyja kundërshtarë fanatikë të, gjuhës shqipe dhe të çdo ndjenjë atdhetare. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar.
Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të kualifikuar të gjuhës shqipe.
Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipëris, nga data 20 deri 27 gushtë të 1909.
Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet ‘’Shkolla Normale në Elbasan’’ një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinjë. Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Europjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar stafin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar ‘’Përparimi’’ u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipërisë.
Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, ‘’Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para’’.
Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipërin që po rilindëte.
Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër.
Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.
Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit.
Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip.
Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.
Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët !#*ë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë myslimane.
Njerës të paditur dhe !#*ë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë ’’Mahfeli’’ me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe.
Shoqëria reaksionare ‘’Mahfeti’’ me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7.000 mijë njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.
Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60.000 mijë katolikë dhe mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t’ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.
Gazeta atdhetare ‘’Shkreptina’’ e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipëris. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin.
‘’E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri’’.
Edhe në këtë luftë turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës.
Megjithëse ky revolucion kulturor ishte përfytyruar si një konfirmim jo i dhunshëm, shpejtë ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësin e Shqipëris më 28 nëntor të 1912 në Vlorë.
Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbët dhe kroatët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Në përfundim të kësaj përmbledhje të shkurtër mbi ‘’Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triunfi i saj’’ duhet të kujtojmë amanetin e atdhetarëve të ndershëm, që luftuan e punuan të bashkuar, gegë e toskë, të çdo feje, në Prishtin, Shkup e Tiranë, në Ulqin e gjetkë, për mos zhdukjen e gjuhës tonë kombëtare.
Prandaj, kurrë të mos e braktisim gjuhën tonë amtare shqipe, mos ta lemë të vdesi sa t’kemi jetën, të punojmë dhe të merremi vesh të bashkuar, që sa më gjatë ta ruajmë gjuhën tonë , atdheun dhe zakonet tona të bukura të lashta që rrrjedhin nga pellazgjët tek shqiptarët.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:14
"Analfabetet me Diplome" dhe demi i gjuhes shqipe..


Ato qe do te shkruaj me poshte, nuk jane as te reja, as te paditura. Ndokush do te thote se po perseris cka kam thene me pare ne artikuj e ne librin "Ta duam dhe ta ruajme gjuhen tone te bukur" (1998).
Gjuha shqipe po demtohet shume rende dhe padrejtesisht, por puna eshte se, pavaresisht se cfare themi ne gjuhetaret, kujdesi i shqiptareve ndaj gjuhes shqipe ka rene shume.

Shikoni se cfare po ndodh me emrat e pervecem te huaj. Jo vetem se nuk zbatohet parimi i drejtshkrimit te shqipes dhe po shkruhen sic dalin ne gjuhet e huaja (Berlusconi, Blair, Clinton, New York) po edhe me thyerje te renda te morfosintakses shqipe, duke mos i lakuar fare emrat e pervecem te huaj.
Keshtu po thuhet ne shtyp e ne radiotelevizion: takimi me Blair (ne vend te takimi me Blerin), vizita e Bush (ne vend te vizita e Bushit), takimi me Geixh (ne vend te takimi me Geixhin) etj. Per "inerci" kjo po behet si ortek edhe ne shkurtimet si p.sh. drejtori i KESH (ne vend te i KESH-it), kryetari i SHISH (ne vend te kryetari i SHISH-it).

Me e keqja eshte se njerezit qe paguhen per te drejtuar vendin, shkencen, arsimin, kulturen, artin sikur jane pajtuar me gjendjen e rende qe ka pllakosur praktiken shkrimore dhe gjuhen e shkruar te gazetave, revistave e pergjithesisht te mediave.
Kur kalon neper udhet e sheshet e Tiranes e sheh se cfare eshte punuar ndaj gjuhes shqipe.
Kush te doje e kur te doje shkruan emertime ne gjuhe te huaja, ku nuk mungojne jo vetem Las Vegas e Magic City, Al Music po edhe kushedi sa mbishkrime te shkruara kunder rregullave te drejtshkrimit.
Ne shume dyqane e restorante, te dera shkruhet anglisht " push " dhe jo shqip " shtyje ", " open " dhe jo shqip " hapur ", " cloused " dhe jo shqip " mbyllur " etj.

Vetem mbishkrime shqip e te shkruara drejt eshte e veshtire te gjesh.
Ka ardhur koha qe dikush te pergjigjet, po edhe te paguaje per shkeljet kaq te renda e te padurueshme te normave te gjuhes letrare zyrtare.

Ka qene nje pervoje e mire qe ne cdo gazete dhe reviste, si dhe ne shtepite botuese pervec redaktoreve te kishte edhe korrektor letrar.
Disa gazeta dhe shtepi botuese kane filluar ta zbatojne kete norme pune, gje qe natyrisht ka filluar te jape edhe frytet e veta dhe kjo eshte per t'u pershendetur.
Puna eshte qe kjo praktike te behet kudo norme pune e te sigurohet nje lufte ballesore per ta njohur dhe zbatuar si duhet gjuhen shqipe te njesuar. Perndryshe, shteti duhet te veproje duke gjobitur rende per thyerjet e rregullave te gjuhes letrare kombetare, ashtu sic gjobitet cdo kundervajtje ne nje vend demokratik e te qyteteruar.

Kemi permendur pa ngurrim edhe instancat me te larta, kemi kritikuar me se nje here edhe Kuvendin e Shqiperise e deputetet e tij te nderuar, te cilet ne librin e rrogave nenshkruajne si njerez te Kuvendit, por kur flasin e shkruajne me shpesh ua ka enda te thone Parlamenti, kryeparlamentari, grup parlamentar. Ua ka qejfi te zgjidhen nga populli shqiptar si deputete te Kuvendit, por fushaten zgjedhore e pagezojne me fjale te huaja edhe te shkruajne e te flasin si t'u vije, mbare e mbrapsht, pa folur ketu per hapjen e portave katerciperisht ndaj fjaleve bombastike e te huaja, frazave te gjata kilometrike, qe shpesh jane si ato te Don Kishotit "arsyeja e mosarsyes, ma dobesoi aq fort arsyen".

Kjo na kujton sa thoshte Faik Konica per analfabetet me diplome:
"Po sot shoh nje turme te erret prej analfabetesh me diplome ne xhep, qe po i versulen shqipes dhe duan t' i vene thiken ne kurriz, qe ta gdhendin pas formes qe u pelqen atyre; se te gjoret kujtojne qe gjuha eshte nje cope dru pa shpirt. Nuk dine qe eshte jo vetem e gjalle, po dhe shume e holle, aq sa, po i shtremberove pakez nje nyje a nje dell, trupi i tere i tronditet, vuan dhe humb forcen bashke me bukurine"..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:17
ETHYMOLOGJIA E EMRIT – CHRONOS –



K R O N I - ATI I ZEUSIT - CHRONUS



Emri – chronos, që është vet fjala shqipe-illire – Kroni-Kronus, që nuk mund të ketë kurrfarë spjegimi në asnjë gjuhë indo-evropiane – përveçse në Shqipen e Vjetër, në Gegënishten e lashtë origjinale – kroni – rrjedha e ujit të burimit, përmes një gurre – gurra e kronit – kroni, me sufiksin illirian – us – Kronus – është fjalë shqipe!

Kroni ishte Ati (babai) I Zeusit (2690-2615 p.e.r.), anipse at e bir, sot merren si mythe, ata kanë ekzistuar njerëz të gjallë dhe kronologjikisht tre brezat: Kroni Zeusi – Dardhanusi I biri I Zeusit – përbëjnë treshin e illirisë së vonë pellgazgjike!

Greqishtja e Vjetër nuk mbeti si gjuhë e vdekur, për shkak se ishte vjetruar, por vetëm për të humbë gjurmet e saj si dialect I Illirishtes pellgazgjike, e ndryshuar vetëm me sufiksin grek – os, kurse rrënjet janë krejtësisht – skipe-illire-pellgaze. Fjalët kryesore greke të sotme: chronos, ethnos, hellos, bios, logos, janë rrënjet skipe-illire-pellgaze: kroni, etnia, helli, bi (bima, biri, bija), logu – studimi-prova-sprovimi-meidani-peshoja e diturive, shkathtësive, aftësive-zotësive psiko-fizike të njeriut (logu I burrave, logu I mënçurisë, logu I shkathtësisë, logu I trimërisë…) të cilat fjalë sot fliten në Shqipen e Vjetër ballkanike dhe janë tipike origjinale nga gjuha paraardhëse e saj – skipja-illire-pellgaze!

Kroni (Chronos) si fjalë skipe-illire-pellgaze, është emrimi I njeriut si antroponom nga hidronomi – kroni (kroni, njëjesi dhe kroje, trajta e pashquar dhe krojet trajta e shquar e emrit, shumësi I emrit, gege-shqipe); kroi (kroi, njëjësi dhe kroje, trajta e pashquar dhe krojet, trajta e shquar e emrit, toske-shqipe).

Kroni, ati I Zeusit dhe gjyshi I Dardhanusit, nuk ishin vetëm mythe, si persoifikime mythologjike, por njerëz të gjallë, të cilët u shndërruan në mythologji, vetëm për shkak të mosnjohjes së tyre si trashigimia shqiptaro-illiro-pellgase – të cilët edhe ashtu u falsifikuan dhe u përvehtësuan nga grekët dhe nga bota antike e Antikuitit, duke mos dashtë ta njohin gjuhën skipe-illire paraballkanike dhe paraevropiane!

Gjuhën shqipe, antika e quajti - gjuhë barbare, për të cilën shprehje bota antike dhe pëgjithësisht – Antikuiteti, duhet të kërkojë falje, sepse sipas authorëve antik, (që e quanin barbare), ajo është gjuha pellgase – Pellgasishtja e stërlashtë, me pellgasët që ndërtuan Pantheonin = pan=krejt, theo=Theo=Thot=Zot, pra Pantheoni I krejt Zotave, ato Mure të Qikllopëve, ato shtylla, atllasë antik! Pantheoni ishte tempulli I bashkimit të Zotave në Një Zot! Koha kronike e kalimit nga politheizmi në monotheizëm.

PANTHEONI PANTHOTIAN

Pellgasishtja është rraja- rrënja e trungut të Bimës i.e.

Ëmri – Kroni – Chronos nëse gjurmohet jovetëm në aspektin linguistiko-morfologjik, të Shqipes së Vjetër, por edhe në të gjitha aspektet tjera të fushave shkencore, në aspektin: gjeo-linguistik, historiko-linguistik, socio-linguistik, psiko-linguistik etj., asnjë gjuhë tjetër indo-evropiane, as botërore nuk ka kurrfarë fuqie spjegimi të kësaj fjale, në pikëpamje shkencore, si formë e studimit ethymologjik – ngase vet ethymologjia e fjalës – kroni – është origjinale – shqipe (skipe-illire-pellgase).

Fjala – chronos në pikëpame linguistike, përbëhet nga rrënja shqipe – kron që ka kuptimin e hidronomit shqip – kroni si rrjedha e ujit të burimit përmes një gurre, e cila është – gurra e kronit dhe kjo fjalë shqipe – kroni, flitet e shkruhet edhe sotekësajdite në dialektin e Gegënishtes dardhane.

Nga fjala – kroni kemi fjalëformimet a kompozitat shqipe të sotme ballkanike, si emra gjeolinguistik: Kroni I Kuq, Kroni I Pojatave, Kroni I Jashamirit, Kroni I Jahmetajve, Kroni I Kajushës, Kroni I Gllijave, Kroni I Zanave, Kroni I Gurit, Kroni I Sukës, Kroni I Bardhë, Kroni I Zhdrellës, Kroni I Mbretit, Kroni I Vajit, Kroni I Brijave, Kroni I Gjekajve, Kroni I Shpatit t’Shëjit etj., këto vetëm disa nga gjeo-toponomet si hidro-toponome, që I njoh vet personalisht në trevën e Dushkajës së Gjakovës – Kosovë, ashtu sikur gjeo-toponomet, si hidro-nome tjera të Kosovës, Dardhanisë dhe trojeve shqiptare në përgjithësi, sikurse janë sot ende në milleniusin e ri (2001) me emërtime të ndryshme, por me fillesen e secilës kompozite, me fjalën – kroni (kroni, kroi, kroje, krojet).

Fjala shqipe gege, kroni si hidronom, është rrjedha e ujit të burimit, I cili rrjedhë nga guri, shkëmbi, nëpër një gurrë të punuar nga druri, metali etj. qoftë me një formë lugu të vogël të drunjtë a të metaltë, në vendet malore e fushore e deri tek format më të reja të kronit të sotëm në sheshet, rrugët, bulevardet e qyteteve. Shihet, preket, shijohet uji I freskët I kronit, kah gurgullon gjatë rrjedhjes së tij, sikurse thohet shqip – gurgullima e kronit, rrjedha e kronit, freskia e kronit, gurra e kronit, uji i kronit, burimi i kronit, shterrja e kronit etj.

Kroni - që nuk shterrë kurrë është gjuha shqipe-illire-pellgase E THOTIT SKIPE!

Fjala shqipe kroni që është antroponomi – chronos, Kroni - Ati i Zeusit e gjyshi i Dardhanusit që nuk janë vetëm si mythe a kuptime mythologjike, por ishin njerëz të gjallë, të cilët mbeten si mythe, në saje të falsifikimeve historiografike, e që, të cilat nuk munden të përvehtësohen si realitete, ngase ishin figura dardhane-illire, që flisnin e shkruanin skipen-illire, mu këtë Shqipen e Vjetër ballkanike, që flitet sot - si fillonom e psikonom, kroni me kuptimin e rrjedhës, rrjedhshmërisë, rrjedhës së kohës, rrjedhës së kultures e diturisë, shkencës skipe-illire, si kuptim i rrjedhshmërisë së historiografisë illire-pellgase – në Shqipen e Vjetër të dialektit të Gegënishtes dardhane – në bazë të Fonetikës Historike të Shqipes, vet dytingullori fillesa e emrit – kr- kro - është rrjedhë e kohës – koha rrjedhë si kuptim psiko-linguistik dhe si kuptim fonetiko-historik – rrjedha kohore.

Kuptimi fonetiko-historik i emrit – kron – kroni (chronos), sipas ethymologjisë shqipe, duhet të jetë me kuptimin e secilit tingulli a foneme – soni, ku secili tingull paraqet një kuptim linguistik në vetvete, sipas zbërthimit si dëshifrim real i kuptimit të antroponomit në fjalë dhe sipas përbërjes tingullore të emrit, nga i cili emër edhe rrodhi emrimi i atit të Zeusit e gjyshit të Dardhanusit – KRONI - tingujt na dalin me këto kuptime – K+R+O+N+I = KRONI (CHRONOS) -

K = KOHA

R = RRJEDHA

O = DIELLI

N = NJERIU

I = SUFIKSI

Këto nuk janë vetëm supozime, por është fillimisht, kuptimi I secilës germë, si tingull – sone – zone – skrole – shkrole – shkronje dhe secili tingull I emrit, spjegon tërësinë e kuptimit morfologjik në vetvete, sepse emrimet kryesore, ashtu sikur edhe emrimet linguistike, nuk janë bërë pa kuptimin e gjuhës së natyrës dhe vet gjuha e natyrës ka diktuar në çdo emrim - nomim – ku vet fjala – n o m - është kuptimi i shprehjes gege dardhane, NË OMË, N’OMË – NOM – nomi, emri që rrjedhë nga OMA - oma-ama-ëma. Kemi shprehjet e sotme shqipe ballkanike – ‘daje ujin në OMË, N’OMË; Oma është vendi kryesor i ujit në lum, për ujitje të tokave, arave të bukës – OMA E UJT. Poashtu antroponomistikisht, thohet për djalin a vajzën që i përngjet të amës – ëmës- nënës, si rod, soj i mirë apo i keq, e kemi në shprehjet gege-shqipe: ‘ ai/ajo ka gaa n’omë (ai/ajo ka ngjaa në amë-ëmë), ia ka marrë cilësitë, vetitë, karakteret e sojin e rodin e së amës – ëmës dhe është amtar apo amtare, ashtu sikurse është – gjuha amtare!

Fjala – NOM me kuptimin – në omë, n’omë – nom, nga Gegënishtja e hershme dardhane që është emërtimi kryesor gramatikor në gjuhët indo-evropiane satem e kentum, në gjuhët perëndimore, neolatine, gjermanike, frenge – Le nom, nome – prenom (emri e mbiemri) dhe që krijoi kompozitat linguistike të vet shkënces së Linguistikes – Onomasiologjia, 0+nom+masi+0+log+i+a: antropo+nom =antroponom, Antroponomia, Antroponomastika; topo+nom =toponom, toponomia – Toponomastika; lingui+nom=linguinom, syno+nom=synonom (sinonimi, sinonomi), pseudo+nom=pseudonom, alter+nom=alternom (alternim-i-e-et), panto+nom=pantonom, bota+nom=botanom; si emra botanik, bimorë; astro+nom=astronom-i-e-ët-et-ia; geo+nom=geonom; hidro+nom=hidronom etj.

Poashtu, në linguistikën sllave, në Sllavistikë e kemi të njejtën gjë të shtuarjes gjuhësore, për të gjitha këto lloje të Linguistikës në përgjithësi në Indoevropianistikë të sotme. (Na u dasht të lidhemi pakëz me historikun e nomimit, emrimit, si njohje për antroponomet, toponomet e fjalëformimet a kompozitat, që shtrohen në vijim të këtij studimi, për të ditur se çka është nomimi - emrimi).

Fjala – kroni (chronos) është nomi skip – emrimi shqip, në trajta gramatikore të emrit (nomit), në gramatikën e shqipes, trajtohet e lakohet si emër dhe shquhet sipas rregullave të gjuhës shqipe –

Kroni – trajta e shquar e emrit gegë-shqip, numri njajës, rasa emnore, gjinia mashkullore, emër konkret, hidronom, toponom, emër i përgjithshëm gramatikor, ndërsa, në fjalëformime a kompozita dhe këtu në rastin konkret si antroponom – emër i lakueshëm, lakohet nëpër rasat gramatikore të emrit shqip –

Numri njajës - Trajta e shquar – Lakimi nëpër rasat e emrit shqip –

Nom. Emnorja – kroni (Kroni që nuk shterrë, nuk të len pa ujë)

Gen. Gjindorja – i,e,të kronit (rrjedhin lotët si gurra e kronit, uji akull i kronit)

Dat. Dhanorja – kronit ( ia mbarova kronit një gurrë të re...)

Akuz. Kallxorja – kronin ( pava kronin në maje shkëmbi në bjeshkë...)

Vok. Thirrorja – O Kroni (O Kroni ynë kurrë mos u shterrsh (shterrofsh)

Lok. Rrjedhorja – prej kronit ( Prej kronit doli gjarpni...Prej kronit e këtu...)

Fjala shqipe-illire – kroni jovetëm që emroi atin e Zeusit dhe gjyshin e Dardhanusit – Knonin (Chronos) me ethymologji të pakontestueshme nga skipja-illire, guha e omës e cila nomoi Kronin, gjuha e amës e cila amnoi-emnoi Kronin - gjuha amtare e Kronit (Chronos) si fjalë e sotme e shqipes së vjetër ballkanike formoi një numër të madh të fjalëformimeve a kompozitave indo-evropiane ( e cila fjalë, gabimisht derisot është njohur si fjalë me ethymologji greke dhe gabimisht është përvehtësuar në leksikografinë e Linguistikës i.e. edhe në Linguistikën Gjenerale ) – nuk është e asnjë gjuhe tjetër i.e. pos e gjuhës shqipe të folur e të shkruar të sotme.

Fjala skipe-illire kroni, nga gjuha e Kronit – Kronusit (Chronos) krijoi të gjitha kompozitat i.e. të cilat lidhen me të, në fjalorët shkencorë – të mjekësisë, shkencës e teknikës, historik, matematik, pedagogjik, astronomik, arkeologjik, filologjik, biologjik, zoologjik, botanik, antroponomastik,toponomastik dhe onomasiologjik në përgjithësi, fjalorët letrarë, në letërsi, në poezi, gazetari, zhurnalistikë, fejtonistikë, në fjalorët juridik, fillozofik etj.

Fjala skipe-illire – KRONI formoi kompozitat indo-evropiane e botërore, të sotme, sikurse janë –

Kronus (Chronos) ati i Zeusit, e gjyshi i Dardhanusit

Kronik-e mjekësi – sëmundje kronike, që ka filluar shumë më heret e pashërim

Kronik – fig. I vazhdueshëm, i,e përhershme, i,e pandalshme

Kronik – ë, kronika, vepër historike letrare shkencore, sipas kohës që ndodhën

Kronikë – zhurnalistikë, e vazhdueshme e ngjarjeve historike, politike,shkencore

Kronika – kinematografike, film dokumentar kronik, i ngjarjeve filmike

Kronika – kronist-i author i një kronike historike, letrare, shkencore etj.

Kronologji-a – (krono = rrjedhë, log= sprovim, skip-illire) rradhitja e ngjarjeve

Kronolgjik-e – (skip, krono=rrjedhë, log=sprovim) rrjedha e ngjarjeve

Kronometri - (skip, krono=kroni, rrjedha, metri, masa) orë precize matje kohe

Kronometrim – chronometration, matje, masa me kronometër, ekzakt, sakt

Kronometroj – kronometron, mas, matja, punë precize, njeri preciz, i sakt

Fjala skipe-illire – kroni formoi emërtimin në greqishte – chronos=kohë, koha, lat. Chronus=kohë, koha, it. Cronista=kohë, koha, ger. Krone=kunorë, kurorë (mbreti, martese etj.)

Gjuha skipe-illire është folë e shkrua para Kronit (Chronos) gjuha skipe e Kronit, Zeusit, Sokratit, Platonit, Aristotelit, gjuha e Lekës së Madh (Aleksandrit te Makedhonisë illire), që ishte nxënësi i Aristotelit...dhe guha skipe est guha e Thotit Skipe. Historia e Botës shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve (Lambrehtz).

Nuk është e çuditshme, kur shqipja ballkanike spjegon antikuitetin! Sepse vet gjuha shqipe ishte gjuha e perëndive të antikuitetit!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:20
Ethymologjia e fjalës – terror është – therror.

Fjala – terror e cila formoi disa kompozita gjenerale (terrori, terroristi, terroristët, terrorizmi etj.), nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë sikurse thohet si emërtim, sepse është pa ethymologji sipas shtruarjes së saj fonomorfologjike, anipse kuptohet si shkallë e lartë e tragjedisë, kundër një njeriut, një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli.
Fjala – terror, ethymologjinë e vet e ka në illirishte, që shpjegohet përmes shqipes së vjetër (illirishtes së re), e cila vie nga folja shqipe – therr (prej folës me therrë) therrja me thikë, therrja me teh, therrja me armë të ftofta (singia, shpata, shigjeta etj.), ku therret, shpohet viktima në mënyrë të pamëshirshme, në saje hakmarrjeje të paskrupulltë mbi viktimën, e që tejkalon përmasat e krimit si vepër penale, duke formuar një tmerr e trishtim për tjerët, si akt psikologjik i njeriut, aqë sa për tu shfryer me hakmarrje, edhe aqë më tepër për të krijuar frikë, trishtim, ligësi shpirtërore dhe humbje morali luftarak për kundërshtarin, si akti më tragjik i luftës psikologjike.
Fjala – terror, ka kuptimin – therror, si therrje, shpuarje me majethike, singie, majeshpate etj., e ai që kryen një akt të tillë krimi, thirret – therrorist, pra ai që therrë viktimën, pasi ta ketë shtruar për vdekje, apo edhe ashtu të gjallë publikisht para tjerëve, sidomos në njerëzit e pafuqishëm, të pafajshëm (fëmij, gra e pleq), si persona të pafuqishëm t’i bëjnë ballë luftës së krimit. Kështu, si akt psikologjik afekti, nga një person, kalon në disa apo shumë tjerë, si therrorizëm, shtettherror (shtetterror) dhe bëhet luftë kriminale therroriste, me kuptimin – therrorizëm.
Fjala – therror, si therrje e viktimës apo disa viktimave, vie nga kuptimi i emrit – therrë, therra e bimës (bagreni, murrizi, kaça etj., sikurse janë shprehjet shqipe: më ka hy therra në këmbë,/ therrë në gisht, / mos e shtie therrën në këmbë të shëndoshë – na ka hy therrë në mes - si alegori), ku nga kuptimi i therrjes, shpuarjes me një maje druni, apo maje tehu metalik, mori kuptimin si therrje, në përcaktimin – therrja e kafshës (premja e kafshës për ushqim njerëzish: therrja e qingjit, deles, lopës etj.) dhe pikërisht nga kjo formë e therrjes së kafshës, njeriu në afekt psikologjik egërsie, e bën edhe kundër njeriut, disave apo një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli të tërë...si therrorizëm mbi njerëzit. Historikisht njihen shumë therrorizma kundër njeriut e popullit, si akt final psikologjik apo si shkalla më e lartë e luftës psikologjike, duke krijuar tmerr, panikë në popull, humbje të moralit luftarak mbrojtës etj. Por, në histori, kemi edhe therrore masive, pikërisht në popullin e vet, kur e bëri njeriu, që mos të bie ai popull i gjallë në duar të armiqve (kur shihej humbja e çdo shprese të shpëtimit të gjallë të popullit), sikurse njihet therrorizmi skandal historik – Mesalla, gjatë kohës së profetit Januzi, kur më rastin e ardhjes së ushtrisë romake, duke mos patur shpëtim populli, therret (prehet) masovikisht një popull i një shtetqyteti ( që sot njihet si therrori që kurrë nuk duhet të përsëritet në histori – si therrori më i neveritshëm për njerëzimin)! Poashtu, njihet therrori me therrje me gozhda në duar e këmbë në kryq, me shpjegim të kjartë mbi profetin Issa (Jesus) me therrje – therror, duke e gozhduar në kryq druni, ku ai kryq e dha edhe kuptimin e kompozitës – kryqëzimi, krishti, Krishtianizmi.

Fjala – therror, si kuptim i therrjes, sot thohet si fjalë pa domethënie linguistike – terror (terrorist, terrorizëm, terrorizim), ku si akt final psikologjik i njeriut, kryhet si vepër kriminale me mjete të ndryshme luftarake, me zjarr (diegia e Xhordano Brunos, Nikolla Kopernikut etj., në turrë drushë), tëvona me armë biologjike, helmime në masë etj., në vend të therrjes, therrorit, therorizimit. Pra, fjala – terror, është fjala – therror.

Ethymologjia e emrit – profet. – Ethymologjinë e vet fjala – profet e ka në illirishten (shqipen e vjetër), që përbëhet nga pjesët fonomorfologjike – pro + fe + t = profet, ku pjesa e parë e kompozitës – pro (për), është parafjalë shqipe, kurse pjesa e dytë – fe (fee), është krejtësisht emri shqip për religjionin – fe, feja, fetë, si besime të njeriut në mbifuqinë natyrore dhe pjesa e tretë e kompozitës – profe(t), ky tingull – t, është sufiksi i cili përcakton emërtimin – profet. Ky emërtim – profe, formoi edhe shumë kompozita tjera i.e. e PIE, sikurse janë: profeti, profetizim-i-e-et, profetizmë-a-at, profetik-e, profetikët – poashtu edhe kompozitat tjera të sotme: profesion, profesioni, profesional-e-et, profesor-i-e-et-ët, profesionalizëm, profesionalizmi, profesionalizmat, profesionalizimi, profesionalizim-e-et, profesionalisht etj. Ku të gjitha lidhen me rrënjen – profe (profeu) si formë e besimit të njeriut në njeriun profesional, që ka kryer, ushtruar një profesion, kulturor, artistik, shkencor, politik apo fetar – si njeri profesionist ( i ushtruar, i pjekur, i arsimuar, i ngritur inteligjencisht), për një lami kulturore e shkencore, artistike, letrare etj.

Pra, kuptimi i emrit – profet, është njeriu që formoi një Fe, si I Pari i një Feje (Fesë), apo që luftoi për formimin e një feje të re, që nuk ishte në njohurinë e njerëzimit deri atëbotë, si I Pari i Fesë – profeti, ashtu sikurse njihen profetët e ndryshëm të feve.

Fjala shqipe-illirishte – profe, me artikullimet fonetike të ndryshueshme të fillesës – pre (për, pro, pre), përmes emrit krejt shqip – fe (feja), formoi edhe kompozita tjera, si përkufizim i përsosshmërisë së njeriut, si njeri i zgjedhur nga populli për ushtrim të një detyre politiko-shoqërore udhëheqëse, me emrit – prefekt-i, prefektët, Prefektura (bashkia komunale - komuna), ashtu sikurse ishte profeti për një fe, ishte edhe prefekti për një bashki prefekture (komunale).

Fjala shqipe illirishte e lashtë – fe, (feja), formoi shumë kompozita i.e. dhe PIE, sidomos emrin e lashtë të emërtimt të popullit – feniks (fenikasit), që është krejtësisht, kuptimi linguistik i popullit fetar, si popull i lidhur me fe (fenë) – fe + n + i + ks, ku emrin shqip – fe, e fojmojnë si kompozitë, përcaktuesi tingullor – n, në trajtën e pashquar të emrit; tingulli sufiksal – i, përcakton trajtën e shquar të emrit – feni dhe sufiksalet – ks, janë prapashtesë amorfe e artikullimit artistik të emrit – feniks-i.

Fjala shqipe – fe (fee), formoi edhe disa kompozita shqipe dhe i.e. e gjenerale të sotme, sikurse janë, në shqipen emërtimi – fejesë, fejesa, fejesat (lidhja zakonore juridike e dy të rinjve si shkallë e parë para martesës), ku kjo formë lidhjeje fejese, lidhet linguistikisht me emrin – fe, si kuptim i besimit të njeriut në njeriun (mashkull-femër), si forcim i lidhjes paramartesore, si formë betimi publik i lidhjes së dy njerëzve për të krijuar familjen.

Kurse, në Linguistikën Gjenerale, fjala – fe, illirishte, formoi kompozita të ndryshme politike sikurse janë: federatë, federata, federativ-e, federalist, federalizëm, federializim etj., të cilat lidhen me kuptimin e besimit të popullit në një njësi politike, ushtarake të pushtetit shtetëror, që ushtrohet mbi popullin e shtetin, si pushtet, që ushtrohet mbi shtetin e popullin në planin politik dhe ushtarak.

Fjala – fe, formoi edhe antroponome shqipe sikurse janë: Fetah, me kuptimin asnjanës – as as, sikurse janë shprehjet shqipe: mbete fetah, / ka mbetë fetah (as me ne, as me ata), / Fetije, Fehmi, Fehim, Fetë-a, Fetajt etj., ku shpjegimi i këtyre emrave është në illirishten e lashtë (paraarabishte), nga Thotishtja fenikase, sikurse edhe janë emërtimet e lashte shqipe: ferk-u (ferku i dritës), agu, filli i ditës – ferkëm (gjurmë), ferkemi (gjurma), ferkëmët (gjurmat), si formë të besuarit të njeriut në atë që ka parakaluar rrugës, baltës, borës etj.
Fjala shqipe-illirishte – fe, formoi edhe kompozitat në vijim, sikurse janë: Fe (simboli kimik për hekurin), ferr (dënimi pas vdekjes), febrifugë, febrike (kundër etheve), që nuk është fjalë latine (lat. Febris=vë në ikje, dëbon), - poashtu fjala - fedeizëm (fedeizmi) – që gabimisht shpjegohet nga fjala latine – fides (lat. Fides=besim), kur kjo është fjalë shqipe – fe=besim. Gjithashtu, fjala shqipe – fe, formoi kompozitat tjera: fejton, femën, feminist, fener-i, fenol-i, femorocellë-a, feldspat, feldmarshall, fenomen-i, fenomenal-e, fenologji-a, fenomonalist-i, fellah ( i dalun feje), dafeja, authodafeja, fenomenologji-a, ferexhe (mbulesë femrash fetare), fermanli, ferment-i, fermë-a, fermer, fermium, fes, festë, festa, festiv-e, manifest-i, festival-i-e-et, fetish, fetishizëm, fetishizmi, fetishozohet, fetishozoj, feud, feudal, feudalizëm, feudalizmi, feudalo-borgjez, Febe (sateliti i nëntë i Saturnit, i zbuluar më 1898, nga Pikeringu) etj. Të gjitha këto kompozita gjenerale janë të formuara nga rrënja e emrit shqip-illirisht – fe (fee, me zanoren e theksuar - e), të cilat lidhen me një formë besimi të njeriut në logjikën e tij projekturale, lidhur me një formë fenomeni historik, kulturologjik, ideor, historiografik, politiko-shoqëror, ushtarak, linguistik, letraro-artistik, shkencor etj.

Ethymologjia e emrit – tragjedia. - Fjala – tragjedia, e cila derisot është kuptuar me ethymologji nga greqishtja e lashtë (greq. Tragos=sjap, cjapi dhe logos=fjalë, nga kompozita – tragjediolog-u), ku na del kuptimi qesharak i shprehjes – fjala mbi cjapin, nuk është përcaktim linguistik i duhur, mbase, kompozita – tragedia, e ka fillesën illirishte-shqipe të vjetër, shumë të njohur – trag, tragu, si formë hulumtimi të një ndodhie, a ngjarje tragjike, vepre penale juridike etj., që është kuptimi i njohjes së burimit të ngjarjes së dhëmbshme (tragjike), si kuptim i gjurmimit të tragut të tragedisë (tragjedisë). Fjala shqipe – trag-u, si gjurmim i ngjarjes tronditëse njerëzore, është tragu i ngjarjes, në kuptimin ndjekja e tragut të ngjarjes tragjike, tragu i rrjedhës dramatike të një ngjarjeje historiko-shoqërore, letraro-artistike etj., me kuptimin me i ra në trag (gjurmë), ngjarjes trishtuese, në rrjedhën ideo-artistike, letraro-shkencore dramatike, gjatë zhvillimit të saj, në theatër, nga fuqia shprehëse e dramaturgut (tragjediografit), ku me aqë mjeshtëri artistike e shkencore e paraqet atë ngjarje trishtuese në skenë! Edhepse, jeta e veprës dramatike është theatri (skena theatrale), kjo nuk është faza e fundit e rrjedhës së ngjarjes, por një vazhdimësi e tragut të rrjedhës së ngjsarjes trishtuese, të paraqitur në mënyrë fenomenale nga authori – dhe njohja e tragut tragjik të ndodhive të njeriut e shoqërisë, nga brezat e ardhshëm, që mos të përsëriten mëtutje...
Vet fjala illirishte – trag (tragu i cjapit, si kafshë e shpejtë, për tu gjetur shkrepave e në natyrë, formoi edhe fjalën greke – tragos=cjap-i. Kështuqë, kompozita – tragedia (tragjedia), nuk ka fare të bëjë linguistikisht as logjikisht me fjalën – cjap-i, por me tragun tragjik të tragjedisë, njohjen e gjurmëve të ngjarjes rrënqethëse trishtuese.
Fjala shqipe – trag, si kuptim – gjurmë, gjurmim i diçkafes, hulumtim ndodhie a ngjarjeje tragjike të njeriut, është një formë ndjekjeje, (ndjeke tragun e ngjarjes), duke e pasqzruar në vargje e prozë, apo edhe me mimikë (gjeste – Elektra), nga poeti, krijuesi i veprës artistike, duke na lënë një trag ndodhie trishtuese në ballë të njerëzimit nëpër kohëra, si fuqi krijuese shprehëse e dramaturgut.
Fjala shqipe – trag – është kuptimi refleksiv psokologjik i gjallesës, kur i bie në trag, gjurmë diçkafes që e ndjekë, që e kemi në shumë shprehje shqie të vjetra: ah, i ke ra në trag, / po e ndjekë në trag, / ndjeke për tragu, se e merr vesh punën, / ndjekja tragun punës, / qetash i ka ra në trag, / jo, se ia ka hupë tragun, / nuk mundet me e gjetë pa trag, / po i rave n’trag, / ec e bjeri n’trag, / bjeri n’trag n’mujsh etj.
Në kuptimin theatral të ndjekjes së tragjedisë në skenë, shihet vet tragu i ngjarjes përmes lojës së aktorëve, si mjeshtëri artistike e authorit, që e ka fshehur me figura stilistike vet kompozicionin e ngjarjes, për të mos u hetuar direkt nga regjimi i kohës, ku shprehen dobësi pushtetare e shoqërore hermetikisht, deri në aktin e kulminacionit të tragjedisë, si një ngjarje tragjike trishtuese, rrënqethëse. Tragu tragjik përciellet me vëmendje të madhe nga shikuesi (lexuesi), i cili mëson për vlerën letraro-artistike, historiko-shoqërore, ideo-politike të veprës tragjike.
Tragu i aktit të veprimit të njeriut të zhgënjyer (në afekt psikologjik), për të bërë një akt heroik, apo kriminal, - akt shpëtimi, apo hakmarrjeje, - akt human, apo hipokrit – është i fshehur nën petkun artistik të fjalës dhe pamjes figurative të aktorit dhe ai akti i aktorit, si përsonifikim i përgjithësuar, bie si trag tragjik në rrjedhën e përsëritjes së ngjarjes si veti pozitive apo negative e njeriut të kohës.
Tragu tragjik i mgjarjes trishtuese mbetet tragim, gjurmin, hulumtim për brezat e gjeneratat e ardhshme, si dhe të historisë në përgjithësi, si histori e përsëritur.
Fjala – trag, në shqipen është kuptimi – me i ra në fije punës, rrjedhës së ngjarjes, me ia gjetë fijen (tragun) fshehtësisë së ngjarjes, me i ra në trag, gjurmë.

Tragu është gjurma, shënja e këmbës (dorës), në formë gati të padukshme dhe të paspjegueshme të gjurmimit të një ngjarjeje tragjike.


Ethymologjia e fjalës – traditë (tradita). – Fjala – traditë (tradition), si veti suplementare e kulturës së një popullit, drejtuar mbi të drejtën zakonore-juridike të kombit, ethymologjinë e vet e ka në shprehjen shqipe – t’+ rodit, të rodit, të sojit të njeriut, ajo veti, shprehi, gjest, zakon që një popull e ka me shënjë historike, historiografike, filozofike, gjenetike, gjenealogjike etj.
Kompozita – Traditë, formohet nga nyja e parme shqipe – të (t’) dhe fjalës shqipe – rod, rodi, soji – rodit – me shpjegimin shqip – të rodit – t’rodit = trodit(ë), troditë, trodita = tradita (tradition), ku kemi vetëm dallimin e zanores illirishte – o=a, që e formon kompozitën i.e. e PIE dhe Gjenerale – tradicion, tradition, traditional etj., e cila formoi kompozitat tjera: traditë, tradicion, tradicional-e, me traditë, tradita etj.
Fjala shqipe-illirishte – rod-i, e cila formoi në shllavishtet emërtimin për fjalën – popull (narod) dhe njohjen tradicionale të vetive e zakoneve të njeriut, të kombeve (popujve), sipas fonetikës historike – diftongu – ro, ështësi kuptim – rrojtje, jetë, gjallim, ku formoi disa kompozita i.e., përmes nyjes së parme shqipe të lashtë – t’ (të), si dhe me ndryshimin e tingullit fundor – d=p, formoi fjalën – trop (trup), si dhe fjalën – trojë, troje, ku nga fillesa i.e., - an (an+trop), u formua emërtimi shkencor për njeriun – antrop dhe sipas greqishtes me sufiksin e saj – os, rrodhi edhe fjala greke – antropos=njeriu, me kuptimin shqip – ai i trollit, tropi, trupi në troll, njeriu në troll dhe jo më ai i malit (si egërsirë), animal – ani+mal, si ani i malit, gjallesa zoologjike e anit të malit, që lindet, jeton dhe vdes në mal – i malit – animali. Ku kjo fjalë shqipe e lashtë – mal, mali, formoi shumë kompozita i.e., si: animal-e, anomal, anomalia, anomalitë etj.
Pra, shprehja shqipe me kuptimin – t’rodit (të rodit), formoi kompozitën – troditë-traditë – tradition, tradicionale, si formë tradicionale e kulturës së njeriut.


Ethymologjia e fjalës – autoktonia. - Kompozita – autoktonia, si kuptim i qëndrueshmërisë gjenetike e gjenealogjike të njeriut e popullit vendas në një territor të përhershëm gjenealogjik – është një formë e shprehjes shqipe të vjetër – u^*(n)-To^k(ë)-to^n(ë), u^ + to^k + to^n, e cila shpjegohet përmes vetorit të lashtë të shqipes (illirishtes së re) unë, me vetëm një tingull hundor nazal të zanores – U^ (Unë), emrit shqip – tok(ë), toka dhe pronorit të shqipes – ton(ë), tonë, tonat – që kuptohet shprehja shqipe e sotme – unë n’tokë tonë, si njeriu në tokën e vet dembabadem (Adem baba Adem, sipas logjikës gjenealogjike për të Parin e Njeriut), si njeri i gjithmonshëm, i përhershëm në atë tokë, vend, si vendas i gjithmonshëm historikisht.
Vetori i shqipes, si trajtë e shkurtë e përemrit – u^ (hundore), është një nga format më të lashta linguistike, që lidhet me gjuhën e parë të njeriut – pellgasishten (kuniformin), të cilin e kemi në shumë shprehje shqipe: u^ jam k’tu zoshpie, / u^ jam k’tu dembabadem, / t’kam tho^ u^ moti ty, / u^ ta gjo^j(ë) çaren, / u^ ia dij atij hujin, / u^ jom n’tokë tonë etj. Ku kjo trajtë e shkurtë përemrore flitet edhe sot nga shqipja e folur e popullit shqiptar.
Ndërsa, si formim i kompozitës i.e. e gjenerale – autokton-i-a, përbëhet nga fillesa – a, i.e., ashtu sikur për shumë kompozita tjera të ngjashme me fillesë të njejtë – trajtës së shkurtë të vetorit të shqipes së vjetër – u^ (hundore) – emrit shqip – tok (tokë, toka) dhe pronorit të shqipes – ton (tonë, tonat, tonët – n’tokë tonë, si kuptim i tragjigimisë së njeriut si vendas i gjithmonshëm në tokë të tij.
Kompozita – autokton, me sufiksin – i (autoktoni), në trajtën e pashquar të emrit dhe me sufiksin – a (autoktonia), në tajtën e shquar të emrt - formoi disa forma linguistike i.e., sikurse janë: autoktone, autoktonizmi, autoktonizimi, autoktonik, autoktonike etj...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:22
Nuk e di sa te sigurte jemi qe turko-arabet kane 100% fjalor te paster por qefin eshte edhe ne shqip me nje fjale te perafert " kofin ".Perdoret shume ne Shqiperin e lindjes si ne Permet,Skrapar,Korce,Erseke e mbase dhe me gjere.
Nje fjale popullore thote " si kofini pas te vjelit ".
Por egziston edhe ne gjuhet gjermanike si anglisht,gjermanisht dhe Hollandisht si "Coffer (ang) dhe (koffer(ger)",pra e njejta fjale si ne Turqisht asntu edhe ne shqip ,anglisht dhe gjermaniket.
Tani pyetja eshte qe eshte Turqishtja me e vjeter se shqipja apo anasjelltas /pf/images/graemlins/wink.gif

Personalisht mendoj qe nga Turqishtja ka ngelur e paster te pakten si shqiptim fjala qefin por jo fjala "kofin" nga eshte po ashtu e njejta fjale ne gjuhet gjermanike.
Mire ne le te themi qe na e trasheguan Turqit ,po Gjermanikeve Turqit ua trasheguan!?
Dihet shume mire qe Shqipja ka lene mbresa te theksuara ne gjuhet Gjermanike dhe jo anadollishtja.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:23
Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Gjuha20e20homerit
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:28
Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Dsc06963001
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:29
Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Dsc06964001
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:30
Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Dsc06965001
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:31
Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Dsc06966001
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 19:32
Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Dsc06967001
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 20:05
____________________


Vampir=Perfundimi shum i thjeshte vampiri me Dhembe te gjate dhe pin Gjakun. DHAM-PIRI

Fjala Ditar
Italisht Diario
Anglisht Diary
Mos ta zgjas rrenjet duket qe jane te perbashketa. Ditari eshte gje qe shkruhet dite per dite. Ditar.

Fjala Siperfaqe
Italisht superfice
Anglisht surface
ne frengjisht kemi SURFACE = SUR (siper) FACE (faqe).
Duket qarte nga eshte mare fjala. dhe ne shqip e ka kuptimin e plote siper nje faqeje. Ndersa super ne italisht eshte me teper nje mbiemer mates superlativ. biles mund te krijohet dhe ideja qe super e ka rrenjen ne siper. Kurse fice asgje me shume se 4 germa njeheresh.

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 20:05
Ilir Aristidhi ka botuar 2 libra:"Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve" dhe "Gjuha e perendive".
Ne greqi libri i pare eshte ribotuar 9 here por zor se mund ta gjesh,vecse po te kesh lidhje shume te ngushta /pf/images/graemlins/wink.gif
Ndersa ne shqiperi jane te perkthyer qe te dy librat dhe mund ti gjesh pothuaj ne cdo librari.
Porosit ndonje njeriun tend ne Tirane dhe do ti kesh patjeter.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 20:07
ETHYMOLOGJIA E FJALËS – KUNIFORM


Shkrimi me shkrola në formë kuni – kuniform (Cuneiform).

Kompozita – Kuniform (Cuneiform), me të cilën sipas të dhënave shkencore linguistike të derisotme, nënkuptojmë gjuhën e parë të Antikuitetit, si gjuha kunoforme (Cuneiform Language), shkrimi kuniform (Cuneiform script), - mund të spjegohet përmes shqipes së vjetër, apo Illirishtes së re – që ethymologjikisht ndahet në dy pjesë fonomorfologjike – kuni + form = kuniform – me kuptimin, formë kuni – shkronja në formë kuni.
Pjesa e parë si fjalë e parë e kompozitës – kuni – ka kuptimin e një cope druri, shkopi të drunit, apo metalik, pikërisht në formë lapsi, i mprehur në maje ndërsa, pjesa e dytë e kompozitës në fjalë – form, fo^rm – është kuptimi i fjalës i.e. – formë-a.

Përderisa shqipja është bija e drejtpërdrejtë e illirishtes dhe illirishtja si bija e pellgasishtes, nuk e shohim një kuriozitet botëror (anipse për disa vërtet është çudi, duke mos e njohur Fonetikën dhe Morfologjinë Historike Shqipe) – vet Shqipja është gjuha e drejtpërdrejtë illiro-pellgazgjike dhe ka fuqi spjegimi të jashtëzakonshëm të gjuhës së parë të njeriut.
Pra, kompozita – kuniform – është kuptimi direkt sipas konceptit natyror origjinal shqip pa asnjë ndërhyrje analitike e semantike fono-morfologjike, për ta dëshifruar në bazë të origjinës së tingujve, apo rrokjeve, si rrënje fjalesh – por, shprehje direkte – kuniform – formë kuni – shkrimi në formë kuni, germat në trajtë kuni, shkrolat e para në formë kuni dhe gjuha kuniforme (Cuneiform Language).

Fjala – kuni – në gjuhën shqipe është emër sendi, emër konkret, trajta e shquar, numri njajës, shkalla emnore (nominativi), emër i përgjithshëm, që në trajta dialektore të shqipes, theksohet si fjalë: kuni, (kuji, kunji, kunxhi), me theks hundor, të zanores – *u^- gege-toske dhe në numrin shumës thohet: kuna, (kuja, kunja, kunxha), si fjalë dialektore.


Kuni si formë germe dhe kuni si mjet shkrimi, që shprehë vetveten emërtuese historiko-linguistike. – Shënjat mbetën Shënjëtore të Shënjta, që formuan abece të reja.

Kuni u përdor në fillim si mjet i shkrimit të germës (shkrolës), e tëvona si vet forma e germës - ashtu sikurse edhe sot – lapsi, i cili ku^ me kun (kui) shkruan, kuni shkruan kunin e duke shkruar kunin – shkruan shkronjen.
Në fëmijërinë e gjuhës së njeriut, u shkrua në pllaka argjilli, në pllaka bote, të teruna apo të pjekura në diell e zjarr, e deri tek kuni i gurit (epoka e gurit), për të shkruar në pllaka më të forta materiale sesa argjilli – dhe deri tek kuni i hekurtë (epoka e bronzit, e hekurit, dhe e metaleve). Përmes gëdhendjes me daltë, apo me pykë metalike (që e menduan jorealisht, pykën si prejardhje linguistike e fjalës – kuni) - për të shkruar në pllaka druri, guri, bronzi, alumini, plumbi, zingu, në materiale të forta, në pjesë arkitekturale, mbishkrime varresh (epitafe), epigrame në piramida, sfinga, në ballina kështjellash të lashta, në faltore perëndishë, në shkëmbinj symbolik, në monumente, në vegla pune, në armë, shpata, në shkopinj mbajtës (krruta pleqësh për mbajtje) – dokmente deri në kohën e sotme këto - qe nga ballinat e shpellave të gurta e deri tek objektet arkitekturale të epokave në zhvillim të diturisë dhe kulturës të njeriut.

Epet e lashta – Enuma elish, Gilgameshi, Illiadha, Odhisea, Eneida etj., veprat e authorëve shumë të hershëm janë shkrua me shkrim kuniform, në pllaka guri, shkëmbinj etj., deri me zbulimin e papirusit – dhe me gjetjen e grafiteve e ngjyrnave, për të shkruar në lëkura të terura kafshësh dhe deri me përpunimin e letrës, shkrimi në letër.

Në gjuhën shqipe – fjala – kuni, thohet nëpërmjet të shprehjeve të vjetra: i drunit, kuni i hekrit, kuni i kerrit, kuni i zgjedhës së kerrit, kuni i derës së shtëpisë, dhomës, kuni i grabujës, kuni i pllugut etj., si në vegla pune edhe deri tek kuni ato më të voglat, në armë e mjete tjera.

Në bazë të fjalës – kuni, si mjet shkrimi të gjuhës së parë, morën edhe shkrolat (shkronjat), germat e gjuhës, emërtimin – germat kuniforme, alfabeti kuniform, shkrimi kuniform dhe gjuha kuniforme.
Tash, se sa ka lidhje Shqipja ballkanike me gjuhën e parë Kuniform, kur mund ta spjegojë vet emërtimin në fjalë, si lidhje ethymologjike direkte me atë gjuhë të parë të njeriut – mbetet të shqyrtohet në dispozitiv të studimeve analitiko-sintetike dhe semantike.


KUNI E PYKA

Kuni e Pyka. – Pyka mund të jetë mjet shkrimi, por jo formë shkronje.
Sipas studime shkencore të derisotme, për ethymologjinë e emrit – kuniform – kemi prononcimin sikur kjo fjalë po u spjegojka me gjuhën latine me këtë spjegim – kyooniform = pykë (ang. Wedge-shaped) pra, nga fjala latine – pykë-a, – lat. Cuneus=pykë dhe nga fjala – form (fo^rm) – me të cilën shprehje kuptohet - germa në formë pyke. Ky është një përcaktim shkencor, i vetmi derisot, për shkrolën kuniforme, sipas rezultateve të Enciklopedisë botërore, për Kuniformin (Cuneiform skript).

Tash, fjala – pykë latine, në shqipen ka kuptimin e një cope druri shpatuke (shaped, ang), të shkurtë, në njerën anë të mprehur, e mprehtë si teh shpatuk jo formë majeje – e cila me përceptimin vizual duket në profil – pyka e drurit, pyka e hekurit etj. Pyka nevojitet për çamjen e drunjve, landëve të trasha (duke e filluar çamjen me sopatë sëpari, e tëvona për tu çarë drejtë, futet pyka në vend sopate dhe rrahet fort, duke e çarë drejtë trupin e drunit, landës).
Pyka dallon nga kuni përkah forma e saj si një copë druni e gdhendur në formë shpatuke e mprehtë në maje, që mund të komentohet edhe si një formë dalte, dalta – ndërsa kuni është adekuat forma e lapsit, një copë shkop druni apo metalik, pikërisht që i përgjigjet shkrimit kuniform, apo shkrolës në formë kuni, ashtu sikur edhe tregon vet pamja e atyre shkronjave të lashta kuniforme. Tash, mbetet të vërtetohet a ishte ai shkrim pykaform (në bazë të emrit pyka), apo kuniform, në bazë të emrit – kuni, që spjegohet përmes shqipes.
Historiku Kuniform. –

Sipas enciklopedisë së sotme, gjuha kuniforme me sistem shkrimi u zhvillua para dekadës së fundit të milleniusit IV p.e.r. në luginat e brigjët e lumenjve: Tigër dhe Eufrat, përkatësisht nga Sumerianët. Karakteret e shkronjave konsistojnë me gëdhëndjen e tyre në pllaka të pjekura të keramikës. Por, duhet të theksohet a priori, se Historia e shkrimit shtrihet paralel me hieroglifet e hershme egjyptiane rreth Nillit, me alfabet dhe shkrim gjuhe.
Shkrimi babillonas dhe asyras përdorej në numër të madh 300 – 600 të përgjithësimit të symboleve kuniforme, për fjalët dhe syllabët, që disa janë vizatuar origjinalisht, si përgjegjëse të sakta të emërtimit me kuptim natyror.
Tingujt e thjeshtë dhe rrokjet e shkurta si diftongje të shkrimit kuniform, janë përdorë edhe jasht Mesopotamisë së lashtë, tek pellgazët tjerë, illirët e dardhanët, në Elam, tek Hititët, Frigët dhe në gjuhët anatoliane, si gjuhë illiro-pellgazgjike, mbase, vet ata popuj: mesopotamezët, babillonasit, asyrët, akadianët, hititët, frigët, egjyptianët, hindianët, kinezët etj., ishin popuj pellgazgjik, të cilët jetonin rreth pellgjeve të Nillit, Tigrit, Eufratit, Hindit, Jancengiangut, Hoangohosë, Egjeut etj. Kështuqë, shkrimi kuniform u shtrij në përmasa botërore të kohës.
Mendojmë, se pikërisht ai shkrim kuniform, ishte vet shkrimi dhe gjuha e pellgazëve të stërlashtë, që u përhap në popujt mesdhetarë, hindian, tirrean, egjean e deri në pellgjet adriatike, kaspike etj.

Shkrimi i shkrolave kuniforme pellgazgjike, u bë model mbështetjeje për të gjitha abecetë, në gjuhët e mëvonshme indo-europiane dhe se këto gjuhë i.e. janë formuar në bazë të gjuhës kuniforme të shkruar – shkronjat e sotme të alfabeteve i.e. në formë kuni.

Është interesant se enciklopedia e sotme nuk e përcakton konkretisht, popullin pellgaz, atë paraardhësin illirian, për tu konkretizuar gjuha pellgaze, por na mbeten disi të ndara këto dy emërtime: pellgaz (pellazg) dhe illirë. Poashtu, nuk përcaktohet kjartë forma në besimin e popujve pellgazgjik, ku nga politheizmi i feve pagane, kalohet në monotheizëm – besimi në një zot – besimi në Hillin e Dritës, si zot i jetës mbi tokë, Krijues i gjallesave, që ishte besimi hillirian – illiro-pellgazgjik. Sot botërisht, ka mbetur mythi mbi zotin Dielli, dita e pushimit për hirë të diellit, dita e fundit të javës – E diella – dita e pushimit në pjesën më të madhe të botës. Kjo botë kremton çdo fundjave ditën e hillit të dritës – diellit, ashtu sikurse E Dilla ishte dita e pushimit illirian.

Cili ishte populli i parë pellgazgjik, që zbuloi gjuhën kuniforme, apo ishte një gjuhë që nuk dihet saktësisht, ku u formua sëpari dhe se cili është Krijuesi i afabetit kuniform të gjuhës së parë edhe cili ishte vet populli i parë i pellgut të ujit?

Kuniformi pellgazgjik. -
Mbase, gjuha kuniforme lidhet me popujt pellgazgjik dhe kuniformi është gjuhë pellgaze - Pellgasishtja, mund të konkludojmë se është Rrënja kryesore e Bimës së Linguistikës Gjenerale - po marrim disa variante historike, tek pellgazët e Tigrit, Eufratit, Nillit, Hindit, Jancengiangut, Hoangohosë, Mesdheut, Egjeut, Adriatkut, Kaspikut etj.
Në bazë të të dhënave shkencore të derisotme është konkluduar se populli i parë i botës është populli pellgaz, si populli i pellgut të ujit, por nuk është precizuar përcaktimi i atij populli, ku u lind sëpari, në cilin pellg uji, a u lind njeriu në tokë, apo sipas disa hipothezave të theoricientëve e theorive shkencore të sotme, a mos erdhi nga ndonjë yll tjetër nga Gjithësia. Kjo është diathezë shkencore lidhur me përcaktimin e prejardhjes së njeriut mbi tokë. Por, nëse bazohemi në theorinë shkencore, se njeriu u lind në tokë, si proces evolutiv i evolucionit natyror të krijimit të tij, atëbotë, popull pellgaz kishte rreth luginave të lumenjve të hershëm tropikal: Nill, Tigër, Eufrat, Hind, rreth pellgut mediterran, egjean, adriatik, kaspik etj. Se në cilin pellg u krijuan pellgazët dhe cili është pellgu i parë pellgazgjik, sot ekzistojnë disa theori shkencore, duke tërhejkur më shumë vëmendje, secila kah vetvetja dhe lashtësia e vetvetes, të disa popujve të antikuitetit. Edhepse është krijuar një bazament shkencor botëror gjeneral, se pellgazët janë ata të luginave të Tigrit dhe Eufratit mesopotamez - përsëri lindet gjykimi: po cili është ai populli i parë pellgazgjik? A është ai rreth Nillit, apo rreth Tigrit dhe Eufratit, Hindit, Jancengianut, Hoangohosë, apo rreth pellgut mediterran dhe egjean. Historia e vjetër na jep argumente të ndryshme, të etapave parahistorike, protohistorike, koha e gurit, bronzit, hekurit etj.



ALFABETI KUNIFORM ISHTE ALFABETI PELLGAZGJIK

A ishte vërtet, gjuha kuniforme, si gjuhë pellgazgjike e formuar në Afrikë – apo erdhi si gjuhë kuniforme e gatshme dhe u shpërnda, apo ishte – gjuha e shkrimi i atllantëve të stërlashtë illirian – abeceja e Atllantishtes – Illirishtes pellgazgjike e përhapur në popujt tjerë pellgazgjik afriko-azio-europian?
Cila gjuhë mbizotëroi në botën e lashtë – Atllantishtja e atllantëve, Pellgasishtja, si SPIKJA SKIPE, e cila duhet të ketë qenë si Gjuha e Natyrës për Atbotën e Lashtë.
– Dhe bota perëndimore duhet të ketë qenë përsëritje në periudhat historike, si më e zhvilluar disa herë, që i ofroi Lindjes - Gjuhën e Zotit – pas Përmbytjes së Madhe!
– – Kur ekzistojnë dy fjalë të lashta – kuni e kina, që e lidhin botën linguistike !?
– A duhet të jenë Kuniformi - gjuhë e Parë botërore, Kuni që formoi Kinën Linguistike, Kuniformi që formoi Kinezishten e Lashtë?
– A duhet të jetë gjuha kuniforme, Skipja e Parë, gjuha pellgaze – gjuha e llandit të atit, vandit – vendit të atit – Atvandit-Atllandit – gjuha atllantike e vendit të etërve – Atllantishtja?
- Pse merret si profet i parë Nuhi (Noa) dhe poaty fillon Feja me Fenikët (Fenikasit), që vet ky emër spjegohet me shqipen Feja=Fenik-e dhe shpikja (lexo:spikja skipe) e alfabetit të parë, fillon me fenikasit, sipas të arriturave të dersotme shkencore!
- Fenikasit ishin popull pellgazgjik.

Kuniformi para Përmbytjes së Botës. -
Mendojmë se Përmbytja e Botës ka ndikuar në çthurjen e Historisë, apo në këputjen e hallkave historike, duke menduar në një Botë të Re, e deri në çthurjet historike nga luftërat, fatkeqësitë natyrore, shfarosjet masive nga sëmundjet gjenerale etj.
Mirëpo, Përmbytja e Atllantidës, e cila sipas fakteve historike u bë tash e 12 mijë vjet më parë – u formua Oqeani Atllantik mbi një botë njerëzore të atllantëve, mbi gjuhën, kulturën dhe historiografinë e Atllantidës dhe u shplua nga uji Toka Europiane (u shplua Europa nga uji dhe u mbulua Allantida). – Ai grup njerëzish nga uji atllantik, që shpëtuan nga Përmbytja e Madhe siç thirret sot, me shpëtimtarin Nuhin – N’ujin – Noa, që në shqipen është antroponomi – Ndu^- Ndue-Ndua – Ndou i Shënjtë – ai grup njerëzish atllantësh, erdhi e doli në brigjet e Afrikës Perëndimore dhe u vendos rreth luginës së Nillit (Egjypti i sotëm). Pra, shpëtoi një grup njerëzish nga Atllantida e përmbytur n’ujë dhe e vazhdoi e përcielli gjuhën dhe kulturën e atllantëve të stërlashtë, në Tokën më të Afërt - sëpari në Afrikë dhe me përhapjet e atllantëve në Azi dhe Europë, u formuan si popull pellgaz hillirian në këtë rrafsh trekontinental.
Me siguri, ai grupi i njerëzve të atllantëve me Shpëtimtarin Nuji (Nuhi, Noa) rreth brigjeve të luginës së Nillit, gjetën edhe popuj tjerë pellgazgjik të kohës – apo edhe mbretëri të lashta tjera, që na dokumentojnë të dhënat fetare: Profeti Nuji i atllantëve, Profeti – Hibrahim, me bijtë e tij, Issaku (Israeli i sotëm) dhe Ismaili (Egjypti i sotëm), ku para formimit të Israelit dhe Egjyptit, kishin gjuhën e kulturën e lashtë dhe besimin monotheist – Besimi në zotin Dielli (që për hellenët ballkanik, e për grekët si hellenik që e mendojnë vetveten e tyre, ishte periudhë kohore shumë e vonë për ta, në kahasim me atë periudhë të lashtë, pellgaze dhe atllantike). Mendojmë, se pikërisht atllantët e shpëtuar me Nujin, nga Përmbytja e Madhe, kur iu ofruan brigjeve të tokës, nga gëzimi që gjetën shpëtim në një tokë të re, rrodhi thirrja e tyre – toka afër, i afrohemi tokës, Afrimi në Tokë - Afrimi e emërtuan vet toponomin kontinental – Afrim -Afria - Afrikë – Afrika me ethymologji shqipe-illire, nga fjala – afrim, si ndajfolje shqipe - afër – si emër afri - afria – afrikë – si kuptim i afrimit të atllantëve me popujt afriko-azio-europian – Afria – Afrika.

Përcaktimi i emrit – Nil. – Hidronomi - Nil, Nili që thirret jeta afriane, në luginën rreth brigjeve të të cilit, jetuan pellgazët e parë(?) dhe formuan një nga alfabetet e para, si gjuhë illiro-pellgazgjike, a spikje skipe thotishte – ky emër fonetikisht përbëhet nga tre tinguj: N+i+LL = NiLL, që në shqipen e vjetër theksohet, me tingullin e tretë (të fundit) – LL ashtu sikurse theksohet edhe nga gjuhët sllave e latine.
Kuptimi ethymologjik i emrit – Nill, mendojmë se është me spjegim shqip, i cili lidhet me fjalën e lashtë – nill – nyll-nylli, që nënkuptohet si emërtim i nillit, nyllit – lymit të lumit, me brigje të nyllavta, me nyll – ku nga alternomi i lashtë pellgazgjik – nill, nilli, me ndryshimin fonetik të tingullit – i, në – y, rrodhi emri – nyll – nylli, në shqipen e vjetër. Lidhur me këtë fjalë në shqipen e vjetër kemi shumë shprehje të lashta sikurse janë në gjuhën e folur, si shprehje satirike: çka je nyllavë ashtu (me kuptimin: çka je mbyllë në vetvete e po rrin drujshëm) / tek je ba^ krejt nyll (me kuptimin: tek je bërë pa la, pa pastruar), / tu paska bërë jaka e këmishës tërë nyll (me kuptimin: tu paska bërë këmisha pa larë, pa pastruar fare), / e paske qafën plot nyll (tu ka bërë qafa pa pastruar), / nyllan – i papastruar fare, / teshat nyll – të palara, / duart nyll – duart e palara etj.

Kuptimi i fjalës – nyll, është ai i fjalës së hershme skipe – nill, që do të thotë, lim-lym lumi (lim lumi – llim lumi, limi i lumit, lymi i lumit, me një theksim të veçantë hundor të zanors – i, y dhe në bazë të kësa fjale – nill, nyll, si lumë plot nill-nyll, u përcaktua edhe vet emri i lumit – Nill, Nilli – si hidronom.
Kuni e Kina. –
Këto dy fjalë të lashta – kuni e kina, janë sikur të afërta fonomorfologjikisht ashtu sikur të jenë formuar nga një gjuhë e parë.


Origjina e tingujve të fjalës – kun-i. -
Fjala kuni – e cila në zbërthim fonetik, nga rrënja e saj, na rrjedhë nga tre tinguj – k+u+n=kun – k*-u^- n, ndërsa nga po kjo rrënje, na vie filli i vet fjalës nga diftongu – ku^ tingulli – k – dhe zanorja hundore gege-shqipe – u^ - me përcaktimin e rrënjes si rrokje – kun – përmes tingullit – n – na jep trajtën e pashquar të emrit dhe i ka dy domethënie shqipe në alternativë logjike e semantike, nga diftongu – ku^, si domethënie e kërkimit, hulumtinmit, gjetjes së vendit edhe si emërtim i shqipes së vjetër – (një) ku^, por gjithashtu edhe si formë lidhëze shqipe (ku, që, i,e,cili-cila), e që përkufizon fjalën e parë të kompozites – kuniform – dhe përmes sufiksit apo zanores – i – formon trajtën e shquar të emrit – kuni.

Rrënja apo rrokja – kun – në bazë të origjinës së tingujve, për tu kuptuar drejtë, vie nga diftongu – ku^ (kuu) me fonetikën gjenetike, rrjedh nga dy tinguj – k + u – si diftong – ku^ dhe tingulli – n, si përcaktues sufiksal fonetik i emrit. Tingulli – k – ka kuptimin e ecjës, kalimit të kohës, ecurisë kalimtare – që në shqipen formoi fjalën – kalë-kali vertikalisht në pozitë vertikale (kali me këmbë), si shprehje semantike lidhur me emrin shqip, ku në bazë të ecjes së njeriut, si proces fizik, në bazë të rrjedhës kronologjike të kohës, kroni i kohës, rrodhi emërtimi – këmbë-a, që në illirishte ishte – ko^m(ë) - ko^ma me zanoren – o hundore, që në shqipen e sotme dialektore është – ka^m(b)a, gege dhe këm(b)a, toske.
Kjo rrënje fjale e lashtë gege-shqipe – ko^m(ë), ko^ma – formoi ecurinë e emërtimit të një rrënje fjale i.e. të lashtë – com, (kom) në të cilën hetohet kuptimi i ofrimit të njerëzve duke ecur, në kuptimin e fjalës eja, ko^m - për tu bashkuar në një grup dhe për të formuar një bashkësi-bashki – komunitet, kur kominiteti komunikon. Lidhur me këtë fjalë shqipe të vjetër – komë (ko^m(ë), me theks të zgjatur të zanores – o, si hundore, kemi shprehjet shqipe: erda kom(ë) (me kuptimin: eca këmbë e jo me mjete udhëtimi), / shkova kom(ë) (shkova këmbë), / shkova kom(ë) e erdha kom(ë) vojetardhë,(shkuamje-ardhje, vajtje e ardhje), vojtet’ardhë kom(ë), / jam lodhë gjith ditën n’kom(ë), / mbeti nusja n’kom(ë) – pa u ulë, / çka po rrin n’kom(ë) e s’po uesh dikund? Etj.
Kjo fjalë – ko^m(ë), com-comme ( kambë, gege-këmbë, toske shqipe) është rrjedhë illirishte në gjuhët indo-europiane, prej të cilës rrodhen shumë fjalë e fjalëformime (kompozita i.e.) commune – (me kuptimin shqip – ko^më *-une – me ecë (ko^më) te unë, si ofrim i njerëzve në bashkësi, komunë, qe nga ato të parat komunitete e deri tek këto të sotmet – komunitetet që komunikojnë. Poashtu nga kjo fjalë shqipe-illire rrodhen fjalët e fjalëformimet i.e. komunë-a, commune, komunikim, komunikacion, komitet, komunizëm, komparacion, komparativ, kometë-a, kombinim, komplet, kompakt, komintern, komod-itet, kompresor, komandë, komandant, komasacion, komb (emërtimi shqip për kombin-nacionin), poashtu edhe mjet komunikacioni – kombi, komë-a (të fikët), komfor, komision, komplikim, kompozitë-a, kompozicion, kompromentim, komotacion, komunar, come=ardhë, ang., por që në gjuhët i.e. më tepër përdorët me fillesën – c/k etj.

Mirëpo, tingulli – k, si tingullformues në diftongun – ku^- si diftong ka kuptimin e dyfishtë edhe si formë e prejardhjes – ku^ - me kuptimin – prej kuhit, prej nga, ku gjindet, ku^ – e që formoi rrënjen – kun – poashtu edhe si diftong formulues të formulës fonomorfologjike, për emërtimin e fjalës – kuni, si formë e shkronjës së abecesë së parë, të gjuhës së parë.

Ndërsa, tingulli i dytë i diftongut – ku^ - zanorja – u^ hundore, ka kuptimin e unit të njeriut – u^ (u^ jam, si trajtë e shkurtë e përemrit vetor shqip – unë), por, edhe si lidhje gjenealogjike semantike me kuptimin e fjalës – ujë, uji, sepse jeta rrodhi nga uji, u^ nga uji. Gjallesat e para ishin nga uji, me fekondimin e qelizave të bimës si gjallesë e parë, e deri tek fekondimi embrional gjenetik, i llojeve të ujorëve dhe i kafshës, në fillim në ujë e tëvona në tokë e mbi tokë, fluturuesit, e deri tek njeriu, sipas evolucionit gjenetik-gjenealogjik natyror.

Diftongu – ku^ formoi fjalën – kun – ku^n, përmes tingullit – n, si përcaktim i trajtës së pashquar të fjalës – kuni, të cilën e shquan tingulli – i. Kështu, rrodhi fono-ethymologjikisht, pjesa e parë e kompozites – kuniform, nga fjala – kuni dhe fjala – form(ë), forma e kunit, germa me formë kuni.

Gjurmimi i fjalës – kuni, përmes linguistikës gjenetike, na çon drejt një orjentimi fonetik të tingujve të diftongut fillues së difton rrjedhën gjene-linguistike të emrit në fjalë, si proces analitiko-sintetik fonetik, përmes shqipes së vjetër, duke e zbërthyer në rrokje, diftong dhe tinguj – kun – ku^ - k+u^, që është vetëm një formë e thjeshtë ethymologjike shqipe. Pikërisht, lidhur me fjalën emër – kui, kuni (ku^ji), kemi ende shprehjet shqipe të vjetra, si frazeologji e fjalë të popullit shqiptar: fol e ngulja kunin (vendos), / mos fol me kuna (me kuptimin: mos fol me thumba, me satirë), / ti hala po folë me kuna, / ngule kunin e lidhe penin, / ura e gurit e don kunin e fortë, / sa gëdhendë kot në atë dru – mbaro kuna grabuje, / po rrin si në kuna (me zor), / ia kij shtie kunin derës (je sigurua), / hekja kunin derës e mos ke dert (lirohu, rri i lirë, / Kunja, Kune, Ajkune, Ajkuna e Kotorreve (antroponome shqipe), / kundër-kundërshtim, kundra-t (këpucët e mbaruara me kuna metali), / kundrejtë teje-meje-nesh-atyreve, / kungulli (fjalë shqipe ku thohet se ishte buka-ushqimi i parë i njeriut), / kungimi, / kunat-i-kunatë-a, / kunorë-a, kunorëzimi-i, / kunishte etj.

Në këto fraza e fjalë shqipe gjindet fjala – kun-i, si trashigimia historiko-linguistike illiro-pellgazgjike, si lidhje direkte me gjuhën kuniforme.


Tri Rrënje Linguistike Gjenerale. -
Mendojmë se tri fjalë formuan kulturën e parë gjenerale në botën njerëzore, përmes komunikimit, duke formuar tri rrënjet e para të kulturës botërore: kuni – kina - hindi të cilat i prijnë tri kahjeve të para të drejtimit të diturisë së përgjithshme dhe prej të cilave rrodhen të gjitha këto gjuhë e kultura të sotme, duke u shumëzuar e ndarë në grupe e nëngrupe gjuhësh e kulturash të veçanta, e deri tek gjuhët e popujve të formuara në bazë të dialekteve të tyre, si gjuhë lineare të lindura – lingua, jazik, language, sprache etj.

Përcaktimi i emrit - Kina . – Kjo fjalë e lashtë na duket e afërt me fjalën – kuni – (kuni-kina), vetëm me ndryshimin e tingullit apo zanores – u, në i, që mendojme se, kjo fjalë – kina, ka të bëjë me një formë më delikate gjatë shkrimit të shkronjës dhe të përcaktimt fonetik të tingullit, apo të shkronjës - si methodë e ndërlikimit të përgjegjëseve të shkrimit fonetik kuniform, duke tentuar, të paraqitet diçka si formë fonetike më e fortë e më kuptimplote. Dihet mirëfilli se edhe kjo formë shkrimi të shkronjave është vet një shkrim kuniform, por duke e fuqizuar formën e kunit në secilën shkronjë, duke i krijuar hapsirë fonetike me shumë vet tingullit, për t’i mbetur hapësirë përgjegjëseve të secilit kuni, si pjesë fonetike e një tingullit dhe duke e zbërthyer në sa më shumë kuptime fonetike vet tingullin, për të iu ofruar sa më shumë tingullit natyror, përmes natyrës së tingujve, duke shprehur sa më afër gjuhën e natyrës, si sintetiksion fonetik hapsinorë linguistik. Për atë edhe vet alfabeti kinez ka 3.600 shkronja, ku duhet një student të mësojë 12 vite me rradhë vetëm për njohjen prefekte alfabetike kineze.
Fjala – kina përbëhet nga diftongu – ki^ për dallim nga diftongu – ku^, si formë dalluese – kinaform, nga – kuniform, e që në realitet, kemi të bëjmë me një dallim jovetëm fonetik, nga ndryshimi i zanoreve në diftongjet – ku^ dhe – ki^, ku tingulli – u^, i kuniformit, është tingulli – i^, në kinaform. Mendojmë se, diftongu – ki^, rrodhi pikërisht për dallim duke treguar, shprehur mendimin se kinezët nuk erdhen nga një u^-*ujë, por ishin aty ku janë sot gjatë gjithë ekzistencës së tyre, respektivisht edhe kjo u bë si ndryshim duke treguar një racë të veçantë njerëzore. Kjo formë e përcaktimit linguistik, si kinaform, në ralitet nuk është asgjë tjetër përceç se përcaktimi – kuniform, kur vet shkronjat kineze janë poashtu në formë – kuni.
Diftongu – ki^ - poashtu përbëhet nga fillesa fonetike – k, që e spjeguam sipas origjinës së tingullit më parë, por dallimi nga tingulli – u^ hundore (kuniform), në – i^ hundore (kinaform), ka kuptimin e dallimit të kombit kinez dhe gjuhës kineze, nga ato kuniforme, si rivale linguistike, në tejkalimin tek origjina e njeriut. Kjo ndoshta mund të jetë edhe si formë shprehëse e disa përsëritjeve të Historisë Natyrore, ku tregon vet emërtimi – as- (i pari) në përcaktimin e emrit – Asia-Azia.
Diftongu – ki^, sipas origjinës së tingujve, difton ecjën e njeriut në kohë, kalimin kronologjik të njeriut në kohë si rrjedhë kohe, në kuptimin e njeriut të palëvizshëm nga trolli i tij, “i ngjitur për toke” – ki^ - në rrjedhë kohe në troje autoktone. Ky diftong – ki^, formon emrin – kin – përmes tingullit të njejtë – n, sikur tek – kun – dhe me zanoren sufiksale – a, duke na dhënë emërtimin – kina, si përcaktim linguistik për etnonomin – kinez dhe për toponomin – Kina, gjuha kineze, kultura kineze, historiografia kineze etj.
Kinaformi, nuk është diçka tjetër veçse – kuniform si përputhje linguistike, për te dalë tek gjuha e parë.


Përcaktimi i emrit – Hindi (Indi). -
Ndërsa për fjalën – Hind – që iu dha emërtimit të lumit sëpari, është një spjegim përmes shqipes së vjetër, se kjo fjalë vjen nga shprehja e ngjyrës së hinit (gege-shqipe), ku vet natyra hindase është ngjyrë hini, pamja e natyër dhe e njerëzve e hirtë edhe ashtu vetiu është vet boja e njeriut hindian. Ngjyra natyrale e njeriut dhe e tokës është, si tokë hinore dhe si njerëz hinorë - hindas. Kjo është një shprehje fiziologjike e ngjyrës, tenit të lëkurës së njeriut, që e mori nga vet natyra hinore-hindase.
Fjala – hind, u formua rreth luginës së lumit Hind, si popull pellgazgjik hindas e hindus, ku në bazë të kësaj u bë edhe vet emërtimi, si etnonom – hindas-hindian, hindus – dhe vet toponomi – Hindia, për gjithë territorin e popullit hindas, që me shëmangien indo-europiane të tingullit fillesë – H, mbeti si emërtim i shkurtuar – Ind (për lumin Hind) dhe – India, për toponomin – Hindia. Kjo përgjegjëse – hind, përbëhet në spjegimin gegë-shqip, nga tre tinguj: h+i+n(d), ku grupi tingullor – nd, paraqet vetëm një tingull, me theksim të veçantë karakteristik tingullor, si bashkëdyzim fonetik i dy tingujve – n+d=nd, e që nuk është sot në abecenë shqipe, sikurse e kemi tek fjalët: ndij, ndjej, parandij, perëndij, mandej, këndej, ndoshta, ndashtë etj. Por që në të folur shqip, theksohet grupi dytingullor me një tingull. Këtu mund të veçojmë edhe studimin e F. Bopit, kur thotë se sikur, numrori gegë-shqip – nandë, mos ta kishte atë tingull si tokzanore – d, që përbëhet nga pjesët –nan-dë, do te ishte më i suksesshëm në afërsinë më reale me numrorin sanskrit – navan, sesa përmes greqishtes. Këtu nuk është kuptuar se grupi shqip – nd, në dialektin gegë, është vetëm një tingull në të folur dhe vet numrori – navan (9) i sanskritishtes, ofrohet me numrorin shqip – nan(d)ë (na^n(d), që përbëhet dialektisht nga vetëm tre tinguj, e jo edhe nga pesë tinguj sikurse shkruhet shqip. Domethënë, se numrori shqip tretingullor – nan-(d)ë, i ka dy tinguj më pak sesa ai numrori sanskrit – navan=na^n(d) – nav-an = na^n*(d)ë, nandë.
Vet lidhjet e shqipes me sanskritishten janë të një natyre linguistike, me afërsi fonomorfologjike dhe fono-historike diftonguale. Mu kjo afërsi linguistike e gjuhëve hindase dhe europiane, pruni përcaktimin e grupit të gjuhëve indo-europiane, si gjuhë me një burim të përbashkët, në Linguistikën Gjenerale.
Pra, përcaktimi i emrit – Hind-i (Ind-i), vie nga shprehja fonetike që tregon tokë hinore, ku ai diftongu – al – i hershëm linguistik (al=hi^), këtu na paraqitet poashtu si një bardhësi hinore, e përhirtë në kuptimin gjenealogjik të përshtatjes së njeriut ambientit ekzistues.
Një hidronom – hind (ind) pruni përcaktimin e etnonomit – hindian-hindas-hindus (si tre popuj me të njejtën origjinë), poashtu toponomin Hindia (India), respektivisht edhe hidronomin – Oqeani Hindian (Indian), e deri edhe në përmasa gjeo-linguistike e gjenetike të përhapjes hindiane në botë, deri në Amerikë, Hindiana (Indiana), indianët e Amerikës...
Mendojmë se, vet ky emërtim është një hi hillir gjatë përhapjeve të kulturës hillire (illire), duke na reflektuar një bardhësi të veçantë, një dritësim, por, që këtu kemi të bëjmë me një kuptim të bardhësisë hinore.



Po - Atllantishtja?



Kuni është forma e përgjithshme e germës indo-europiane, që erdhi nga pellgazët parahistorik para Përmbytjes së Madhe, atëbotë, kur me siguri edhe u formua nga pellgazët e pellgjeve të Atllantidës, ashtu sikurse u formuan nga pellgazët e pellgjeve të: Nillit, Tigrit, Eufratit, Hindit, Jancengiangut Mesdheut, Egjeut, Adriatikut. – Atëbotë kur Atllantida ishte Toka e Atllantëve, mesiguri, se ka pasë pellgje lumenjsh e detrash në atë, në atëbotën e formimit të gjuhës e kulturës atllantike dhe sjellësi i asaj guhe e kulture parapërmbytëse, është Nuji (Nuhi, Noa), që tëvona pas shpëtimit të atij grupi atllantësh, rreth Nillit, përhapën (apo edhe ishte e përhapur edhe më parë!) gjuha kuniforme, e cila sot ka mbetur si një Myth Atëbote...! Mesiguri, që ka ekzistuar onomasiologjia atllantike, antroponomia e toponomastika atllantike, me toponome, hidronome e bionome në përgjithësi, që për neve sot janë të panjohura, si një botë e panjohur për sot..!

Ndërsa, fjala – kina, mendojmë se u formua pikërisht nga ajo gjuhë e hershme (mbase, bota ka përjetuar disa përmbytje, e shkëputje hallkash diturie dhe historike e parahistorike disa herë, që për neve sot është ndoshta një apokalipsë e të menduarit të sotëm...), kur fjala – kina, difton linguistikisht, gjithashtu një formë kuniforme të shkrimit, si paraqitje vizuale e kunjave, në alfabetin kinez, shkronjat në formën e kunit, por me një formë më të ndërlikuar shënjëzore fonetike. Poashtu, sikurse janë sot ato shënjëza kuniforme dhe në gjuhët kineze e japoneze në përgjithësi, si një grup gjuhësh nga familja e madhe e Linguistikës Gjenerale.

Hieroglifet e lashta për neve sot, janë një formë hijesimi të shkronjave komplete fonomorfologjike, si formë pjesëzore e figurave, me të cilat u formuan emërtimet e hershme, që si themelues i hieroglifeve merret Thoti skipe, tash e 12 mijë vjet më parë, ashtuqë edhe lidhet me kohën pas Përmbytjes së Madhe të Atllantidës. Për atë edhe vet figura mythologjike e Thotit është me krye shqipje e trup njeriu, si zog, si hieroglifi i parë në abecenë hieroglifike.


Parahistoria dhe Protohistoria linguistike. -
Parahistoria në Mesopotami vazhdon, pas periudhës paleolitit, mezezoikut e kinezoiku deri tek neolitiku, (duke kapërcyer dhjetra-mijëra e miliona vjet, si shifra parahistorike sikur na duken sot të imagjinuara, por me spjegime shkencore) me vijim historik – neolitikun (kohën e gurit me tri etapat e saj), me perudhën 9.000 vjet p.e.r., si Parahistoria - tëvona, formimin e komuniteteve të katundeve (6000 – 3000 p.e.r.). Ndarja e etapave historike: 1. Koha e Artë – qyteti Kish (2900-2700 p.e.r.), 2. Koha Heroike – qyteti Uruk (2.700-2.500 p.e.r.), 3. qytetet: Ur e Lagash (2.500-2.350 p.e.r.). Këtu mendojmë se sipas emërtimeve të lashta, do të ishte një rrjedhë kronologjike racionale fonomorfologjike: Ur – Uruk – Urgur (N.M.). Mendojmë se pikërisht nga fjala – Ur, u formua Urshprehja gjermane – Ursprache, si symbolizim i lashtësisë së gjuhës. Tëvona kemi Mbretërinë e Sargonit të Arkadit (2350-2200 p.e.r.), Rilindja neosumeriane (2100-2000 p.e.r.), - dinastia Ur III-të dhe Babillonia e lashtë (2000-1600 p.e.r.). Këto shifra enciklopedike, megjithatë na japin shumë të dhëna pas atyre shifrave imagjinare para-protohistorike, për përhapjen edhe të gjuhës dhe shkrimit kuniform, deri tek etapa e kundër-kuniformit – antikuiteti. (Enciklopedia prezente).

Se ku dhe kush e krijoi i pari shkrimin me hieroglife, dihet se atë e krijoi Thoti skipe, kurse për shkrimin kuniform është ende e panjohur, por sipas shkollarëve të linguistikës thohet se – shkrimi i parë filloi kah viti 6.000 p.e.r.
Filli i shkrimit të gjuhës së parë nisi tek disa popuj pellgazgjik në të njejtën kohë, në forma të ndryshme, por ende nuk dihet se cili ishte ai populli i parë, që nisi shkrimin e parë, si gjuha e shkruar, kuptohet nga gjuha e parë e folur, si gjuhë hyjnore më kuptimplote, apo, si amë e gjuhëve tjera të reja...!

Të gjitha format e emërtimeve të mundshme linguistike për gjuhët e para e deri tek një gjuhë e parë e njeriut, e cila sipas mendimit tonë, ka ekzistuar si gjuhë e veçantë dhe prej saj janë formuar gjuhë tjera të reja, që përcaktojnë Linguistikën Gjenerale – sikurse mund të jenë: Atllantishtja e Thotishtja, apo vet Thotishtja si formuese e Atllantishtes, si gjuhë illiro-pellgazgjike, e përsëritur disa herë gjatë ndryshimeve historiografike botërore, që nga formacionet e para shoqërore-historike – këto janë forma linguistike si çështje të hapura të gjithmonshme!


Përcaktimi i emrit – antikitet-i (Antiquity). – Sot i kemi dy fjalë – antikë dhe antikitet, ku fjala - antikë-a – nënkupton lashtësinë, ndërsa fjala antikitet, nënkupton botën e lashtësisë si tërësi gjeo-historike. Po, të marrim në spjegim fonomorfologjik të përcaktimit të emrit, sipas shqipes së vjetër, fjala – antikitet-i, lidhet me gjuhën kuniform.
Fjala i.e. – antikë-antika mendojmë se, ka kuptimin jo të vjetërsisë, apo të lashtësisë, sa ka kuptimin e diçkaje që është kundër diçkaje tjetër, kur dihet së në indieuropianishtet, fjala – anti = kundër. Përta përcaktuar këtë fjalë emërtuese – antikë, duhet të lidhemi me vet emërtimin tërësor të përgjithshëm si përgjegjëse e lashtësisë së botës, që është fjala – antikitet (në sllavishtet) dhe – antiquity (në gjuhët latine).
Emri – antikuity nga gjuhët latine, sipas spjegimit shqip-illiro-pellgazgjik, mund të dëshifrohet fonomorfologjikisht, sëpari në dy fjalë – anti+qui+ty i cili emër, sipas kuptimit shqip të vjetër, fjala e parë – anti = kundër, kurse, fjala e dytë si rrënje e kompozitës – kui (qui), është emërtimi i fjalës – kui, kun-i, që lidhet me gjuhën kuniforme:

Anti – prefikse, si fjalë e parme me domethënie i.e. – kundër
Kui – rrënja e fjalës – kun-i, pikërisht shqipe e vjetër – kui (kuji),
Tet – sufiksale për përcaktimin gramatikor nga sllavishtja e vjetër
Ty – sufiksale për përcaktimin gramatikor nga latinishtja e vjetër

Antikitet (sll.) dhe Antiquity (lat.)

Tash, si do të thirrej në shqip kjo fjalë? Është konstatuar se shqipja ka elemente në dy grupet e gjuhëve – satem e kentuum. Elementi i shqipes konkretisht në këtë fjalë të përbërë a kompozitë – antikitet-antiquity, është nxierrja e rrënjes së dytë të kompozitës – qui = kui që është fjalë e lashtë shqipe – kui (kuji, kuni) e cila na difton fjalën për kunin në kuniform dhe vet kompozita i.e. në fjalë, duhet në shqipe të thohet – antikuitet, antikuiti për ta plotësuar natyrshëm vet natyrën e shqipes. Përndryshe, fjala shqipe – antikitet-i, nuk është gjë tjetër, veçse një përshtatje linguistike e sllavishtes, nga e cila nuk mund ta kuptojmë drejtë vet kompozitën dhe të hapim udhë për ethymologjinë e saj.
Fjala – antikë-a, nuk mendojmë se e ka kuptimin e lashtësisë, vjetërsisë së botës, si përgjegjëse historiko-linguistike, sa e ka kuptimin e kundërshtimit të një periudhe të hershme kuniforme.
Poashtu, definimi linguistik për emërtimin – antikuiti-antikuiteti, vetiu na bjen spjegimin e përcaktimit të kompozitës, me kuptimin jo të lashtësisë, si botë e lashtë – sa na jep kuptimin e një kundërshtimi të gjuhës dhe diturisë kuniforme. Pra – antikuitet, është fjala e formuar qëllimshëm, duke hapur shtigje tjera në formimin e gjuhëve të reja, të cilat me rritjen demografike të popujve, u formuan formacione tjera kulturash të reja të kohës, duke ekzistuar përballë një bote të lashtë, me pretendim të ndryshimit të botës kulturore. Antikuitet - do të thotë – kundër kuniformit, me rastin e zgjërimit të diturisë europiane, apo indoeuropiane, në formimin a lindjen e gjuhëve të reja – lin-gua. Ku edhe kjo falë – gua, është një formë e shkurtë për fjalën – gjuha=guha=gua lin+gua, që nënkupton, lindjen e gjuhës së re, lineare nganjë apo disa gjuhë të lashta si komponim modalitetesh linguistike fonomorfologjike, në një formë kombinimi të vlerave më të forta linguistike.



SHKRIMI I SHKROLËS


Periudha kohore prej gjuhës së folur, deri tek gjuha e shkruar, ishte filli i njohjes së vërtetë të njeriut me njeriun dhe me natyrën. Përpekjet e tij për ta emërtuar natyrën, trupat e objektet dhe gjithçka që ka në natyrë – mu ajo njohje vizuale dhe audio-vizuale e trupave, objkteve, fenomeneve natyrore, lëvizjeve e veprimevet përmes lëvizjes dhe zërave tëgjallsdave në natyrë, krejt këto e shtyen njeriun të detyrohet për një komunikim të ri, duke filluar shkrimin e shkronjës së parë, përpilimin e alfabetit dhe vet shkrimin e gjuhës.

Skrimi i parë i gjuhës së njeriut filloi në forma e methoda të ndryshme evidente, momenale, funksionale, spëari duke e përmbledhur gjithë kuptimin fiziologjik, psiko-fizik të gjallesës apo tërë veprimin e fenomenit natyror – në formë zogu, formë njeriu, formë gjymëtyre të gjallesës etj., kështu duke ardhur gradualisht deri tek shkrola e vërtetë, e cila kishte për të qenë vet shprehja më e përafërt e tingullt, si shprehje përgjegjëse e tij.

Sa pati vështirësi njeriu ta gjejë e formoi emërtimin me gojë, si gjuhë e folur para shkrimit – edhe më shumë pati vëshirësi, ta formojë përgjegjësen e tingullit përmes shkronjës. Shkrimi shkronjës ishte mundim i shumëfistë për të ardhur deri tek abeceja e parë, e cila përcakton me tëgjithë ata tinguj të shkruar, të cilët bëjnë pjesë në shprehjen orale-gojore, që gjuha si organ anatomik i njeriut (si shqisë jovetëm e shijimit, por edhe e shijimit theksor të tingujve), për ta realizuar gjuhën e shkruar si përgjegjëse gjenerale orale.


Natyra e tingullit e tingulli i natyrës. -
Për shkrimin e shkrolës, njeriu u mundua gjatë, derisa me vetëdijen e tij arrijti, ta bëje atë shenjen e parë mbi tokë e tëvona mbi pllakë. Për ta gjetur methodën e shkrimit të shkrolës, njeriu provoi gjithçka të mundshme rreth vetes, përmes hijes së objektit në dritë, hijes së gjymëtyrës, duke përdorur shkopin, kunin, duke i dhënë germës formën me kuna – me shkopin e shkrimit të shkrolës, sipas natyrës së tingullit në theksim e në të shprehur.

Secila shkronjë e abecesë e ka historikun e vet linguistik, me një fonetikë të veçantë historike të tingullit dhe secila e ka spjegimin e vet fonetik, në bazë të tingullit të natyrës dhe natyrës së tingullit.

Rezyme:
Theorikët dhe theoritë e derisotme, mendojmë se më shumë shkuan në komplikime të panevojshme historiko-inguistike, në bazë të kontradiktave të tyre nacionale. Thohet se as për së afërmi nuk iu kushtua kujdes gjurmimeve të fillit të gjuhës së parë, sa iu kushtuan divergjencave të theorikëve - individuale e grupive si shkolla linguistike e shkollarë të pamvarur (kur arritën të formojnë individualitetet e tyre) – duke mos mundur të shpërthejnë epokat historike përmes studimeve (apo edhe duke parë se një gjuhë sado e madhe – mund të jetë vetëm një e folme e shkurtë e një tjetre kolosale, që mendohet e harruar dhe e zhdukur, si gjuhë e vdekur). Gjuha e një populli të madh nuk e spjegon tërësinë linguistike, të një gjuhe të madhe të lashtë. Tash, a cicërron zogu, apo bubullon bubullima, megjithatë nuk duket e nuk është njësoj, por, më shumë e duam cicërrimë e zogut sesa bubullimen, kur jemi të ngopur në stomak, e ku jemi të uritur, bubullima që bie shiun, na gëzon më shumë sesa cicërrima e zogut, sepse bëhet buka. Bi – ba – bu – tri diftongje që diftojnë – bima ban bukën, kurse, tingulli bën gjuhën.

Ta shkatërrosh një gjuhë të lashtë, me përvehtsime, përsëri rrënjet e asaj gjuhe I ke në shprehje, që assesi nuk mund t’i zhdukësh, sepse ato rrënje të lashta I ke brënda gjuhës sate (e kjo ishte dhe është dukuri e shpeshtë e pushtuesve), sepse asgjë e gjallë nuk rritet pa rrënjet e saja, e që do të thotë ndoshta ta shterrësh një burim të tërë gjuhësh. Ndërsa, ta ndërtoshë e ruajsh një kulturë që u lind në një gjuhë të lashtë me fuqi shprehëse dhe ta modernizoshë, do të thotë, se mbanë gjallë genin e gjuhës së natyrës. Mendojmë se, kurrë nuk shuhen gjuhët edhpse shuhen popujt, sepse geni gjuhësor, reflektohet kudo nëpër gjenerata epokale.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 20:09
Hej a dini se cka ka thene nje far Nostradamus, nje parashikues i ardhmerise, 1503-1566 ?

Ai ka thene qe Greqise do ti kanoset rreziku per ekzistence nga nje sulm i disa shqiptarve te armatosur leht.

Une mendoj qe keta shqiptare te armatosur leht qe do ta sulmojne Greqine, jan te armatosur me penda, sic ishte nje nga ata luftetare, i madhi Aristidh P. Kola.

Pas disa viteve do te del e verteta ne shesh, do ta pranon bota qe greket e sotem jan vetem nje perzierje e shqiptareve, latineve, sllaveve, turqve, arabve, dhe verioafrikanve, njashtu edhe gjuha e tyre eshte nje perzierje e ketyre popujve, dhe qe e gjith kultura dhe gjuhet europiane e kan burimin tek ne Pellazget-Illyret-Shqiptaret.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mon 28 Mar 2011 - 21:05
Thalassa = tallaz = dallgë!
Sponsored content

Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja Empty Re: Mema e Greqishtes dhe e Latinishtes eshte Shqipja

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi