Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE. Empty SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE.

Tue 29 Mar 2011 - 7:36
Nga pellazgjishtia në ilirishte dhe pastaj në shqipe u shtrashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Europës. Nga shumë historianë të huaj dhe shqiptar ehte thene se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke!? Kjo nuk është e vërtet sepse është vërtetuar me argumenta të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijne shkencat e gjuhesise dhe arkeologjise.

Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk eshte e vertete, sepse ka dokumenta te shkruajtura te mbetura nga djegjet porse nuk jane zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe eshte shkruajtur edhe me germat ?latine? edhe ato ?greke?. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët adminsitrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund t?i vërtetonin dhe t?i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala ??Gjuhësi?? është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane. Shkencëtare qe bene emër ne këtë drejtim permenden:

Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ?Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë? dhe nxorri përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ?Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe? më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.

Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ?Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane? në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ?Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre? më 1894 një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ?tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje?.

Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli 1887-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ??Gjuha shqipe?? në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Nje vertetim i pamohushem per vjetersin e gjuhes shqipe jane emertimet e qyteteve, maleve dhe lumenjeve qe jane trasheguar deri me sot duke iu qendruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjere, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURR?S, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashegiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas ne shqipe e kemi dhe nga emrat e vjeter qe jane edhe sot tek emertimi i njerezve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Te tilla emra jane mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t?i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si per shembull:

Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë te njejte me ato të Shqipërisë.

Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.

Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë dhe eshte qytet bregdetar tregëtar, pra marr dhe sjell.

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe keta kanë emra të kuptimit shqiptar, per shembull, Athina ? a thënë, Edessa ? e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke patur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgjikët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazgje ose shqiptare, që u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantine. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, per shembull:

Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët - mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena - e lanë mend.
Priami ? i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi - i pari që di, etj.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalet jo-greke në fjale greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deridiku dhe mënyrën e shqiptimit të fjaleve ose emrave. Megjithatë, po te shohim perendite e lashta te Olimpit ku besonin greket ne lashtesi, do verejme se ato perendi lexohen apo kuptohen vetem ne gjuhen shqipe si pershembul: Zeus - Zë, eshte perendia me e fuqishme qe kishte per grua perendin Hera - Era. Perendia tjeter Letos ? Leton. Zeusi me vone u martua me perendeshen Mentis - mend dhe linden Athinane. Marsi, ishte perendia e luftes dhe shume here nxiste grindje midis njerezve prandaj e pat marre emrin nga shqipja ??i marrë??. Perendia Apollon mendoj se e ka marre kete emer nga shqipja, apo-loni, dhe vertet Apolloni ishte perendi i muzikes, poezise dhe harqeve, dhe çfar bente Apolloni! Luante muzik, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja me e dashur per te luajtur per femijet ishte shigjeta. Perendia e detit quhej Tetis, qe shume lehte ne shqipe T zevendesohet me D.

Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgjët. E Diela, është dita që përfaqson Diellin ngaqë e Diela është dita më me shumë diell. E Hëna përfaqson Hënën. E Marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E Mërkura është dita e Mërkurit. E Enjta nuk është zbuluar akoma. E Premtja është dita e zezë, të pren, e prenë. E Shtuna përfaqson Saturnin.

Nderkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë keshtu: e diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e shën Mërisë, te shtunën e kanë marë nga hebrejtë.

Siç shihet shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.

Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë europianë, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ??Nata e Dymbëdhjetë?? në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ??FLORANT AT LAURA?? do të shkruej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ??Përrallat e hanit buzë rrugës??.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyjen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhëra tregëtie, të ardhura nga larg, njerzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t?i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.


Për këtë studim u shfrytëzuan libri ??Enigma?? i autorit francez Robert D?Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak ??Shqiptarët??; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia ??Arvanitët dhe preardhja e grekëve?? dhe ??Gjuha e Zotit??; revista ??Ekskluzive?? botim i Prishtinës; libri ??Iliada?? i autorit Homeri; biblioteka e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ??Lidhja?? 1980-2003, organ i ??Lidhjes së Arbëreshëve të Italis së Jugut??.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE. Empty Re: SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE.

Tue 29 Mar 2011 - 8:07
PËRMASAT E VËRTETA TË GJUHËS SHQIPE

Ashtu si gjithë shqiptaria, edhe gjuha shqipe po kalon kohë të vështira. Duke qenë se gjuha është treguesi i vërtetë i ecurisë së një kombi, çdo shqiptari i del si detyrë themelore mirëmbajtja e gjuhës sonë të lashtë. Është koha e duhur që të krenohemi me gjuhën tonë, duke luftuar për t’i dhënë asaj vendin që meriton. Përmasat e saj të vërteta janë pluhurosur sot nga gremisjet e kohëve dhe gjenden mjerisht nën këmbët e ecurisë së disa kombeve evropiane dhe gjuhëve të tyre, ku këto të fundit mbahen për gjuhë të fisme. Por shumë shpejt historia e gjuhësisë do ta shohë të vërtetën në sy e ajo e ka emrin “gjuha shqipe”.
Dega e gjuhësisë që studion prejardhjen e një fjale, etimologjia, nuk mund të bëjë dot pa shqipen. Mjaft gjuhëtarë evropianë i kanë bishtnuar këtij fakti dhe sot nevojitet të bërit revolucion në etimologji, për hir të së vërtetës. Gjithsesi, nuk kanë munguar gjuhëtarët që e kanë trajtuar rolin e shqipes në fjalëformime. Albanologë si Hahn, Vajgand, Majer, Bop, D’Anzheli, Myler, Zhak, Manjani, Belushi, Falaski, Shuflaj, Kola, Çabej apo Demiraj kanë punuar, kush më shumë e kush më pak, në vazhdën e rilindasve shqiptarë, për të ngritur shqipen nga rrënojat mesjetare. Ka pasur debate shkencore, vazhdon të ketë dhe, në të ardhmen, debati do të bëhet betejë. Përfundimet janë të paparashikueshme, por një gjë dihet mirë: shqipja do të flitet përjetësisht!
Qëllimi parësor i këtij shkrimi është rritja e ndërgjegjësimit ndër shqiptarë për gjuhën e madhe që kemi folur e flasim. Si objekt, do të shohim disa rrënjë shqipe në fjalë të huaja. Nuk do të përmendim këtu zëshmimin, rotacizmin a përngjashmimin, për të lehtësuar gjuhën, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dëshmojmë pjesërisht se gjejmë gjurmë të shqipes në disa gjuhë të huaja. Sado i gjejmë sot shpesh mes nesh, ca edhe me tepri, italishtja, spanjishtja, gjermanishtja, anglishtja, rumanishtja, sllavishtja, greqishtja, turqishtja e latinishtja flasin një shqipe të heshtur. Dimë nga historia se fise ilire e pellazge jetonin edhe në Italinë e sotme, përveçse në Ballkan. Njihen mesapët e japygët, por Herodoti përmend se venedikasit ishin me prejardhje ilire(Herodoti, pj.1, fq.196). Vërtet, venetët, paraardhësit e venedikasve, mbajnë në emrin e tyre të lashtë fjalën e lashtë shqipe vend, në dialekt ven. Të jetë një rastësi? Ka shumë mundësi. Por edhe studiuesi Aristidh Kola pohon se “…shumë emra italianë sot tregojnë prejardhjen e tyre nga shqiptarët dhe… ilirët e lashtë përbënin hallkën lidhëse midis helenëve dhe romakëve.(“Arvanitasit”, A. Kola, fq. 231)”. Në fakt, po të vëmë re fjalën italiane(dikur latine) gamba, do të shohim se ngjason disi me fjalën tonë këmbë, në dialekt kâm. Gjithashtu, italianët i thonë gola fytit, ndërsa ne kemi fjalën gojë, e cila duket më qartë në foljen ingoiare të italishtes, që do të thotë gëlltis, fus në gojë. Fjala mente e italishtes ngjason me fjalën mend/mendje të shqipes. Të jetë edhe kjo një rastësi? Por rastësi të tjera gjejmë edhe në shumë folje të italishtes, dikur të latinishtes. Kështu creare është e njëjta me foljen tonë krijoj. Por ndërkohë që italianët kanë fjalën testa për kokën, sikurse latinët kishin caput, ne kemi edhe fjalën tjetër krye, në dialekt kre, që duket të jetë rrënja e vërtetë e fjalës së huaj creare. Njësoj ia nxjerrim kryet edhe foljes italiane lavare, që në shqip përputhet me foljen tonë të lashtë laj, me rrënjë la-. Kujt t’ia ketë marrë kujt? Nuk e dimë, por shohim njëherë edhe foljen italiane dare, që është jap e shqipes. Në kohën e kryer të thjeshtë folja jonë bën dha, që është e njëjta rrënjë me italianen da(-re). Edhe folja aprire e italishtes bën hap, në dialekt ap. Pyesni veten, a ka mundësi që folja tjetër e italishtes lasciare[lexo: lashare] t’i jetë dhënë shqipes lëshoj? Duhet dyshuar, se lëshoj e shqipes ka për rrënjë foljen lë. Po sikur të jetë e anasjellta? Edhe folja vestire që i përgjigjet shqipes vesh, mbath duket të ketë për rrënjë foljen tjetër të shqipes vë, në dialekt ve. Po kështu, një tjetër folje e italishtes, smarrire(humbet, vyshket në shqip) duket të ketë foljen tonë marr(prendere në italisht) në trup të saj, që i jep kuptimin humb diçka, marr nga gjendja fillestare. Këtu rastësitë rriten. Por sa rastësi gjejmë në fjalën latine veteranus që e paska prejardhjen nga veter- dhe vetus po të latinishtes, sipas fjalorit të njohur origjinë-shpjegues amerikan Merriam-Webster(botimi 1994)? Edhe ne në shqip e kemi fjalën i vjetër, porsi latinishtja veter, por vitit ne i themi vit ose vjet, çka formon edhe mbiemrin i vjetër, kurse latinët e neolatinët kanë annus për fjalën tonë vit. Të tjera “rastësi” gjejmë edhe në fjalët latine angustus(- i ngushtë), ecce(- qe, ja) e plot të tjera që nuk po i sjellim këtu.
Por gjurmë të shqipes gjejmë edhe në mjaft emra krahinash apo vendesh në Italinë e sotme(se mos vetëm aty!). Rrethinat dhe qyteti i Barit në Itali, vendbanimi i japygëve dikur, është një fushë e tërë, dikur vetëm me… bar. Aty nuk ka asnjë pllajë. Qyteti i Brindizit ndodhet sërish në bregdetin Adriatik. Brindisi në italisht do të thotë dolli, por kemi përshtypjen që dollitë e kohëve të hershme nuk ngreheshin si sot, me gota apo shishe, por me bri, çka duket të jetë edhe rrënja e fjalës italiane për dollinë, brindisi. Nuk dimë ta shpjegojmë faktin që në Itali gjendet një qytezë me emrin Pula(në Sardenjë), por krejt njësoj e gjejmë edhe në bregdetin e Kroacisë, dikur dalmato-liburn(ilir). Për etimologjinë e qytetit të vjetër Trieste, prof. Shaban Demiraj mendon se vjen nga bashkimi fjalor treg-është, dikur trieg-este. Dihet këtu roli tregtar që ka patur e ka ky qytet, si pikë kyçe në Adriatik. Termi Toskanë që gjendet në Itali ngjason me atë Toskëri të shqipes, ndërsa arsyetimin historik të kësaj pse-je e plotëson prof. D’Anzheli. Vullkani Etna në Siçili duket të ketë një emër të lashtë. Ky është një nga më aktivët, dhe nuk pushon edhe sot së shpërthyeri. Kur një trup është shumë i nxehtë, për të shprehemi se ka etje, është mjaft i etur(që këtej dialekti E etuna, e etna). Rrënja et e shqipes formon edhe fjalë të tjera. Moria e fjalëve dyshkronjëshe e dytingujshe të shqipes(si err, dhe, ka, pa, lë, vë, ik e dhjetëra) sjellin zbulime aspak paqësore për gjuhët e sotme evropiane. Edhe fjala terrorist, aq e lakuar dhe “e dashur” për veshët e sotëm botërorë, flet shqip! Terrorist dihet të vijë nga latinishtja terror dhe terrēre që do të thotë frikësoj. Por në shqip kemi edhe fjalën terr ose errësirë, që kanë rrënjë të përbashkët err. Kjo folje shqipe ka edhe kuptimin mbyll, prish, dëmtoj, nxij e gjëra frikësuese si këto, pikërisht tipike për një… terrorist. Kështu shqipja padashur flet sa në OKB, sa në gojë të Bushit e sa në të Papës.
Ndalemi këtu me italishten, për shkak nxënësie, por gjurmë të shqipes gjejmë edhe në emra kafshësh, vendesh, sendesh dhe gjiri fisnor. Latinishtja, gjithsesi, ruhet ende më mirë në gjuhën spanjolle. Fjala spanjolle treque[lexo: treke] përkthehet treg, shkëmbim, ndërkohë që fjala normale spanjolle për tregun është mercado. Spanjollët u thonë buzëve edhe bozo, ndërsa vajzës chica[çika], ashtu si një dialekt yni që i thotë vajzës çikë/-a. Ndërkohë që në spanjisht ngjyrës së bardhë i thonë blanco, pulëbardhës i thonë pardela. Nga gjuhësia shohim se bashkëtingëllorja buzore p është e njëjtë me atë b, me përjashtim të zërit. Njësoj ndodh edhe me ato dhëmbore d e dh, nga ku rrjedh se pardela(në shqip pulëbardhë) është e njëjta gjë me bardhela. Në spanjisht gjejmë edhe fjalën mas, që i përgjigjet shqipes më, në dialekt ma. Kjo “rastësi” spanjolle ka të njëjtat kuptime që ka edhe fjala shqipe. Ajo përdoret edhe si ndajfolje, edhe si pjesëz formuese e shkallëve të mbiemrit, njësoj si në shqip. Sasia e fjalëve të spanjishtes që kanë lidhje me shqipen është krejtësisht e shpjegueshme sikur gjuhëtarët e historianët të marrin parasysh teorinë pellazgjike. Ndër të tjera, ajo thotë se ka pasur lëvizje pellazgësh nga trojet tona për në gadishullin iberik të sotëm, ku një pjesë u ngul aty dhe një tjetër vërshoi drejt Britanisë së sotme(shih Kola dhe D’Anzheli).
Për të mbërritur te gjuha angleze, kjo është e formuar nga një sasi gjuhësh(kelte, gjermanike, nordike, frënge, etj.). Duke pasur gjurmë të latinishtes, në anglisht gjejmë lehtësisht fjalë që përmbajnë rrënjë të shqipes. Po përveç këtyre, gjenden edhe fjalë të tjera larg latinizmave e krejtësisht të ngjashme me shqipen. Demit apo buallit(në dialekt búll) anglezët i thonë bull, ndërsa lopës(apo kaut) i thonë cow[kau]. Fjala vdekje haset në dialekt edhe dekë, deka, kurse në anglisht e gjejmë death[deth]. A mund të jetë një rastësi që folja cry e anglishtes është e njëjtë me qaj të shqipes? Po ta zbërthejmë, folja qaj, siç e ruan gegërishtja, bëhet klaj dhe folja angleze cry lexohet [kraj]. Njësoj gjejmë foljen know[nou] që do të thotë njoh dhe foljen see[sí] që përkthehet shoh(krahaso: shih). Kështu vijojnë edhe folje si stretch[streç] që përkthehet shtriq, shtriqem. Gati të gjitha fjalët e lartpërmendura të anglishtes nuk hasen në gjuhët neolatine. Sërish, ndalemi këtu me anglishten.
Por edhe në gjermanisht, si një nga gjuhët e trungut të ashtuquajtur indoevropian dhe që ka formuar edhe gjuhën angleze, gjejmë fjalë si Milch që është qumështi në shqip. Në fakt, ky ushqim është pikërisht ai që njeriu ua mjel kafshëve, apo, më mirë të themi, ai që milet(krahaso foljen mjel, mil me Milch). Në gjermanisht ekziston edhe folja melken, që përkthehet mjel. Gjejmë edhe folje të shumta, ku spikat folja rennen që përkthehet rend, d.m.th., vrapoj; po t’i heqësh mbaresën tipike gjermane foljes rennen, përftohet forma dialektore e shqipes rend. Kështu kemi ren në shqip dhe ren në gjermanisht, si folje të të njëjtit kuptim, duke u bërë kureshtarë se si u bërtiste Frederiku i Madh ushtarëve të tij për në luftë. Listës sonë të përciptë në këtë shkrim i shtojmë edhe foljet spotten[shpoten], drehen, kapern që përkthehen përkatësisht shpotis, dredh dhe kap. Gjykojeni vetë ngjashmërinë. Për të cituar ndonjë mbiemër të gjermanishtes, po zgjedhim leer, që përkthehet i lirë. Kështu gjendemi në të njëjtin trung me gjermanishten, në atë që njihet si indoevropian, por teza pellazgjike nuk e përmban domosdoshmërisht njohjen e gjuhësisë indoevropiane. Sipas Kolës, gjuha e pellazgëve, etruskëve, helenëve(mos i ngatërro me grekët e sotëm), ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve të sotëm, shqipja, nuk ka të përbashkëta me çka mund të quhet “indiane”. Ai nuk pranon lëvizje të hershme popullsish nga India e sotme drejt Ballkanit perëndimor e Mesdheut të tilla që të kenë formuar trungun pellazgjik. Kurse të paktën historia dëshmon për pushtimin territoresh gjermanike nga Perandoria Romake, për përbërjen e së cilës i kemi do fakte. Sidoqoftë, enigmat janë të mëdha dhe dokumentet historike të pakta. Madje Kola shpjegon edhe arsyet në punimin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, botimi shqip, 2002.
Kurse përsa i takon grekëve të sotëm, ata krenohen me perënditë e tyre të Olimpit, me historitë e Trojës apo me Odisenë. Se si ka përfunduar Greqia e sotme dhe greqishtja e sotme, këtë e dëshmojnë disa studime albanologjike të D’Anzhelisë, Kolës, etj. Se ç’fatkeqësi qe për popullin tonë historia e Greqisë dhe greqishtes së sotme, këtë nuk mund ta tregojmë në pak rreshta, faqe apo libra. Që të vërtetosh se je grek(d.m.th., helen), më parë duhet të provosh se je arvanitas, - pohon Aristidh Kola. Kjo thënie e dyshimtë në dukje është sa e vërtetë, aq edhe rrëqethëse për vetë faktin se si është shkruar(apo duhet thënë shkarravitur[‘b]) historia botërore. Vërtet, greqishtja ka pjesën e saj në formimin e latinishtes apo të anglishtes, por ç’është greqishtja e çfarë e ka formuar atë? Ç’e ndan greqishten e vjetër nga atë të re? Pse fjalori i Isiodit me fjalë homerike(shih Kola, 171-3) ngjan krejt me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme? Pse D’Anzheli dhe Kola ranë në të njëjtat përfundime, pa ditur studimet e njëri-tjetrit, të tilla që të pohojnë se Shqipëria dhe Greqia e sotme duhet të ishin metafizikisht i njëjti shtet? Pse sot pjesa më e madhe e shkencëtarëve e kundërshton hipotezën pellazgjike, edhe pse mjaft cepa të Evropës flasin etimologjikisht shqip? Pse transformohen thëniet e Herodotit dhe shtrembërohet Homeri? Përgjigjet janë më në jug të Greqisë dhe diku më në lindje e veri të Ballkanit. Por që të kuptosh të gjitha këto vlerësime, teza e hipoteza, duhet së pari të kuptosh se ku e si gjendet shqipja, vlerat e saj dhe përmasat e saj.
Etimologjinë e fjalës pellazg D’Anzheli e shpjegon nga fjalët pjellë + e bardhë(“Enigma”, fq. 85). Më i ndërlikuar është versioni i Strabon-Mylerit, por më bindës. Etimologjinë e fjalës helen Kola e shpjegon në të njëjtën mënyrë që bën me fjalën ilir, nëpërmjet rrënjës i lartë në dialekt(i lia. Njësoj shpjegohet edhe emri tjetër i Trojës, Ilion(krahaso: Iliada). Termin etrusk D’Anzheli e shpjegon nëpërmjet fjalës së vjetër të shqipes dru në njërin version dhe dushk në tjetrin. Këtu mund të shtojmë edhe të famshmit druidë, që kanë lidhje etnografike me etruskët. Etimologjia e fjalës arbër shpjegohet nga e njëjta rrënjë e lashtë e fjalës pellazg. Ka variante që fjalën shqiptar e nxjerrin nga exibere e latinishtes dhe të tjera që e duan nga shpendi krenar, i lirë e i rrallë, shqipja. Vazhdon të ketë debate mbi këtë, por disa studiues mediokër nuk duan t’i studiojnë edhe kriteret e këtij populli të lashtë, krahas fjalëve shqipe apo joshqipe. Fjalori i njohur i përpunuar Merriam-Webster nuk e përmend fare Gjergj Kastriotin dhe Enver Hoxhën në fletët që ia kushton biografisë(njerëzve të shquar) botërore, ndërkohë që gjejmë aty lloj-lloj udhëheqësi filipinas apo kryetari indian. Mirë këta, po as e njohura Nëna Terezë, që po shpallet edhe shenjtore? Kjo e shpjegon faktin që, në origjinat e fjalëve që fjalori zbulon, gjejmë shumë gjuhë përveç asaj shqipe, a thua se më lart ne dhe mjaft albanologë kemi parë ëndrra syhapur! Kuptojeni, pra, se disa “gjuhëtarë” të sotëm ndikohen(apo duhet thënë paguhen) nga politika të tilla që pësojnë shkatërrime sikur hipoteza pellazgjike të shndërrohet në tezë. Le të rrojë sot historia botërore dhe shqipja të quhet një gjuhë rrugicash e birucash?! Vetëm një mori shkrimesh, diskutimesh, kërkimesh e studimesh mbi gjuhën shqipe do të bëjnë një ditë të mundur një përmbysje të madhe. Andaj sot duhet nxitur kërkimi mbi gjuhën shqipe, dashuria dhe respekti ynë për këtë gjuhë dhe bërja e njohur botës për këtë gjuhë.
E mbyllim me disa emra trojanësh e helenësh, pasardhës të të cilëve ishin ilirët, etërit tanë. Hektori, komandanti trojan ishte njëkohësisht një bujk i shquar. D’Anzheli gjen foljen heq, hek në emrin e tij(kupto: ai që hek barin, kositësi, heqtori). Në fakt, këta janë emra që u kanë mbetur heronjve të lashtësisë, dhe jo emra që u janë vënë në lindje, ashtu sikurse Gonxhe Bojaxhi u njoh më vonë si Nënë Tereza apo sikurse Migjeni, kur lindi, quhej Millosh Nikolla. Këtë e pohon edhe Kola teksa studion emrat e Aleksandrit të Madh apo Demostenit(124). Enea, trojani që shpëtoi pa u vrarë në luftë dhe që u end nëpër Thesali, Epir e Itali para se të formonte atje një qytetërim, zbërthehet nga fjala shqipe end, endem, në dialekt en. Nuk po ndalemi te zbërthimet e Nestorit, Akilit, Kasandrës, Agamemnonit, Paridit, etj., por kini parasysh se të gjithë flasin shqip, njëri më bukur se tjetri.
E njëjta “fatkeqësi” për pseudohistorinë e sotme e pseudogrekët e sotëm ndodh edhe me perënditë e Olimpit. Këta flasin shqip në një masë 99%! Kështu Afërdita nuk ka nevojë për koment, paçka se grekët e sotëm nuk “arrijnë” ta shpjegojnë këtë fjalën e tyre “të pakupimtë” afroditis. As fjalori Merriam-Webster “nuk e di”(fq.40)! Por do t’ua mësojmë ne shqiptarët, të fundmit e atyre që i krijuan këto perëndi. Njësoj Efesti flet shqip, teksa ishte farkëtari i të gjitha veshjeve e armëve për perënditë(krah.: Efesti – e vesh, e mbath). Zeusi, ati i perëndive, flet një shqipe të pastër, teksa duhet gjetur në emrin e tij fillestar Dias, i cili vjen nga folja di, shqyrtimin e së cilës e jep gjerësisht Kola( 187 - 8 ). Kështu bën edhe Hera(nga erë), Athinaja(nga them, thënë), e me radhë.
Shqipen e hasim edhe në rumanisht, turqisht, arabisht e sllavisht, ndonëse në doza më të vogla. Shqipja flet shumë për ata që kanë sy e veshë. Është e plogësht mundësia që të gjitha këto gjuhë të kenë ndërtuar shqipen; është bash e kundërta. Shembujt që sollëm këtu nuk janë maja e ajsbergut, por vetëm një gjethe peme. S’kishte se si të mos fliste kaq shumë gjuha e atyre burrave që ruajtën këtë Shqipëri, që luftuan për Greqinë, pavarësisht përfundimit, që luftuan mes tyre në Trojë, që u nisën drejt Indisë nën Aleksandrin e Madh, që mbajtën një perandori të tërë romake, që mbajtën ushtrinë e Napoleonit, Garibaldit e sulltanëve, drejtuan Egjiptin, perandorinë osmane e i ranë kryq e tërthor Mesdheut!
Lënda që përmban edhe shembujt e mësipërm po radhitet për një studim gjuhësor mbi etimologjinë. Puna e Çabejt ishte vetëm fillimi. Shqipja do të shkojë aty ku e ka vendin. Neve na del detyrë ta lartngrejmë atë, që nesër të na lartngrejë ajo.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE. Empty Re: SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE.

Tue 29 Mar 2011 - 8:12
Profesor me fame boterore Zacarie Majani, ne France, e zgjidhi perfundimisht "Misterin Etrusk" me tre librat e tij qe botoji per kete gje; biles te pakten njeri me titull "Fundi i misterit Etrusk" eshte i botuar edhe ne Shqip.

Perfundimi i tij ishte: SHKRIMI ETRUSK LEXOHET QARTESISHT VETEM SHQIP.

Po shtoj ketu edhe nje liber te Nermin Vlora Falaskit ku jepen qarte fare germat dhe shkrimet etruske te gjetura neper sarkofage, etj., te cilat lexohen QARTESISHT SHQIP. Per shembull, ne nje skalitje te tille ne Artiminio, afer Firences ne Itali, shkruhet: "Ku le niiemi".

Pra duhet lexuar per te qene te paturbulluar nga mendja dhe per t'i lene te tjeret te lexojne dhe dijne apo te mesojne.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE. Empty Re: SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE.

Tue 29 Mar 2011 - 8:15
...Kështu gjendemi në të njëjtin trung me gjermanishten, në atë që njihet si indoevropian, por teza pellazgjike nuk e përmban domosdoshmërisht njohjen e gjuhësisë indoevropiane. Sipas Kolës, gjuha e pellazgëve, etruskëve, helenëve(mos i ngatërro me grekët e sotëm), ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve të sotëm, shqipja, nuk ka të përbashkëta me çka mund të quhet “indiane”. Ai nuk pranon lëvizje të hershme popullsish nga India e sotme drejt Ballkanit perëndimor e Mesdheut të tilla që të kenë formuar trungun pellazgjik. Kurse të paktën historia dëshmon për pushtimin territoresh gjermanike nga Perandoria Romake, për përbërjen e së cilës i kemi do fakte...
--------------------------------------------- ----
Ne historine e gjuhesise boterore eshte hapur me kohe pyetja se kush ishin indoevropianet origjinale,kur dhe ku ata jetuan.
Gjersa ata nuk lane dokumenta origjinale,qe jane para se gjithash bazat e historise,pergjigjet per keto pyetje mund te jepen duke munduar te ndertohet gjuha qe tyre.Pra,nese merret nje fjale,qe eshte e ngjashme ne shumicen e gjuheve indoevropiane,ne krijojme nje koncept se kjo fjale ishte e pranishme ne shoqerine indoevropiane dhe permbaron keshtu faktin tjeter se ne mund te tentojme te japim perfundime me te qarta mbi sigurine per ti perfshire ne "nje pakete".
Ajo c`ka erdhi nga analiza e mevonshme mbi keto fakte ishte se, Indoevropianet jetuan ne nje zone te ftohte veriore,qe nuk ishte afer ujit,por rrethuar nga pyje,qe merreshin me rritjen e kafsheve shtepiake si delet,lopeve,kuajve(permenden dhe qente) dhe qe ndermjet kafsheve te egra ata njihnin ujkun dhe ariun dhe ndermjet metaleve ndoshta vetem bronzin.
Shume besojne se ishte pikerisht perdorimi i kuajve dhe karrove 2 rroteshe,qe beri te mundur perhapjen e tyre ne nje territor kaq te madh.
Njohjet me te pranueshme jane qe qyteterimi indoevropian,u zhvillua diku ne Evropen Lindore aty rreth 3000vjet para krishtit.RReth 2500 vjet para krishtit ajo u shkaterrua.Njerezit lane tokat e tyre dhe emigruan ne drejtime te ndryshme.
Disa levizen drejt Greqise,te tjere ne Itali,te tjere akoma ne Evropen Qendrore gjer sa te fundit arriten ishujt britanik.
Nje pjese tjeter levizi ne drejtim te veriut,brenda Rusise se sotme,kurse nje pjese tjeter drejt Iranit dhe Afganistanit dhe arriten Indine..
MEGJITHATE KUDO QE ATA VAJTEN SHFAQET FAKTI QE ATA ASIMILUAN(njejtesuan eshte shqip apo ndonje tjeter?)POPUJT QE GJETEN DHE IMPONUAN GJUHEN E TYRE.
NJE GJE ESHTE E VERTETE SE ATA ISHIN NJEREZIT ME TE SHQUAR TE KOHES.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE. Empty Re: SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE.

Tue 29 Mar 2011 - 8:24
Ka rëndesi të dish se ç'duhet te besosh dhe perse ta besosh.

Permenda me siper disa libra dhe eshte e mira te lexohen e pastaj te flitet. Libra te tjere dhe artikuj shkencore jane duke dale dhe duhet vetem me i lexuar dhe jo me i para-kuptuar; mjafton qe te shkosh tani ne librari dhe ka shume libra te tille.

Sa per sllavet qe u perpoqen te quhen ilire, ajo ishte nje blof i tyre sepse ato perpiqeshin te genjenin qe trashegonin kulturen dhe token e dnritur ilire. Nuk kishin loje tjeter se ç'te luanin perveç genjeshtres sepse natyra ate vend me pare e kishte quajtur ILIRI dhe jo SLOBODANI (slobodan perkthehet ilir nga sllavishtja). Ne lishje me toponimet sllavo-bullgare qe jane tani, ato kane ngelur qe nga pushtimet sllavo-bullgare dhe ngulitur prej Bizantit. Pra eshte gabim qe ato te egzistojne siç jane tani dhe kjo detyre i perket Kuvendit dhe Qeverise; Kuvendi dhe Qeveria e Kosoves e zbatoji qe kur erdhi kete gje. I lumte!

Shkrimi qe po diskutohet fton gjithashtu te interesuarit dhe te kuptueshmit qe te vene ne dukje se cfar i kane bere armiqte e Shqiperise se Vertete gjuhes Shqipe dhe Shqiptareve. Te pakten vetem duke i vene ne dukje keto mund te tregojne qe i shtojne vlere Shqiptarise, Shqiptarve dhe gjuhes Shqipe.

Besoj se shkrimi nuk eshte bere per te fyer ndonje njeri apo per ta shqetesuar; apo ndokush te dale si perfaqsues popullour i ndonje populli tjeter. Ka qendra apo institute shkencore e gjuhesie ku te kuptueshmit mund te tregojne vleren e tyre shkencore.

Nderkohe, nese "tezat" e hedhura ne shkrimin qe diskutohet nuk pranohen, atehere te tjeret jane te lire qe te parashtrojne teza akoma me te mira per GJUHEN SHQIPE.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE. Empty Re: SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE.

Tue 29 Mar 2011 - 9:03
Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezultat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).

Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë.
Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë.

Qëllimi im themelor është që me këtë shkrim t'ua prezentoj lexuesve tanë një vepër vërtet me rëndësi kolosale, e cila i dedikohet kulturës së lashtë të ilirëve shqiptarëve. Nga ana tjetër, shpresojmë se kjo do ta nxisë kritikën shkencore në këto fusha të dijes, e cila për fat të keq, deri në ditët tona nuk ka arritur të jetë në nivel të duhur.

Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar.

Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip".

Po kush ishte THOT - i ?
THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët e tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë.

Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei). Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh.


Pamja - një piramidë në Atlantidë - pasqyron theorinë sipas të cilës ka një lidhje midis Atlantidës dhe Egjyptit

Por, çfarë paraqiste Atlantida?
Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik.
Sipas G.Catapanos, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës.


Thoti me kokën e shqipes dhe trupin të njeriut duke shkruar gjuhën e shqipes, i ndriçuar nga Dielli


Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të G.Catapanos, i cili, përkitazi me këtë çështje, thotë: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliro shqipe: borë. Kjo fjalë përdorej te egjiptianët e lashtë në formë borea; në frëngjishte të vjetër si bore, kurse në italishte si borea.

Nga ana tjetër borea në Egjiptin e lashtë identifikohej me sfingën. Sfinga në Egjipt ishte një amblemë guri, adhurues i DRITËS, që e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit të Catapanos, nuk i takonte erës egjiptiane, por asaj të boreo-s, d.m.th., të erës së Atlantidës. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrinës VERBALO - DRITËS, që u manifestua në Tokë. E DIELLI, ishte simbol i NJË PERËNDIE, ATUM ose TEM, terma këto që kanë shpjegim iliro - shqip:


--------------------------------------------- -----------------------------------

AIN A, a BROF B DORË D


GATH G FJERË F HJETË H
KUFË K MIRË M GJI GJ
NU N U U PLIS P
QULL Q BUZË R STOL-i S
SIXHIR S TËRË T TËRË T
ISË I ASHIM A, O ZVARANIK Z, ZH
SHI SH

• AT = at = at (babë) • U = unë • M = më = mëmë • T = tatë = babë • E = e • M = më = mëmë


--------------------------------------------- -----------------------------------

Edhe G.Catapano është i mendimit se emri ilir rrjedh nga i lirë, dhe shqiptar nga shqiponja, d.m.th. ashtu siç e shpjegon tradita shqiptare, sepse shqipja (shqiponja) e simbolizon DRITËN, THOTIN, ZOTIN. Kështu edhe hierogiifi i parë >>>>, të cilin Thoti e quajti shqip AIN = IBIS = SHQIPE, e simbolizon vet THOTIN, d.m.th. ZOTIN, dhe ka këtë shpjegim në shqipen:

• A = ATË, fillimi premierës; Zot! At i përjetshëm
• I = fjalë (folje) krijuese (themeluese) e fillimit: Zot krijues
• N = (N = NU = në ujë) materie e parë (uji) për të gjitha krijesat; Zot i përhapjes së dashurisë.

AIN-i, pra, ishte simbol që tregonte edhe lindjen, vitalitetin e burrërisë, i cili frymëzonte krijesën Në të vertetë Thoti, me këtë hieroglif, i cili qe i pari dhe më i rëndesishmi në sistemin e hieroglifeve, e simbolizoi vetveten, sepse ishte krijues i tij, pra ishte perëndi - Zot. Ky hieroglif në alfabetin e shqipes paraqitet me A.

• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti me fjalën shqipe BROF, me kuptim në kembë, paraqiste tingullin e germës shqipe B. Tregon qëndrimin karakteristik të njeriut inteligjent krijuar nga periudha në pozite drejtë, me kokë lart, i cili është duke e ruajtur fuqinë lart në qiell e në mënyrë të përhershme. Tregon se ky qëndrim është njerëzor e vet njeriu, si qenie, është i përsosur. Fjala brof në shqipen e sotme ka këto kuptims: Ngrihem menjëherë në këmbë. Brofi ne këmbë. U ngrit (u çua) brof.
• Hieroglifi ; të cilin Thoti e quajti DORË, si simbolikë paraqiste punën e dorës së njeriut, apo të gjitha intervenimet e njeriut për pronësi, me qelli që puna të jetë e begatshme e dobishme për njeriun. Ky hieroglif në shqipen mori formën D.
• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti GATH (GARDH), e si simbolikë paraqiste ndalesën - pengimin - gardhin në afërsi të faltores, në alfabetin shqip e mori formën G.
• Hieroglifi të cilin Thoti e quajti FJERË, paraqiste shlingën ose nëpërkën, gjarpërin helmues, me kokë të shtypur në trajtë trekëndëshi, me dy dhëmbë në gojë dhe bisht të shkurtër. Edhe sot e kësaj dite nepërka quhet FJERË, në Malësi, në dialektin gegë. Në shqipen mori formën F.
Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti HJETË, d.m.th. ashtu siç e quajnë edhe sot arbereshët bishtalecin e flokëve, thurrjen, nyjën, lidhjen. Në shqipen mori formën H.
• Simbolin , Thoti, në sistemin e hieroglifeve, e quajti KUFË, d.m.th. nga shqipja KOFË (KOVË), e cila si simbolikë paraqiste enën ku bëhej përzierja e fuqisë per krijimin e materies. Në shqipen mori formën K.
Është në interes të vihet në pah edhe një dukuri. Shkronja KAF e arabishtes, jo vetëm që ka ruajtur formën dhe shqiptimin e hieroglifit KUFË, por çdo pjesë (sure) e Kur'anit fillon me germën KAF ( ), çfarë supozohet se KAF - at paraqesin vet Kur'anin, d.m.th fjalët e perëndisë - Allahut.
• Hieroglifin , Thoti e quajti GJI, emërtim shqip i gjinjve të femrës, nga i cili u lind shkronja GJ në shqipen.

Ndërkaq, hieroglifin Thoti e quajti NU, fjalë kjo e përbërë nga: NË UJË. Nga ky hieroglif doli shkronja N. Shqiptari kosovar fjalën NË UJE e shqipton N'UJË ndërsa këtë shkronjë hebreji e shqipton NUM, e arabi NUN, d.m.th. nga shqipja: N'UJË. Poashtu në Biblen e shenjtë thuhet: "Në fillim perëndia mori frymë n'ujë". Do të thotë krijesat u krijuan në fillim n'ujë, në dete. Kjo filozofi e stërgjyshëve të shqiptarëve aprovohet nga shkencat bashkëkohore. Në të vërtetë, hieroglifi NU simbolizonte materien e parë, Zotin dhe përhapjen e dashurisë.
• Hieroglifin Thoti e quajti U. nga shqipja unë, kështu që edhe në shqipen mori formën U.
• Thoti hieroglifin quajti PLIS, që në shqipen do të thotë: tullë copë e madhe dheu që ngre pllugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër; plisat e arës; plis me bar. Në shqipen mori formën P.
• Sipas Thotit hieroglifi quhej QULL, nga shqipja: materie pa formë, brumë, baltë, lloq, materie kjo që mund të transformohet me përzierje nga puna e njeriut. Ky hieroglif në shqipen mori formën Q.
• Thoti hieroglifin e quajti BUZË, për tingullin R. sepse buzët, me këtë rast, përfaqësonin gojën, respektivisht, buzët që bënin rojë, ruanin "fjalën, gjuhën, dhëmbët.
• Ndërkaq, për tingullin S. Thoti përdori dy hieroglife: , të cilin e quajti STOL, STOLI, dhe , të cilin e quajti SlXHIR term ky që përdoret edhe sot e kësaj dite te shqiptarët gegë në formë singjir, apo zingjir.
• Edhe për tingullin T, Thoti përdori dy hieroglife; dhe nga fjala shqipe TERË, me kuptim fitim.
• Për tingullin I dhe J Thoti përdori hieroglifin , të cilin e quajti ISË, që do të thotë DRITË, e me kuptim: FILLIMI I JETËS. Simbolizon DIELLIN, i cili rrezaton forcë kreative. Shkronja I qe emër i parë që iu dha perëndisë së njeriut; PERËNDIA E DRITËS SË PËRHERSHME. Nga fjala ISË doli emri; IDISË - simbol i dritës. Kështu, pra, shkronja i te shqiptarët hyn në tingullin e fjalëve që shpreh dritën, bukurinë, stolinë. Pra kjo urtësi ISIAKE (isiakë = nga isë = DRITË), në arbërishte do të thotë DRITË.
• Hieroglifin ,Thoti e quajti ASHIM ose ASHËR, me kuptim degë, filiz dru i çarit (i plasaritur, i ndarë). Hieroglifi në fjalë paraqet veprimin ose aktivitetirl e njeriut në natyrë. Zaten edhe në gjuhën e sotme të shqipes flala ASHËR do të thotë ashkëll dru i vogël, i çarë për zjarr. Copë druri i çarë si dërrasa e hollë, që përdoret si petavër ose për të mbuluar çatinë, pullazin. Çati me ashra. Çaj (bëj) ashra. Me fjalë të tiera hieroglifi "ashër" i paraqiste tingujt â,tinguj këta që janë guturalë, por të zhdukur te toskët. Në shqip mori formën à.
• Për hieroglifin , Thoti e përdori shprehjen shqipe ZVARANIK ose ZHVARANIK = zvarranik i tokës. Simbolizonte vuajtjen e shfrenuar, por zvarraniku konsiderohej frymezim i tërbuar e sentimentai. Hieroglifi në fjalë në shqipen dha tingullin Z dhe Zh.
• Kurse hieroglifin e fundit , Thoti e quajti me fjalën shqipe SHI. Si hieroglif paraqiste një liqe me ujë të shiut origjinal. Për më tepër, jeta, vdekja, rilindja, gjithmonë janë të lidhura me ujin "NU" ose "SHI", sepse në "NU" krijohet jeta. Nga ky hieroglif u krijua shkronja shqipe SH.

Është shumë interesant edhe dukuria e kësaj shkronje, meqë në hebraishte dhe arabishte quhet SHIN dhe forma e tyre është e njëjtë me hieroglifin SHI; "bazeni me pika të shiut", që do të thotë se gjuha, kultura dhe prejardhja e shqiptarëve, hebrejve dhe e arabëve është identike, si duket, është nga ilirët e lashtë, apo nga stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm.

Mendimi mbi prejardhjen e njëjtë të shqiptarëve, hebrejve dhe arabëve është vallë fakt historik, apo fantazi? Në vështrim të pare duket si endërr, por nëse merren parasysh burimet historike, kërkimet arkeologjike, të dhënat gjuhesore dhe Bibla e Kur'ani, atëhere mund të bindemi mjaft edhe për këtë pohim jo aq të zakonshëm.

Këto lidhje të shqiptarëve me popujt më të lashtë të Afrikës dhe të Azisë së Afërme janë shumë të hershmë, më të hershmë se sa është menduar deri tash, çka tregon fakti se perëndia THOT (stërgjysh i shqiptarëve), e barti, pas katastrofës së Atlantidës, që ndodhi para 12000 vjetëve, kulturën ilire - shqiptare në Afrikë, sigurisht edhe në Azi. Kurse, para 6000 vjetëve Thoti e krijoi edhe sistemin e hieroglifeve në bazë të ilirishtes - shqipes, sistem ky që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve, si ai i shqipes, që gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe i greqishtes! Ky fakt tregon se ilirët, si stërgjyshër të shqiptarëve, nga gjuha e zakonet shtriheshin që moti, jo vetëm në gjithë Siujdhesën Ballkanike, por edhe në Siujdhesën Apenine, në ishujt e Detit Mesdhe, Egje, ne Azinë e vogël, në Siujdhesën Arabike, në Gadishullin e Pirinejeve. Shkurt, kultura iliro - shqiptare, si kulturë e qytetërimit të parë të këtij ambienti, shtrihej nga Irani në lindje, deri në Atlantik në perëndim dhe nga Alpet në veri, deri në Afrikën Veriore në jug.

Në këtë pjesë të vështrimit tim - nënvizon Catapanoja - u demonstrua vetëm THOTI, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me çelës të shqipes (të ilirishtes - S.R.), që u muar për çdo hieroglif te tingullit të parë, vokali ose konsonanti, të qenies së emrit shqip kuptim ky që zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund të mohohet:

1. Që origjina ilire na shpie në kohë më të vjetra, histori kjo e cila na mahnit, apo histori që na shpie në neolit (koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantidës (para 12000 vjetëve), epokë kjo qe solli nevojën e krijimit të THOT-it në Egjipt, si mënyrë e shpjegimit të fillirnit të punës.

2. Ky studim, si pohim i së vërtetës, korrigjon datën e historisë, korrologjisë (disciplinë që studion ndarjen gjeografike), etnologjisë dhe filologjisë.

3. Rishikimi i Thotit zgjeron kufijt e shkencave që deshëm s'deshëm ndikon në metafizikën e cila është me rendësi për njeriun dhe njerëzimin sepse arrihet rishtazi në kuptimin e mendimit së ndjenjës së të vërtetës për jetën që është vërtet natyre shpirtërore, është erë e vërtetë e shkëlqimit të lavdishem të DRITËS SË PARË, përfundon G. Catapano.

Rezultatet shkencore të arkeologëve anglezë, amerikanë, gjermanë dhe turq (J.E. Gauter më 1894, R. Campbell - Thompson më 1910, E. Pitard më 1927, Kurt Bittel më 1831, Shevket Aziz Konsu, Kiliç Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, që nga viti 1936 e tutje, Halet Çambel John Brandwood më 1968, etj.) pasqyrojnë në mënyrë plastike në veprat e tyre ketë çështje. Sipas mendimit të këtyre dijetarëve kuptojmë:

-se vala e parë e furishme e dyndjes së hititëve të cilët përfaqësonin, një fis të veçantë të ilirëve, ose i takonin njërit nga fiset e shumta të dardanëve, u shpërngulën, kuptohet në disa faza nga Ballkani i Epërm, apo nga Dardania, kah brigjet perëndimore dhe veriore të Detit të zi, kah Kaukazi për në Anadollin Qendrore;

- se kjo shpërngulje u bë në kohën e paleolitikut, mezelitikut, neolitikut dhe halkolitikut;

- se hititët e sollën teknologjinë e xehetarisë dhe të metalurgjisë nga Ballkani në Anadoll;

- se kah 2000 - vjetshi para e.s. filloi periudha historike në Anadoll, e cila nga shkencëtarët u quajt "periudhë e hititëve" (2000 - 700 parae.s.);

- se në shekullin XII para e.s. përmenden tre perandorë me emrin Arnuvanda l,II,III, prej të cilit emër si duket, u krijua, sipas ligjit të metastezës, njëri nga siononimet për shqiptarët - arnavudë;

- se në vitin 3000 para e.s. shkaktohet; vala e dytë e furishme e dyndjes së ilirëve dardanë, prej të cilëve u krijua Troja, dhe me emrin e dardanëve u emërtuan: njëra derë e Trojës Dardanos. ngushtica detare mes Anadollit dhe të Ballkanit - Dardanelet, dhe një qytet Dardania apo Dardanos në veri të Trojës.

- se në 1200 para e.s. ndodh vala e tretë e dyndjes së ilirëve frigas nga Dardania e Ballkanit, prej të cilëve u krijua Mbretëria Frigase (750 - 546 para e.s.) në Anadollin Perëndimor;

- dhe se, me sa duket, nga koha e dyndjes së hititëve daton historia e një krahine në Kaukaz, e cila quhej në kohën antike ALBANIA, kurse banorët e saj albanë, sigurisht nga emri i një fisi të ilirëve të Ballkanit, të cilët quheshin albanë.

Tani për tani do t'i vë në pah edhe disa fjalë hitite që kanë lidhje me shqipen e sotme, fjalë këto që janë zbuluar në plisat (tullat) e pjekura, të cilat kanë shërbyer si mjet për të shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglifike.


Ní = tani Asht = asht-i
Ata = ati, baba Maje = ngritje, rritje
Mat = mas, matje Njoj = njoh
Wit = vit-i Ane = anë,-a
Gjun = gju-ri Qend = qind
ili = yll-i, zoti Bait = oborr,-i
Et = etj:e,-a; etjeje Lule = lul:e,ja
Est = është Dor = dorë
Gurta = kala, fortifikatë Mial = mjaltë
Wesha = veshj:e,-a Miel = miell,-i
Shur = ranë, ranishtë Urirn = urim,-i
Turija = turi,-ri Nakt = natë
Ara = të lashtat Sojoti = sit:ë,-a
Shkal = shpoj, shërthej Hur = uri.-a
Leiht = lehtë (i,e) Lissi = lis,-i,sh.-a

Sipas G. Catapanos edhe vet Moisiu e ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, për izraelitët rrjedh nga shqipja iliro hitite: JHVE = Tl JE VET: JE VE(T). H e cekur, në hebraishten e vjetër është shqiptuar edhe si E.

Disa historianë arabë mendojnë se shqiptarët dhe arabët kanë prejardhje të përbashkët qysh nga kohët më të hershme. Kurse Elvia Çelebiu (1611 - 82) vë në pah se nga fisi Kurejsh, nga i cili rrjedh Muhamedi, profeti i islamizmit, rrjedhin edhe shqiptarët. Mirëpo, origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe të arabëve, nëse këto pohime kanë bazë shkencore, duhet kërkuar qysh nga koha e lashtë ilire, së paku para 4000 vjetëve, d.m.th. qysh nga koha e profetit Ibrahim, prej të cilit, thuhet në botën arabe e hebreite, rrjedhin arabët dhe hebrejt. Ndërsa Willy Borgeaud-i thotë se palestinezët (filistinët) kanë emër ilir, dhe se Argolida dhe Elida në Greqi janë vatra të rëndësishme ilire në pjesën e Mesdheut. E sipas mendimit të Faik Reshit Unatit, palestinezët (filistinët) u tërhoqën nga Kreta për në Palestinë rreth vitit 1200 para e.s. Palestinezët ishin banorët e ish qytetit ilir Paleste - Palasa e sotme në Himarë.

Në fund do t'i vë në pah edhe disa konstatime të Giuseppe Catapanos lidhur me lashtësinë e gjuhes shqipe. Sipas tij, kërkimet e ndërgjegjshme apo studimi komparativ i gjuhëve të vjetra të llojilojshme, na shpien te "ESKUERA" baskisht (E - SHKUERA, që në shqipen do të thotë gjuhë e shkuar - e kaluar), d.m.th. na bien te shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabisht- ja, arameikishtja (gjuhë semite perëndimore e folur në kohën e lashtë në Siri, Mesopotami, Palestinë) dhe koptishtja - gjuhë liturgjike e të krishterëve të Egjiptit, që do të thotë gjuhë e THOTIT.

Këtë e dëshmojnë edhe faktet që vijojnë:

- Shprehja PAN - AMEN, përbëhet nga Zoti Amon, emër i përbërë nga fjalët shqipe:
A = AT = babë
M = MË = mëmë
ON = Onë = Yn = Yni (joni)
-mos të harrohet se është NJË ZOT

Kjo shprehje përdoret te të gjithë popujt dhe në të gjitha gjuhët në dy forma: AMEN ose AMIN.
- THOTI, që është atribut i të gjitha shkencave antike, nga Nili e shtriu dritën në gjithë botën, sepse në Egjipt u krijua civilizimi i përparuar.
- Prania e ilirëve në Egjipt mund të datohet para 12000 vjetëve, peridhë kjo që përputhet me zhdukjen e Atlantidës, e cila u përshkrua nga Platoni në dialogun e "TIMEO"-s dhe të "CRIZIA"-s.
-Shqipja flitej para 12000 vjetëve, jo vetëm në tokën e Nilit, por edhe gjetiu, duke qenë se:
1. Ilirishtja ishte shumë më e vjetër se sa që mendohej deri më sot.

2. Kultura e lashtë e POPULLIT TË LIRË (ilir) në Egjipt ishte e vjetër, së paku 12000 vjet.

- Emri POSEIDON, emërtim i zotit të deteve dhe të tërmeteve i cili qe vëllau i Zeusit (ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO Sl - E - DON = me kuptim: shumë e dëshiron.

- Emri FARAON, me kuptim I NJERËZISHËM, poashtu rrjedh nga shqipia: FARA - JONË.

- THOTI është lajmëtar i perëndive.

- THOTi konsiderohet gjithashtu si personalitet më i ditur, "më i urti prej të urtëve" i të gjitha kohëve më të vjetra, nga doktrina e të cilit dolën fillet e mëdha të humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, të gjithë: lajmëtarë, sub velo, të DRITËS SË ARDHSHME, ekzistues të përhershëm, DIVIN LOGOS FIGLIO di DIO (ARSYEJA HYJNORE BIRIT TË ZOTIT), që do të mishërohej për çlirimin e njeriut dhe shpëtimin e botës.

THOTI është themelues i religjionit të DRITËS dhe i shkencave sekrete (okulte) të mistereve dhe është gjithashtu në përgjithësi shpikës i shkrimit.

Prandaj, bazuar në shënimet e sipërshënuara mund të konkludohet:

- se pellazgët - ilirët ishin stërgjyshët e shqiptarëve;

- se pellazgët - ilirët, me emra të ndryshme, d.m.th. me emra të fiseve pellazgo - ilire (gegë, toskë, albanë, arbër, arnautë, dardanë, maqedonë, hetitë a hititë, trojanë, ejiptianë, etruskë, etj. etj.) jetonin në një sipërfaqe shumë më të gjërë në tri kontinente: në Evropë, Afrikën Veriore dhe në Azi, deri në Iran dhe Indi;

- se ilirishtja - shqipja, si degë më e vjetër e familjes së gjuhëve indoevropiane, është çelës i qytetërimit njerëzor;
- se nga gjiri i ilirëve dolën shumë perëndi, profetë, perandore e dijetarë;

- se stërgjyshët e shqiptarëve, pellazget-ilirët, me kulturën e tyre të lartë kontribuan jo vetëm në civilizimin e popujve tjerë, të cilët i sundonin, por, me anë të vetë asimilimit, kontribuan në krijimin e shumë kombeve dhe kulturave (feve, gjuhëve, shkrimeve) të veçanta në tri kontinente;

- se shkatërrimi i pellazgëve - ilirëve të shumtë dhe të kulturuar u shkaktua jo vetëm nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftat e brendshme që u zhvilluan mes fiseve të tyre, luftë kjo që vazhdoi, tradicionalisht, deri në ditët tona;

-se nga bërthama e pellazgëve -Ilirëve shumë të lashtë - vetëm shqiptarët mbetën pa u shkrirë në popuj apo kombe të tjera - në grekë, hebrej, arabë, italianë, austriakë, sllavë të jugut, turq, etj.;

- se vetëm gegët, në një masë të konsiderueshme, e kanë ruajtur shqiptimin e ilirishtes - shqipes së lashtë;

- dhe se fjalën vendimtare, përkitazi me çështjet e shtruara, duhet ta japin, në radhe të parë, filologët, arkeologët dhe etnologët.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE. Empty Re: SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE.

Tue 29 Mar 2011 - 9:16
Kualalumpur vjen nga shqipja.. Ku-ka-lumi-ur.
Tokio - toke o mik (gezuar e sotme)
Kremlin - krem i lene (i pakunsumuar)
Rekjavik - iku Rrekja (Rreke shkurtim i Muharremit)
Bukuresht - i/e bukur esht
Siçili - si çilimi
Trieste - tre eshte
Athine - e thene
deti EGJE - deti I GJERE
Sponsored content

SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE. Empty Re: SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi