Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E shëmtuara duhet quajtur e (pa)bukur Empty E shëmtuara duhet quajtur e (pa)bukur

Sun 3 Apr 2011 - 0:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Një herë një miku im më pyeti: - Eljan, si t’u duk e dashura
ime?! Çfarë t’i thosha! – E këndshme i thashë. Në të vërtet nuk më
pëlqeu fare. Pasi e dija që në të tilla raste gjithmonë këtë
fjalë them, sepse më duket çudi që një shok apo një shoqe të të pyesë
apo të marrë aprovimin tënd se si të duket e dashura apo i dashuri. Më
duket budallallëk të gjykoj unë në shijet e tua. Fundja dëshira e
dashurisë në ndjenjë apo në shije është e jotja. Por një herë tjetër, më
ndodh mua që të jem në kafe me një vajzë me të cilën e “ndjeja” dhe e
pëlqeja. E prisja çastin që ajo herë-herë do të më sillte ndonjë shoqe
të sajën për të marrë aprovimin nëse unë i dukesha i mirë asaj
tjetrës... Dhe kështu ndodhi. Më lanë pak vetëm, dolën jashtë për tu
përcjellur; sigurisht duke folur për mua në i kisha pëlqyer apo jo.
Uffff, çfarë bezdie idiote, të pyesësh tjetrin për shijen tënde. Ama,
disa po nuk patën aprovimin e tjetrit, nuk bëjnë dot gjë. Kaq i
rëndësishëm është tjetri sa edhe në shijet tona të së (pa)bukurës duhet
ta ftojmë t’i fusë hundët. Meqë estetika e ndjenjës na është bërë pronë
e një shkëlqimi që nuk di se kujt t’i shkëlqejë më parë, tashmë e
dëshiruar për tu kapur nga të gjithë, gjithmonë kam menduar se brenda
ndjenjës në të askush nuk ka të drejtë të gjykojë shijen. Apo për shkak
se është bërë si krijesë e së dukurës, dhe jo e thelbit. Me sa po shihet
më së shumti në shoqërinë tonë, është vetëm ajo ndarje midis salloneve
të bukurisë dhe shkëlqimit të pa masë. Fjala estetikë? E çfarë është
kjo? E ke të shkruar më shumë se shpesh këtej nga ne si parukeri,
permanent, sallon bukurie...estetike! E duam kaq shume te bukurën, e
vlerësojmë atë vetëm kur arrijmë në anën materiale, si për shembull janë
sallonet e bukurisë. Madje e fyejmë anën e kundërt të së bukurës duke e
shquar si të shëmtuar. Jo, nuk ka shëmti. Unë propozoj që duhet të
grisim çdo fjalor që e përmban fjalën shëmti, duhet ta shkruajmë e
(pa)bukur. Sepse fundja edhe Umberto Eco, në librin Historia e së
Bukurës thotë se gjatë gjithë shekujve filozofët dhe estetët kanë dhënë
përcaktime të së bukurës, por asnjëherë për “shëmtinë”, asnjëherë nuk i
kanë kushtuar asaj ndonjë traktat. Shpesh më vjen keq kur ngatërrojmë
“estetin” me “estetistin”, nga ku ai i pari është studiuesi i filozofisë
së artit, dhe i dyti personi që merret me manikyrin, pedikyrin apo si
të thuash me rirregullimin e njeriut. Reflektim! Pasi njeriu dëshiron të
shijojë atë që ai vetë thotë se është e bukur, në fillim do t’i duhet
të kuptojë atë që e rrethon, e më pas të shijojë se cila është e bukura
për të. Nëse në raportin e natyrës që e rrethon, dis-harmonia e shijes
nuk është fort e mjaftueshme, që ne vetë e quajmë të “shëmtuar”, atëherë
jemi jashtë çdo kornize të mendimit apo shijes mbi të bukurën. Në fakt e
bukura, kjo fjalë kaq përkufizuese për një ndjeshmëri kaq të lartë, nuk
ka se si të zëvendësojë thjesht një përkufizimi fjale për atë që
gjendet në të vërtetë jashtë apo brenda njeriut. Ajo shpesh bëhet aq e
imët, sa pëlqejmë ta mbajmë aty. Mos ta prekim, po aq për të na rreh
zemra të gjithëve, se e ndjejmë ashtu të thjeshtë dhe vetëm siç ajo
është. Nëse të gjithë kemi shije për ta perceptuar, atëherë është e
bukura e të gjithëve. Fjala e bukur si e tillë, nuk mund të përkufizojë
të bukurën e shfaqur. Më shumë se e ndjerë, ajo është një raport i asaj
që syri dhe ndjenja nuk e shikon gjithmonë. Ndryshe, nuk do të kishin
kuptim gjërat e vogla, të imta e të dashura, seksi, apo edhe bukuritë e
vjetruara, të relikshpallura. Po atëherë përse na pëlqejnë këlyshët e
kafshëve, bebet, format ne vithet e grave dhe të burrave, apo për
meshkujt ne shijimin pamor të gjoksit të një gruaje? Apo gjërat e vogla
seksuale? Përse sundohemi nga “format”? Është shumë e thjeshtë, duam t’i
sundojmë dhe të sundohemi me dëshirë prej tyre, prej ku fitojmë një
lloj ekstaze. Ose kur prekim kafshë, p.sh qen apo mace, ka njerëz që
kënaqen me afeksion ndaj tyre që duan t’i shtrydhin apo t’i kenë vetëm
për vete. Kjo është një ngopje që ndodh nga e bukura në të prekurin
drejt materies. Pak si vështirë të përcaktojmë se çfarë është e bukur në
një kulturë dhe çfarë e (pa)bukur në një kulturë tjetër. Në fakt është
një proces i gjatë i shijes, që njeriut i pëlqen ta shfaqë gjithmonë, e
më pas të krenohet me të. Bukuria është ajo ndjenjë që nuk rrit vetëm
kënaqësinë por edhe dobishmërinë. Bukuria që nuk sjell dobi, është
fallco, është po njësoj si ato lulet artificiale që u përhapën kaq
shumë në shtëpitë tona. Shpesh e ngatërrojmë atë me një vajzë pak si
“budallaqe”, sa të bukur dhe jo të mirë nga mendtë si të mbushur me para
kinezërirash. Bukuri aguridhe. Rëndësi ka që të ndjerit dhe të
shijuarit të mos jetë një akt i të mashtruarit të parë. Sepse ajo vetë
nuk ka formë, dhe fjala formë është shumë e shëmtuar ose e (pa)bukur për
të. Po aq sa Volteri në Fjalorin e tij Filozofik, pyet një zhabë: Çfarë
është e bukur, por ama vërtet e bukur? Dhe ajo thotë Volteri, do të
përgjigjet se e bukur është lloji i saj me dy sy të rrumbullakët dalur
prej kokës, gusha e gjerë në sheshim, shpinë e murrme dhe bark i verdhë.
Por po të pyesim djallin vazhdon ai, e bukura është një bisht me katër
putra dhe një palë brirë. Kështu që, e bukur për mua vazhdon të jetë ajo
qenie që ma bën zemrën të ngrihet peshë, që më shijon në shijen time,
që më jep ekstazë brenda saj dhe meje, dhe që në fillim duhet të nisë
pëlqimi nga unë, e më pas të përfundojë në masivitet duke u pëlqyer nga
tjetri. Nëse ky i fundit nuk ka pëlqim, atëherë le të mbetet për një
kohë tjetër. Por pak rëndësi ka dhe tjetri. E harruat Van Gogun, ai u bë
më i pëlqyeri në shije gati pas 100 vjetësh, gjë që do të thotë se
mendimi i tij ishte i pabukur për kohën e tij, por më shumë i shijuar në
ndjesi për kohën tonë. Madje dhe vetë pyetja se çfarë është e bukur
është një pyetje e kotë...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi