Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Xhufi: Greqia bleu me pensione kombësinë e 20 mijë shqiptarëve Empty Xhufi: Greqia bleu me pensione kombësinë e 20 mijë shqiptarëve

Thu 14 Apr 2011 - 13:05
DURRES – Ditën e sotme qytetarë të Durrësit u mblodhën në amfiteatrin Ilir, të qytetit të Durrësit në tubimin e Aleancës Kuqezi. Të ftuar në këtë tubim ishin artistët më të njohur në vend, por edhe shumë akademikë, historianë, juristë, pedagogë dhe student. i ftuar në këtë aktivitet, Z.Kreshnik Spahiu u shpreh se “3000 vjet histori nuk ndërrohen me 300 euro”. Ai gjithashtu inkurajoi drejtuesit e Aleancës Kuqezi që ta vazhdojnë nismën e tyre, pavarësisht situatës politike duke u shprehur se për herë të parë në këto 20 vjet, ka ardhur një moment ku shteti është shumë më i rëndësishëm se pushteti.
Duke vlerësuar rolin që ka kjo nismë jo vetëm në mbrojtje të identitetit kombëtar por edhe të forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Historiani i njohur Prof. Dr. Pëllumb Xhufi në mbështetje të nismës së Aleancës KuqeZi kundër regjistrimit etnik dhe fetar, solli edhe argumente dhe fakte në mbështetje të argumenteve të tij. Ai theksoi se “në Shqipëri janë rreth 20 000 qytetarë shqiptarë, të moshës mbi 65 vjeç, që marrin pensione nga shteti grek”. Ndërkohë poeti Agim Doçi u shpreh se “Ne duhet të ruajmë monumentet tonë, por monumenti më i madh që kemi është qënia shqiptar“;
Gjithashtu aktori i mirënjohur i humorit Besart Kallaku, mbajti një fjalë në mbështetje të Aleancës Kuqezi dhe të nismës së saj patriotike. Për të vijuar me Mjeshtrin e madh të skenës , aktorin Mirush Kabashi, i cili vlerësoi këtë nismë qytetare dhe kontributin e rëndësishëm që Aleanca Kuqezi po jep për çështjen kombëtare. Ai emocionoi të pranishmit duke recituar disa vargje tepër të famshme të të Naim Frashërit.
Në fund të aktivitetit qytetarët firmosën peticionin e Aleancës Kuqezi, duke ju bashkuar mijëra qytetarëve të tjerë që kanë firmosur deri më tani kundër regjistrimit etnik dhe fetar. Duke shprehur mbështetjen e tyre për këtë nismë ligjore, e cila synon të ndryshojë ligjin actual për regjistrimin e popullsisë. Ditët në vijim Aleanca Kuqezi do të jetë në qytetet dhe në fshatrat e tjerë të Shqipërisë, duke synuar që ta kthej këtë nismë në një nismë me mbështetje kombëtare.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi