Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Çështja çame në Kongresin Amerikan Empty Çështja çame në Kongresin Amerikan

Sat 16 Apr 2011 - 1:54
Kongresi Amerikan në ndihmë të Çamërisë, Nano në ndihmë të Greqisë

Kongresi Amerikan ka hedhur në skenë arsyen, përse Greqia insiston të mbajë akoma në fuqi, ligjin e luftës me shtetin shqiptar, duke e cilësuar atë, si fenomen që lidhet drejtpërsëdrejti me çështjen çame. Nëse do të ndodhte që të hiqej ligji i luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, atëherë kjo e fundit, do të kishte të gjitha të drejtat dhe mundësitë, për t'iu drejtuar organeve ndërkombëtare të drejtësisë, me qëllim zgjidhjen e çështjes çame

Bukurie Kastrati

Dritë jeshile për zgjidhjen e çështjes çame

Sipas një kanali televiziv shqiptar, i cili i referohej agjensive amerikane të lajmeve, Kongresi amerikan, në mbledhjen e tij të fundit, përveç të tjerash ka trajtuar edhe çështjen çame. Interesi i Kongresit amerikan për t'a çuar sa më afër zgjidhjes këtë çështje kaq të rëndësishme, sidomos për Ballkanin, i ka dhënë asaj një trajtë ndërkombëtare, duke shënuar kështu, të parin progres në këtë drejtim. Po sipas këtij burimi, diskutimeve të kongesmenëve amerikanë, u ka bërë ballë deklarata e përfaqësuesit të Ministrisë së Jashtme greke, i cili gjendej në këtë mbledhje të Kongresit. Megjithatë, deklarata e përfaqësisë greke, në të cilën mungonte totalisht dëshira për zgjidhje të çështjes, është asgjësuar nga informacionet e hedhura në diskutim nga kongresmenët amerikanë. Si gjithmonë, edhe këtë rradhë Greqia është treguar e gatshme të akuzojë Shqipërinë, edhe pse kjo e fundit, nuk është bërë e gjallë për çështjen e Çamërisë, që nga koha kur në pushtet erdhën socialistët.

Përfaqësuesi grek në Kongresin amerikan, mësohet të jetë shprehur, se Shqipëria e përdor çështjen çame si kartë, sa herë krijohet ndonjë komplikacion në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

Gjithsesi, deklarata greke nuk ishte aspak bindëse para argumenteve të shtruara nga Kongresi. Sipas burimeve të lartpërmendura, në këtë mbledhje të Kongresit amerikan është hedhur në skenë arsyeja, përse Greqia insiston të mbajë akoma në fuqi ligjin e luftës me shtetin shqiptar, fenomen ky që lidhet drejtpërsëdrejti me çështjen çame. Nëse do të ndodhte që të hiqej ligji i luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, atëherë kjo e fundit, (jo pa vullnetin e qeverisë që do të jetë në drejtim të vendit), do të ketë të gjitha të drejtat dhe mundësitë për t'iu drejtuar organeve ndërkombëtare të drejtësisë, me qëllim zgjidhjen e çështjes çame.

Përsa i përket faktorëve që mund të kenë shtyrë Kongresin amerikan të shtrojë për diskutim çështjen çame, duhet thënë, se ata nuk kanë qenë të shumtë, por me influencë në Kongres.

Ka qenë Ministria e Jashtme turke, ajo e cila, para një viti ka bërë një kërkesë pranë Kongresit amerikan, ku i kërkonte këtij të fundit, ndërhyrje për zgjidhjen e çështjes çame, gjë për të cilën qeveria shqiptare nuk ka patur asnjë iniciativë.

Po kështu, efektin e tyre kanë dhënë edhe kërkesat e njëpasnjëshme të shoqatës "Çamëria", drejtuar këtij organzimi të lartë amerikan.

Vetëm qeveria socialiste shqiptare nuk ka të depozituar asnjë kërkesë për çështjen në fjalë, pranë Kongresit aqmerikan.

Një gjë e tillë, as nuk ka ndodhur dhe as ka për të ndodhur, të paktën përsa kohë që në krye të qeverisë shqiptare të qëndrojë Fatos Nano.

Vetëm pak muaj më parë, kryeministri aktual Fatos Nano, e pati cilësuar ligjin e luftës me Greqinë, si relike të së kaluarës.

Por pas trajtimit që Kongresi amerikan i bën ligjit të luftës, duke e lidhur direkt me çështjen çame, del në pah hileja e madhe që fshihet pas të ashtuquajturës "relike e së kaluarës" e Nanos.

Mungesa e dëshirës së qeverisë shqiptare, për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje kaq delikate, jo vetëm për vendin tonë, është po aq e theksuar, sa edhe tek pala greke, e cila mesaduket, as ka ndërmend të shfuqizojë ligjin e luftës me Shqipërinë.

(gusht, 2002)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi