Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjirokastra, qytet muze në mbarë botën Empty Gjirokastra, qytet muze në mbarë botën

Sat 16 Apr 2011 - 2:49
Informacion mbi shpalljen “Pasuri e kulturës botërore” mbrojtur nga UNESCO, të qytetit-muze të Gjirokastrës

Qyteti muze i Gjirokastrës, bëhet pjesë e trashëgimisë botërore

Prej vitit 1991, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të saj mbi bazën e dokumentacionit përkatës, i ka kërkuar zyrtarisht UNESCO-s, që në listën e Monumentve “Pasuri Botërore” të përfshihen: qytetet-muze të Beratit dhe Gjirokastrës, Varret Monumentale të Selcës, Amfiteatri i Durrësit dhe Qyteti Antik i Butrintit.

Në nëntor të vitit 1991 Dr. Andrazh Roman, në cilësinë e ekspertit të UNESCO-s ka ardhur në Shqipëri për të vrojtuar në vend propozimet e kërkesës shqiptare. Sipas raportit të tij dërguar në Shqipëri, ai ka shprehur mendimin se mundësitë më të mëdha për të fituar këtë status të privilegjuar i ka lagja “Mangalem” në Berat dhe qyteti i muze i Gjirokastrës.

Këto përpjekje për rritjen e statusit të monumenteve të trashëgimisë sonë Kulturore, erdhën në çastin kur vetë shteti shqiptar kishte dhënë maksimumin e mundshëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre, kjo si në pikëpamje të përfaqësimit të tyre ligjor, ashtu edhe në buxhetet vjetore që shpenzoheshin për mirëmbajtjen e tyre. P.sh. qyteti i Gjirokastrës ishte shpallur qytet-muze qysh në vitin 1961., së bashku me qytetin e Beratit, me pazarin e vjetër të Krujës dhe nëntokën e Durrësit. Më 12.07.1973, me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës u miratua rregullorja “Mbi mbrojtjen, restaurimin dhe administrimine qytetit-muze të Gjirokastrës” etj.


Në vitet 1995-1996, Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s Federico Major gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri u sensibilizua përsëri lidhjen me kërkesën e vjetër shqiptare për shpalljen pasuri botërore mbrojtur nga UNESCO të disa qëndrave të rëndësishme të trashëgimisë shqiptare. Kjo gjë u përsërit edhe gjatë vizitës në vitin 2001 të Z. Macura në Shqipëri.

Angazhimi i M.K.R.S, Drejtorisë së Trashëgimisë pranë kësaj Ministrie ka qënë maksimal, që dosja të plotësohej dhe të dorëzohej brenda afatit të kërkuar nga UNESCO qysh në hapat e parë të depozitimit të kërkesës në fillim të vitit 2001. Eshtë e rëndësishme të thuhet se plotësimi i dosjes për aplikim pranë UNESCO-s në thelb është një punë e vërtetë shkencore. Këtë problematikë kaq të vështirë e përballoi grupi i punës i ngritur pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës në atë kohë me drejtor Z. Artan Shkreli, dhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Prof. Dr. Emin Rizës i cili njihet si edhe si personaliteti më në zë në fushën e monumenteve.


Dosja e dërguar përmbante:

1. Tre kopje të tekstit në frengjisht dhe disketën e tekstit.

2. Hartën e zonifikimit të qytetit - muze të Gjirokastrës.

3. Hartën e zonës së rrethit të Gjirokastrës.

4. 28 foto me ngjyra dhe bardhë e zi.

5. 26 diapozitivë me ngjyra.

6. Rilevime të 6 banesave tipike gjirokastrite.

7. Separate të tre artikujve mbi restaurimine tre banesave gjirokastrite.

8. Një studim mbi ndërtimet social - kulturore të Gjirokastrës botuar në Revistën “Monumentet”.

9. Albumin “Gjirokastra Qytet - Muze”.

10.Video të ndryshme filmike mbi qytetin-muze te Gjirokastrës

11.Legjislacionin shqiptar për trashëgiminë kulturore dhe VKM për qytetin muze të Gjirokastrës në gjuhën franceze.

Ky është monumenti i dytë nga Shqipëria pas Qytetit Antik të Butrintit që bëhet pjesë e trashëgimisë botërore. Në gjithë botën këtë status e gëzojnë afërsisht 812 site, (nga këto 628 kulturore, 160 natyrore dhe 24 mikse), si qëndra të rëndësishme të trashëgimisë.

Vendimin për shpalljen e qytetit muze të Gjirokastrës, pasuri e kulturës botërore, e mori Komiteti i Trashëgimisë Botërore i mbledhur në sesionin e 29 të tij në Durban të Afrikës së Jugut, nga data 10-17 Korrik 2005.

Ministria e Kulturës Shqiptare
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi