Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Shqiptarët në Rumani ruajnë kulturën Empty Shqiptarët në Rumani ruajnë kulturën

Sat 16 Apr 2011 - 3:06
Bukureshti ka disa shekuj qe eshte qender e shqiptareve. Ne Rumani jeton nje bashkësi shqiptaresh, te cilet mbajne gjalle traditen e filluar 400 vjet me pare, kur shqiptaret e pare u vendosen ne Bukuresht dhe rrethinat e tij.

Bukureshti ka disa shekuj qe eshte qender e shqiptareve. Ne Rumani jeton nje komunitet shqiptaresh, te cilet mbajne gjalle traditen e filluar 400 vjet me pare, kur shqiptaret e pare u vendosen ne Bukuresht dhe rrethinat e tij. Nje grup shqiptaresh me origjine te hershme, por dhe te re, u mblodhen pak dite me pare ne Konstanca te Rumanise per te takuar Presidentin e Republikes se Shqiperise Alfred Moisiun i cili ndodhej atje per nje takim me homologet e Evropes Qendrore. Nje prej tyre eshte Eleni Shuka, nje grua korcare ne moshe te thyer, por e mbajtur mjaft mire. Ajo ka lindur ne Korce ne vitin 1917, dhe jeton ne Rumani qe prej moshes 10 vjec. "Kam bere shkollen fillore (ne Korce) dhe kemi ardhur ne Rumani me gjithe familjen ne 1927, sepse mamaja ime kishte gjithe motrat dhe vellezerit ketu" tregon zonja Shuka. Nuk eshte komuniteti i lavdishem i periudhave mes dy lufterave boterore apo fundit te shekullit te XIX.

Flet Luan Topçiu, Profesor ne Universitetin e Bukureshtit

Sipas nje regjistrimi qe eshte bere ne Rumani ketu e dy vjet me pare, e kane deklaruar veten shqiptare 500 njerez, prej te cileve vetem 470 shqipfoles. Mirepo ne zgjedhjet e fundit per perfaqesuesit e dy organizimeve te bashkesise shqiptare, kane votuar rreth 17 mije njerez. "Gjithsesi, shqiptaret e Rumanise jane sot shume me pak se nje shekull me pare" thote profesori i Universitetit te Bukureshtit, Luan Topciu, i cili u vendos ne Rumani qe me renien e komunizmit ne Shqiperi. Sipas tij, nuk eshte komunitet i lavdishem i periudhave mes dy luftrave botrore apo fundit te shekullit te XIX," thote ai. "Shume prej prinderve te shqiptareve te sotem, jane larguar nga kjo jete, ata ishin dhe bartes te gjuhes, te tjeret qe jane sot nuk flasin me shqip ose ne menyre te manget" thote Topciu. Shqiptaret e Rumanise zyrtarisht jane te perfaqesuar ne parlamentin rumun me nje deputet, por disa prej tyre nuk jane te kenaqur me kete perfaqesim.

Tradita e gjuha

Nje pjese e shqiptareve te sotem te Rumanise i perkasin atij brezi qe ka lindur atje dhe qe me Shqiperine dhe shqipen i lidh tradita familjare. "Une quhem Fatime Aliu" tregon nje grua me origjine shqiptare. "Ketu kam lindur, rritur dhe gjuhen e kam mesuar prej nenes dhe babait si dhe adetet, traditat gjithe shqiptare. Familja e babait tim ne Rumani ka me shume se 250 vjet me origjine nga Tetova. Me femijet kam folur shqip se burri im nenen e ka patur nga Struga dhe ka vdekur kur ai ka qene 3 vjec" thote ajo. Nderkaq, ka dhe burra shqiptare qe jane martuar me gra rumune te cilat jane dashuruar me gjuhen e bashkeshorteve te tyre, sic eshte Dojna Maksutovic, gruaja e nje profesori ne universitet. "E mesoj vete gramatiken letrare, shqipja eshte nje gjuhe shume interesante, sidomos gramatika" thote zonja Maksutovic.

"Bashkesia kulturore e shqiptareve te Rumanise boton edhe nje reviste ne te cilen, mes te tjerave, perpiqet te mbaje ndezur traditen dhe gjuhen" sqaron thote Luan Topciu, profesor i gjuhes shqipe ne universitetin e Bukureshtit. Ai tregon se organizata eshte rithemeluar pasi eshte shperbere ne vitin 1953 nga shteti i atehershem komunist rumun dhe eshte rithemeluar pas vitit 1990. "Ne vitin '90-'91 eshte krijuar keshilli i pare per minoritetet prane qeverise rumune, ku ka bere pjese edhe bashkesia kulturore shqiptare e Rumanise" thote zoti Topciu. "Jane rimarre te njejtat organe te shtypit qe kane ekzistuar si revista Albanesul te cilen e drejtoj une sot, eshte organi i Nikolla Nacos i themeluar ne 1887 per here te pare dhe sigurisht me nderprerje te caktuara, eshte rimare ne keto vite dhe vazhdon te botohet akoma ne 2 gjuhe, kryesisht kulturore" tregon ai.

Aleksander Furxhi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi