Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Shqipja në Shkup, gjuhë zyrtare Empty Shqipja në Shkup, gjuhë zyrtare

Sat 16 Apr 2011 - 4:39
Ortaket e bashkimit qeveritar në Maqedoni, kanë arritur që të harmonizojnë qëndrimet e tyre rreth ndarjes së re territoriale.

Dje u bë e ditur, megjithëse jo e konfirmuar zyrtarisht, se në Shkup përveç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare do të jetë edhe gjuha shqipe. Ndërkohë, qyteti i Strugës do të jetë me shumicë shqiptare, ndërsa Kërçova do të ngelë në kufijtë ekzistues.

Pas një muaj e gjysëm bisedimesh, partitë politike, të cilat formojnë koalicionin qeveritar në Maqedoni, Lidhja Socialdemokrate, Partia Liberaldemokrate dhe Partia shqiptare “Bashkimi Demokratik për Integrim” e ish-kreut të UÇK-së, Ali Ahmeti, kanë arritur një marrëveshje për formën e re të ndarjes administrative në vend.

Ndërkohë, po dje nga burime informative brenda koalicionit qeveritar, merret vesh se qytetit të Shkupit do t’i bashkangjiten dy komuna rurale të banuara kryesisht me shqiptarë, Saraji dhe Kondova, me të cilët përqindja e shqiptarëve në Shkup do ta kalojë shifrën e 20 përqindëshit, që kushtëzon sipas Kushtetutës vendase, përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare edhe në Shkup. Edhe qytetit të Strugës do t’i bashkangjiten komuna rurale të banuara me shqiptarë, me çka shqiptarët në këtë qytet do të shkojnë mbi 50 për qind.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi