Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pas 18 vjetësh ripunohet Fjalori i gjuhës shqipe Empty Pas 18 vjetësh ripunohet Fjalori i gjuhës shqipe

Sat 16 Apr 2011 - 5:20
Grupi i punës që kanë hartuar këtë variant të Fjalorit të gjuhës shqipe përbëhet nga dr. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, as. prof. Josif Kole, dr. Thanas Feka, dr. Pavli Haxhillazi, dr. Hajri Shehu dhe Kornelja Sima etj.

TIRANË, 6 SHKURT 2002, ATSH -
Një variant i ri i fjalorit të gjuhës shqipe me 35 mijë fjalë ndodhet në procesin e botimit. Ai është bazuar ne fjalorin e gjuhës shqipe botuar në vitin 1984, ndërsa është ripunuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe botuar nga shtëpia botuese "Toena". Grupi i punës që kanë hartuar këtë variant të Fjalorit të gjuhës shqipe përbëhet nga dr.Jani Thomai, prof.dr. Miço Samara, as.prof.Josif Kole, dr. Thanas Feka, dr.Pavli Haxhillazi, dr.Hajri Shehu dhe Kornelja Sima, etj. Sipas Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë, fjalori është bazuar në variantin e Fjalorit të shqipes së sotme botim i vitit 1984, dhe shënon një ngarje jo vetëm për leksikografinë, por edhe për fushën e botimeve. "Ky fjalor do të jetë mjaft i lehtë në përdorim dhe i kuptueshëm nga një numër i gjerë përdoruesish", thanë specialistë të këtij instituti. Ripunimi i fjalorit u mbështet në parimet themelore që ndërtuan botimin e parë të tij si dhe në përmirësimin e kritereve që lidhen me pasurimin dhe plotësimin e fjalësit, përkufizimin më të saktë të kuptimeve të fjalëve ose termave, apo me renditjen e kuptimeve. E veçanta e këtij fjalori është se janë shqyrtuar me vëmendje dhe përmirësuar njësitë leksikore- semantike të tij, pasqyrat gramatikore dhe shkurtesat, si dhe jashtë nomenklaturës është shtuar një listë me fjalë e shprehje të ngurosuara prej burimit latinroman nga më të përdorshmit, së bashku me shpjegimet përkatëse. Ndryshimet dhe përmirësimet e ripunimit të Fjalorit të shqipes së sotme prekin një masë prej rreth 15-20 %, u shprehën për ATSH-në specialistë të Institutit të Gjuhësisë në Tiranë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi