Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Babai “tutor” i dy vajzave mohon akuzat  Empty Babai “tutor” i dy vajzave mohon akuzat

Sat 16 Apr 2011 - 15:37
Babai “tutor” i dy vajzave mohon akuzat
Babai “tutor” i dy vajzave mohon akuzat  Korce-rruge

Një ditë pas
arrestimit, babai i dy vajzave minorene që denoncuan në polici se u
shfrytëzuan për prostitucion në moshën 8 dhe 10-vjeçare, nuk e ka
pranuar akuzën që rëndon ndaj tij.

Sipas “Shqip”, gjatë marrjes në pyetje, Pëllumb Mullai ka thënë për policinë se, akuzat janë mashtrime dhe sajesa të të bijave.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe dy personat e tjerë të arrestuar
për pedofili. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se asnjë prej të
arrestuarve për shfrytëzimin seksual të dy motrave minorene nuk i ka
pranuar akuzat, duke thënë se janë të pafajshëm.

Një ditë më parë, nëna e vajzave ka treguar se ka pasur dijeni vetëm për
faktin se në vitin 2004, një muaj pasi vajzat frekuentonin me vizita të
shpeshta 79-vjeçarin Nevrus Kollani, njëra prej tyre ju ka rrëfyer
prindërve se i moshuari e prekte në pjesët intime të trupit.

Nga ana e saj, nëna e dy vajzave ka mohuar që bashkëshorti t’i ketë
detyruar vajzat të prostituojnë, duke mohuar gjithashtu edhe kryerjen e
marrëdhënieve seksuale.

Burime të policisë së Korçës u shprehën se babai 52-vjeçar nuk e ka
pranuar akuzën, por vetëm ka pohuar se ka qenë në dijeni të ngacmimeve
seksuale ndaj vajzave kur ato shkonin në shtëpinë e 79-vjeçarit korçar.

Por sipas policisë së Korçës, ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë
akuzat që rëndojnë jo vetëm ndaj 52-vjeçarit, por edhe ndaj tre
klientëve, për faktin se ata janë mbajtur nën hetim për një periudhë
tremujore.

Nga ana e saj, policia e Korçës ka theksuar se ka të dokumentuara provat
që vërtetojnë se 52-vjeçari Pëllumb Mullai ka shfrytëzuar për qëllime
fitimi me anë të prostitucionit dy vajzat e tij të mitura gjatë
periudhës kohore 2004-2006.

Vajzat që kanë bërë denoncimin kishin kohë që nuk jetonin me familjen.
Ato ishin pjesë e një klinike private ku trajtoheshin me ushqim dhe
veshje dhe nuk jetonin me prindërit e tyre, të cilët nuk kishin mundësi
financiare për t’u kujdesur për to.

Të dyja motrat kanë jetuar në mjediset e një fondacioni bamirësie në qytetin e Korçës.

Pesë vjet pas ngjarjes ato kanë vendosur ta denoncojnë të atin, por edhe
klientët, që sipas policisë vazhdonin t’i frekuentonin.

Ndërkaq, nëna e vajzave ende nuk është vënë nën hetim, ndonëse dyshohet se ka pasur dijeni për veprimet që kryheshin me to.

Burime të policisë së Korçës thanë se kanë pasur prej kohësh sinjalizime
se babai i dy vajzave i shfrytëzonte ato duke i vënë në “shërbim” të
personave të njohur, të cilëve u merrte lekë në këmbim të “shërbimit” që
merrnin nga vajzat.

Mbi bazën e këtyre sinjalizimeve, policia është vënë në ndjekje të dy
vajzave, edhe pse ato prej pak vitesh ishin shkëputur nga familja dhe
jetonin në një qendër sociale të një fondacioni bamirësie.

Sipas policisë, vajzat vazhdonin kontaktet me personat që tashmë
akuzohen për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me to, sidomos të
moshuarin 79-vjeçar nga qyteti i Korçës.

Duke u nisur nga këto kontakte, policia ka vënë në përdorim edhe
teknikat speciale dhe për tre muaj hetime ka përgatitur operacionin për
arrestimin e babait të dy vajzave si dhe dy banorëve të fshatit Mborje
dhe të moshuarit 79-vjeçar Nevrus Kollani, nga qyteti i Korçës.

Tre të arrestuarit pritet të dalin për vlerësimin e masës së sigurisë
sot dhe nuk dihet nëse do të deklarojnë pafajësinë për akuzat, ashtu siç
kanë bërë edhe pranë policisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi