Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

UT, këtë vit 6 mijë studentë më shumë Empty UT, këtë vit 6 mijë studentë më shumë

Sat 16 Apr 2011 - 15:39
UT, këtë vit 6 mijë studentë më shumë Universitet-tirane
Viti i ri akademik
do të ulë në auditorët e Universitetit të Tiranës afro 6 mijë studentë
të rinj, të cilët do të ndjekin arsimin me kohë të plotë.

Sipas Rektoratit të Universitetit të Tiranës veç këtyre 6 mijë
studentëve të rinj do t’i shtohen fakulteteve të UT-së mijëra studentë
të tjerë të do të vendosin të ndjekin arsimin e lartë me kohë të
pjesshme apo specializimeve pasuniversitare, si atë të doktoraturave,
bën të ditur "Shqip".

Kjo ka qenë deklarata e djeshme e rektorit të Universitetit të Tiranës,
Dhori Kule, i cili tha se në top-listën e fakulteteve me numër më të
lartë kuotash të reja është Ekonomiku.

“Në sistemin me kohë të plotë, Universiteti i Tiranës ofron 6 mijë
kandidatë të rinj. Është sistemi part-time, ku vitin e kaluar kishim
rreth 2500 kandidatë. Bashkë me kandidatët për doktoraturë, kemi 12 500
studentë të rinj në cikle të ndryshme të studimit”, - tha rektori i
Universitetit të Tiranës.

Ndër të tjera, Kule përmendi edhe tarifat e shkollimit.

Ai sqaroi se ato janë më të ulëtat në të gjithë Europën, por nëse do të
ketë rritje këtë vit, vendimin do ta marrë Këshilli i Ministrave. E
vetmja gjë që apelon sërish ai, është mirëmenaxhimi i tyre.

“Universitetet kanë nevojë që nëse nuk kompensohet me rritjen e tarifave
të shkollimit, pjesa tjetër duhet të kompensohet me financim buxhetor,
që brenda universiteteve, rialokimi të bëhet sa më optimal dhe të shkojë
sipas nevojave dhe kritereve që kanë universitetet”, - shtoi Kule.

Për sa i përket stafit pedagogjik, të gjitha fakultetet, sipas
Rektoratit, kanë nevojë për pedagogë. Aktualisht, Universitetit të
Tiranës i duhen rreth 120 pedagogë të rinj.

Në muajin shtator të vitit të kaluar u diskutua gjerësisht për mungesë
pedagogësh në Universitetin e Tiranës dhe për domosdoshmërinë që kanë
këto institucione për shtimin e tyre në numër. Zyrtarisht u sqarua se më
shumë pedagogë nevojiten në Fakultetin e Shkencave Natyrore e Sociale,
ndërsa shtesa janë kërkuar edhe nga Fakulteti i Infermierisë. Sipas
Universitetit të Tiranës, nga analiza që i është bërë raportit
pedagog/student, të dhënat për vitin e fundit referojnë një raport
mesatar 1 pedagog për 30 studentë. Ajo që duan departamentet është që të
ruajnë dhe të arrijnë një raport të tillë, duke shkuar në 1 pedagog për
20 studentë.

Çdo vit në universitetet tona pranohen studentë nga Kosova, Mali i Zi,
Lugina e Preshevës dhe Bujanovcit. Degët e tyre më të preferuara janë
gazetaria dhe mjekësia. Vendimin për kuotat e studentëve nga trojet
miratohen nga Këshilli i Ministrave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi