Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Receta e gatitimit të luleve të kungullit Empty Receta e gatitimit të luleve të kungullit

Sun 17 Apr 2011 - 2:41
Lulja e kungullit

Lulja e kungullit jo vetëm që është e bukur në sy por dhe e lehtë për tu gatuar. Duke qënë se recetat e lules së kungullit kërkojnë shumë lule si dhe nga vetë bukuria dhe delikatesa e tyre krijojnë pjata klasike, shpesh herë çmimi i një kg lulesh shkon 20 deri 25 euro. Në qoftë se ju i kultivoni vetë kungujt atëherë është më e lehtë gjetja e luleve. Në raste të tilla duhet të kini parasysh se kërcelli i luleve ka gjëmba të vegjël të cilat mund të jenë demtuese (sidomos për lëkurën e femrës) si dhe pastrimi duhet të bëhet shumë imtësisht dhe me kujdes. Përdorimi i gërshërëve të kuzhinës është i rekomanduar.

Lulet e kungullit rriten në bimën e kungullit dhe të kungulleshkës. Ato qëndrojnë në majë të kungullit që sapo është duke u formuar, dhe kanë petale jeshile nga jashtë dhe të verdha nga brenda.Në brëndësi të lules qëndron filamenti qe ka ngjyrë te verdhe dhe duhet eliminuar pra hequr.

Receta e gatitimit të luleve të kungullit 1111111111111111111111n


Ato jane dy varietetesh mashkuj dhe femra meshkujt jane me te medhenj dhe kane bisht kurse femrat jane me te vogla dhe rriten ne maje te kungullit.
Ato duhet te mblidhen ne momentin e celjes absolute dhe jo kur petalet kane filluar te ulen anash.

Me te mire jane ato mashkullor të cilat i përmendëm më lart. Lulet mashkullore qe kane edhe bisht mund ti futesh ne vazo me uje dhe ti mbash per dy dite, ndersa ato femerore mund ti mbash ne frigorifer por jo me teper se 24 ore.

Receta e gatitimit të luleve të kungullit 2222222222222222v

Lule të skuqura

- Merret lulja e kungullit (ajo e verdha që është si tulipan, në momentin që është sa më e çelur , se pastaj fillon tkurrja dhe fishkja e saj ).
- Lahet mire me ujë të rrjedhshëm dhe pritet pak fundi.
- Më pas futet në një pjatë ku më parë kemi rrahur një kokërr vezë dhe mbasi lyhet mirë hidhet të skuqet në tigan për disa minuta.

Kjo është receta më e thjeshtë.

Çfarë shije ka ??
Nëse keni ngrënë ndonjëherë kërpudha me vezë është e njëjta shije ,dhe pak më e mirë, më e butë.

Në Napoli këtë lloj lule mbasi e këpusin e fusin në një kavanoz me ujë në mënyrë që të rritet akoma për disa ditë.

Shoqerohet me verë të bardhë.


Lule kungulli të mbushura me gjizë


Per kater persona perberesit jane:

12 lule 200gr gjize
pak hurdher te grire (sipas deshires)
pak majdanoz te grire
2 veze
pak djath te grire (Parmigiano )
nje luge vere moskat
Krip sipas deshires
buke te grire
dhe vaj ulliri per te skuqur

Receta e gatitimit të luleve të kungullit 33333333333333h


Pergatitja

Hiqet fistili apo si i thon atyre qe ka ne mes lulja me kujdes pa prishur lulen , ndersa ne nje pjate bejme perzjerjen e gjizes,hurdhres,majdanozit, nje te verdhe veze, veren ,djathin e grire , kripen dhe perzihen mire te gjitha bashke, pastaj me nje luge hidhet brenda neper cdo lule kjo perzierje nderkohe qe ne nje pjate kemi vezen tjeter te rrahur pak dhe ne pjaten tjeter kemi buken e grire .

Merret lulja me mbushjen qe ka brenda lyhet ne pjaten me veze pastaj ne ate me buke te grire dhe hidhet ne vaj te nxehur fort ne nje ene te thelle ku ka vaj me bollik dhe jo ne cektine lihet vetem disa minuta dhe sherbehet e ngrohte me vere.

Hajt ju befte mire se goja leng me shkoj tani..


Receta e gatitimit të luleve të kungullit 444444444444
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi