Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Greqia që flet Shqip Empty Greqia që flet Shqip

Mon 18 Apr 2011 - 6:49
Viktor Bernard

Në librin e tij “La Turqie et l’Hellenisme contemporain”, francezi Viktor Bernard, me admirimin e tij për racën shqiptare, shkruan “Ndonjëherë raca shqiptare është ngritur, është personifikuar, në një njeri të madh, dora e të cilit, kushdo që të ketë qënë, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skëndërbeu e Pirro, çoi peshë mbarë një botë dhe gdhendi mbi popuj që drejtuan, shenjat e gjenisë së saj. Jeta e shqiptarëve në këtë shekull të mbramë, vepra e tyre në Egjypt ku qenë mbretër, në Greqi ku qenë autorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mjaft periudha të historisë së herëshme, dhe kur shqiptarët rivendikojnë Aleksandrin, Akilin e Agamemnonin, teprimi duket të jetë veçse një formë, sepse paradoksi mban në vetvehte një të vërtetë”.

***
Cevasi

Në “Historia e Tebës” II, Cevasi vëren “Është e ditur se gjatë luftës kombëtare dhe pas asaj kohe deri në vitin 1850, në të gjithë Atikën, dhe në vetë Athinën, flitej gjuha shqipe, dhe shumë pak vetë dinin të flisnin greqisht”. Këtë ai e shënon edhe për rajonet e Tebës, me pak përjashtime në qytet.

***
J. Maruga

Studiuesi J. Maruga në “Kontributi i arvanitëve....” në lidhje me revolucionin që solli krijimin e shtetit grek, që në fillim shtron pyetjen: “Çfarë i detyrohet Greqia arvanitëve? Ju detyrohet -guxoj të them- Lirinë e saj!”. Ndërsa V. Rafailidhi në “Ethnos” vëren se “Fallmerajeri i cili i simpatizonte shumë arvanitët, shkruante se: revoluciuoni grek është në të vërtetë vepër e arvanitëve. Madje në shtetin që u krijua menjëherë mbas 1821 të Kapodistrias dhe Otonit, pothuajse shumica e banorëve flisnin shqip”.

***
V.Rafailidhi

Në një artikull të gazetës “Ethnos”, V.Rafailidhi shkruan “Një pjesë e neohelenizmit që ka si gjuhë të përditëshme atë arvanitase, luajti rolin kryesor në krijimin e këtij shteti ku jetojmë sot, sa nga pikëpamja ushtarake aq edhe ekonomike. Atëhere pse evidentohen në plane të para pjesë të tjera të popullsisë?...”.


***
Elefterudhaqi

Në enciklopedinë e Elefterudhaqit, për Familjen e Ralëve (me shumë kryeministra dhe ministra në shtetin grek) shënohet se “ajo ka prejardhje shqiptare ose normane”. Po ashtu, për përkatësinë shqiptare flitet edhe për Familjen e Rendëve nga Korinti. I njohur nga kjo familje është kapedan Dhimitër Rendi.

***
Vadington

Për rolin mbizotërues të shqiptarëve në revolucionin që çoi në krijimin e shtetit grek, flet edhe Vadington “gjysma e ushtrisë së Odisesë (Andrucit) janë kryesisht shqiptarë, nën komandën e Gurrës” dhe shënon se Odiseja vetë ishte rritur dhe edukuar në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Ndërsa konsulli anglez në More, Green e cilëson Odisenë si “kapedan të përgjithshëm të Greqisë Lindore, një prej krerëve më të njohur shqiptarë”.

***
Odise Elitis

Në përgjigjet e tij gazetarëve për përkatësinë, nobelisti Odise Elitis, i cili mbahet si poeti më i shquar në Greqi, deklaron “ Po. Jam shumë këmbëngulës. këtë kokëfortësi të tmerrëshme e kam trashëgim nga nëna ime arvanitase”.

***
Anonime

Shqiptarët kanë ndikuar me zakonet, traditat, kulturën e tyre mbi popujt fqinjë, apo më mirë popujt fqinjë morën nga shqiptarët ato vlera në të cilat ishin të mangët, ose të mbetur mbrapa. Kështu, grekët kanë marrë, ndër të tjerë, prej shqiptarëve tre valle tepër të njohura, alvanikos - shqiptarçe, Forapmas - çamçe, dhe himarioten. Ndërsa ligjet shqiptare të pritjes së mikut kanë ndikuar zakonet e pritjes ndër arumunët dhe ndër grekët e veriut.


***
Teli Siavalas

Artisti i njohur amerikan Teli Siavalas, në një intervistë në televizionin grek në vitin 1974, tregoi origjinën e tij shqiptare, nga familja Kavala të katundit arvanit Gjeraka të Lakonisë. Ai e dinte ende gjuhën arvanite.


***
Vinçens Dorsa

Vinçens Dorsa në veprën e tij shkruan “Në kohën e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skënderbeut, shqiptarët janë shquar për trimëri, po kështu vepruan ata edhe në Kalabri. Në luftën e Greqisë për pavarësi, shqiptarë si: Noti, Konstantini, Kristo e Marko Boçari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli, Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina të tilla si Elena-bashkëshortja e Konstantin Boçarit, Moskoja-e shoqja e Xhavellës, Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta në histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizëm për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë”.


“Helenizmi”

Në vitin 1899, revista greke “Helenizmi” boton një shpallje të nënshkruar nga zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej “Në luftën e 1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët kundër turqve... S’kemi për të thënë ndonjë gënjeshtër, vëllezër, po të pohojmë se shqiptarët e çliruan Greqinë”.

Kumundero

Në një dokument të ministrit të jashtëm të Greqisë, Kumundero, të vitit 1881, dërguar Mbretërisë gjermane për ndihmë, ndër të tjera, thuhet se “edhe pas pesëdhjetë vitesh të shtetit të pavarur grek, një pjesë e madhe e popullsisë në More, që është shumë e njësishme etnikisht, nuk heq dorë prej qënësisë së saj shqiptare”. Më tej ai vëren se “edhe në vetë Athinën, ashtu si në More (Peloponez), mbi 70 mijë vetë flasin vetëm gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë greqisht”, duke pohuar më tej se “është fjala për një etnicitet homogjen që i tillë njihet sëpaku për dhjetë shekuj në këtë hapësirë të lartpërmendur”.

Mblodhi dhe perktheu: Gent Ulqini
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Greqia që flet Shqip Empty Re: Greqia që flet Shqip

Mon 18 Apr 2011 - 6:53
Historiani 73-vjeçar, Sherif Delvina, jep fakte për minoritetet në Shqipëri dhe shtetet e tjera të Ballkanit

Sherif Delvina, studiuesi dhe hulumtuesi në fushën e historisë, tregon se përse sot shteti fqinjë Greqia mohon ekzistencën e arvanitasve dhe çamëve. Ai shpjegon se qëllimisht këto dy minoritete duhet të ishin minoritete kombëtarë, ndërsa ata nuk gëzojnë asnjë të drejtë, duke filluar që nga gjuha. Më pas, historiani dëshmon edhe për refuzimin që iu bë nga shumë intelektualë dhe studiues shqiptarë atlasit të “Minoriteteve” në Shqipëri apo dhe studimit më të fundit që “fryn” minoritetet në vendin tonë.

Ashtu si edhe më parë, në një numër të gazetës “Panorama”, Delvina shpjegon edhe disa nga tezat greke rreth çështjes së minoritetit në Shqipëri. Ai shprehet, gjithashtu, se historianët tanë janë tashmë të përgatitur mirë për ballafaqime me përfaqësuesit e shtetit fqinjë për këtë çështje. Studiuesi shprehet se arvanitasit, që thuhet se janë 2-3 milionë, duhet të konsiderohen nga grekët të paktën minoritet gjuhësor, por, deri tani, ata as që kanë dashur t´ia dinë edhe për rekomandimet e Evropës, që, nëpërmjet delegacionit të saj, vizitoi dhe ndoqi nga afër këtë problem në vitin 1957. Sherif Delvina deklaron në këtë shkrim, se përpjekjet e fundit nga ndonjë gjeo-demograf shqiptar, për t´i paraqitur minoritetet të zmadhuar dhe se ata përbëjnë 11,6 për qind të popullsisë së vendit tonë, janë antikombëtare dhe “çojnë ujë”, në “mullirin” e nacionalistëve ekstremistë grekë, që duan ta paraqesin përpara botës Shqipërinë si shtet multietnik. Këto dhe të tjera rrëfime interesante mund t´i mësoni nga intervista në vijim e historianit Sherif Delvina.

Sa thuhet se janë sot arvanitasit në Greqi?
Nuk bëj gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi. Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, në Eubea, Morea e zona të tjera, që, megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtën të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Kam pasur kontakte të vazhdueshme me Aristidh Kolën. Më ka ardhur disa herë në shtëpi, dhe shpesh bisedonim për problemin e arvanitasve. Një herë, më kujtohet se kishte një problem me botimin e revistës “Besa”, kur i kërkoi qeverisë greke që ta shkruante atë me shkronja latine, por nuk u lejua. Më bëri përshtypje mentaliteti mesjetar grek se, nëse gjuha shkruhet me shkronja latine, ajo myslimanizohet ose katolicizohet. Kjo ishte një marrëzi e grekëve, ashtu si shumë të tjera. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Heladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Për numrin e popullsisë arvanitase në Greqi, At Belushi shkruan: “Politika e Athinës vazhdon të mohojë ekzistencën e mëse 2000000 arvanitasve në Greqi. Atje, dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitetet arbërore, kurse qeveria greke nuk njeh kulturën shqiptare në Greqi. (“Lidhja”, nr.25, viti 1991). Arvanitasit duhet të jenë një minoritet kombëtar. Grekët nuk pranojnë t’i njohin as si minoritet gjuhësor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi