Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:17
Kura per te sheruar ulceren!

Lule basani
eshte nje nga bimet me te rendesishme qe rekomandohet për kurimin e ulceres ne stomak.

Çaji i perfituar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret.

Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret cdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar.

Hudhra
ka veti dezinfektuese. Hudhra mund te konsumohet e gatuar, e njome, por edhe e thate. Ne rastet kur ajo gatuhet, mundesisht jo shume e bute, por me e mira do ishte te skuqet fare pak per te mos i humbur vlerat e saj.

Perzierja e majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit.

Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kesaj perzihet nje luge piper i zi i bluar, 1luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e rrahur.

Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:17
Kush do pakesonte djersen me ilace popullore!!!!

Sherebela

Rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota, nga zona e ulet e deri ne ate sub-alpine. Gjethet e saj permbajnë vaj esencial 2 %, saponine, alkaloide, lende rregjese, rreshire.
Vaji esencial perbehet nga 40-47 % tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Ne gjethe jane gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lenda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzime. Ne mjekesi ekstrakti i fituar nga gjethet, perdoret si mjet për pakesimin e djerses. Ai merret në formë ekstrakti të lenget 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. Çaji i perftuar nga zierja e bimes perdoret per pastrimin e gjakut, kunder djersitjes gjate nates. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherebeles mjekesore mund te perfitohen para lulezimit te saj.

Gjether e arres

Kembet duhen lare ne uje te vaket, ku me pare eshte zier gjethja e arres apo e plepit, me pas behet masazh me alkool ne te cilin eshte shtuar pak kamfor dhe jod. Lekura e kembeve kur te thahet duhet te lyhet me talk apo puder.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:18
Ftuta_Ilace Popullore per te mposhtur anemine

Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pijnë kafe, çaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.
Hurma
Per kurimin e kesaj semundjeje në mjekesinë popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.
KARROTA
Karrota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karrotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.
Rrepa e kuqe
Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.
Gjethe Hithre
Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.
Luleshtrydhja
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.
FIKU
Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:19
qepa per kolesterolin


per kolesterolin:

Ver nje koker qepe ne gote me uje per gjithe naten. Pije ujin ne mengjes dhe perserite kete proces per nje jave rresht - do shohesh qe kolesteroli do te ulet drastikisht.

natyrisht pas cdo pirje laj dhembet 7 here dhe shpelai dy here. Mer pushim nga puna per nje muaj se ajo aroma e qepes eshte veshtire te hiqet.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:20
Per Kurimin e Syve!

Eufrazia
është bimë njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar. Në mjekësinë popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit (qepallës), blefaritisit, iridociklitisit. Përveç efektit të saj në skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i shikimit.
Hurma
Përdorimi i shpeshtë i frutit të hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të alergjisë.
Patatja
Patatja i ngjan bukës, ndonëse për nga përbërja e vitaminave dhe kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut. Në mjekësinë popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve si dhe kur poshtë tyre janë krijuar rrathë të zinj. Pritet një fetë e vogël patateje dhe më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje.
Trëndafili i majit
Në 100 ml verë zihet 50 gr fletë luleje trëndafili të majit. Me ujin e trëndafilave lahen sytë dhe fletët vendosen në sy për pak kohë. Kjo mënyrë do të çonte në përmirësim të skuqjes së syve. Një tjetër kurë për qetësimin e skuqjes së syve është larja e tyre me lëngun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do të zgjasë deri sa mos të ketë më probleme.
Manaferra
Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karrote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë. Për të lehtësuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllyra dhe mbahen për 15 minuta.
Vitamina
Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve. Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A janë perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe gjalpi. Vitamina B, redukton skuqjen e syve dhe mund te ndihmojë sytë që janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3, B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime të pasura me karoten janë karrotat, lakrat dhe bishtajat


Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:20
Diarreja!!! Si ta ndaloni!

Diarreja shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Diarreja nuk është një sëmundje, por një simptomë. Për diarre flitet kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tre herë në ditë. Kur ajo zgjat deri në disa ditë flitet për diarre akute, nëse ajo zgjat më tepër kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella.
Veze te zjere personalisht do te ishte refleksi im i pare. Ne kete artikull nuk e permendin fare pasi nuk eshte nje kure popullore per kete simptome
Manaferra
Mjekët sugjerojnë se për përgatitjen e mjekimit merren 100 gramë gjethe dhe majë lastarësh të manaferrës, pastrohen, shtypen dhe vendosen të zihen në 1 litër ujë. Lëngu i fituar pihet nga një gotë para buke.
Lengu i Frutave
Po kështu, një tjetër kurë popullore për diarrenë është edhe lëngu i frutave. Për përgatitjen e tij nevojiten 150-200 gramë fruta, që duhen zjerë me 250 ml verë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
Mendra dhe Kamomil
Një tjetër kurë është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendra dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin. Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të fortë rrushi. Kjo masë pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid duhet të hanë banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.
Frutat e bimët
Në mjekësinë popullore hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë, te sëmundjet e aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje e shpeshtë). Me mjaft sukses përdoret te sëmundjet e mëlçisë, zemrës, syrit dhe sistemit nervor. Karrota, po ashtu, është perim i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut.
Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është efikas te diarrea.
Çaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit
Çaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit përdoret në rastet kur sëmundjet janë të shoqëruara me diarre. Shtatë deri tetë kokrra të copëtuara të trëndafilit zihen për 10 minuta. Ky çaj përdoret 2 herë në ditë nga një gotë.
Mersina
Edhe mersina është e mirë për të kuruar diarrenë. 15 deri 30 gjethe të copëtuara mersine hidhen në një litër ujë dhe lihen të valojnë për 5 minuta. Pasi ziejnë lihen të mbuluara për 15 minuta. Kjo masë pihet e ëmbëlsuar nga 4 deri 6 lugë gjelle në ditë.
Caji i levores se Vidhit
Ndërsa i fundit është çaji i lëvores së vidhit, që përdoret i ëmbëlsuar dhe shërben në rastet e diarresë. Po për këtë arsye përdoret edhe çaji i bimës së lule bishtamidhit. Edhe ky pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë, sipas dëshirës. Ky çaj pihet sa herë që shfaqen shenjat e diarresë.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:21
Drejt Sherimit Te Melcise!

Mendër
Është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, dhjozmë, mendërz, nane, mendër e butë. Mendra shtëpiake është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet për nga aroma e mentolit, për këtë kultivohet dhe nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është mjaft i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret edhe kundër dhembjes së mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatzmës.
Sherebela
Një bimë tjetër për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë është edhe sherebela. Bima e sherebelës rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Në gjethe e saj janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet përdoret si mjet për kurimin e mëlçisë së zezë e të tëmthit. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët, 1 deri 3 gramë në ditë, në formë infuzi 4 lugë kafeje. Vaji esencial i përftuar nga gjethet përdoret në industrinë e parfumerisë dhe në kozmetikë. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherebelës mjekësore mund të përfitohen para lulëzimit të saj. Edhe frutat luajnë një rol të rëndësishëm në kurimin e kësaj sëmundjeje.
Rrushi
Rrushi rekomandohet për të sëmurët, që vuajnë nga mëlçia. Rrushi pëmban sasi të konsiderueshme sheqeri, kripëra të kalçiumit, hekur, vitamina B dhe C. Për shkak të sasisë së përbërësve të tij, lëngu i rrushit është ilaç efikas te sëmundjet e mëlçisë.
Karrota
Edhe karrota, një nga perimet e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut, ndihmon në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Karrota ka përmbajtje të lartë në elemente ushqyese. Karrota është burim i vitaminës A, që ndodhet në lëkurën e saj. Për këtë arsye, karrota duhet larë mirë dhe nuk duhet qëruar. Përdoret gjerësisht në supë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, sidomos për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë së zezë, tëmthit, veçanërisht të cerozës së mëlçisë. Të sëmurëve u këshillohet të hanë karrota çdo ditë.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:21
Per te parandaluar kollen?

Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike.
Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pijnë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë.
Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
Çaji i lulëkuqes
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

Lulja e Blirit

Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet 3 deri në 4 gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.

Fieri i Gurit

Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

Çokollata


Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet
nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”,- thonë studiuesit.
Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:22
Si te qetesojme Apandecitin?

Apandeciti nuk kurohet, por mund të hiqet. Gjithsesi, mjekësia alternative vjen në ndihmë me një mënyrë për parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara prej tij. Mjekët specialistë rekomandojnë një kurë krejtësisht të veçantë me bimë.

Hudhra

Katër kokrra hudhra, pasi shtypen mire, u shtohet 2 lugë miell dhe uthull. Kjo masë përzihet mirë deri sa bëhet në formë brumi. Gjatë kohës së dhimbjeve të apandecitit, brumi vendoset në anën e djathtë në vendin ku ndodhet apandeciti. Kjo më pas do të evitonte në mënyrë të shpejtë dhimbjet, por gjithsesi kjo është e përkohshme, pasi për kurimin e tij duhet ndihma e mjekut.

Shkaqet e Shfaqjes

Disa nga shkaqet e shfaqjes së apendecitit janë bllokimi i hapësirës brenda apendiksit dhe rritja e presionit në të nga felikatet, zmadhimi i gjendrave limfatike në të, farërat e ndryshme bimore si dhe krimbat që gjenden në zorrë.

Zhvillimi

Sipas mjekut specialist Agron Demi, mekanizmi i zhvillimit të kësaj sëmundjeje kalon në disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapësirës brenda apendiksit, që çon në shumëzim të shpejtë të mikrobeve të tij. Pas kësaj faze, tendosja e apendeksit çon në rritje të presionit venoz në të dhe komprementimi i furnizimit me gjak çon në edemë (fryrje) të mukozës. Nga prishja e mukozës bëhet vërshimi i bakterieve dhe trashjes së pareteve të apendiksit. Faza përfundimtare e zhvillimit të apendeksit është kur ai shfaqet tejet i fryrë e i zmadhuar, çahet dhe përmbajtja e tij me qelb derdhet e lirë në hapësirën e barkut.
Si dallohet?
Një ndër shenjat që sinjalizon shfaqjen e apendiksit është dhimbja, e cila për 4 deri në 6 orë lëviz nga zona rreth kërthizës drejt zonës së djathtë, duke u ulur poshtë. Kjo dhembje në kuadratin e poshtëm të djathtë shtohet, nga kolla lëvizjet dhe goditja në anën e kundërt. Një shenjë tjetër, që vihet re në rastet kur i sëmuri është i prekur nga apandeciti janë edhe të vjellat ose të përzierat. Shpesh këta njerëz kanë mungesë të oreksit si dhe temperaturë deri në 37,4 gradë. Megjithatë zona më e dhimbshme varion shumë nga vetë vendosja e apendeksit. P.sh pacienti paraqitet vetëm me probleme të dizurisë, në qoftë se apendeksi është i vendosur poshtë duke ngacmuar fshikëzën e urinës. Të prekurit nga apendeciti kanë rritje të rruazave të bardha të gjakut nga 10 mijë në 20 mijë.
Shpesh njerëzit që vuajnë nga apandeciti kanë ndërlikime të ndryshme. Ndër më të rrezikshmet është çarja e apendiksit, i cili çon në infektim masiv të organeve të barkut, për shkak të qelbit që ai përmban. Një rrezik është edhe infektimi i cipës së barkut, për shkak të qelbit si dhe absesi rreth tij.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:23
Kurim Popullor per Hepatitin Kronik?

Ç’është hepatiti?


Hepatiti bën pjesë në grupin e sëmundjeve virale që dëmtojnë mëlçinë. Llojet më të shpeshta të hepatitit janë hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C. Gjithashtu ato dallojnë për nga mënyra e bartjes, intensitetit dhe pasojat që i shkaktojnë, të gjitha llojet e hepatiteve janë të rënda. Në veçanti, hepatiti B dhe C gjithashtu mund të kenë pasoja afatgjata duke përfshirë dëmtimin e përhershëm të mëlçisë, kancerin e saj dhe vdekjen.

Për shërimin dhe zvogëlimin e dëmtimeve të shfaqura në mëlçinë e zezë, mjekët popullorë kanë zbuluar kura të ndryshme me bimë mjekësore. Këto mjekime, të cilat kanë dhënë rezultatet e pritshme, tashmë u sugjerohen njerëzve që vuajnë nga hepatiti kronik, ose siç njihet në gjuhën e përditshme verdhëza.


Kungulli

Kungulli përveçse është një ushqim shumë i mirë, në mjekësinë popullore ka dhënë një ndihmesë të pazëvendësueshme në kurimin e të sëmurëve të prekur nga verdhëza. Për shërimin e sëmundjes nevojiten 10 kokrra të kungullit të egër. Pasi priten në copa të vogla dhe shtypen mirë kjo masë hidhet në një enë me ujë 150 ml. Këtë lëng i sëmuri e thith nga hunda 3 deri 4 herë në ditë. Kjo kurë rekomandohet të zgjasë për pesë ditë radhazi, deri sa të shkaktohet një rrjedhje e një lëngu të verdhë nga hunda.

Lulet e kokoçelit

Një tjetër mënyrë që përdoret për shërimin e hepatitit janë edhe lulet e kokoçelit. Katër gramë lule të thata të kokoçelit pluhurosen dhe hahen esëll në mëngjes. Ky mjekim merret çdo ditë për 2 deri në 3 javë rresht, derisa të ketë një përmirësim të dukshëm.

Bima e thundërmushkës
Bima e thundërmushkës ka dhënë ndihmën e vet për kurimin e të sëmurëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 litra ujë dhe në të hidhen 50 gr me gjethe dhe të grimcuara nga kjo bimë. Përzierja zihet për 10 deri në 12 minuta. Pas ftohjes kullohet dhe shtrydhet. Pihet një gotë e ngrohtë dhe e ëmbëlsuar me mjaltë. Në rast se gjethet janë të thata, nuk është e nevojshme zierja e tyre. Mjafton që ato të hidhen në ujin e zier më parë dhe të lihen për 5 minuta dhe më pas pihet.

Mështekna

Edhe mështekna është një bimë që ka dhënë rezultate të mira në kurimin e sëmundjes së verdhëzës. Çaji i mështeknës përgatitet duke marrë 3 deri në 4 lugë dhe hidhen në një gotë me ujë të valuar. Gjatë përgatitjes është mirë të hidhet edhe pak sodë buke. Nga kjo masë pihen 2 doza në ditë. Një tjetër mjekim që ka dhënë efekt në kurimin e kësaj sëmundjeje është edhe kura e përgatitur nga përzierja e disa bimëve. Merren 30 gr lule basani, 30 gr valerianë, 30 gr kore kulumbrie si dhe 30 gr rrënjë çikoreje. Këto përbërje imtësohen dhe përzihen duke i përvëluar me ujë të sapovaluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet për një orë. Pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë para buke i paëmbëlsuar. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 7 ditë.
Dieta
Të sëmurëve që vuajnë nga kjo sëmundje u këshillohet të përdorin ushqime sa më të lehta për t’u tretur dhe të pasura me sa më shumë vitamina. Këta të sëmurë duhet të konsumojnë sa më tepër qumësht, të cilit t’i jetë hequr yndyra dhe më pas të jetë ëmbëlsuar me sheqer. Ushqime të tjera që përmirësojnë shëndetin e tyre janë, kosi, kompostot, patatet, zarzavatet, supërat e ndryshme të gatuara me bimë barishtore, mish të zier pa dhjamë ose biftek, të bardhë të vezës si dhe fruta të ndryshme. Është pak e vështirë që kjo sëmundje të kapet që në fazat e para të shfaqjes. Shpesh të sëmurët mund të mos kenë fare simptoma të sëmundjes ose ato mund të jenë shumë dhe nuk lënë shkas të dyshosh për këtë sëmundje. Virusi mund të jetojë në organizëm pa ndonjë simptomë të dukshme me kohë të tëra, ndërkohë që vazhdon të sulmojë mëlçinë. Pasojat afatgjata të hepatitit mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë, shfaqje të kancerit në mëlçi deri në humbje të jetës. Duhet pasur kujdes, nëse shenjat e një hepatiti të mprehtë, vazhdojnë mbi 6 muaj atëherë sëmundja ka marrë karakter kronik . I sëmuri që vuan nga hepatiti kronik ankohet për dhimbje barku nën krahun e djathtë të brinjëve. Kjo dhimbje nuk është shumë e forte, por e mundon të sëmurin. Të sëmurët nuk kanë oreks, ndiejnë dobësi të përgjithshme si dhe çrregullime të aparatit tretës. Lëkura e zbehtë dhe e verdhë, herë- herë dhe shfaqje të njollave të zeza, janë shenja që tregojnë zhvillim të sëmundjes.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:23
Si te eliminojme gurin ne temth?

Gurët në tëmth.

Më shpesh gurët formohen te gratë, të cilat i kanë kaluar 40 vjet. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit raporti midis grave dhe burrave, që vuajnë nga gurët është 2 me 1. Për kurimin dhe shkrirjen e gurëve në tëmth mjekësia popullore ka zbuluar mjekime nga më të shumëllojshmet.

Mustaqet e misrit. Bishtat e Qershise, Fruti i Boronices.
Përzierja e fituar nga mustaqet e misrit, bishtat e qershisë, si dhe frutit të boronicës ka dhënë rezultate të efektshme për shkrirjen e gurëve të vegjël në tëmth. Pas zierjes së kësaj përbërjeje, lëngu i përftuar lihet për 2 deri në 3 orë dhe më pas pihet çdo vakt nga 1 gotë para buke. Çaji përdoret i ëmbëlsuar me sheqer.

Lëngu i lakrave turshi

Një tjetër mjekim për kurimin e gurëve në tëmth është edhe lëngu i lakrave turshi. Lëngu i turshive përzihet me 2 gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lëngun e 4 kokrrave limoni të shtrydhur. Masa e përftuar lihet e mbuluar për 5 orë. Më pas pihet për çdo 25 minuta nga një gjysmë gote. Pasi kanë kaluar 24 orë nga pirja e lëngut, i sëmuri nuk duhet të hajë e të pijë, duke vazhduar përsëri derisa masa e përgatiturtë harxhohet. Edhe këlmuthi gjembar ka dhënë rezultate të mira në shkrirjen e gurëve të vegjël të tëmthit. Për përgatitjen e çajit merren 2 lugë kafeje nga kjo bimë, hidhet një gotë ujë dhe zihen për 10 minuta. Nga çaji i përftuar pihen 2 gota esëll në mëngjes. Duhet të kihet parasysh që lëngu duhet të jetë i vakët përpara se të pihet. Kjo kurë vazhdon për 1 muaj. Edhe lule ajka ka dhënë rezultat në tretjen e gurëve, si dhe për të shtuar rrjedhjen e tëmthit. Merret 1 lugë kafeje me bimën e larë dhe të grimcuar. Hidhet në një enë me ujë të sapovaluar dhe lihet për 5 minuta.
Çajrat
Nga çaji i përftuar pihet 1 gotë para buke për 10 ditë radhazi.

Përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit

Një tjetër kurë këshillojnë mjekët për të sëmurët, që vuajnë nga gurët në tëmth. Kura e përgatitur nga përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit është mjaft frutdhënëse për këtë qëllim. Masa e krijuar zihet për 5 minuta dhe pasi ftohet pihet çdo mëngjes nga 1 gotë. Mjekimi me këtë kurë duhet të vazhdojë për 5 ditë. Jo vetëm vaji i ullirit shërben për kurimin e sëmundjes, por edhe gjethet e tij janë shumë të mira për parandalimin e gurëve. Gjethet e thata të ullirit zihen deri sa nga masa të mbetet 1 litër. Pasi kullohet, hidhet në shishe dhe mbahet në frigorifer. Gjatë përdorimit sasia, që do pihet, duhet të jetë e vakët dhe e ëmbëlsuar me mjaltë sipas dëshirës. Pihen 2 filxhanë kafeje esëll në mëngjes, po aq edhe në mbrëmje para gjumit. Kjo kurë vazhdon deri në 25 ditë. Po të jetë e nevojshme kura mund të vazhdojë sërish pas një periudhe prej 1 muaji.

Bima e pelinit

Edhe bima e pelinit përdoret për kurimin e gurëve në tëmth. Çdo mëngjes merret një majë luge nga pluhuri i kësaj bime dhe tretet në çaj, qumësht apo supë. Kura vazhdon për 20 ditë. Ndërpritet për 10 ditë dhe më pas nis sërish. Është mirë që mjekimi me pluhurin e pelinit të përsëritet 3 herë.

Lëvoret e gorricës

Lëvoret e gorricës ndihmojnë në kurimin e gurëve në tëmth. Është mirë që ato të përzihen me lule ake, fara të gjembgomarit, si dhe fara fshese. Pasi zihen, çaji i përftuar është mirë të pihet në mëngjes esëll dhe në mbrëmje pas buke. Nga ky çaj pihen 2 gota. Gurët në tëmth zakonisht formohen te gratë, veçanërisht në moshat e kaluara. Shkak i formimit të tyre është jeta pa lëvizje, çrregullimet e tretjes së ushqimeve ose shtatëzania. Shenjë e shfaqjes së tyre është rëndimi në anën e djathtë të barkut. Këto dhimbje përhapen në drejtimin lart, si dhe zverdhje në lëkurë. Shpesh shfaqen edhe dhembje të forta në formë kolike. Kjo sëmundje mund të zgjasë për shumë kohë. Me bllokimin e kanalit në fshikëzën e mëlçisë, tëmthi kalon në gjak dhe i sëmuri zverdhet. Megjithatë tëmthi ndihmon në tretjen e ushqimeve. Ai përmban substanca helmuese, prandaj kalimi i tij në gjak është shumë i dëmshëm.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:24
Si te evitoni dhimbjet e nervit shiatik?

Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin.
Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë.
Masazhet me Vaj dhe me Akull.
Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një enë dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomadës, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Mënjehërë pas përdorimit ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure.
Çajrat
Një tjetër mënyrë është edhe çaji i përgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve të njoma të urthit, u shtohen 4 gota me ujë dhe lihen për t’u zier për 20 minuta. Pasi kullohet, pihet nga 1 filxhan esëll në mëngjes dhe një filxhan tjetër para gjumit. Çaj pihet i ëmbëlsuar me mjaltë. Kjo kurë vazhdon për një muaj.
Një tjetër mënyrë për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik përdoren koret e shelgut, gjethe dhe sythe mështekne, lulet e shtogut, lulet e blirit si dhe gjethet e hithrës dhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzihen, merret një lugë nga kjo përzierje dhe zihet në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta me 200 miligramë ujë. Më pas kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merren 4 lugë dhe vlohen për 5 minuta në gjysmë litri ujë. Më pas ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet çdo 2 orë, nga 1 gotë çaji, por që të jetë shumë i nxehtë. Dhe kura e fundit është ajo e përgatitur nga kallinjtë e bredhit të bardhë, të cilët zihen në 200 mililitër ujë. Pasi kalon 2 orë kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë. Ky çaj pihet i ngrohtë esëll çdo mëngjes dhe në mbrëmje vonë nga 1 gotë çaji.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:24
Ne parandalimin e kancerit

Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore.
Alkoolin e bimës së brokulës
Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës.
Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule. Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë. Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë.
Bima e Aloe Verës
Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve.
Spinaqi
Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh.
Kokë-lakra
Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim.
Salca e domates
Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht. Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:25
Fara e zeze (Nigella Sativa ), ilaqi i cdo semundjeje

Profeti Muhamed (a.s.) gjithmon i ka keshilluar njerzit te kujdesen per shendetin e tyre dhe si nje doktor i vertet i ka dhen zgjidhje semundjeve te ndryshme .
Ne kete faren e zeze gjendet sherimi i cdo shqetesimit ,pervec vdekjes .

shkurte ky thesar ka mbetur jashte vemendjes se shkencetarve derisa i ra ne dore doktorit gjerman , Maren Franz.
gjerman kreu nje sere studime dhe rezultatet e arritura i permblodhi ne librin me tituj sherimi qe vjen nga natyra ,Fara e Zeze .
fara e zeze permban vaj acidik te pangopur ,vaj me eter ,vitamina dhe sere substancash te tjera te domosdoshme per organizmin. tashme eshte vertetuar se vaji acidik i pangopur qe permban Fara e zeze ndikon pozitivishte mbi metabolizmin e trupit ,rrit imunitetin dhe ndalon alergjine
Fara permban perafersishte 38% karbbbohidrate ,35% vajra te ndryshme ,21% albumine dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substancash te ndryshme .Per tu permendur jan vajrat acidike te pangopur ,acidi linoleni,acidi alfa -linolein,vajrat me eter (nigellon,alfa pinen etj)Vitaminat (B1,B2,B6,acidi folik,Niacina ),minerallet (hekur ,kalcium,magnez,zink etj.
Vecorite e vajrave acidike te pangopura:
Ndimojne metabolozmin e trupit Nevoiten ne rritjen zhvillimin dhe rinoverimin e qelizave .
Ndimojne ne zhvillimin e harmoneve dhe ne formin e nje sistemi nervor dhe harmonal-mbrojtese te shendetshem .
e shume tje
Trupi i njeriut nuk i prodhon keta vajra dhe eshte ,hte i detyruar ti marre nga jashte 1gr.vaj i fares se zeze eshte i mjaftueshem per nje nevojat ditore edhe diqka Ne farmacite gjermane fara e zeze tashme eshte e pranishme ne formen e saj origjinale si fare vaj ose tablete.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:26
Te shtoni qumeshtin e gjirit!

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka.

Mjekë popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçë dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet 3 deri 4 gota në ditë.
Rezultatet
Me sukses përdoret kjo bimë edhe kundër kollës, apo edhe për të larguar gripin, sidomos kur ai shoqërohet me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Këshillohet që gjatë kësaj kohe lëngu të pihet esëll në mëngjes dhe i ëmbëlsuar me mjaltë. Mjaft pozitive është kjo bimë kur përdoret te foshnjat e sapolindura. Ajo jepet në formë çaji për pengimin e dhimbjeve dhe shtrëngimeve, të cilat e shoqërojnë foshnjën në muajt e parë të lindjes. Përdorimi i çajit të koprës është shumë i përshtatshëm edhe për nënat lehona, që nuk kanë sasinë e duhur të qumështit, gjithashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e foshnjës. Me përdorimin e këtij çaji bëhet pastrimi dhe rigjenerimi i mëlçisë. Bima ndihmon mjaft në qarkullimin sa më të mirë të gjakut në organizëm. Gjithashtu, çaji i përgatitur nga bima ndihmon në tretjen e ushqimit. Prandaj këshillohet në rastet kur keni probleme me tretjen apo edhe kur e keni abuzuar me sasinë e ushqimit, nevojitet një gotë me çaj kopre dhe do ta ndieni veten shumë më të lehtësuar. Çaji gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve stomakut. Bima e koprës kryesisht përdoret si infuz, çaj, apo si tinkturë.
Vaji
Vaji eterik i kësaj bime është shumë i përshtatshëm për qetësimin e dhimbjeve në lukth, si dhe për mjekimin e mukozës së traktit të jashtëqitjes. Për mjekimin e këtyre sëmundjeve këshillohet 2 deri në 5 pika pas çdo vakti. Marrja e vajit nuk duhet të zgjasë më tepër se 2 javë.
Bima
Në trevat tona kjo bimë njihet edhe me emra si maraq, nedër, marackë. Gjethet i ka fijore me degëzime, të gjata dhe me aromë karakteristike për këtë bimë. Lulet e koprës së rëndomtë janë me ngjyrë të verdhë në të portokalltë, të imta, të përbëra me kurorë nga 5 petale, në kupën e së cilës ndodhen 5 thekë dhe 2 pistila. Fryti është në formë vezake, i cili në gjendje të freskët ndahet në dy gjysmëfryte. Rritet në lartësi prej disa dhjetëra centimetrash deri në dy metra. Zakonisht gjendet ne lëndina dhe fusha. Në mjekësinë popullore përdoret kryesisht fryti i tharë i koprës. Aroma e fortë karakteristike e bimës tregon se sa është e pasur me vajëra eterike.

Autori:Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:27
Per te qetesuar dhimbjet e reumatizmes

Speci djegës.
Speci është i pasur me elementë kurativë si alkaloide, esencë, pigmente karotinoide, vitamina dhe flavone. Në saj të kapsaicinës, speci djegës ngacmon sipërfaqen e lëkurës.

Për qetësimin e dhimbjeve:
këshillohet të përdoret masa, që përftohet nga vendosja e disa specave në një sasi alkooli 60 gradë. Kjo masë lihet për 8 ditë, më pas kullohet dhe me të lyhet pjesa ku ndjen dhimbje. Në vendin ku bëhet masazhi shkaktohet skuqja e lëkurës, që rrit qarkullimin e gjakut duke pakësuar dhimbjet. Nga përgatitja e mëparshme pihen 20 pika tri herë në ditë. Pikat mund të hidhen në ushqim për të gjithë ata që nuk mund t’i pijnë siç janë.

Speci mund të përdoret edhe nga personat, që kanë probleme me oreksin. Për të gjithë ata që kanë probleme me ushqimin rekomandohet që të pihet lëngu i përgatitur. Në doza të caktuara nxit rrjedhjen e lëngjeve të stomakut. Është provuar se pirja e një luge me lëng speci djegës shkakton një skuqje, që vjen si pasojë e qarkullimit të shpejtë të gjakut, duke larguar në këtë mënyrë lëngjet e dëmshme të trupit.

Mjekët këshillojnë që speci djiegës të mos përdoret nga të sëmurët që vuajnë nga koliti, pasi mund të shkaktojë keqësimin e tij.

Duke e marrë si kurim nga goja speci djegës mund të përdoret në forma të ndryshme:
si pluhr,
tinkurë dhe
ashtu siç është.

Në formë pluhuri përdoret 3 herë në ditë. Tinkura përgatitet duke hedhur në një shishe 10 gramë spec djegës të thatë dhe i shtohet 100 gramë alkool 60 gradë. Pas disa ditësh, duke e përzier herë pas here, lëngu kullohet dhe prej tij përdoren 20 deri në 30 pika, tri herë në ditë. Nga jashtë përdoret tretësira alkoolike, e cila përgatitet duke lënë 6 speca djegës në 100 garamë alkool. Më lëngun që fitohet lyhet pjesa ku ndihet dhimbja. Këshillohet që speci të ruhet me kujdes në ambiente të ngrohta, sepse thith me lehtësi lagështirën dhe shpesh preket nga insektet. Në vende të thata e ruan veprimin për 18 muaj.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:27
Lehtesim dhimbjesh me bimen e kufilmes

Bima e kufilmës ose lulevathit

është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në fuksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë. Edhe për qetësimin e dhimbjeve të kokës shumë të shpeshta këto ditë te kushdo, si pasojë e diellit të fortë, kjo bimë është mjaft e mirë. Në këtë rast këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të ëmbëlsuar.

Perberjet e bimes:
Kufilma ose lulevathi është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme në livadhe e vende të freskëta. Bima arrin deri në 1 metër lartësi. Gjethet i ka të ashpra, në formë vezake të zgjatur. Lulet janë në ngjyrë blu, por mund të shfaqen edhe në ngjyrë të verdhë të çelët, të renditura njëra pas tjetrës gjatë degëzimeve të bimës. Periudha e lulëzimit të kufilmës është muaji maj deri në korrik.
Kufilma është e pasur me lëndë vepruese, siç janë lëndët jargëzuese, esenca dhe taninet, alkooloide të ndryshme, si dhe alantoina dhe kalçium të lidhur me komponentë organikë. Në sajë të këtyre përbërësve çaji i përftuar nga rrënjët e grimcuar dhe të thara të bimës, me mjaft sukses përdoret edhe në sëmundjet kronike të të kyçeve dhe kockave. Për të lehtësuar dhimbjet nevojitet një gotë çaj dhe rezultati do të jetë i shpejtë. Për qetësimin e kollës dhe kur ajo është e shoqëruar me sekrecione kufilma është mjaft e domosdosshme. Në sajë të elementëve përbërës, bëhet e mundur lëngëzimi i sekrecioneve dhe largimi i tyre gjatë kollitjes. Për të larguar kollën, që shoqëron sëmundje e ndryshme, bima përdoret për të qetësuar dhimbjet dhe ndihmon në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara dhe shërimin e plagëve. Larja e herpashershme e plagëve, dhe në rastet kur ato janë të qelbëzuara, do të sillte shërim të shpejtë të saj. Por përpara përdorimit të kësaj kure, këshillohet konsulta me mjekun. Me sukses mjekë popullorë e kanë përdorur bimën për bërjen e masazheve në rastet e ndrydhjeve dhe thyerjeve të kockës.

Për të përgatitur çajin:
nevojiten dy lugë kafeje me kufilme të copëtuar, që hidhen në një enë ku shtohet një gotë me ujë. Lihet të zihet për 5 minuta, më pas lëngu kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar. Në çajin që përdoret për mjekimin e plagëve këshillohet të hidhet më tepër sasi të bimës së grimcuar. Pjesa e bimës që përdoret për kurim janë rrënjët e thara të saj.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:28
Per kurimin e acarimit te bajameve...

Lule pjeshke:
Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim.

Bimet e sherebeles, keputja e arrave dhe bocet e hormoqit:
Një tjetër mënyrë për kurimin e acarimit të bajameve është edhe përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherebelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta.

Mellaga e bardhe
Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji. Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë.

Angjinarja
Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe. Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit. Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.

Mjalti
Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet, që bleta "i ka shpëtuar" jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje, që ai pati. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherebela. Çaji i përftuar nga zierja e bimës së sherebelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.

Kamomili
Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjajtë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:30
Per te Ulur Tensionin e Larte Te Gjakut

Moshat e dyta dhe të treta, mbi 45 vjeç, janë kontigjenti më i prekur nga sëmundja e hipertensionit.

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft seroze gjatë stinës së verës, Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin.
Hipertensioni është një prej sëmundjeve shumë të rrezikshme gjatë periudhës së verës. Edhe më serioze sëmundja bëhet te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës, pasi mund të pësojnë infarkte ose kriza të rënda, që çojnë në humbjen e jetës.

Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore.
Kura
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit.

Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme.

Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik.
Sëmundjet
Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.

Megjithatë, limoni nuk rekomandohet vetëm nëse dhimbjet e kokës janë si pasojë e tensionit të lartë, por edhe nga faktorë të tjerë. Për lehtësimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjekët këshillojnë lëngun e limonit, të cilin mund ta shtoni me ujë, në rast se nuk e pini dot siç është. Edhe në sëmundjet me temperaturë të lartë dhe që shoqërohen me etje dhe pakësim të urinës, lëngu i limonit ka dhënë efektin e dëshiruar. Pirja e menjëhershme e lëngut e ul atë dhe normalizon dhe qetëson të sëmurin. Për këtë qëllim, mund të përdoret edhe lëkurat e thata të limonit, të cilat, pasi hidhen në një sasi të vogël alkooli, lihen për 8 ditë dhe nga masa e përftuar merren 20 pika që treten në ujë.

Mjekimi me lëkurat e limonit ka dhënë efekte të menjëhershme në uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Në formë gargare,lëngu i përftuar nga shtrydhja e limonit dhe shtimi me ujë,rekomandohet në infeksionet e gojës. Në acarimet e mishrave të dhëmbëve si dhe për të ndalur gjakrrjedhjen, specialistët këshillojnë gargarë, disa herë në ditë. Limoni është i pasur me vitaminë C, vitaminë që parandalon infeksionet dhe ndal hemorragjinë. Gjithashtu, gargara me limon shërben në qetësimin e fytit të skuqur dhe pakëson dhimbjet e shkaktuara prej tyre.

Studimi/ Mosha mbi 45 vjeç

Një në katër vetë, i sëmurë me zemër

Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e e krizave dhe të infarktit. Dhe ata që vuajnë nga zemra nuk janë të paktë. Një studim i kryer nga mjekë të klinikës “Mayo” në Shtetet e Bashkuara, tregon se një në çdo katër vetë, mbi moshën 45-vjeçare mund të preket nga sëmundje të zemrës. Të dhënat e studimit i shtyjnë mjekët dhe pacientët të kenë parasysh se pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm nga pompimi i pamjaftueshëm i gjakut, por edhe atëherë kur pompimi i gjakut është normal, por zemra nuk është në gjendje ta absorbojë atë. Simptomat tipike të kësaj sindrome janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje, enjtje të këmbëve dhe probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës. Për të shmangur një fatkeqësi, mjekët e kësaj klinike rekomandojnë zbatimin e masave parandaluese kundër presionit të lartë të gjakut. Një tjetër mënyrë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës është pirja e verës së kuqe. Ndërkohë, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar arsyen përse vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se kjo realizohet pikërisht nga një lëndë kimike natyrore që ndodhet në verën e kuqe dhe që pakëson rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut. Kjo substancë quhet Polifenols dhe ajo gjendet në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq.

Autori: Mimoza Kërmezi


Edituar për herë të fundit nga Luan_Valikardi në Mon 18 Apr 2011 - 9:31, edituar 1 herë gjithsej
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:30
Efektet te bimes se Rosmarines...

Bima e rozmarinës është bima më e njohur, që ka ndihmuar në kurimin e mjaft sëmundjeve. Kjo bimë ndihmon dukshëm në kurimin e sëmundjes aq të njohur të diabetit, kur është i shoqëruar me depresion. Njerëzit, që vuajnë nga diabeti, ka më shumë të ngjarë të vuajnë edhe nga depresioni.

Diabeti
Diabetikët, që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët rekomandojnë pirjen e çajit të rozmarinës për të luftuar këtë sëmundje.

Për përgatitjen e çajt rekomandohet
1 lugë kafeje me gjethet e thara të rozmarinës të hidhet në një enë, që më parë janë hedhur 2 gota me ujë të nxehtë. Lihet për 10 minuta, më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë, para buke. Duhet patur kujdes që çaji të mos ëmbëlsohet.

Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme.

Mjaft e njohur është bima edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Për të gjithë ata, që kanë një kujtesë të dobët dhe afatshkurtër, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të rozmarinës herët në mëngjes. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë, pasi dhe vetë mjalti ndikon në rritjen e kujtesës.

Çaji i rozmarinës, ashtu si dhe shumë bimë të tjera të përmendura më parë, ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë. Për shërim sa më të shpejtë, të sëmurët duhet të pijnë çajin e përftuar nga bima e rozmarinës.

Kjo bimë shërben edhe në eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës. Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje shpesh bëhen të padurueshme për të sëmurin. Ka raste kur sëmundja nuk e lejon të kryejë asnjë lëvizje. Prandaj, për ta lehtësuar sëmundjen, këshillohet të pihet çaj 3 herë në ditë përpara buke. Kur dhimbjet janë të forta, i sëmuri këshillohet të bëjë regjim shtrati.

Çaji i rozmarinës këshillohet edhe për lehtësimin e dhimbjeve me origjinë reumatizmale, si dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, si pasojë e motit të keq. Edhe në këto raste këshillohet pirja e çajit të rozmarinës. Rozmarina ndihmon mjaft në pakësimin e djersitjes, sidomos gjatë periudhs së verës, kur djersa është përherë e pranishme. Por çaji shërben jo vetëm kur djersa është për shkak të temperaturës së lartë, por mund të shkatohet edhe nga rënia e rezistencës së trupit apo nga humbja e kripërave minerale. Shumë të tjerë djersitin kur janë të sëmurë me grip apo edhe nga shëndeti i tepërt, pa qenë shkaktare e ndonjë sëmundjeje.

Rozmarina është shumë e efektshme edhe për kurimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale. Nga çaji i bimës pihen 2 filxhanë në ditë, por gjithmonë para buke.

Për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe kur dhembjet janë të shoqëruara me marrje mendsh këshillohet të pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë. Pas pirjes së çajit do të shihni efektet pozitive që ai jep.

Te personat, që vuajnë nga dhimbjet e stomakut, kur ato janë shkaktare të një sëmundjeje apo kur është dhimbje e rastit, një gotë me çaj rozmarine do të ndalonte menjëherë dhimbjet shqetësuese.

Dhe sëmundja e fundit që kjo bimë kuron janë shqetësimet e tëmthit. Kjo bimë shërben për shkrirjen e gurëve në tëmth, si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të lëngut në këtë organ.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:32
Pagjumesi...Qetesi ne sistemin nervor


Dhimbjet e stomakut, të kokës, pagjumësia janë disa probleme, që kurohen me ndihmën e medikamenteve, por edhe mjekimi në sajë të çajrave me bimë mjekësore ka dhënë rezultate shumë të mira.

Terapia me bimën e valerianës ka dhënë një ndihmesë të madhe në qetësimin e sistemit nervor, lehtësimin e dhimbjeve të kokës e stomakut, duke qetësuar të sëmurin.

Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit.

Efektet

Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit. Në dhimbjet e kokës dhe në veçanti ato të migrenës është e këshillueshme të pini çajin e përftuar nga rrënjët e valerianës. Çaji të pihet 3 herë në ditë deri në 1 muaj.

Sëmundjet nervore shpesh shkaktojnë edhe sëmundje të zemrës, siç janë rrahjet e shpeshta të saj dhe të rritjes së presionit të gjakut. Megjithatë, hipertensioni mund të shfaqet edhe nga shkaktarë të tjerë, siç janë sëmundjet e veshkave, por e rëndësishme është mënyra e kurimit të tyre.

Hipertensioni nganjëherë mund të shoqërohet me ngushtimin e enëve të gjakut dhe të shkaktojë dhimbje në zonën e zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje. Për qetësimin e dhimbjeve duhet pirë menjëherë çaji i bimës, i ëmbëlsuar me mjaltë. Këshillohet të pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Për të ndalur dhimbjet e stomakut, që mund të shfaqen nga ngacmues të ndryshëm, mjekët popullorë rekomandojnë çajin e valerianës si qetësuesin më të efektshëm. Edhe në këto raste këshillohet të pihet çaji i sapopërgatitur, pasi është më i pasur me veti kuruese.
Kujdes
Edhe në këtë rast çaji të pihet 3 deri në 4 javë, pasi nëse pihet për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë dhimbje të kokës dhe mund të nxisë shtimin e rrahjeve të shpeshta të zemrës.

Në rastet e pagjumësisë, të shkaktuara nga lodhja dhe sforcimet që ju kanë munduar gjatë ditës, ky çaj do të japë rezultate shumë të mira. Këshillohet që çaji të pihet 15 minuta më përpara. Për përgatitjen e çajit përdoren rrënjët e grimcuara, që hidhen në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihen për 15 minuta në qetësi dhe më pas kullohet e ëmbëlsohet me mjaltë.

Por me mjaft sukses çaji i valerianës mund të përdoret në të gjitha format e shfaqjes së nervozitetit. Duke pirë çajin mund të largohet stresi dhe lodhja. Lëngu i kësaj bime largon stresin dhe lodhjen dhe sjell një gjumë të rehatshëm.

Lëngu i valerianës nuk duhet të merret më tepër se 1 muaj, pasi mund të shkaktojë dhimbje të kokës dhe rrahje të zemrës.

Që kura me çajin e rrënjëve të valerianës të ketë efekt të menjëhershëm, këshillohet që ato të jenë të freskëta dhe të mblidhen pas lulëzimit të bimës, në shtator. Vetëm në këtë rast mund të gjenden me shumicë elementët kuruese të saj; acidi valerianik liron erën specifike të bimës. Bima ka veti qetësuese. Kundër pagjumësisë mund të përdoret edhe përzierja e rrënjëve të valerianës me gjethet e barbletës. Të dyja këto bimë hidhen në një gotë me ujë të ftohtë dhe lihen për 12 orë. Më pas kullohet dhe pihet 15 minuta përpara se të shkoni për të fjetur, duke e ëmbëlsuar me mjaltë. Duhet të ruhet nga drita dhe lagështia. Rrënjët mund të përdoren edhe të përziera me lëngje të tjera ose në formë tinkure, kur përzihen me alkool.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:33
Per Te Kuruar Anoreksine


Sipas statistikave, numrin më të madh të atyre që vuajnë nga anoreksia e zënë femrat, pasi për të mos shtuar peshë, u nënshtrohen dietave ushqimore përtej kufijve ekstremë. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje kalon në një gjendje akoma më të vështirë, në bulemi.

Mjekësia popullore, për përmirësimin e situatës, vjen në ndihmë me përdorimin e çajrave bimore

Për të rifituar oreksin e humbur, përdoren çajrat bimore me shije të hidhur, të cilat përbëjnë grupin e medikamenteve të hidhura ose të hidhtinave. Ndër çajrat që rekomandohet është çaji i përgatitur me bimën e kinfushës. Rekomandohet që çaji të përdoret i shoqëruar me ushqime, në të kundërt nuk shtojnë sekretimin e stomakut. Çaji duhet të merret të paktën 15 deri në 30 minuta para marrjes së ushqimit.
Çajrat
Në sajë të heterocideve të hidhura, bari i kinfushës ndihmon në shtimin e lëngut të stomakut, duke shkaktuar dhe hapje të oreksit. Këshillohet të pihet dy herë në ditë nga gjysmë gote me çajin e përftuar.

Një tjetër bimë, që përdoret për të luftuar anoreksinë është edhe bari i pelinit. Ashtu si kinfusha edhe kjo bimë ndihmon në shtimin e lëngut në stomak, për rrjedhim edhe të oreksit. Për përgatitjen e çajit, këshillohet një lugë me bimën e grimcuar, që hidhet në gjysmë gote me ujë të nxehtë. Lihet për 15 minuta në qetësi dhe më pas pihet disa herë në ditë, por gjithmonë gjysmë ore para buke. Duhet patur kujdes, pasi përdorimi në doza të larta i këtij çaji mund të shkaktojë dëmtime në tru dhe dridhje të trurit. Ky çaj nuk duhet të pihet në asnjë mënyrë nga gratë shtatzëna. Edhe çaji i sanzës është mjaft i mirë për të rifituar oreksin e humbur. Pjesët që përdoren janë rrënjët e bimës. Këshillohet të pihen dy deri 3 filxhanë në ditë, para buke. Rezultate shumë të mira për rikthimin e oreksit ka dhënë edhe çaji i përgatitur me gjethet e arrës. Çaji të pihet dy herë gjatë ditës, para buke deri në përmirësimin e oreksit.
Përdorimi
Këto substanca duhet të përdoren të shoqëruara me ushqime, përndryshe nuk shtojnë sekretimin e stomakut. Çajrat bimorë nuk japin efektin e dëshiruar, kur merren gjatë ushqimit ose mbas tij. Barnat e hidhura duhet të përdoren vetëm para ushqimit 15 deri 30 minuta para tij. Po ashtu çajrat nuk duhet të ëmbëlsohen, meqenëse efekti i tyre sigurohet pikërisht prej këtyre substancave të hidhura. Veprimi rritet pikërisht me rritjen e hidhësisë së tyre. Bimët mjekësore me shije të hidhur, krahas substancave të hidhura, përmbajnë edhe elemente të tjera, të dëmshme për shëndetin. Prandaj gjatë përdorimit të tyre duhet pasur kujdes, për të mënjanuar efektet e dëmshme që kanë disa prej tyre.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:34
"Bima e Tëmblagjakut"


Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës.

Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë, e cila ka veti fitoncide, me mjaft sukses është përdorur për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumorëve, për shkak të elementeve që ajo përmban.

Sipas mjekëve, bima e freskët, kur këputet, në vendin e prerjes nxjerr një lëng qumështor me ngjyrë portokalli, shumë i pasur me alkaloide. Falë kësaj përbërjeje bari i tëmblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit të tij vepron dukshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut, shumë shqetësues ky problem në pjesën më të madhe të moshës së rritur. Në këto raste mjekët këshillojnë pirjen e lëngut, por edhe të qëndrojnë për disa minuta shtrirë. Nëse ndiqen këshillat, shumë shpejt do ta ndiejnë veten mjaft mirë.

Në sajë të vetive kuruese, tëmblagjaku këshillohet si qetësues e antispazmotik që qetëson dhimbjet e mëlçisë së zezë dhe si ndihmues në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në organizëm. Lëngu jep efekte pozitive edhe në funksionimin sa më të mirë të zemrës. Bima ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të këtij organi kaq të rëndësishëm.

Lëngu i përftuar nga bima përdoret edhe në rastet e të sëmurëve me kollë dhe lehtëson krizat e shkaktuara nga astma.[U]

Bima e Tëmblagjakut në krahinat e ndryshme të vendit mund të gjendet me emrat si letrapeci i madh ose lulja e jodit. Kjo bimë rritet në vende gurishtore me lagështirë buzë arave, nga zonat e ulëta deri në ato subalpine. Tëmblagjaku është bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe thellësisht të prera, të buta e të gjelbra. Lulet janë të verdha. Bima lulëzon nga muaji prill deri në verë.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:37
Zorra e trashe

Të sëmurët nga zorra e trashë duhet të kenë kujdes që jashtëqitja të mos jetë e fortë. Ata duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil.

Por, për t u shëruar nga kalbja e zorrëve, duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Në të gjitha rastet kur tek të sëmurët pezmatohen nga hemorroidet, u këshillohet që të përdorin krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë, duke pasur kujdes që ato të mos përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.

Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e "gjallë" të përzihet dhe të hahet.

Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit, këshillon mjeku amerikan Dr S. Hiams.
Edhe Hipokrati, babai i mjekësisë, para 2.500 vjetësh, këshillonte përdorimin e mollëve kundër infektimit të zorrëve, telasheve në mushkëri, të çrregullimeve të funksionit të veshkave, etj. Asnjë nga pemët nuk është ekzaminuar aq shpesh shkencërisht, sa molla.

Zorra e trashë duhet të pastrohet me pemë të ëmbla, duke i ngrënë gjithnjë para bukës, pra me bark të zbrazët. Të sëmurët duhet të ziejnë komposte nga pemët e ëmbla. Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit, lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit, gjysmë ore para bukës.

I sëmuri nga zorra e trashë, kur ka të bëj me majasëll të jashtëm (në lëkurë) duhet të ketë kujdes në ushqim dhe në kryerjen e nevojave. Është mirë që për çdo mëngjes, me bark të zbrazët, të hajë nga dhjetë kokrra kumbulla të thata (hoshaf ), që gjatë tërë natës duhet të vihen në një gotë me ujë të vakët, e pastaj t u pihet lëngu.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:38
Specat Djegese mund te sherojne dhimbjen e kokes?

Specat djeges permbajne elementin Capasaicin. Ky element mund te sjelle nje lehtesim per dhimbjen sepse pakeson clirimin e substances P, nje transmetues neuronesh qe sjell impulse dhimbjesh. Ky deklarim eshte testuar nga studime te ndryshme (The clinacl journal of Pain -1998). Studimet sugjerojne qe perdorimi i capsaicin funksionon kur aplikohet ne lekure, qe te jem me specifike brenda ne hunde me capasaicin te holluar. Eshte gjendur se kjo lehteson dhimbjet e kokes.

Autori: Mimoza Kërmezi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:39
Titulli: MIGRENA, MË SHUMË SE SA NJË DHIMBJE KOKE

Përshkrimi
Të zbulosh se çfarë e shkakton migrenën ke zbuluar “celësinë “ e saj dhe vetëm një trajtim i saktë sjell kurimin.


Migrena është më shumë se një dhimbje koke. Njerëzit mund të provojnë simptoma të ndryshme të saj të cilat, në më të shumtën e rasteve, shkaktojnë destabilizim të shëndetit nga pak orë në disa ditë, ka raste që edhe më gjatë. Migrena luan një rol të rëndësishëm tek ata që e mbartin këtë sëmundje. Janë dy forma kryesore të saj dhe 70% e njerëzve kanë atë që quhet migrena pa Aura ( pamje vizive, zëra, abstraksione), ndërsa pjesa tjetër vuajnë nga ajo që njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri në një orë. Normalisht këto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetësime të tjera të migrenës janë pamundësia në Përqendrim, konfuzion, probleme në të folur, dobësim etj. Çdo njeri ka një eksperiencë të veçantë nga migrena. Simptomat përfshijnë shumë dhimbje të ndryshme të kokës, shpesh në njërën anë të saj. Gjithashtu mund të shfaqet dhe pa dhimbje koke, por me një ndjeshmëri ndaj dritës, zërave apo të qeshurave. Ata që vuajnë nga migrena shpesh janë të zbehtë dhe ndiejnë të ftohtë, ndërsa të tjerë që kanë shqetësime humori preferojnë errësirën derisa krizat t’u kalojnë.


Një formë tjetër e migrenës njihet si migrena menstruale e cila shfaqet në periudhën paramenstruale dhe jo në raste të tjera. Krizat e migrenës zgjasin nga 4 deri në 72 orë. Disa i ndiejnë krizat e saj një ose dy ditë para fillimit të migrenës. Kjo është faza paralajmëruese në të cilën shfaqen shenja të pasigurisë, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj...


Stadi final i migrenës, i njohur si stadi postdrominal, mund të zgjasë me orë dhe ditë. Shumica e njerëzve nuk i japin rëndësinë e duhur dhe nuk i nënshtrohen mjekimit. Nuk ka një përcaktim definitiv të migrenës pasi simptomat variojnë dhe diagnostikimi është i vështirë.


Kush e vuan nga migrena



Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia genetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht kap moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht seksin femër. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura nga kjo sëmundje gjatë ditëve të parardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë apo menopauzës.


Nga se shkaktohet migrena



Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak dhe shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë por një numër shkaqesh është identifikuar të cilat ndryshojnë nga personi në person dhe, në më të shumtën e rasteve, ndodh një kombimin faktorësh që çojnë në krizë ku mund të përfshihen faktorë ushqyes çokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumërat, djathrat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.


Faktorët hormonalë:periodat, hipertensioni apo menopauza.


Faktorët psikologjikë: presioni i lartë i gjakut, dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundëve.


Streset emocionale: zemërimi apo Depresioni, emocionet e forta, shokimet, çlirimi i tensioneve, çlirimi nga streset.


Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.


Faktorët ambientalë : ndryshimi i klimës, lagështira, zhurmat, zërat e lartë, drita.


Si kurohet?



Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Shumë njerëz përdorin analgjezikët si aspirinën, paracetamolin apo ibuprofenin që në disa raste kombinohen me përbërës të tjerë si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikë gjithnjë nën kontrollin e mjekut . Një tjetër medikament që qetëson dhimbjet e migrenës është ergotamina por që tani nuk përdoret më. Ilaçi i njohur si 5HT antagonist ndihmon në korrigjimin e balancimit të serotominës në tru, gjatë krizës. Zbulimi i sëmundjes që në fazat fillestare të saj është i rëndësishëm, edhe pse krizat e migrenës janë të “ fshehura si dhimbje të shkaktuara nga çrregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilace që absorbojnë direkt në qarkullimin e gjakut. Disa ilaçe veprojnë në përshtatje të kësaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnë përbërës të tjerë të veprojnë më shpejt.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:40
Vetite te Vajit Eukalipt

E keni ndjere aromen e gjetheve te eukalipit -mbase mund te pershkruhet me nje fjale- gjalleruese. Ketu nuk do flas per aromen e kesaj bime por pikerisht per vetite sheruese. Jane dy: Antiseptik dhe lehtesim kongjestioni. Por kini parasysh se vete bima NUK DUHET te HAET apo PIHET pasi eshte HELMUESE.

Nese kini plage ose gervishtje, dhe probleme me frymemarje pra per lehtesim kongjestioni mund te perdorni vajin e bimes. Gjendet zakonisht neper dyqane ku shiten ushqimet e pacenuara natyrale dhe organike

Pergatitja: Zjeni ujin ne nje ibrik dhe shtoni 5-10 pika vaj te bimes. Vendosni fytyren para ibrikut me nje peshqir reth kokes per te lene avullin te shkoje ne fytyre dhe merni fryme thelle nga hunda reth 1-2 min. Mos harroni te mbyllni syte sepse avulli mund te shkaktoje djegie tek ato por gjithsesi kjo gje nuk eshte e rezikshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mon 18 Apr 2011 - 9:40
Cfare beni kur kini urth, djegie te stomakut apo gromesira?

Une zakonisht perdor pak sode buke, limon dhe uje.

Pergatitja: Ne nje gote me uje, hidhni nje luge sheqer dhe limon qe te majoshet. Pasi te jete tretur sheqeri, perzjeni nje luge te vogel me sode buke. Kjo do t'ju neutralizoje aciditetin ne bark.

Se mos fillon dhe ju pelqen kjo limonada se s'ju ben mire soda e bukes.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Fri 12 Oct 2012 - 10:08
Barna Popullore Për Thumbim Blete

Masat e para që duhet marr pas thumbimit nga bleta është që të largosh thumbin. Çdo sekondë që thumbi mbetet në lëkurë, një sasi e vogël e helmit rrjedh dhe futet në trupin tuaj. Disa thonë se thumbin është më mirë ta largosh duke e krehur me ndonjë mjet të si teh thike se sa ta pickosh për ta nxjerr për shkak se duke u munduar ta kapësh e ndrydhni dhe kështu shkaktoni që më shumë helm të lirohet nga thumbi dhe futet në trup. Sidoqoftë, qëllimi juaj parësor mbetet ta largosh thumbin pa marr parasysh mënyrës dhe mjeteve. Sa më shumë sekonda që mbetet thumbi aty aq më shumë helm lirohet, kështu që largoje ashtu si të vijë më lehtë.

Thumbimi bletës mund të jetë i dhembshëm për orë të tëra gjersa e ënjtura dhe kruaja mund të zgjasin deri në një javë. Fatmirësisht ka një mori barna popullore për trajtim thumbim blete që ju ndihmojnë të zvogëloni efektet negative brenda minutave. Provo disa prej këtyre barnave popullore kur thumboheni nga bleta, s’ke nevojë të eksperimentosh vetëm për të parë efektin e këtyre barnave popullore.

Uthulla e Mollës – sigurisht nuk është edhe aq befasi për ata që veç janë në dijeni për fuqitë e uthullës së mollës, ky lëng është gjithashtu në gjendje të zvogëloj dhembjet dhe pa-rehatin nga thumbimi bletës. Pas thumbimit, thjesht lag një top pambuku (ato që përdorni për pastrim fytyre) me uthull molle dhe vendoje aty ku jeni thumbuar. Ky bar popullor funksionon gati në të gjitha thumbimet nga bletë të ndryshme. Sa për dijeni, kjo është vetëm njëra nga shumë të mirat e uthullës së mollës (lexo më shumë për uthullën e mollës).

Mjalti – ndoshta ju duket e çuditshme të shihni mjaltin si një bar popullor për thumbim blete, por nuk është për tu çuditur. Dobitë shëndetësore të mjaltës janë të shumta dhe, duke konsideruar përbërësit e saj antibakterial, antifungal dhe antiseptik, mjalti është një bar efektiv për shumë probleme shëndetësore. Vendo pak mjaltë në vendin ku jeni thumbuar dhe prit se si largohet dhembja dhe e ënjtura brenda minutave dhe kjo duke ju falënderuar mjaltit si antiseptik. Mos provo ta fshehësh mjaltin nga bletët…

Tabako – Çuditu sa të duash por edhe tabako (duhani) është një nga barët popullor për trajtimin e thumbimin të bletëve. Ashtu si aplikimi i uthullës së mollës dhe mjaltit, thjesht merr pak duhan dhe fërko në vendin ku je thumbuar. Nëse opsionet e sipërme nuk funksionojnë ose gjendesh diku ku vetëm duhanin e ki në dispozicion, lirisht apliko dhe do ndihesh më mirë me këtë trajtim.

Balta – diçka që secili e ka afër dhe në dispozicion gjithmonë, balta mund të përdoret edhe për trajtimi të pickimit nga bleta. Thjesht përziej ca dhe dhe ujë për të bërë baltën dhe fërko mbi vendin e thumbimit, më pas jepi pak kohë që helmi të dali jashtë dhe shiko se si largohet e ënjtura përderisa thahet balta.

Qymyr Druri Aktivizuar – i njohur si një agjent i shkëlqyeshëm detoksi që përdoret për shumë qëllime, qymyr druri mund të përdoret edhe për… po pra për thumbim blete. Përziej ca qymyr druri me ujë dhe apliko në vendin e thumbimit.

Edhe pse ka edhe tjera barna popullore për të trajtuar thumbimin nga bleta që shumë tjerë i rekomandojnë, këto që përmendëm më sipër vërtetë duhet të mjaftojnë dhe ndihmojnë. Mos harro të na tregosh për suksesin që ke pas me ndonjë mënyrë tjetër në mënyrë që edhe tjerët të mësojnë.
Sponsored content

Ilaçe Popullore! Empty Re: Ilaçe Popullore!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi