Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ekonomia shqiptare në pak fjalë Empty Ekonomia shqiptare në pak fjalë

Wed 20 Apr 2011 - 12:34
Përafërsisht 60% e fuqisë punëtore të Shqipërisë është e zënë në bujqësi; balancimi përfshihet në shërbime ose industri. Bujqësia më parë ishte në formë kolektive dhe ferma bujqësore, por nga viti 1992 pjesa më e madhe e tokës bujqësore u privatizua. Drithërat (veçanërisht gruri dhe misri), patatet, perimet, frutat dhe panxhari sheqerit kultivohen gjithashtu dhe rritja e bagëtisë. Shqipëria është e pasur në burime minerale, gaz natyror, qymyr, boksite, krom, bakër, xeherorë, nikel dhe kripë. Përpunimi bujqësor, nafta, shfrytëzimi i minierave dhe prodhimi i tekstileve, veshjet, lëndë druri, çimento dhe kimikatet janë industritë kryesore. Tregtia me jashtë kryhet me anë të detit, Durrësi dhe Vlora janë portet kryesore. Shqipëria eksporton tekstile dhe këpucë, minerale, artikuj ushqimor dhe duhan dhe importon kryesisht makineri, prodhime të tjera industriale dhe mallra konsumi. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia dhe Greqia. Shqipëria është duke u përpjekur me këmbëngulje të tërheqë investimet e huaja dhe të promovojë investimin vendas, nëpërmjet përmirësimit për transparencën në proçedurat e biznesit dhe rikonstruktimit të sistemeve bankare dhe tatimore. Bashkëpunimi i ngushtë me organizmat ndërkombëtare, si; Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, BERZH, etj, janë garancitë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Shqipëria po vazhdon të dëshmojë se po përpiqet të dalë përfundimisht nga kaosi i periudhës së tranzicionit. Ekonomia po lulëzon, rrjeti i rrugëve është duke u modernizuar më në fund dhe demokracia duket se po formohet gradualisht me normat Evropiane, ligji dhe rendi janë pafundësisht më mirë se çishin në vitin 1990.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi