Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Zbulo partnerin përmes cokollatës Empty Zbulo partnerin përmes cokollatës

Thu 21 Apr 2011 - 15:41
Message reputation : 100% (1 vote)
Cokollata? Një pasion autentik. Ndjesitë që jep një cokollatë nuk janë të reja; dihet që konsumimi i saj është shumë e mirë për aspektin psikologjik.

Por thuhet që ka edhe një marrëdhënie mes personalitetit dhe cokollatës. Sipas një studimi të fundit, cokollata, mbushja e saj, përbërësit e preferuar kanë lidhje me personalitetin.

Zbuloni përmes cokollatës që preferon partneri juaj tipin e tij

I gatshëm për cdo gjë

Kush pëlqen cdo lloj cokollate është një person i aftë të adaptohet me cdo situatë, duke arritur të përballojë edhe ngjarje të pazakonta. Ky person arrin të bëjë surpriza me ndonjë efekt special.

Burra ‘qumështi”

Të dashuruarit me cokollatën e bardhë janë shpesh persona ende të parritur. Pëlqejnë të jetojnë me të shkuarën dhe mallëngjehen shumë për kujtimet e tyre.

Cokollatë e zezë, por jo shumë

Kush zgjedh cokollatën e zezë është një person shumë konkret dhe aktiv në cdo gjë që bën. Janë njerëz shumë krijues dhe dijnë të jenë të gëzueshëm dhe shumë optimistë për të nesërmen.

Emocione të forta

Të dashuruarit me cokollatën super të zezë janë njerëz shumë të vendosur. Personaliteti i fortë mund t’i cojë në sjellje prej njerëzisht mendjemëdhenj dhe ndonjëherë diktatorë.

Cokollatë e mbushur

Të dashuruarit me cokollatat e mbushura janë njerëz të pavendosur. Janë njerëz nervozë dhe asnjëherë të kënaqur, të cilët zakonisht zgjedhin cokollatat e vogla të mbushura me kafe ose lëng portokalli.

Po ashtu shihni mënyrën se si partneri juaj ndan cokollatën për të zbuluar se c’lloj i dashuri është.P.sh: nëse e gris letrën e cokollatës dhe e hedh menjëherë do të thotë se është një person që nuk kujdeset për detajet. Ai është një njeri me kokë mbi re. Kush e heq letrën me një kujdes të tepruar, tregon rregull dhe disiplinë, sjellje këto shumë të ftohta.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Zbulo partnerin përmes cokollatës Empty Re: Zbulo partnerin përmes cokollatës

Fri 29 Apr 2011 - 23:54
Kush zgjedh cokollatën e zezë është një person shumë konkret dhe aktiv në cdo gjë që bën. Janë njerëz shumë krijues dhe dijnë të jenë të gëzueshëm dhe shumë optimistë për të nesërmen.Mua do me pelqente ky person se kam nevoje edhe une per optimizem.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zbulo partnerin përmes cokollatës Empty Re: Zbulo partnerin përmes cokollatës

Thu 9 Jun 2011 - 21:00
Po për ata që nuk e pëlqejnë shumë çokollatën, çfarë thonë?!...
Sponsored content

Zbulo partnerin përmes cokollatës Empty Re: Zbulo partnerin përmes cokollatës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi