Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Adoleshenca Empty Adoleshenca

Fri 22 Apr 2011 - 20:13
Adoleshenca nuk është thjesht një periudhë ndryshimi midis femijërisë dhe pjekurisë, por përbën një fazë të veçantë zhvillimi me veçori të veçanta, e cila fillon me ndryshimet biologjike (hormonale) dhe përfundon me kompletimin psikologjik të individit. Gjatë periudhës së adoleshencës, mbizotëron një nervozizëm dhe liri, që shpesh herë konsiderohen si të pajustifikueshme nga prindërit dhe te afërmit . Periudha e adoleshences, përbën pjesën më të rëndësishme në jetën e një individi, ajo gërshetohet nga ndjenja dhe sjellje te ndryshme. Adoleshencën e jetojmë veç një herë, akoma dhe disa sjellje “negative”, na bëhen mësim për jetën e mëvonëshme.
Cili është qëndrimi i prindërve përballë adoleshentëve?
Në përgjithësi qëndrimi i prindërve ndaj femijëve adoleshente eshte pak i ekzagjiruar. Mundohen t’i mbrojnë me mënyre të gabuar. Duke mos i lejuar të kenë lirinë e duhur, të mos argëtohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Mentaliteti shqiptar, nuk e ka lejuar psikologjine e tyre te dalë jashtë “kornizave” të tabusë dhe të mirëkuptojë rëndësinë e fjalës “adoleshencë”. Për ata adoleshenca është një periudhë e zakonshme… madje për ndryshimet në sjelljen e femijëve të tyre, shpesh fajësojnë shokët/shoqet me të cilët shoqërohen. Sa herë na ka ndodhur të gjithëve të na thonë prindërit, mos u shoqero me x shokë/shoqe, se do të influencojë negativisht në jetën tënde?! Nga ana tjetër, dhe adoleshentët duhet të kenë një vetëkontroll brenda normave te caktuara, duke mos i lejuar vetvetes te bie “viktimë” e realitetit të shëmtuar që jetojmë. Ekzistojnë rrjete të ndryshme individesh me qëllime shfrytëzuese ndaj ketyre grupmoshave, te cilët presin nga çasti në çast që t’i “peshkojne”. Rrugët e errëta në të cilat mund t’i drejtojne jane nga me te ndryshmet, si për shembull lëndet narkotike, trafikimi etj.
A kanë të njëjtin reagim të gjithë adoleshentët?
Modeli prindërve luan një rol të rëndësishëm, në kompletimin e sjelljes psikologjike të fëmijes. Fëmija është “thithës” sjelljesh, shprehjesh dhe i çdo lëvizjeje që kryhet kryesisht brenda familjes. Nëse përpara syve te femijeve zhvillohen skena te ndryshme “kinematografike”, është më se e sigurtë që një ditë pjesa më e madhe e tyre do t’i adoptojnë në familjet që do të krijojnë. Por akoma edhe në këto raste ekstreme, ka fëmije te cilët kanë shfaqur sjellje shembullore, falë ngrohtësisë qe kanë gjetur pranë të afërmëve të tjerë por edhe shokëve që kanë njohur. Akoma edhe nëse femijët rriten brenda një klime të shëndetshme familjare, prapë kanë nevojë të vijnë në kontakt me njerëz te tjerë, të cilët do t’i ndihmojnë të zgjerojnë horizontet e tyre në shumë aspekte, p.sh. te ndihen te lirëshem me shoqërinë, të shprehin ndjenjat erotike në gjininë tjetër, të mësojnë te zhgënjehen, akoma dhe kjo ështe pjesë e jetës… populli thote “duhet të pësosh që të mësosh”. DIKUSH dikur tha “adoleshenca eshte shkalla e fundit para pjekurise, dhe mundësia e fundit për të korrigjuar sjellje të gabuara për kompletimin e personalitetit”.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Adoleshenca Empty Adoleshenca është mosha më e ndjeshme

Sun 24 Apr 2011 - 3:23
Ata në këtë moshë u duket se gjithçka është e tyre dhe veprimet e tyre nuk janë të matura sa duhet. Madje te rastet kur ata janë të zemëruar me shokë, shoqe, prindër, apo këdo tjetër janë të ndjeshëm dhe vështirë përmbahen nga zemërimi.

Psikologët mendojnë se adoleshenca është mosha më e ndjeshme, por edhe më e bukura njëkohësisht . “ Si prindërit ashtu edhe të tjerët duhet të kenë mirëkuptim ndaj adoleshentëve, sidomos në momentet kur ata janë të zemëruar.

Por, përveç kësaj, edhe vetë adoleshentët në momentet e adoleshencës duhet që të përmbahen dhe ta kenë vetën nën kontroll, në mënyrë që zemërimin e tyre ta mbajnë për vete dhe mos ta manifestojë te të tjerët të cilët nuk kanë faj.

Sipas saj, në rastet më të shpeshta adoleshentët zemërimin e tyre e shprehin me të gjithë, për faktin se ata mendojnë se të gjithë u kanë faj atyre dhe vetë mosha e bën që ata duan të jenë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, siç u shpreh ajo, kur adoleshentët janë të zemëruar, hidhërimin e shprehin te të gjithë. Mirëpo, të tjerët duhet t’u tregojnë atyre se duhet të jenë të durueshëm.

Aktivitetet fizike janë posaçërisht të dobishme dhe adoleshentët kur janë të zemëruar që mos ta shfaqin atë tek të gjithë, duhet të ecin, të vrapojnë, të ngasin biçikletën. Këto lloj aktivitetesh u ndihmojnë atyre që të mos ndihen të lodhur dhe ta lehtësojnë gjendjen shpirtërore”, ka thënë ajo.

Por, ka edhe të atillë të cilët në momentet kur janë të zemëruar, mërinë e tyre e fshehin përmes aktiviteteve të tjera, siç janë pikturimi, marrja me poezi, muzika.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Adoleshenca Empty Re: Adoleshenca

Sun 24 Apr 2011 - 23:54
dy temat u bashkuan
blodyboys
blodyboys
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 291
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : gramsh
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 18/02/2011

Adoleshenca Empty Re: Adoleshenca

Thu 5 May 2011 - 17:55
cfare duhet te bejme ne kete teme spse jemi duke e prjetuar dhe ne vte memire se cdo tjeter e dime mire fare per cafre behet fjale Adoleshenca 389163
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Adoleshenca Empty Re: Adoleshenca

Thu 5 May 2011 - 18:16
Thjesht mund te thoni dicka rreth adoloshences,rreth kesaj moshe,idete e parimet e tyre sipas jush cilat jane,aq me mire qe ju vete jeni ne nje moshe te tille e flisni te verteten e sipas pervojave qe keni perjetuar yllo..cdo mendim esht i mirepritur Adoleshenca 322547
Alkimisti
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

Adoleshenca Empty Re: Adoleshenca

Thu 5 May 2011 - 18:36
deri ne moshen 18 vite fmit e respekton babin

nga mosha 18 deri ne 30 vite djali i thot babes nukpodin ti

nga mosha 30 vite kur djali arrin moshen e prindit te dikurshem djali thot mirepaskapas babi qfar methojke
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Adoleshenca Empty Re: Adoleshenca

Mon 13 Jun 2011 - 19:26
Meqene se jam edhe une pjes e adoleshenteve po flas per veten time sepse ndoshta kto qe mendoj une i mendoj edhe adoleshentet e tjer, nuk po e zgjas me llafe koti, problemi i vetem me adoleshentet eshte se te gjith na trajtojn si femij, sikur ne te ishin ende te vegjel dhe nuk dim te kujdesemi per veten e ton dhe mua kjo gje personalisht me acaron shum, pse duhet tme trajtojn si fmij? jo bej kte e jo bej ate, mos bej kte e mos bej ate, kjo eshte e mire kjo eshte e keqe pse duhet tmi thon kto gjera? jam i aft fare mire ti dalloj vet se kush jan te mira e kush jan te kqija, jam shum dakort te me mbeshtesin po jo tme trajtojn si fmij, preferoj me shum te rri vetem sesa me ata qe me trajtojn si te jem akoma i vogel dhe thoni pastaj se adoleshentet jan agresiv, normal qe do jemi agrsiv sepse kerkojm vendin qe na takon dhe menyra e vetme per te treguar qe jemi te rritur eshte agresiviteti. Mendimi im ky, te tjeret nuk e di cmendojn po them se pak a shum mendime te njejta kan.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Adoleshenca Empty Re: Adoleshenca

Fri 24 Jun 2011 - 19:16


Adoleshenca 2818389974
Sponsored content

Adoleshenca Empty Re: Adoleshenca

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi