Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

10 rregulla bazë për meshkujt Empty 10 rregulla bazë për meshkujt

Fri 22 Apr 2011 - 20:16
Takimi i parë si për femrat ashtu edhe për meshkujt, mbetet diçka e veçantë, te krijon emocione te pazëvendesueshme. Shpesh here nga deshira e madhe qe kemi per nje prezantim sa me dinjitoz perballe personit qe na intereson, bejme gabime “tragjike”, te cilat i paguajme me vone. Mundohemi te tregohemi sa me te mire, me te zgjuar, dhe mbi te gjitha shume TE BUKUR. Nuk e leme veten te lire, Maska dhe ne tashme jemi bere nje. Kur shkojme ne pasqyre e kemi te veshtire te dallojme realitetin dhe hipokrizine e identitetit tone. Meshkujt ne pergjithesi ne ndryshim me femrat ndjekin metoda te tjera ne lidhje me takimin e pare. Ajo c’ka dominon tek te gjithe ata eshte “burreria e tepruar”. Per te pasur nje takim sa me serioz dhe shpresedhenes, meshkujt duhet te ndjekin disa rregulla baze.

1. Veshje serioze: Ajo mund te jete nje kemishe e kombinuar me nje xhin, dhe me kepucet perkatese. Mos shkoni kurre ne takim te pare me kostum sportiv dhe kapele. Mos perdorni aksesore vend pa vend, dhe veshje me ngjyra verbuese.
2. Ruani stilin personal: Veshje e rregullt, krehje normale, aroma jo te forta dhe buzeqeshje perfekte.
3. Mos u prezantoni me profesion te reme: Nese nuk jeni jurist, mjek apo pedagog, kjo nuk do te thote se duhet te ndjeheni te turpshem per nje profesion te rendomte sic mund te jete ndertues apo transportues. Asnje pune nuk eshte turp, genjeshtra i ka kembet te shkurtra, se shpejti mund te ndodh t’ju zbulojne dhe athere do jete me te vertete TURP PER JU.
4. Informohuni per gjithcka: Kur te uleni te bisedoni, te keni dicka per te thene, mos te mendojne te tjeret se ju jetoni ne xhungel.
5. Mos konsumoni shume pije alkoolike: Se me kete menyre personi qe keni perballe do mendoj se jeni alkoolist dhe frekuentues baresh.
6. Flisni per sportin: Nese shikoni se te tjereve nuk u pelqen, nderroni bisede, por gjithemone me menyre te sjelleshme.
7. Mos pretendoni te kryeni seks qe me takim te pare: Me kete menyre tregoni tek personi qe keni perballe se qellimi juaj paresor nuk eshte vetem DEFRIMI.
8. Silluni mire me femrat dhe degjojini me vemendje: Kjo tregon se keni parime, dhe respektoni mendimin e tjeterit.
9. Mos flisni kurre ne takim te pare per ish te dashurat tuaja: Nuk eshte e nevojeshme, te shtjelloni te shkuaren tuaj.
10. Mos lejoni kurre nje femer te paguajë qerasjen ne takim te pare: Kjo tregon mungese miresjelljeje dhe krijon pershtypje te keqe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi