Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Franca bllokon trenat për të mos hyrë refugjatët nga Italia Empty Franca bllokon trenat për të mos hyrë refugjatët nga Italia

Mon 25 Apr 2011 - 18:21
Meqë Italia ndihet e lënë vetëm nga vendet evropiane në problemin e refugjatëve nga Veriu i Afrikës, autoritetet u japin atyre leje të përkohshme qendrimi. Kështu ato mund të udhëtojnë në hapësirën Shengen. Teorikisht!

Fundjava e kaluar ishte e vështirë për qytetin italian Ventimiglia. Drama e refugjatëve nuk zhvillohet tanimë vetëm në jug të Italisë, por edhe në skajin veriperëndimor të vendit.



Ventimiglia, në kufi me Francën, është kthyer në vendin e shpresës: qindra refugjatë nga Tunizia kanë arritur atje, me shpresën për një jetë në Francë, apo në vende të tjera evropiane. Kampi pritës për refugjatët, i cili është ngritur në qytet pak javë më parë, tashmë është i tejmbushur. Kapaciteti i kampit mjafton për 150 vetë, por ky numër është tejkaluar prej kohësh. Në fundjavë (17./18.4.) autoritetet italiane vunë në jetë atë, që deri tani ishte kryesisht një kërcënim drejtuar Evropës, por që në kufi pritet të sjellë lehtësim konkret: refugjatët do të marrin leje qëndrimi me afat. Nga rreth 400 njerëzit, që kanë paraqitur deri tani kërkesën për leje qendrimi, më shumë se 120 e kanë marrë tani kartën e lakmuar ngjyrë rozë. Gjashtë muaj është e vlefshme kjo kartë dhe teorikisht me të mund të udhëtosh në të gjithë hapësirën Shengen.

Situatë në shkallëzim në kufirin italiano-francez

Por autoritetet franceze nuk janë dakord me këtë: Franca kërkon nga refugjatët dëshmi shtesë, që janë në gjendje të përballojnë vetë kostot e qendrimit. Dhe për të ndaluar dyndjen nga ana franceze e kufirit është bllokuar lidhja hekurudhore dhe janë ndaluar të gjithë trenat e drejtuar për në Francë.

Për kryebashkiakun e Ventimiglias, Gaetano Scullino, kjo është një bllokadë: "Kjo është sigurisht një ditë bllokade. Janë anulluar 14 trena, të cilët normalisht udhëtojnë nga Ventimiglia për në Francë. Të hënën (18.4.) do shohim, nëse autoritetet franceze i pranojnë këto leje qendrimi, apo nëse kanë edhe pyetje të tjera. "

Megjithë lejet e qendrimit vetëm pak refugjatë kanë kaluar kufirin

Tek të gjithë të tjerët zemërimi dhe dëshpërimi janë të mëdha. Bashkë me qindra aktivistë për të drejtat e njeriut nga Italia dhe Franca ata u mblodhën në një marshim proteste para konsullatës franceze, pranë stacionit të trenave. Forcat italiane të sigurisë arritën të shmangin transformimin e protestave në dhunë.

Situata në kufi shkaktoi tensione diplomatike italiano-franceze


Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini ka paraqitur një protestë zyrtare kundër bllokadës së qarkullimit të trenave. Ndërsa ministri i Brendshëm Roberto Maroni forcoi kritikën e tij ndaj mungesës së mbështetjes nga shtetet e tjera të BE-së, në problemin e refugjatëve afrikanoveriorë. Në të njëjtën kohë Maroni mbrojti qendrimin italian: "Ne lëvizim brenda kuadrit rregullator evropian. U kemi dhënë refugjatëve dokumente udhëtimi dhe gjithçka u duhet. Kjo njihet nga Komisioni i BE-së, i cili ka deklaruar se Italia vepron sipas rregullave të marrëveshjes Shengen. Pra të gjithë njerëzit, të cilët kanë një leje qendrimi të përkohshme dhe duan të shkojnë në Francë, gëzojnë liri lëvizjeje."

Të dielën (17.4.) në mbrëmje u tha se trenat do të lëvizin sërish. Megjithatë në kufi ka kontrolle të forta. Në Ventimiglia janë vendosur shumë tunizianë, jo vetëm në kampin e pritjes, por edhe në stacionin e trenave. Refugjatët me leje qendrimi do të provojnë të kalojnë kufirin sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë të tjerëve u duhet të mbajnë radhën për kartat rozë. Vlerësohet se çdo ditë mund të lëshohen deri në 100 karta të tilla.

Autor: Jan-Christoph Kitzel/Eliana Xhani

Redaktoi: Angjelina Verbica
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi