Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ku po shkon kombi shqiptar? Empty Ku po shkon kombi shqiptar?

Wed 27 Apr 2011 - 19:58
Dr. Muhamet Kelmendi.

Çështja që do të shqyrtohet në këtë punim i takon situatës aktuale, nëpër të cilën po kalon kombi shqiptar i ndarë në pesë shtete. Shqiptarët luftuan dhe paraqitën synime historike për shtetin – komb, por kjo në emër të “demokracisë”u shkel dhe erdhi në përfundim ndarja e tij. Kjo ndarje e vuri në pytje vetë ekzistencën e pjesëve të mëdha të kombit, sepse duke u ndarë u krijuan edhe elemente të reja kombëtare, që në të ardhmën kanë rrezik të shndërrohen në faktor relevant të kombit të ri apo të asimilimit.

Ndarja e kombit shqiptar nxorri në dritë idetë me të errta politike dhe politikanët më antikombëtar. Ata, gjithëherë në emër të interesave gjoja kombëtare, e shkelën pikësynimin historik të kombit për bashkim; luftërat e mëdha të shqiptarëve dhe u pajtuan me faktorin ndërkombëtar e shtetet okupuese për ndarjen e copëtimin e kombit. Aktualisht shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete në Ballkan. E tërë kjo me iden e ndërtimit të shteteve gjoja demokratike dhe të bashkimit në kuadër të UE, si vend për “zgjidhjen” e çështjes shqiptare.

Qëllimi është këtu të shqyrtohet ndarja e kombit, e cila shkon në kundërshtim me luftërat dhe përpjekjet e kombit shqiptar duke dhënë mendime për të ardhmën dhe mënyrën e zgjidhjes së çështjes kombëtare me bazën e shtetit – komb. Ky pikësynim është shkelur dhe aktualisht po sanksionohen dhe u njohen apo po pranohen shtetet ballkanike si subjekte ndërkombëtar, edhe pse kanë pushtuar territore dhe pjesë të kombit shqiptar. Dhe, në fund do të përpiqemi të japim qëllimin përfundimtar dhe historik të kombit shqiptar, atë të shtetit – komb.







1.Zgjidhjet parciale të çështjes-demëtuan pikësynimin

historik të kombit



Në kuadër të aktivitetit pë zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan, decenjet e fundit shënojnë një zhvillim pothuajse antikombëtar dhe japin një kahje të re, që për kohën konsiderohet nga klasa politike udhëheqëse si e drejtë. Mirëpo, vetë fakti se një komb ndahet në kuadër të disa shtetëve, ku përveç Shqipërisë, është Kosova ende pa shtet, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia, që kanë teritore të mëdha shqiptare të pushtuara, duke mos e përjashtuar as Greqinë, që një territor të gjerë e ka pushtuar dhe greqizuar, tregon rrezikun që kalon kombi ynë, si dhe domosdoshmërinë që me fakte të tregohet rruga kah duhet të shkoj kombi, ndonëse veç kemi ndarje.

Përcaktimi politik i pjesëve të veçanta të kombit për “zgjidhjen” e çështjes shqiptare në kuadër të shteteve, tregon se politika ishte jo në lartësinë e aktivitetit të bërë nga kombi.Ajo, përkundër luftës së drejtë çlirimtare dhe aspiratës historike për komb dhe shtet unik, u shtrebërua dhe dolën vetë politikanet shqiptarë në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Ulqinë e Luginë e Preshevës si faktor që bënë “zgjidhje” në kuadër të shtetëve ballkanike, duke e ndarë vendin. Natyrisht se ideja erdhi nga perëndimorët para dhe në Konferencën e Londrës më 1992 ku e rindanë kombin shqiptar nëpër shtete. Nën pikëpamjen gjoja të mosndryshimit të kufijëve në Ballkan dhe të UE si vend ku zgjidhën problemet nacionale, u pranuan vetëm ish - republikat slave në shtete, shqiptarët u aneksun. Me këto ide u futën në teorinë politike shqiptare,si të politikanët, të disa gjoja analitikë e profesor ndërkombëtar, që po e mohojnë të të drejtën e kombit shqiptar për vetëvendose dhe bashkim. Ata arritën të fuqizojnë iden e tillë dhe të krijojnë edhe grupet politike nëpër vende të tilla, si dhe t’iu japin pushtet e para për politikë të tillë ndarëse të kombit shqiptar.

Për rrjedhojë të saj e kemi territorin dhe kombin shqiptar të ndarë në disa shtete dhe në fakt është kombi i vetën në Evropë që ka ndarje kaqë të ashpër dhe ku mbi 50% e vendit dhe popullit është e ndarë dhe jeton jashtë atdheut, i pushtuar.

Aktualisht pushtimi i kombit u sanksionua me ligj në Maqedoni, ku rreth 10 mijë metra katror dhe një popullësi prej gjymës milioni është e pushtuar nga maqedonët. Në pozitë të tillë e kemi edhe Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, një popullësi prej 200 mijë banorëve, vende këto nën sundimin serb. Pastaj vjen Mali i Zi, i cili ka pushtuar Ulqinin, Plaven e Gucinë, Hot e Grudë etj., dhe me vullnet të shqiptarëve u pavarësua si shtet malazez. Ndërkaq, RTK-a e transmeton shpalljen e shtetit sovan malazez, shtetit i cili ka pushtuar territor dhe pjesë të kombit, ka asimiluar territore shqiptare etj. Një gjendje të tillë, po shumë më të rendë e kemi patur në Greqi, që veç i ka asimiluar shqiptarët. Ndërsa, Kosova si territor po amortizohet dhe aktualisht është shndërruar në një vend pa definim, me popull pa bukë, me shumë enkllava dhe po e humb funksionalitetin e vetë si vend, komb dhe shtet i shqiptarëve.

Nga pushtimi i viseve shqiptare nën Maqedoni, që u arritë më marrëveshjen e Ohrit, që politikanët shqiptar e arritën me palën maqedone, edhe pse kishin mundësi të delnin me subjekt të barabartë shtetëror maqedon, si shtet konfederativ se paku,sepse ishin në positë të favorëshme me luftën e drejt që zhvillonin, e duke kaluar aktualisht në Mal të Zi, duke votuar për shtet sovran malazias, pa nxjerrë ajo pjesë e kombit as të mira politike, ekonomike e shoqërore, as edhe si popull shtetformuese, tregon se politikanët shqiptarë nuk “analizuan” gjendjen. Me verbësi u pranua Maqedonia dhe po me verbësi shqiptarët në Mal të Zë votuan një shtet që nesër do t’i shtypi. Madje, jo vetëm atje, po edhe politikanët nga Tirana dhe Prishtina e përkrahën iden e shtetit sovran maqedon e malazias. Këta e përkrahën edhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanov, nën sundimin serb, vende këto tipike shqiptare.

Në kohën kur kombet nëpërmjet shtetëve luftojnë për një fshat a disa qindra hektarë tokë, madje edhe duke pushtuar vende sikundër është Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, kombi ynë (shqiptarët) masakrohet territorialisht, duke u ndarë e copëtuar midis shteteve slave dhe, atë me pelqimin e klasës politike shqiptare.

Shiquar në aspektin taktik kjo nuk mund të konsiderohet e drejtë dhe si veprim taktik i politikanëve shqiptarë Përkundrazi, taktika kërkon zhvillim të veçant, sipas vendit e nevojës, por deri në një fazë të caktuar të zhvillimit të vetë, çdo herë në llogari të strategjisë. E strategjia e kombit shqiptar është shteti – komb. Pra, ku del kjo, nëse me territoret tona krijohen tri a katër shtete slave në Ballkan. Pse? Sepse në kohën kur veç pushtohesh si vend, ndahesh nga atdheu i ytë, ajo nuk është më taktikë, po vendim strategjik dhe në gjuhën politike d.m.th. pushtim i vendit.

Teoria që lindë nga kjo për pjesët e ndara të kombit shpie kah krijimi i veçorive të veçanta për çdo pjesë të ndarë, që mund të shprehet duke dëmëtuar edhe pikësynimin historik të kombit shqiptar. Dhe, ajo mund të përmblidhet në dy fusha:

1. Në krijimin dhe asimilimin e pjesëve të ndara të kombit, duke u asimiluar në kombe tjera apo duke krijuar komb të ri, sikundër kemi muslimanet në Plavë e Guci,në Sangjakë etj.,të cilët nga pjesët e kombit shqiptar të pushtuar nga sllavet e jugut kanë krijuar një komb të ri inekzistent dhe,

2. Ajo demëton dhe zvogëlon kapacitetin e kombit në aspektin ekonomik, psikologjik, fizik, ushtarak, territorial e shoqëror; përkatësisht e dobëson fuqin vendosëse të kombit shqiptar për të vepruar në drejtim të realizimit të pikësynimit historik të kombit për shtet nacional në territorin e tyre historic në Evropë.

Argument tjetër i teorisë ndarëse të klasës feminore politike shqiptare është interpretimi i UE në fushën politike, ekonomike dhe kombëtare, një argument qesharak politik. Ajo nuk ka as bazë politike, as territoriale as edhe shoqërore. Ata e mbeshtetin iden se rruga e tillë shpie kah krijimi dhe ndërtimi i demokracisë që e hapë rrugën për UE, ku të gjithë janë të barabartë, padallim kombi, race dhe feje. Kjo teori është prezente në Tiranë, Prishtinë, në politkën shqiptare në Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Kudo argumentohen pushtimet dhe ndarjet me demokraci, me UE dhe me gjoja barazi kombëtare dhe shoqërore nëpër shtete që i kanë pushtuar. Tamam sikundër mos të njihet pikësynimet e shteteve okupuese dhe lufta e tyre; e kaluara historike dhe e tashmja, që kanë bërë mbi kombin shqiptar, mu serbët, maqedonët dhe malazezët.

Barazia politike dhe shoqërore nuk realizohet në kuadër të shtetëve pushtuese, as në UE, apo në ndonjë mekanizëm tjetër. UE veç mund të ndihmon barazinë, nëse ajo nga brenda funksionon. Siç tregon praktika e vendeve tjera, ajo realizohet në shtete nacionale dhe janë vetë shtetët e tilla që janë anëtare të UE. Për atë ekzistojnë shtetet. Në këtë union nuk kemi shtete multinacionale, apo shtete të krijuara mbi territore tjera,por kryesisht kemi shtete nacionale, që kanë zgjidhur çështjen nacionale, atë shoqërore dhe barazinë kombëtare. Madje edhe duke qenë anëtarë të UE, shtetet luftuan për bashkim kombëtar, sikundër u bë bashkimi i dy Gjermanive në një shtet, sepse çështja nacionale është pikëmbeshtetëse para asaj internacionale dhe demokratike.

Zgjidhja e çështjes nacionale me shtetin-komb krijon bazën edhe për demokraci të brendshme të shtetit, për barazi të kombeve dhe pakicave nacionale brenda shtetit dhe hapë rrugën e prosperitetit. Dhe, në këtë kuadër është demëtuar çështja shqiptare dhe e vetë kombeve tjera, sepse vetë baza e demokracisë dhe barazisë siç është bashkimi kombëtar nuk ekziston, prandaj edhe kombet tjera nuk janë të barabarta kur dhunojnë kombe dhe konfliktet janë të paevitueshme midis

kombeve, atij shtypës dhe të shtypur. Kurrë nuk mund të merrët si e drejtë një zgjidhje që pretendon pushtimin e vendit, e jo bashkimin e tij kombëtar. Kjo aspirate jeton në kombë, pavarësisht nga devijimet dhe mashtrimet, ndarjet e pushtimet.

Jamë i mendimit se si faktori i jashtëm, ashtu edhe ai i brendshëm kanë bërë gabimin historikë, sikurse në shekujtë e kaluar duke e ndarë dhe pushtuar kombin shqiptar nga shtetët

sllave. Faktori i jashtëm duke dashur të ruaj kronologjinë e vendimeve të veta pushtuese kundruall shqiptare, duke i njohur shtetet sllave mbi territoret shqiptare, ndërsa faktori i brendshëm me verbësi mbajti anën e tillë, pa shiquar interesat nacionale; analizuar rrethanat dhe faktet tjera relevante.

Ndarja e kombit shqiptar ka qenë çdo here gjenerator i krizave, madje edhe i luftërave në Ballkan, sepse sikundër e tregoj e kaluara, ndarja nuk zgjidhi as edhe një problem. Janë të njëjtit maqedon, serb e malazez që kanë dhunuar kombin tone në vitet 1871-1878, 1910-1913, 1918-1941 dhe në

vitet 1944-2006. Dhe, po këta janë në pushtet. Nuk ekzistom as edhe një fakt se kemi ndonjë zhvillim përpara në fushën demokratike në Podgoricë, Shkup e Beograd. Edhe me tutje zotërojnë forcat shoviniste që do të shpien vendin kah dhuna dhe do e detyrojnë kombin shqiptar të lufton për bashkim kombëtar të tij.





2. Shqiptarët luftuan për komb e territor unik



Në luftën dhe aktivitetin e popullit shqiptar gjatë historisë dhe në decenjet e fundit të shekullit paraprak qëllimi ishte që të ruhej kombi dhe territor i tij unik

shqiptar. Për një vend, qytet a krahinë kombi shqiptar ka derdhur rreke gjaku, sepse pushtimi i tyre e tëkurri se tepermi kombin territorialisht dhe e bëri të pa mundur zhvillimin, funksionimin dhe ekzistencën e tij në territorin e tij etnik.

Gjatë dy shekujve të kaluar ka humbur kombi shqiptar rreth gjusmës së territorit të vet autokton. Në vitet e 1871-1878 humbën me vendim të Konferendës së Berlinit territoret e Janinës (Qamerisë) dhe territori i gjerë rreth Nishit, Prokupljes, Pirotit e vendeve tjera që u pushtuan dhe u asimiluan nga Serbia dhe Greqia. Shpata ndarëse u shtri edhe në Tivar, Ulqinë, Plavë e Guci dhe Hot e Grud. Kjo ndarja dhe humbje e territorit shqiptar u bë nga Fuqitë e Mëdha edhe në vitet 1912-1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, që Kosova dhe viset shqiptare nën Maqedoni, Mal të Zi e Serbinë Jugore iu aneksduan këtyre shtetëve sllave. Edhe më vonë

vazhdoi tëkurrja e territorit dhe humbja e pjesëve të kombit shqiptar nga shtetët fqinje. S’ka përiudhë që shqiptarët nuk u ndanë nga sllavet.

Shqiptarët u ndanë edhe në decenjen e fundit të shekullit 20, ku në vitin 1992 në Londër u njohën nga OKB-a, UE-a dhe shtetët tjera ish-republikat e Jugosllavisë në shtete sovrane dhe, atë me territoret dhe pjesët e kombit shqiptar. Kështu u njohë Maqedonia, tash Mali i Zi e Serbia dhe,me njohjen e tillë, edhe territori shqiptar iu aneksua për të tretën here nga faktori ndërkombëtar shtetëve sllave. Kjo është ndarja më e ashpër dhe më e rendë e kombit shqiptar gjatë historisë mijë vjeqare.

Këtë ndarja e kundërshtoj kombi ynë me luftë. Ai luftoi pa ndërprerë për komb dhe territor, për shtet unik shqiptar. Vetëm në decenjën e fundi të shekullit XX dhe në vitet e para të shekullit XXI u zhvilluan tri lutëra çëlirimtare, në

Kosovë në vitet 1998/99, në Luginën e Preshevës në vitet 1999/01 dhe në Maqedoni në vitet 2000/01 për çlirimin dhe bashkimin e kombit, e të cilat nga politikanët e ditës dhe të interesave individualistike, karrieriste dhe të veprimeve kriminale ekonomike nëpër vendet e tilla u injorua lufta çlirimtare dhe edhe një here u nda kombi ynë edhe nga vetë “politikanët”.

Duhet këtu theksuar së lufta e UÇK-së në Kosovë, pastaj ajo e UÇPMB-së në Luginën e Preshëvës dhe e UÇK-së në Maqedoni, nuk u bë për ndarje e ripushtim të vendit. Ato luftëra u organizuan dhe u zhvilluan për shtet, komb dhe territor, që nga forcat politike të vendit nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar u devalvuan, duke marrë karakter të konfliktëve dhe të “zgjidhjes” së çështjes shqiptare nëpër shtete slave.

Lufërat e zhvilluara kishin vetëm një qëllim: Çlirimin e pjesëve të ndara padrejtësisht nëpër shtete sllave dhe bashkimin e tyre në një shtet kombëtar të shqiptarëve. Ky pikësynim nuk humbi në vlera dhe mbetët fanarë ndriques për gjeneratat e sotme dhe të ardhme, pavarësisht nga pozita destruktive e forcave politike që ishin dhe dolën nga luftërat çlirimtare.

Këta e devijuan luftën e drejtë për shtet dhe territor, për komb unik dhe i dhanë asaj dimenzione të paqarta politike, shoqërore e juridike. Me atë politikë edhe një here u sanksionua ndarja dhe aneksimi i pjesëve të kombit, të cilat po përcillën më qëllimin përfundimtar të shtetit të Kosovës, të demokracisë gjoja liridashëse të shqiptarëve të pushtuar nga shtetët slave, që këta i kanë “njohur”. Dhe. në vend që të përkrahet lufta e drejtë për shtet dhe territor unik, del qëllimi tjetër, ai i “realizimit” të drejtave demokratike nga armiqët.

Karakteri i luftës së shqiptarëve ishte i drejtë dhe futët në kuadër të luftërave çlirimtare, të drejta dhe shumë

demokratike të luftërave në botë. Asnjë element i luftërave të padrejta nuk treguan shqiptarët; asnjë element të luftës

gjenodiciane, terroriste etj., sepse ata u mbrojtjen dhe luftuan për çlirimin e vendit. Faktet tregojnë për këtë të

drejtë historike të kombi. Por, këtu po i përmendim disa faktor që tregojnë karakterin e brendshëm të luftës në kuptimin kombëtar.

1. Shqiptarët luftuan për t’u çliruar nga okupatori shekullor serb e maqedono-malazez, të cilët i okupuan përseri viset dhe territoret tona etnike;

2. Ajo luftë ishte për të ruajtur terrësinë territoriale të kombit, e cila ishte ndarë midis disa shteteve sllave në Ballkan;

3. Ishte luftë për të ruajtur kompaktësinë dhe unitetin e kombit shqiptar të ndarë dhe nëpërkëmbur nga shtetet sllave dhe,

4. Ishte luftë për të ndërtuar një sistem të lirë demokratik dhe shoqërore, në të cilën qytetarët e të gjitha kombëtave do të jetojshin të lirë dhe të barabartë në shtetin kombëtar shqiptar.

Këta faktor flasin për jo vetëm për karakterin e drejtë të luftës çlirimtare të shqiptarëve, të sanksionuara edhe me akte ndërkombëtar, por edhe për qëllimin përfundimtar të saj: shtetin – komb. Ajo i tregoi njëherit të dy faktorëve, si atyre ndërkombëtar, ashtu edhe klasës së pandërgjegjshme politike shqiptare se shqiptarët nuk e pranojnë ndarjen e ripushtimin e ri; se shqiptarët e dojnë shtetin demokratik me liri të gjera dhe mbi bazën e shtetit – komb, i cili është bazamenti i çështjes sonë.

Këto dy qëllime i japin asaj vlera ndërkombëtare dhe dimenzionin e luftës së drejtë për komb dhe territor. Eshtë

tjetër shtrembërimi i luftës për interesa tjera grupore, lokaliste e individuale, që treguan politikanët në skenën politike. Por, as këto interesa, sikundër në të kaluarën për 2 mijë vjet, nuk mund të shuajnë aspiratat e kombit shqiptar për bashkim e liri demokratike. Ato vetëm se e veshtirësojnë

apo e ngadalësojnë çështjen, por kurr nuk mund të jenë përfundimtare.

Pse?

Sepse, e ardhmja e kombit është të shteti – komb.







3. Pikësynimi i kombit shqiptar: shteti - komb



Nëpërmjet këtij shqyrtimi arritëm tek pikësynimi i kombit, të pikësynimi që është përcaktuar qartë që në histori, por që këtu vetëm do të shqyrtohet në bazën politike e shoqërore-territoriale, si dhe në fushën juridike për shtetin dhe kombin. Këto dy baza shkojnë juridikisht së bashku dhe bashkëjetojnë duke ndihmuar dhe kontribuar në njëra-tjetrën, të cilat ndikojnë dhe bashkëjetojnë në praktikë.

Çështja këtu merrë dimenzione më të gjera politike, së në kuadër të vetë kombit shqiptar, pasiqë ka edhe karakter internacional, sepse çështja do të kapët për shqyrtim mbi bazën e teorisë shkencore mbi ndërtimin e shtetit dhe çlirimin e kombit, që vetëm me shtet ndihet kombi tërësisht i lire dhe e fiton vendin e vetë, gjithëherë mbi praktikën e ndërtimit juridik të shtetit, që shtetet anëtare të OKB-së veç i kanë realizuar. Mbi këtë bazë edhe janë pranuar si subjekte ndërkombëtare.



Shteti



E fillojmë me shtetin sepse ky organizim i vendit dhe kombit është bazamenti kryesor mbi të cilën realizohen çështjet tjera shoqërore, deri edhe të bazës ekonomike,

përveç të superstrukturës shoqërore. Këto dy çështje janë domëthënëse për shoqëritë demokratike, jo vetëm sot, por edhe

në të kaluarën, ishte shteti baza kryesor që garantonte zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, supërstrukturën e kombit etj.

Shteti si instrument juridik ndërtohet mbi disa baza që kombi shqiptar, pavarësisht ku jeton dhe ç’farë statusi juridik ka vendi, i disponon elementet e shtetit, përkatësisht faktorët që subjektet e kombit, qoftë shtet, krahinë a ndonjë status amorfë të bashkohen dhe të ndërtojnë shtetin kombëtar. Vetë fakti i ekzistimit të kombit si unik dhe të lidhjeve territoriale, politike, juridike, historike, shoqërore etj., që do t’ i theksojmë më vonë, tregon se për kombin shqiptar zgjidhje e vetme është shteti kombëtar, i cili buron nga vetë vullneti i kombit të shprehur në histori dhe faktorët e shtetit.

Shiquar në aspektin juridiko politik, shteti kombëtar i shqiptarëve i plotëson ato elemente të shtetit, që vendet tjera, qoftë RF e Gjermanisë, Anglia, Rusia, Franca a SHBA-a etj.,i kanë si vende dhe kombe. Asnjë element më shumë për shtet kombëtar se shqiptarët nuk e kanë ato shtet. Në fund të fundit, elementet e shtetit nuk i zbuluan shqiptarët, por ato u ndërtuan në teorinë e shtetit dhe të së drejtës gjatë

historisë dhe shqiptarët angazhohen që edhe këtu, tek kombi ynë, të zbatohen.



Duke marrë për bazë shtetin nacional si bazament i të ardhmës së kombët shqiptar, si dhe i domosdosdoshmerinë e ndërtimit juridik, i kemi ndarë faktet e shtetit nacional në dy kategorijuridike:

1. Faktet e brendshme të shtetit nacional shqiptar dhe

2. Faktet e jashtme ose ndërkombëtare të shtetit nacional shqiptar.

Në kuadër të fakteve të brendshme të shtetit nacional

shqiptar duhet theksuar elementet e shtetit nacional që i

kanë shqiptarët si komb unik dhe të territorit të tyre kompakt. Këtu dhe për këtë qëllim përmendën në shkencën

juridike disa faktor të brendshëm, që tregojnë domosdoshmërinë e organizimit të shtetit nacional, përveç faktorit forcë (vis), që në fakt po del si element kryesor i ndërtimit të shtetit nacional. Këtu po përmendim këta faktor të shtetit – komb:

a) Ekzistimi i kombit unik dhe të formuar politikisht, në aspektin juridik dhe shoqëror, sikundër edhe në klturë e histori,

b) Territori unik dhe i pandarë i kombit shqiptar,

c) Ekzistimi i një popullësia relative të vogel apo të madhe, por të përgatitur dhe demokrativisht e orijentuar për jetë dhe punë,

d) Lufta e gjatë dhe e pandërprerë 2 mijë vjeqare e kombit shqiptar për shtet naciona kombëtar në këtë pjesë të botës,

e) Shprehja e vullnetit të kombit shqiptar për bashkim

dhe shtet nacional gjatë historisë( shih: Lidhjen Shqiptare

të Prizerenit, Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në Vlorë dhe

Konferencën e Bujanit), që kombi shqiptar qartë tregoj

vullnetin e tij historik,

f) Ekzistimin dhe përmbushjen e faktorëve ekonomik, juridik, shoqëror etj., për shtet nacional të shqiptarëve, që bashkimi krijon bazën e pavarësisë ekonomike të vendit, duke u barazuar me shtetët tjera,

g) Aftësinë dhe përgatitjen politike e juridike të shqiptarëve për të ndërtuar vendin dhe për të marrë

përgjegjësi ndërkombëtar dhe,

h) Ndërtimin e një shteti juridik kombëtar të lirë dhe demokraik; të barabartë dhe ku garantohen liritë dhe të drejtat nacionale të grupeve të qytetarëve me përkatësi tjera nacionale, pa prezencën e KFOR-të, OKB-së, apo OSCE-së si dhe të organizmave të tjerë.

Faktorët e përmendur pasqyrojnë faktin së është gabim i madhë ndarja aktuale, sepse ajo jo vetën që nuk zgjidhë probleme, por përkundrazi, i thellon ato dhe e vartëson tërësisht rajonin nga faktori ndërkombëtar. Eshtë pikërisht kjo zgjidhje aneksioniste që iu dha shqiptarëve në Ballkan nga faktori ndërkombëtar që krijon probleme të mëdha dhe lenë hapësira për dhunë ndaj shqiptarëve dhe për luftë çlirimtare të shqiptarëve kundër shtetit pushtues serb në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi etj. Ndërsa, bashkimi dhe ndërtimi i shtetit nacional shqiptar do t’i zgjidhte problemet e grumbulluara dhe do të krijonte prosperitet për rajonin.

Të lidhura këto me faktorët tjerë ndërkombëtar, që në kuadër të OKB-së dhe të UE-së janë përcaktuar si elemente të shtetëve funksionale, qartësojnë tërësisht shtetin nacional. Në kuadër të faktorëve të kërkuar për anëtarësim nëpër organizmat e tillë, sidomos në UE, nga vetë ky subjekt

përmendën:

a)Ndërtimin e shtetit të lirë dhe demokratik, me barazi shoqërore e kombëtare, me liri dhe të drejta të barabarta,si dhe të aftë për të garantuar ato zhvillime në vend,

b) Marrjen e obligimeve ndërkombëtare për barazi midis popujve dhe paqe në rajon dhe botë sipas akteve ndërkombëtare dhe vendimeve të organizmave në botë,

c) Ndërtimi i një ekonomie të aftë për të garantuar plotësimin e nevojave të brendshme ekonomiko-sociale dhe të

obligimeve ekonomike e sociale humanitare ndërkombëtare dhe,

d) Ekzistimin e shtetit juridik kombëtar.

Mbi elementet e tilla të brendshme dhe të jashtme janë ndërtuar shtetët aktuale në UE dhe subjektet e OKB-së; u bë bashkimi i dy Gjermanive dhe linden shtete nacionale në vitet e fundit të shekullit XX. I vetmi vend dhe popull në Evropë që mbeti i ndarë është kombi shqiptar. Për popullin shqiptar nuk vlejtën faktorët e brendshëm dhe ata andërkombëtar; nuk vlejti padrejtësia historike e evropianëve të krijuar kundruall shqiptarëve në Konferencën e Berlinit dhe të Londrës ku u ndanë shqiptarët, por me ashpërsi edhe më to madhe, përseri në Londër më 1992 u ndanë shqiptarët nëpër shtete sllave të Ballkanit.

Madje kombi shqiptar u katandisë me ashpër së në ndarjet e rianeksimet e mëhershme. Me tokën dhe popullin shqiptar u krijuan shtete të reja sllave në Ballkan, shtete që kurrë nuk kanë ekzistuar (shih: Maqedoninë). Dhe, paturpësia vazhdon duke dhënë të drejta për të ngrenë e ndoshta edhe për të folur shqip, sepse as kjo me ligj nuk po garantohet, nëpër vende të tilla, tamam sikundër me qenë në

shtazë dhe mos me ditur për të dalluar të drejtën nga e padrejta, shtetin nga mosshtetësia; kombin nga demokracia; multinacionalizmin e shpikur enkas në Kosovë nga kombi dhe liria nacionale e shoqërore.

Në të kaluarën shqiptarët luftuan kundër këtyre vendimeve aneksioniste ndërkombëtare. Ata luftuan edhe në vitet e fundit. Për shtet dhe kombë do të luftojnë edhe në të ardhmën. Prandaj nuk duhet pritur paqe e qetësi në këtë pjesë

të botës, gjithë kohën sa shqiptarët janë të ndarë midis

shtetëve. Vetëm bashkimi kombëtar në një shtet nacional e garanton paqen.



Kombi



Shteti i lidhur dhe i varur nga kombi krijon bazën tjetër të shtetit – komb, faktin se një komb për të qenë i lirë dhe për t’ u ndërtuar demokrativisht kërkohet të jetë i lirë si çënje shoqërore dhe e krijuar gjatë historisë. E kjo liri e kombit nuk mund të arrihet në asnjë shoqëri tjetër nacionale, shtet tjetër a pozitë të pa definuar politike e juridiko-shoqërore, pa qenë shteti si subjekt i organizimit të vetëm të kombit.

Me anën e kësaj kombi lirohet nga frika për sundim të huaj dhe fiton lirinë për t’u zhvilluar lirisht pa ndërhyerje të jashtme, apo nga shtetet që e kanë pushtuar dhe sundojnë. Ashtu arrihet tek menjanimi i dhunës dhe terrorit

mbi komb; të shkeljet dhe devijimet e kulturës kombëtare, të historisë dhe trashigimisë; të ndjekjeve politike e nacionale-shoqërore Me shtetin komb krijohet gjithashtu edhe mundësia për zvhillimin e tyre dhe futjen në kudër të kulturës botërore.

Kombit i duhet liria e plotë politike, ekonomike, shoqërore, juridike e sociale; një liri që e garanton zhvillimin e papenguar të tij, duke hapur perspektivë që kështu të eci në rrugën e zhvillimit të kombeve të lira në botë.

Duke u mbeshtur në konceptin e tillë të kombit të lirë shtrohen edhe elementet e kombit shqiptar, pavarësisht

ndarjes dhe vendit ku jeton ai, përkatësisht shtetit në Shqipëri, në Kosovë, në Luginën e Preshëves, në viset shqiptare nën sundimin mnaqedon e malazez etj. Për kombin ky pushtim është i huaj dhe nuk ndikoj deri tash në krijimin e kombëve të reja pa lindur vetë vyrtytet tjera të kombit, që krijohen vetëm me jetën e gjatë të ndarë kombëtare dhe të pushtuar.

Shkencëtarisht kombi shqiptar i ka tëra elementet e veta unike të kombi. Ai e ka gjuhën, kulturën dhe formimin psikologjik unik, lidhshmërinë territoriale dhe ka edhe lidhje shoqërore e ekonomike, si dhe sociologjike. Këto elemente janë ende ekzistuese, gjë që tregojnë padrejtësinë e ndarjes dhe pushtimit aktual nga vendet ballkanike të pjesëve të veçanta të kombit shqiptar. Tërë kohën sa janë prezente këto elemente kombi është një dhe i pandarë, komb unik i formuar.

Vetë fakti i tillë i vyrtyteve unike kombëtare tregon se detyra kryesore e kombit është bashkimi i tij në një tërësi territoriale e ekonomiko – shoqërore, sepse ende i ka ruajtur kombi elementet unike dhe, së atij i duhet të heqi pengesat kufitare të krijuara për të realizuara interesin e kombit.

Kombi shqiptar nuk e ka shfrytëzuar as vetëvendosjen kombëtare si kombet tjera në Evropë e më gjerë. Në këtë gjendje pushtuese, atij ia mohuan këtë të drejtë univezale për kombet ende të pa çliruara dhe që nuk e kanë shtetin e vetë kombëtar. Kjo u mohua gjatë historisë dhe aktualisht nga fuqitë vendosëse të botës, të cilët në kundërshtim me vullnetin e tij dhe luftërat e gjata për liri dhe bashkim kombëtar, përseri u pushtuan. Ata as edhe një REFERENDUM nuk e lëjuan dhe nuk e organizuan, por pa i pyetur fare, vetë duke marrë mendimin e një klase të vogel dhe të

pandërgjegjëshme politike vendore, si dhe interesin gjeostrategjik dhe atyre të shteteve sllave, e ndanë dhe e pushtuan kombin, madje shumë me ashpër së në histori.

Duke e ndarë kombin shqiptar midis shteteve ballkanike sllave atij iu bë edhe një padrejtësi historike dhe natyrisht kombi shqiptar ka të drejtë të kundërshtoj vendimet e tilla. Ndërsa, faktoret ndërkombëtar, ata të cilët e vendosën pushtim, duhet të respektojnë vullnetin për liri dhe bashkim të kombit në shtetin – komb, prandaj edhe vetëvendosjen kombëtare, sepse është vullnet që lind dhe mbeshtetet në përputhshmëri me lindjen e kombëve dhe shteteve të përcaktuara me akte ndërkombëtar edhe të vetë OKB-së.

Nëpër rrugën e tillë paqësore a luftarake, apo që të dyjave së bashku kanë kaluar edhe kombet tjera, kaluan edhe kombet dhe shtetet që linden me vonë, tash në gjirin e

Evropës etj. Dhe, nëpër këtë rrugë është duke kaluar apo do të kalon edhe kombi shqiptar, sepse nuk e ka realizuar interesin e vet nacional, përkundër formimit të tij të lashtë historik.

Shtetin – komb është bazamenti i vullnetit të kombit shqiptar, qoftë në REFERENDUM për vetëvendosjen dhe bashkimin e tij kombëtar, qoftë nevoja edhe në luftën çlirimtare që

populli ynë mos sot në të ardhmën do të bënë, nëse nuk realizohet ai pikësynim në mënyrë paqesore. Eshtë e drejtë e

tij gjithë kohën sa nuk e ka realizuar shtetin – komb të luftoi për atë pikësynim të lartë kombëtar. Prandaj, vetëm një rrugë është kah do të shkoj kombi shqiptar, e ajo është rruga:

Bashkimi kombëtar në një shtet mbi bazën SHTETIT – KOMB.

Gjithë kohën sa nuk realizohet ky pikësznim kombëtar – kurrë paqe në Ballkan nuk do të këtë. Dhe, përgjegjës nuk janë shqiptarët, por fuqitë vendosese në botë dhe shtetët ballkanike, ato që e vendosën pushtimin dhe vendet që e

pushtuan mbi 50 për qind të territorit të kombit tone.



Përfundim,



Duke e shqyrtuar rrugën kah po shkon kombi shqiptar erdhëm në përfundim së rruga e vetme që duhet të eci kombi ynë është rruga e shprehjes së vullnetin të kombi për shtetin-komb nëpërmjet REFERENDUMIT që duhet organizuar në vendet shqiptare. Mos realizimi i kësaj, lehet në vend terreni për veprimtari tjera, qoftë edhe luftarake.

Kjo është rruga e vetme që shpie kah zgjidhja e drejtë e çështjes dhe natyrisht së kombi shqiptar do të eci në rrugën e tillë. Ai nuk mund të mbahet me dokrra e demagogji demokratike, liridashëse e kombëtare, sepse në vendet e pushtuesra ato nuk realizohen. Këtë edhe fëmijtë në djep tashmë e dine, sepse edhe ata e kanë përjetuar “demokracinë” fashiste serbe, maqerdone e malazeze. Natyrisht së politika e tillë e klasës politike shqiptare fiton në kohë, por kështu u veprua edhe në ish-Jugosllvai nga klasa e atëhershme politike, e megjithate erdhi koha kur më s’ bënte punë me genjeshtra politike dhe shpërthimet ishin të ashpra.

Aktualisht po vazhdohet me politikën e tillë, madje tash edhe me zgjedhje për parlamentet serbo-maqedono-malazeze, sikundër edhe në Kosovë për shtetët, për shtetet që deri dje dhe aktualisht ende janë të ndërtuara në shtypjen e kombit shqiptar. Këtë kombi e dine dhe me siguri do të vërtetohet së ato parlamente e shtete sllave nuk janë demokratike dhe liridashëse, e prandaj edhe do të ngritën në veprimtari për shtetin – komb. Ndërsa, në Kosovë vetëm baza e shtetit sovran të shqiptarëve, pa kufizime dhe afatizime e ndërton paqën. E megjithate, paqa nuk ruhet nëse kombi shqiptar në përgjithësi nuk është i lirë dhe i bashkuar në shtetin – komb.

Përfundimisht mund të themi së rruga e popullit shqiptar është rruga e bashkimit kombëtar në SHTETIN – KOMB. Dhe, për këtë duhet bërë thirrje faktorit ndërkombëtar, shtetëve vendosëse në Evropë dhe botë që t, ua mundësojnë shqiptarëve të drejtën e vetevendosjës kombëtare, të drejtën e deklarimit të lirë mbi të ardhmën e vetë nacionale. Pra, të organizojnë REFERENDUM të lirë për kombin shqiptar në mënyrë që kombi të shprehet për të ardhmën. Kjo e ndalon çdo lëvizje të rrezikshme dhe hapë përspektiven për paqe të qendrueshme, duke krijuar terrën për liri dhe barazi shoqërore, politike e nacionale edhe për shqiptarët.

Kështu ecet përpara, e prandaj shteti – komb është rruga kah do të shkoj kombi.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ku po shkon kombi shqiptar? Empty Re: Ku po shkon kombi shqiptar?

Wed 27 Apr 2011 - 20:01
mbi 3000 shqiptare jan bere Greke,cfare prisni me,po ja bejme gripen vendit vete...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi