Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMIT MARS 2011   Empty INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMIT MARS 2011

Sat 30 Apr 2011 - 19:27
INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMIT MARS 2011   Grf

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Mars 2011, arriti 112.9 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 0.1përqind krahasuar me muajin e mëparshëm.

Ndryshimi vjetor në muajin Mars është 4.3 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.1 përqind.

Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një ulje prej 0.7 përqind, brënda këtij grupi ulja më e madhe prej 7.7 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet” Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të kastravecave me 29.7 përqind, spinaqit me 24.4 përqind, lulelakrës me18.2 përqind, domateve me 11.8 përqind, specave me 4.7 përqind, etj, Çmimet e nëngrupit “fruta ” shënuan një rritje prej 4.5 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të limonave me 10.5 përqind, mollëve me 11.5 përqind, dardhëve me 4.5 përqind, kivit me 1.7 përqind etj. Gjate muajit Mars çmimet shënuan rritje edhe ne nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet ”bukë dhe drithra” me 1.2 përqind, ”peshk” me 0.6 përqind, ”qumesh djath e veze” me 0.3 përqind etj

Indeksi i grupit “Pije alkolike dhe duhan ” shënoi një rritje prej 0.1 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimi pijeve alkolike me 0.2 përqind.

Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.3 përqind, brenda të cilit çmimet e veshjeve shënuan një ulje prej 0.4 përqind ndërsa çmimet e këpucëve një rritje prej 0.1 përqind.

Indeksi i grupit ”Qera ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.6 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të qerave të banesave me 1.3 përqind.

Indeksi i grupit ”Shendeti shënoi një rritje prej 0.4 përqind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjeksore u rriten me 0.5 përqind.

Indeksi i grupi “Transport” shënoi një rritje prej 1.5 përqind. Gjatë muajit Mars çmimi i naftës shënoi një rritje prej 4.2 përqind dhe çmimi i benzinës 3.7 përqind.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi