Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Greqi, arrestohet autori i aksidentit me 2 të vdekur në Librazhd Empty Greqi, arrestohet autori i aksidentit me 2 të vdekur në Librazhd

Mon 2 May 2011 - 2:50
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana informon se ditën e djeshme, datë 30.04.2011, nga autoritetet policore greke është arrestuar, me qellim ekstradimi drejt Shqipëri, shtetasi Ilir Dhamo Gabeta, vjeç 45, lindur në Korçë.
Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Librazhd, me vendim të datës 17.11.2004, e ka dënuar, me 4 vjet burg për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal. Ky vendim është lënë në fuqi dhe me vendimin e datës 19.09.2005 të Gjykatës së Apelit në Durrës.
Ngjarja për të cilën shtetasi Ilir Gabeta është deklaruar fajtor ka ndodhur me datë 04.05.2004, në vendin e quajtur “Kthesat e Forta” në Hotolisht, Librazhd. Si rezultat i mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor (mosmbajtjes së krahut të lëvizjes) dhe shpejtësisë tej normave të lejuara, shtetasi Ilir Gabeta teksa drejtonte automjetin tip Benz me targa KO 9588 A, është përplasur me automjetin që vinte përballë në krahun e tij, tip autobus me targa EL1249B, me drejtues shtetasin Skënder Dema.
Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur të vdekur bashkëshortët Dëfrim Shahollari, Pranvera Shahollari, është plagosur rëndë drejtuesi i autobusit Skënder Dema dhe janë plagosur lehtë disa persona të tjerë. Po ashtu i dëmtuar ka mbetur dhe shtetasi Ilir Gabeta.
Arrestimi i shtetasit Ilir Gabeta është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës me Interpol Athinën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi