Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Epoka e artë e Fotografisë shqiptare Empty Epoka e artë e Fotografisë shqiptare

Wed 4 May 2011 - 3:40
“Mungon tërësisht nga historia e fotografisë ajo e fotografisë shqiptare, që është një nga koleksionet më të pasura të fotografisë në Ballkan dhe ndoshta një nga më të mëdhatë edhe në Europë. Historia e Fotografisë shqiptare nis në vitin 1850 me një njeri të quajtur Pjetër Marubi, i cili është pionieri i fotografisë shqiptare, që hapi studion e parë fotografike në Shqipëri. Një pikiatë shoqërore-artistike. Një punë etnologjike, ku zbulojmë në sfond shumë personalitete të historisë shqiptare, të Shqipërisë osmane, por dhe të një vendi që jeton i pavarur edhe pse i pushtuar nga Musolini” - kështu ftohet publiku në Muzeun Botanik të Brukselit, ku është hapur ekspozita “Mosha e artë e fotografisë shqiptare”, nga Lopic Chauvin, autor i librit “Shqipëria, fytyra e Ballkanit” dhe Christian Raby, profesor i Filozofisë dhe Fotografisë në Universitetin e Parisit. Në këtë ekspozitë dy ideatorët janë munduar të sjellin një vështrim historik të fotografisë shqiptare për periudhën 1858-1945.

“Asnjë referencë, asnjë emër nuk jepet në historinë botërore të fotografisë për të ilustruar faktin se fotografia shqiptare numëron koleksionin më të pasur të dinastisë Marubi, një emër që ka qenë i injoruar jashtë kufijve. Por Shqipëria mund të mburret se ka qenë skena e një shpërthimit të fotografëve të mëdhenj deri në vitin 1945, kur erdhi në pushtet regjimi komunist i Enver Hoxhës. Që nga vitit 1858-1945 është mosha e artë e fotografisë shqiptare, të cilën ne duam të ndjekim. Shqipëria ka padyshim trashëgiminë fotografike më unike në Ballkan, që ka mbetur e injoruar deri tani jashtë kufijve dhe nuk është vlerësuar as në vendin e vet aq sa e meriton të vlerësohet. Por përtej dinastisë Marubi, dhjetëra fotografë udhëtarë të tjerë kanë kaluar nëpër Shqipëri gjatë këtyre viteve, që kanë parë kalimin historik të Shqipërisë. Këtë duam të paraqesim ne përmes kësaj ekspozite” - thanë dy ideatorët Lopic Chauvin dhe Christian Raby.

Ekspozita “L’age d’or de la photographie Albanaise” (Epoka e artë e fotografisë shqiptare), e cila i kushtohet fotografit të parë në Shqipëri dhe në Ballkan, Pjetër Marubit, do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars. Kjo ekspozitë është mirëpritur nga adhuruesit dhe nga mediat, të cilat fotografitë e Marubit i kanë krahasuar me ato të fotografit belg Norbert Ghisoland, një ekspozitë me fotografi të të cilit po ashtu është hapur në Muzeun e qytetit. Historia e fotografisë shqiptare fillon me Pietro (Pjetër) Marubin, i cili hapi studion e parë fotografike në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë, në vitin 1850. Shumë shpejt, suksesi i kësaj studioje u përhap përtej kufijve të qytetit të Shkodrës dhe e tërë shoqëria shqiptare vinte të pozonte para fotoaparatit të tij. Pas vdekjes së tij, disa gjenerata të fotografëve do të marrin përsipër dhe ta mbulojnë historinë dhe jetën lokale. Këta do t’i ofrojnë fotografisë epokën e artë shqiptare, e cila përfundoi vetëm në vitin 1944 me ardhjen në pushtet të regjimit komunist. Galeria mbresëlënëse e portreteve që e kanë lënë pas dëshmon veprën sociale dhe artistike, e cila është zbuluar pas një gjysmë shekulli të represionit dhe të izolimit.

Tradita shqiptare e fotografisë, sipas profesori të fotografisë Christian Raby, është përfaqësuar nga dinastia Marubi, por “tregimi” i tij rreth fotografisë shqiptare nuk sillet vetëm rreth kësaj dinastie. “Plot tridhjetë fotografë, të cilët ushtronin këtë profesion që para Luftës së Dytë Botërore, janë identifikuar, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm mbetet akoma anonim. Këta fotografë kanë dokumentuar periudha kyçe të historisë së Shqipërisë që nga fundi i Perandorisë Osmane deri te rrugëtimi i këtij vendi te Pavarësia. Zbuloni këto përmes kësaj ekspozite, e cila kurrsesi nuk mund të injorohet tashmë që Shqipëria është bërë pjesë e kombeve të Europës” - thotë profesor Christian Raby. /mapo

SHKRUAN: Aida Tuci
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi