Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova do t’i kërkojë Serbisë dëmshpërblim për trashëgiminë kulturore Empty Kosova do t’i kërkojë Serbisë dëmshpërblim për trashëgiminë kulturore

Fri 6 May 2011 - 9:25
Prishtinë, 5 maj - Kosova do të kërkojë dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin që kjo e fundit i ka shkaktuar në objektet e trashëgimisë kulturore gjatë luftës. Kësisoj së paku, sipas Edita Tahirit, zëvendëskryeministre dhe udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë. Sipas saj, pala kosovare do ta bëjë këtë në raundin e katër të bisedimeve në mes dy shteteve, që pritet të nisë më 17 maj në Bruksel. Në mesin e temave që do të diskutohen është edhe ajo për trashëgiminë kulturore, të cilën e ka propozuar për negocim ekipi serb. Përveç dëmshpërblimit, ekipi i Kosovës, sipas Tahirit, do t’i kërkojë Serbisë edhe kthimin e të gjitha artefakteve që ajo i ka marrë nga Muzeu i Kosovës në vitin 1999, si dhe kthimin e dokumentacionit për monumentet e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Por dy javë nga nisja e rundit dyditor të dialogut institucionet e Kosovës kompetentë për fushën e trashëgimisë kulturore nuk janë kurrkah me përgatitje. Se cilat janë dëmet dhe sa mund të jetë shuma e dëmshpërblimit, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës nuk kanë përgjigje. Në anën tjetër pala serbe më parë kishte deklaruar se do të kërkonte qasje në restaurimin e kishave ortodokse në Kosovë. Gjithashtu, ata pretendojnë se duhet kthyer edhe pjesa tjetër e artefakteve në të ashtuquajturin “Muzeu i Prishtinës” që ata e kanë themeluar në Beograd, e ku ruhen rreth 3 mijë artefakte të huazuara të Kosovës. Ekspertët bëjnë thirrje të mos tejkalohet Pakoja e Ahtisaarit.

Kthimi i artefakteve, kërkesa e palës kosovare

“Do të kërkohet dëmshpërblimi për dëmet që i janë bërë trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë periudhës së okupimit dhe në veçanti gjatë dy viteve të luftës”, është shprehur të mërkurën për “Kohën Ditore” Edita Tahiri, zëvendëskryeministre dhe udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë.
Gjithnjë sipas saj, ekipi i Kosovës do të dalë në takimin e radhës edhe me dy kërkesa të tjera.
“Të kthehen eksponatet arkeologjike dhe etnologjike të Muzeut të Kosovës të cilat janë huazuar në kohën e luftës, por asnjëherë nuk janë kthyer, si dhe kthimi i dokumentacionit për monumentet e trashëgimisë kulturore të Kosovës”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, qysh në nëntor të vitit të kaluar, ministri i Kulturës i Serbisë, Nebojsha Bradiq, kishte deklaruar për agjencinë e lajmeve FoNet, se pret që trashëgimia kulturore të jetë temë e rëndësishme në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Ne po punojmë intensivisht dhe besojmë se në bisedimet e ardhshme trashëgimia kulturore do të jetë një temë e rëndësishme. Ekspertët serbë duhet të përfshihen në restaurimin e objekteve të kultit ortodoks që gjenden në Kosovë”, kishte thënë ai.
Tahiri, ka thënë se është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ajo që i takon të punojë për formimin e ekipit përcjellës në dialogun për këtë pjesë.
“Ministri Krasniqi është kompetent për të emëruar ekipin. Ai e ka bërë ekipin dhe këto ditë mund të dihen emrat”, ka thënë ajo.
Shasivar Haxhijaj, këshilltar i lartë politik i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, ka pohuar se është formuar një ekip që ai e ka quajtur joformal me njerëz brenda këtij dikasteri, por për këtë thotë se nuk ka pasur ndonjë vendim paraprakisht.
“Në bazë të kompetencave e kemi formuar një grup joformal të brendshëm, i cili është duke përgatitur një strategji, rezultatet e së cilës do të dihen kur të përfundohet puna”, ka thënë Haxhijaj.
Ai ka thënë se ekipi negociator i Kosovës do të kërkojë kthimin e artefakteve arkeologjike dhe etnologjike, si dhe kthimin e dokumentacionit për monumentet e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Përgatitjet në pikën zero

Por dy javë para se të nisë raundi i katërt i bisedimeve, ata që do të duhej të jenë gati me strategji nuk janë kurrkah.
“Edhe më herët janë bërë përgatitje për negociata, prandaj nuk ma merr mendja se merr kohë për të përgatitur gjithë ato pika që janë me rëndësi në bisedime”, ka thënë këshilltari Haxhijaj.
Në mars të këtij viti, e para e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Edi Shukriu, i kishte thënë gazetës se nuk kanë marrë ftesë nga askush për përgatitje për dialogun.
“Është thënë se do ta marrin edhe mendimin tonë për çka do që ndodh në aspektin e trashëgimisë kulturore, por një gjë e tillë ende nuk është bërë”, kishte thënë Shukriu.
Të mërkurën Xhejlane Hoxha, drejtoreshë ekzekutive e këtij këshilli, ka thënë se po punojnë për të asistuar në këtë proces, si edhe institucionet e tjera të përfshira në këtë çështje.
“Prej të gjitha institucioneve të Kosovës është kërkuar asistenca për furnizim me dokumente dhe informata relevante. Jemi duke mbledhur dokumente të ndryshme lidhur me trashëgiminë kulturore për shumë aspekte”, ka thënë Hoxha. Por ajo nuk ka mundur të saktësojë se çka konkretisht janë duke hulumtuar, si pjesë e strategjisë të cilën do të mund t’ia dorëzonin zëvendëskryeministres Tahiri.
“Janë duke u hulumtuar plot dokumente dhe do të duheshin orë të tëra për të folur për këtë. Konkretisht, jemi duke punuar në asistencë, ajo që do të kërkohet nga ne jemi të gatshëm të asistojmë me ndihmë teknike”, është përgjigjur Hoxha në pyetjen e gazetës se çfarë pune po bëjnë konkretisht.
Sali Shoshi, drejtor i përfaqësisë në Kosovë i organizatës suedeze Trashëgimia pa Kufij, ka thënë se deri në këtë moment nuk është dhënë asnjë informatë se dikush është duke u përgatitur për temën e trashëgimisë kulturore në dialogun me Serbinë.
Përpos kthimit të pakushtëzuar të artefakteve, Shoshi ka thënë se ekipi kosovar duhet t’ia bëjë të qartë atij të Serbisë edhe një gjë.
“Se brenda territorit të Kosovës autoritetet e këtushme duhet të kenë qasje të plotë në objektet e trashëgimisë kulturore pa dallim se kush i shfrytëzon ato”, ka thënë Shoshi.
Në kërkesën e ministrit serb të Kulturës, për mundësi të pjesëmarrjes në renovimin e kishave ortodokse, Shoshi ka thënë se autoritetet kosovare duhet të jenë ato që japin ose jo leje për intervenime në objektet e trashëgimisë, gjithnjë duke respektuar ligjet në fuqi.
“Nuk duhet të ketë Ahtisaari plus dhe konsensuse të tjera përtej saj”, ka thënë ai.
Pakoja e Ahtisarit në aneksin V të saj, që flet për trashëgiminë kulturore dhe fetare, pjesën më të madhe ia kushton lirisë së plotë të veprimit të Kishës Ortodokse serbe. Në nenin 6 të këtij aneksi, në Pako thuhet se “Republika e Serbisë brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do t’i kthejë artefaktet arkeologjike dhe etnologjike të cilat janë marrë hua nga muzetë e Kosovës për ekspozim të përkohshëm në Beograd gjatë viteve 1998-1999”.
Më shumë se 3 mijë artefakte etnologjike dhe arkeologjike të Kosovës tash 12 vjet ndodhen në Serbi. “Hyjnesha në fron” është i vetmi eksponat që i është kthyer Prishtinës më 2001 me ndërmjetësimin e Michael Steinerit, përfaqësuesit të atëhershëm special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi