Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tiranë, simpatizantët e PS rrahin dy të rinjtë para votimit Empty Tiranë, simpatizantët e PS rrahin dy të rinjtë para votimit

Sun 8 May 2011 - 17:41
TIRANE – Lajmifundit - Policia e Tiranës informoi pak çaste më parë në lidhje me një tjetër incident zgjedhor të ndodhur në Tiranë. “Sot rreth orës 17.00’ në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, në oborrin e kopshtit Nr.45, në të cilën është vendosur qendra e Votimit Nr.1849, janë goditur me grushte dhe sende të forta dy shtetas të cilët, ishin afruar për të votuar”, thanë burimet e policisë.
Sipas tyre, shtetasit e dëmtuar janë Erald dhe Energis Hasaj, respektivisht të moshave 18 dhe 19 vjeç, djemtë e shtetasit Përparim Hasaj, i caktuar me detyrën e Komisionerit të Subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, të cilët kanë siguruar deklarimet e të dëmtuarve dhe po punojnë për dokumentimin e mëtejshëm proçedurial dhe hetimor të kësaj ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga hetimet e menjëhershme në vendngjarje, dyshohet se autor janë shtetasit Fatmir Meta, 42 vjeç dhe Viktor Agolli, 43 vjeç, të cilët ndërkohë janë shpallur në kërkim. Të dy autorët e ngjarjes njihen si mbështetës të Partisë Socialiste.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi