Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

10 vendet më të sigurta në botë Empty 10 vendet më të sigurta në botë

Mon 9 May 2011 - 2:50
Jo të gjithë ata që pëlqejnë të udhëtojnë kanë për zemër aventurën. Për shumë turistë, kryesorja është komoditeti dhe siguria. Mbase është faji i lajmeve që tregojnë për histori të frikshme që i ndodhin pushuesve si grabitje ose atentate, por fakti është që një numër i madh personash kërkojnë një vend që i siguron kthimin shëndoshë e mirë në shtëpi.

Ja 10 vendet më të sigurta për pushime super të qeta:

Zvicra - Berna, Gjeneva dhe Zyrihu janë disa nga qytetet më të sigurta në botë.

Singapori - Vend i pasur dhe i qetë ku mund të shohësh shumë gjëra duke lëvizur shumë pak.

Suedia - Vendi i vajzave të bukura dhe diplomacisë. Të grindesh me një suedez është gati e pamundur.

Luksemburgu - Vendi ku tre etnitë kryesore jetojnë në harmoni (portugezë, italianë dhe francezë). Kurrë nuk është dëgjuar për sulme terroriste apo kafshë të rrezikshme me origjinë nga Luksemburgu.

Danimarka - Qytetet daneze janë ideale për të pirë birrë, për të ngrënë peshk dhe për xhiro me biçikletë.

Irlanda - Edhe pse njihet si popull rebel dhe pijedashës, irlandezët kanë një përqindje krimi shumë të ulët.

Norvegjia - Oslo është një nga qytetet më të qeta në botë, por gjithashtu edhe më të shtrenjta.

Austria- Vend i qetë dhe paqësor. Ideal për dashamirësit e artit, historisë dhe kuzhinës së mirë.

Islanda - Kriminaliteti në këtë vend është aq i ulët sa gjysma e forcave të rendit qarkullojnë pa armë me vete. Siguri e garantuar.

Zelanda e Re - Konsiderohet si shteti më i sigurtë në botë nga revista The Economist.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi