Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Trajneri Josip Kuzhe përsërit: Nuk iki nga Kombëtarja e Shqipërisë Empty Trajneri Josip Kuzhe përsërit: Nuk iki nga Kombëtarja e Shqipërisë

Tue 10 May 2011 - 17:11
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuze ka përsëritur edhe një herë se nuk e ka ndërmend t’i braktisë kuqezinjtë për ta marrë postin e trajnerit të Dinamos së Zagrebit.

Strategu kroat ka pohuar se nuk është kandidat për ta zëvendësuar boshnjakun Vahid Halilhodzic, i cili të shtunën u largua nga posti i trajnerit të klubit më me famë në Kroaci.

Mediat kroate tash e një kohë të gjatë kanë spekuluar se Kuze do ta zëvendësojë Halilhodzicin. Por, Kuze thotë se tani për tani është i përqendruar vetëm në Kombëtaren shqiptare.

“Mendoj vetëm për përgatitjet e Shqipërisë për ndeshjen e radhës eliminatore ndaj Bosnjës. Tani nuk kam ambicie për ta udhëhequr Dinamon. Thjesht, kam respekt dhe obligime ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), udhëheqësit e së cilës ndaj meje kanë qenë jashtëzakonisht korrektë dhe nuk më takon t’i braktis apo t’i tradhtoj”, ka deklaruar Kuze për vecernji.hr.

Ekipi kuqezi ka pasur paraqitje të mira në eliminatoret për Euro 2012 dhe ende i kanë gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi