Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Feja ne Shqiperi Empty Feja ne Shqiperi

Tue 9 Feb 2010 - 14:50
Message reputation : 100% (1 vote)
Hapa kete teme sepse kisha nje brenge qe me mundonte prej kohesh. Duke u hedhur syte websiteve te huaja, lexoj mbi "statistikat" fetare ne Shqiperi:
* 70% Muslimane
* 20% Ortodokse
* 10% Katolike

Nje gje qe nuk kuptoj eshte se une e dija qe ne Shqiperi kishte edhe bektashinj, protestante, baha'i dhe evangjeliste. Megjithate mahnitem si shqipetaret qenkan ndare ne menyre kaq preçize ne numra te plote!!!
I rendesishem fakti qe sipas ketyre statistikave nuk paska ateiste (ne nje shtet qe deri me 1992 e kishte te shkruar ne kushtetute ateismin)

Une nuk kuptoj nese kjo eshte nje propagande anti-shqiptare per te penguar procesin drejt europes (gje qe i ben te tjeret te besojne se Shqiperia eshte Irani) ose eshte injoranca e gazetareve apo atyre qe ndoshen ne istitucione "serioze".
Po si ka mundesi qe ateisteve nuk i njihet e drejta si pjesemarres ne popullsi ? Apo nuk ekzisoka asnje ateist ne Shqiperi?

Une kam lexuar ne nje gazete italiane qe shkruante :
"Bush vizitoi Shqiperine islamike, i pritur zemergjeresisht nga Berisha, ndonese ky i fundit ishte musliman"

Po kur qenka Shqiperia nje vend musliman, ortodoks apo katolik? Perse asnje istitucion shqiptar nuk jep te dhena, apo ndermerr ndonje hap per te rregulluar keto te dhena qesharake? Sepse eshte e pamundur qe ne Shqiperi te jene 100% fetare. Jo sepse kam ndonje gje kunder, por nuk eshte e vertete. Sepse mbi te gjitha, ne themi se jemi shqiptare dhe e mbyllim biseden pa dallim feje. Por nuk di sa % e Shqiptareve dine ç'eshte Bibla apo Kur'ani, dhe nuk di sa vajza ne Shqiperi vishen si te duan, sa % e shqiptareve nuk pine alkool etj.
Apo % e te cileve kane shkuar ne kishe.

Jepni mendimin tuaj, dhe nese ju duket teme ofenduese, ju siguroj qe nuk kam asgje kunder feve ne Shqiperi. Kjo per te mos lindur keqkuptime.

Mbyll temen me "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria"
PAQE
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Feja ne Shqiperi Empty Re: Feja ne Shqiperi

Sun 14 Feb 2010 - 9:43
Ëmbëlsia e besimit

Prindi mendon se fëmijët janë pronë e tij, por në të vërtetë ata janë
përgjegjësi. Duke e pasur jo vetëm përgjegjësi, por edhe si amanet, duke kujtuar
se një ditë prej ditësh do të ikin prej tyre, duhet të punojë shumë për të
ruajtur këtë amanet.


Nëse do të thoshim që fëmijët janë pronë e
tij, atëherë kjo është një heqje lirie e së drejtës së fëmijës, dhe prindi thotë
se unë kam të drejtë të bëj ç'të dua me të. Por kur themi se janë amanet, duhet
të kuptojmë se ai do të përgjigjet në ditën e kiametit për këtë
amanet.

Është për t'u habitur me njerëzit, të cilët lënë pas dore
edukimin e fëmijëve, për hir të tyre ata punojnë dhe lodhen vazhdimisht. Si
mundet një nënë të neglizhojë karshi fëmijës së saj, kur që në momentet e para e
derisa rritet fëmija lodhet për hir të tij? Çfarë do të mendoni për një njeri që
hedh farën në tokë, përkushtohet gjatë gjithë kohës që fara të mbijë, të japë
fryte, por kur vjen koha për të mbledhur frytet, e lënë në mëshirën e erërave?
Çfarë do të mendoni për një njeri që kërkon të ndërtojë një shtëpi të lartë mbi
themele të forta? Kur mbaron ndërtimi i shtëpisë, ai shikon se njerëz të shumtë
kërkojnë ta shembin atë që ndërtoi me shumë mund e sakrificë, por që nuk
përpiqet ta mbrojë deri në fund atë që ndërtoi, duke i lënë njerëzit që ta
shembin shtëpinë. Shembulli i këtyre prindërve, i babait dhe i nënës, të cilët
nuk kujdesen deri në fund për edukimin e fëmijës së tyre, është si shembulli i
bujkut dhe i ndërtuesit të shtëpisë. Është për t'u habitur se vetë këta njerëz,
bujku që derdhi djersë për ta vaditur e për ta rritur bimën, apo vetë ndërtuesi,
të fillojnë të shkatërrojnë vetë atë që kanë krijuar deri tani.

Pyetja më
e madhe që shtrohet në këto momente është se si do të mund të edukojmë fëmijët
tanë, që të mos jenë viktima të prishjes dhe të shthurjes.

Edukimi i
fëmijëve është një proces i përbashkët, ku përfshin gjithë familjen. Të gjithë
pjesëtarët duhen të bashkëpunojnë së bashku. Nëse prindërit do ta lënë pas dore
edukimin e fëmijës së tyre, atëherë ky do të bëhet element negativ në shoqëri.
Ky negativitet nuk do të jetë vetëm mbi fëmijën, por do t'i kthehet familjes dhe
tërë shoqërisë ku ai jeton. Duke u nisur nga ky fakt, mund të themi se edukimi i
fëmijëve është një proces shumë i rëndësishëm, pasi ndikon drejtpërsëdrejti, për
mirë apo për keq, në familje e shoqëri, në këtë botë dhe në botën tjetër.
Pasqyrimi i negativitetit të fëmijës do të jetë mos përgjigjja e urdhrave të
prindërve, kurse në botën tjetër ata do të qëndrojnë para Allahut (xh.sh) dhe do
të pyeten për humbjen e këtij amaneti që i dha Allahu
(xh.sh).

Përgjegjësia nuk është vetëm individuale, drejt vetes së tij,
por prindërit kanë përgjegjësi edhe ndaj edukimit të fëmijëve të tyre. Nëse nuk
e mban ashtu si duhet përgjegjësinë, atëherë prindërit nuk e kanë ruajtur siç
duhet atë.

Për ta argumentuar më mirë këtë po jap shembullin e udhëtarëve
të anijes që rrezikon të mbytet.

Nga Uthman bin Beshir transmetohet se
Profeti (a.s) ka thënë: "Shembulli i atij që i ruhet kufijve të Allahut dhe atij
që i kalon ato është si shembulli i një grupi njerëzish të hipur në një anije.
Disa prej tyre u ra për pjesë të jenë sipër e disa të jenë poshtë saj. Ata që
ishin poshtë, kur donin të pinin ujë, u duhej të kalonin nga ata që ishin lart.
U menduan e thanë: "Sikur ne, në pjesën tonë, këtu poshtë, të bëjmë një vrimë,
nuk i bezdisim ata që janë lart."

Nëse do të liheshin të bënin atë që
donin, do të mbyteshin të tërë e nëse do t'i pengonin, do të shpëtonin të
tërë."[1]

Njerëzit në anije ndoshta nuk e dinë se ç'rreziqe u kanosen dhe
as nuk marrin masat e nevojshme mbrojtëse. Kur atyre u kanoset rreziku, zemrat u
ngrijnë dhe nga goja e tyre dalin klithma e vaje.

Më keq akoma do të
ishte që rreziku, që i kanoset anijes, të mos ishte prej shtrëngatave që e
kërcënojnë nga jashtë, por nga vetë njerëzit që kanë hipur mbi të, nga njerëzit
që nuk i mendojnë gjatë pasojat e veprimeve.

A mundet që ndonjëri prej
pasagjerëve të anijes, duke qenë dhe vetë në këtë anije, të bëjë ndonjë veprim
që të shkaktojë rrezik? Mund të ndodhë edhe kjo. Është tepër e çuditshme, por
është një e vërtetë reale që të dhemb, kur sheh gjendjen e shumë familjeve dhe
shoqërive.

Profeti (a.s), të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për
njerëzimin, na ka dhënë një shembull me hadithin e përmendur më sipër. Le t'i
kthehemi edhe një herë e të kujtojmë shprehjen: "Nëse bëjmë një vrimë në pjesën
tonë."

Me të vërtetë që anija është vendi i tyre dhe asnjë nuk ka të
drejtë të kundërshtojë apo të ndërhyjë në punët e tyre, përderisa nuk kanë
cenuar pjesën e dikujt tjetër. Kjo në të vërtetë është një thirrje për
dëmsjellësit në çdo kohë e vend, thirrje për dritëshkurtrit dhe mendjelehtit,
thirrje e atij që egoizmi e ka sunduar deri në atë pikë sa i janë mbyllur sytë.
A nuk e kuptojnë ata se dëmtojnë veten kështu si sillen dhe se këto veprime mund
të çojnë në prishjen e anijes, duke i hedhur ata në fund të detit?

Madje
edhe të tjerët do të kenë të njëjtin fat, sepse janë të tërë pasagjerë të së
njëjtës anije. Ata s'mund të shpëtojnë vetëm nëse e ndalojnë këtë çmenduri, të
ndalojnë dëmsjellësit. Nëse ata nuk e pranojnë këshillën me të butë, ashpërsia
me këta është mëshirë, ngutja në parandalimin e tyre është urtësi.

Kështu
dhe shembulli i prindërve që mendojnë se fëmijët janë të lirë të bëjnë çfarë të
duan, nuk ka të drejtë t'u flasin është i gabuar, është si shembulli i personave
që i shikon këta njerëz që janë poshtë dhe çajnë anijen dhe që mendojnë se mua
nuk më intereson fare të ndërhyj në atë që bëjnë këta. Por harrojnë se edhe këta
janë pjesëtarë të kësaj anijeje, derisa e mbytin fare.

Sa e sa familje i
përngjajnë gjendjes së anijes, ku shumë njerëz dëshirojnë të hyjnë brenda saj,
të prekin edukimin e fëmijëve të këtyre familjeve. Dhe babai, që mendon se ka
mbaruar përgjegjësia e tij, do të mbytet së bashku me udhëtarët e kësaj anijeje,
por edhe nëna, që nuk ka kontribuuar, do të mbytet dhe ajo. Nëse mbytet një
familje, duke qenë se shoqëria përbëhet nga familje, atëherë do të mbytet e
gjithë shoqëria.

Islami i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edukimit të
fëmijëve dhe detyra e parë që duhet të bëjë prindi, në momentin që lind fëmija,
para se ta ushqejë, është një detyrë fetare, këndimi i ezanit në njërin vesh dhe
këndimi i kiametit në veshin tjetër. Gjëja e parë që të dëgjojë fëmija të jenë
fjalët e fesë islame. Natyrisht që fëmija nuk do t'i dëgjojë këto fjalë, por i
gjithë qëllimi është që prindërit ta bëjnë të dëshiruar, të bukur te fëmijët e
tyre. Më pas fillojnë etapat e edukimit të fëmijës, të cilat duhen të jenë të
vazhdueshme. Etapa e parë është në momentin e lindjes së tij, deri në moshën 4-5
vjeç. Në këtë moshë fëmija është pasqyrë e veprimeve të prindit, imiton veprimet
e tij.

Etapat e edukimit të fëmijëve nuk kanë kufi. Disa mendojnë se, me
të hyrë fëmija në moshën e adoleshencës, përfundon edukimi i tij. Jo. Kjo është
e vazhdueshme dhe gjatë gjithë kohës prindi do të kujdeset që t'i mësojë të
mirën dhe të keqen, pasi jeta është një proces i gjatë njohjeje. Gjatë gjithë
kohës prindi kujdeset që t'i sigurojë të mira materiale fëmijës, të kujdeset për
shëndetin e tij dhe kur një natë është i shqetësuar, ai do të kujdeset gjatë
gjithë kohës për shëndetin e tij. Ushqimi është i dobishëm për trupin, por duhet
pasur parasysh që njeriu nuk është vetëm trup, por edhe shpirt. Trupi pa
shpirtin do të ishte një trup i vdekur dhe nuk do të kishte rëndësi për asgjë.
Interesimi i të gjithëve është vënë te trupi, te shëndeti dhe shumë pak, ose
aspak nuk po i kushtohet rëndësi ushqimit shpirtëror. Shumë njerëz, që janë të
pasur dhe kanë plotësuar të gjitha nevojat e tyre, nga ana shpirtërore janë të
rrënuar. Ata nuk e dinë shkakun, por, po ta dinë se feja islame është ushqimi i
shpirtit, atëherë ata do të përkushtohen akoma më shumë, do të përqafonin me
vrap fenë islame. Detyra jonë si besimtarë muslimanë është t'u tregojmë të
tjerëve se feja islame është ushqim për shpirtin. Duhet t'ia tregojmë këtë
fëmijëve tanë, që janë bebet e syve tanë, më pas miqve dhe personave që na
rrethojnë gjatë jetës sonë të përditshme. Njihen lloje ushqimesh të ndryshme,
njihen lloje kuzhinash të ndryshme dhe impenjimet e njerëzve karshi këtyre
ushqimeve, po a interesohet kush për ushqimin shpirtëror? Ku mund të jetë ai?
Njeriu, nga natyra e tij, kujdeset për trupin e tij, duke i dhënë tri vakte ose
më shumë ushqim në ditë. Por a mjafton për shpirtin tri vakte? Ushqimi i
shpirtit nuk mjaftohet vetëm me tri vakte, pasi po ta krahasojmë me ushqimin
trupor, do të vijë një moment që, po të hajë shumë, do të ndiejë mbingopje e do
të urrejë ushqimin, kurse ushqimin e shpirtit nuk do ta urrejë kurrë, nuk do t'i
neveritet kurrë. Sa më shumë të hajë njeriu nga ushqimi shpirtëror, aq më shumë
do të kërkojë, e sa më shumë të kërkojë, do të shijojë atë e kurrë nuk do të
ngopet prej tij. Shijimi i ushqimit të shpirtit ndryshe quhet dhe ëmbëlsia e
besimit. Do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit ai person që ka tri cilësi, ai që do
Allahun dhe profetin Muhamed (a.s), domethënë këta të jenë personat më të dashur
të tij, të dojë dikë tjetër vetëm për Allahun (xh.sh), dhe të kujdeset për veten
që të mos largohet nga besimi, si dhe të mos digjet në zjarr.

A e ka
pyetur veten ndonjë në e ka gjetur ëmbëlsinë e besimit, kur është ndodhur para
Allahut (xh.sh), kur ka ngritur duar për lutje, apo është ndodhur në namaz, duke
biseduar me Allahun (xh.sh)? Përpiquni ta gjeni ëmbëlsinë e besimit. Nëse do ta
ndieni vetëm një herë të vetme, më pas do të bëni gjithçka për ta pasur, për ta
ndier gjithmonë. Që të arrijmë këtë ëmbëlsi të besimit, duhet të ngulim në
zemrën tonë, në zemrën e fëmijëve tanë, dashurinë për Allahun (xh.sh) dhe
profetin Muhamed (a.s).

Zemra e njeriut është si puna e gotës, e cila ose
mund të jetë e mbushur me diçka të mirë, siç është uji, ku njeriu mund ta pijë
dhe të shuajë etjen, dhe kjo është zemra e besimtarit, që bën mirë në çdo gjë,
dhe nga veprimet e tij ka veç mirësi, ose mund të jetë e mbushur me diçka të
keqe, dhe nga kjo nuk mund t'i afrohet njeri. Kjo është zemra e jobesimtarit, që
jo vetëm vetë nuk durohet, por largon dhe të tjerët, është një element
ngatërrues në shoqërinë ku ai jeton. Ka dhe një zemër tjetër, e cila është bosh,
ajo është zemra e shumë njerëzve, të cilët jetojnë, ushqehen, pa bërë ndonjë gjë
të mirë dhe në fund do të vdesin pa pasur ndonjë qëllim në jetën e tyre. Secili
prej nesh le ta shohë veten e tij, se ku bën pjesë.

Si ta mbushim ne
gotën me diçka të mirë? Kjo arrihet duke pasur bashkëbisedim me Allahun (xh.sh).
Vaktet ushqimore për trupin e njeriut janë tri, kurse vaktet e ushqimit
shpirtëror janë 5, madje njeriu mund t'i shtojë dhe vakte të
tjera.

Namazi është ushqimi kryesor i zemrës së njeriut dhe në momentin e
parë që ai do të mendojë se nuk ka nevojë për namaz, atëherë shpirti i tij do të
mbetet i uritur, do të kërkojë për më tepër. Islami është interesuar vazhdimisht
në edukimin e fëmijëve me namaz. Nëse për ndjekjen e ritualeve të tjera të fesë
islame, njeriu duhet të arrijë moshën e pjekurisë, për faljen e namazit njeriu
duhet të fillojë më herët se të arrijë këtë moshë. Katër janë etapat e edukimit
të fëmijës me namaz. Këto etapa kanë si bazë hadithin e profetit Muhamed (a.s):
"Urdhërojini fëmijët tuaj të kryejnë namazin kur të jenë shtatë vjeç dhe rrihini
lehtë ata për të kur të jenë dhjetë vjeç dhe ndajini ata në
shtretër."

Etapat janë: 1- Para moshës 7 vjeç; 2- Nga mosha 7 - 10 vjeç;
3- Pas moshës 10 vjeç; 4- pas moshës së pjekurisë.

Shumë të rinj,
pavarësisht se kanë arritur moshën 20 vjeçare, janë shumë përtacë karshi
namazit. Prindërit e tij nuk kanë ndjekur me përpikëri këto 4 etapa të edukimit
me namaz. E kanë lënë atë të lirë, faljen e kanë lënë në dorë të lirë, në
dëshirën e tij, duke humbur kështu shijen më të ëmbël që mund të shijojë
ndonjëherë, bashkëbisedimin me Allahun (xh.sh). Le t'i marrim etapat me radhë:
duke ia vënë detyrë të kryejë namazin. Kjo të arrihet me këshillë, jo me dhunë.
Vetvetiu lind pyetja: Si do të mundet fëmija në moshën 7 vjeçare të dijë të falë
namazin? Për këtë duhet të kërkojmë më herët, në ndjekjen e fëmijës në
praktikimin e namazit të prindërve të tyre, kur prindërit i kanë marrë ata të
falin namazin në xhami. Në këtë moshë duhet t'i ketë mësuar ato, qoftë dhe
instinktivisht. Etapa para moshës 7 vjeç është etapa më e rëndësishme në
edukimin e fëmijës, pasi ai do të ndjekë hap pas hapi prindërit e tij në faljen
e namazit. Nëse ai do të shikojë që prindërit e tij nuk falen, atëherë ai do të
tërhiqet ndaj veprave jo të mira.

2- Fëmija, pas moshës 10 vjeç, hyn në
një etapë të re dhe kërkon të forcojë personalitetin e tij. Nëse rrihet, do ta
ndiejë neglizhencën e tij dhe do të nxitojë ta ndreqë.

Kjo etapë vazhdon
nga 10 vjeç deri në moshën e pjekurisë, ku edukatori përdor edhe joshjen edhe
frikësimin, por duke anuar më shumë nga joshja, duke iu frikësuar se ai mund të
arrijë moshën e detyrimit fetar (bulugun) i imponuar për të kryer
namazin.

Ibn Kajimi ka thënë: "Kur fëmija mbush dhjetë vjeç, bashkë me
trupin shton mendjen dhe fuqinë, por edhe mundësinë e përballimit të adhurimeve.
Kështu, nëse e lë namazin, ai rrihet, siç ka urdhëruar Profeti (a.s), por kjo
është rrahje edukimi dhe stërvitjeje."[2].

Por, nëse edukatori e ndjek, e
nxit dhe e josh fëmijën që në vogëli, ai nuk do të ketë nevojë ta rrahë, pasi
fëmija rritet me atë që mësohet që në vogëli dhe për të flet me prindërit e tij
pa problem.

Paralelisht me faljen e namazit duhet t'i kushtohet rëndësi
edhe mësimit përmendësh të Kuranit. Edhe nëse nuk e mëson dot përmendësh
Kuranin, ai të mjaftohet me leximin dhe komentin e tij.

Disa prej sureve
të Kuranit janë të domosdoshme për kryerjen e disa ritualeve. P.sh asnjë fëmijë
apo i rritur nuk do të mundë të falë namazin, pa arritur të mësojë suren "El-
Fatiha", që është surja e parë e Kuranit.

Ne e duam Allahun dhe duhet të
kujdesemi për dhuratën që na ka dhënë, fëmijën. Nëse miku yt do të të jepte një
dhuratë, ti çfarë do të bëje me të: Do ta lije në rrugë të ta merrnin të tjerët
apo do ta ruaje me kujdes?

Një poet thotë: "Pasuria, familja janë pjesë e
amanetit që ke në dorën tënde dhe një ditë do të japësh llogari për të."
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Feja ne Shqiperi Empty Re: Feja ne Shqiperi

Sun 14 Feb 2010 - 9:47
qdo fe eshte e shenjt per mua keshtu qe i respektoj te gjitha
kan kahje te ndryshem por nje zot egziston per te gjith nje diell nje hene nje tok dhe nje qiell.
respekte nga ana imeper te gjith besimtare e te gjitha fejeve
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Feja ne Shqiperi Empty Re: Feja ne Shqiperi

Sun 14 Feb 2010 - 11:57
jam ne f muslimne por jam e hapur ndaj feve tjera
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Feja ne Shqiperi Empty toleranca fetare

Sun 14 Feb 2010 - 12:00
Feja ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijetesën e kombit shqiptar në po atë shkallë si për disa popuj të tjerë të lashtë si armenët dhe hebrenjtë. Ishte krishterimi ai që i dha një identitet më të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer në një vend të shenjtë në kohën e Skënderbeut pasi e mbrojti krishterimin në kohën (shek. XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame që i dalloi shqiptarët kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjëve synonin përvetësimin dhe përfitimin e trojeve shqiptare. Flaka morale e përbashkët për klerin shqiptar të të gjitha besimeve ishte ajo e një zelli apostolik të lashtë gërshetuar me një ndjenjë atdhetare të zjarrtë.





Krishterimi është apostolik, d.m.th. ai është përcjellë tek arbrit direkt nga goja e vetë apostujve të Jezus Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I-rë të e. s. si fe e ligjshme. Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “[i]Kështu prej Jeruzalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit
”. Përveç Palit në trevat ilire kanë predikuar edhe shumë shenjtorë të tjerë dhe prej këtej kanë kaluar në hapësirën ballkanike nëpërmjet rrugës Egnatia duke hyrë në Durrës (Dyrrachium) për të kaluar në lindje. Dokumentet tregojnë se në Durrës, në vitin 58 ka pasur 60 familje të krishtera.
Në Iliri nisin aktivitetin peshkopët më të hershëm të krishterë, duke filluar me peshkopin Qesar të Durrësit në vitin 70 e më pas, Shën Astin në vitin 98. Shën Asti u dënua me vdekje në vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi në këtë kohë Krishterimi ishte i paligjshëm dhe dënohej nga Roma.
Qendrat e para të krishtera të themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe përkrahësve të tyre ilirë nga shekulli I deri në shekullin e IV (kur krishterimi u bë fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si Durrësi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja(Orikumi), Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra (Scutari, Shkodra), Albanopolis, Lyhnidi (Ohri), etj.
Ndër mozaikë e në ndërtime të vjetra kishash, si në Shën Kollin e KurjanitFier, në bazilikën e Ballshit, etj janë ruajtur simbole paleokristiane (të krishterimit të vjetër) enigmatike siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre (shiko mozaikët e Butrintit e gjetkë), figura e kryqit në mozaikët e Sarandës, figura e peshkut në gdhendjet e Ballshit apo në mozaikë të tillë si ai i Linit në Pogradec e gjetkë.
Këto dëshmojnë se Iliria u bë që në fillim një nga trevat kryesore të përhapjes së fesë së krishterë për vetë lashtësinë dhe shtrirjen e madhe të popullsisë së saj, zhvillimin e madh qytetës me kryeqendra të tilla si Durrësi, Apolonia, Shkodra etj ; dhe pozitën gjeopolitike mjaft të favorshme duke u qenë një korridor natyral ndërmjet lindjes dhe perëndimit si për të përçuar vlerat morale të krishterimit ashtu edhe për të transportuar ushtri dhe beteja pa fund.
shek. IV, Krishterimi u shpall fe shtetërore nga perandori Konstantini i Madh, u kodifikuaBibël dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njëkohësisht hierarkia (kryesia) e tij : peshkopët, kryepeshkopët, abatët dhe dioqezat e tyre me qendër në Romë. Kthimi i plotë i në Krishterim në trojet ku sot banojnë shqiptarët, u krye gjatë shekujve V-VI të e.s.
Shën Jeronimi (Hieronymus) i Ilirisë bëri përkthimin e parë të biblës latinisht (La Vulgata) duke i dhënë botës për herë të parë librin e shenjtë në mesin e shekullit IV.
Këshilli i Parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325, ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishterimit : “Besoj në një Perëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”.
Shën Niketa I Dardanisë (Remesianes) është krijuesi i kryelutjes (lutjes më të lartë) së krishterimit TE DEUM LAUDAMUS (Ty zot të lavdërojmë) që vazhdon të jetë kryelutje edhe sot pas më se 15 shekujsh.
Konstantini i Madh në luftë kundër fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore. Tipi i këtyre bazilikave konstantiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës. Bazilika të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigonë, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë.
[redakto] Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Feja ne Shqiperi Empty Re: Feja ne Shqiperi

Sat 29 Oct 2011 - 13:02
Feja Shqiptare eshte Shqiptaria

Besimi me i mocem shqiptar ka qene te "BESA" pra prej kohesh mbanim aftesine e te qenit vete Zote.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Feja ne Shqiperi Empty Re: Feja ne Shqiperi

Sat 29 Oct 2011 - 14:09
Message reputation : 100% (1 vote)
Mbyll temen me "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria"
PAQE

skam cte shtoj me shume
Sponsored content

Feja ne Shqiperi Empty Re: Feja ne Shqiperi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi