Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

SHQIPTARË,T'I SHOHIM BASHKËRISHT VEPRIMET E "DIKTATORIT" ENVER HOXHA Empty SHQIPTARË,T'I SHOHIM BASHKËRISHT VEPRIMET E "DIKTATORIT" ENVER HOXHA

Wed 25 May 2011 - 12:39
» SHQIPTARË, T’I SHOHIM BASHKËRISHT VEPRIMET “DIKTATORIT” ENVER HOXHA!

Shkruan: Tafil DURAKU

Gjatë disa ditëve, vazhdimisht, na rastisi të lexojmë e të shohim antishqiptarizmat më banalë deri në ditët e sotme shqiptare. Po, ç‘forcë dhe ç‘shtysë “shqiptare” vë në lëvizje gjithë atë mekanizëm djalli antishqiptar dhe antienverist të Titë Shkaut e të Titicë Shkinës, pos “shqiptarëve” të tij?!... Prapa atyre sharjeve dhe fyerjeve “shqiptare”, shihet kristal, qëndrojnë shumë kuzhina antishqiptare dhe antiShqipëri, të prira prej “shqiptaro”-titistëve udbasho-kosistë me Beobateri, me Grekobateri, me Moskobateri dhe me bateri të tjera të qendrave tashmë publike dhe të maskuara antishqiptare dhe antiSHQIPËRI, të të gjithë rruzullimit, të cilat dalin në skenë prej momenti në moment, varësisht prej zhvillimeve politike e globale, gjeopolitike dhe gjeostrategjike, “kombëtare” dhe ndërkombëtare.

“Shqiptaro”-titistët e kuqë udbasho-kosistë jugosllavë dhe aleatët e tyre të gjysmëShqipërisë londineze, si dhe këlyshët e tyre, atëherë dhe tash, gjithmonë e kanë pasë dhe e kanë në shënjestër politikën kombëtare e shqiptare të të Madhit Enver Hoxha dhe atë të një Shqipërie - SHQIPËRI, prandaj, gjejnë guximin, edhe sot, ta shajnë, tok me aleatët e tyre në Tiranë, burrështetasin më të madh të të gjitha kohëve shqiptare deri në ditët tona, bile, thënë urt e shqip, pa as më të voglën keqardhje, skuqje fytyre e pendesë kombëtare pse shajnë historinë e dhimbshme shqiptare të kohës së “diktatorit” dhe “kriminelit” Enver Hoxha dhe bijtë e tij shqiptarë të trojeve të pushtuara shqiptare, të cilët qëndronin gjallë dhe frymonin shqip e shqiptarisht edhe në kazamatet më të zeza të pushtuesit serbojugosllav, me emrin e të Madhit Enver Hoxha në mendje e në gojë, para barbarive më çnjerëzore që mund t’i paramendojë mendja e njeriut, dhe, sot, fatkeqësisht, shahen e fyhen frytet e revolucionit shqiptar të trojeve të pushtuara shqiptare, ata që Enver Hoxha i bëri dhe i mbajti shqiptarë përjetësisht, vetëm pse denjuan ta festojmë 100-Vjetorin e Lindjes së Atdhetarit Shqiptar dhe Revolucionarit e Kryenacionalistit ENVER HOXHA... Po, a ka më turp e më zi e më të zeza sesa ato e këto sharje kundër “diktatorit” Enver Hoxha, kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë – SHQIPËRI.

Për ta pasqyruar drejt dhe paanshëm figurën e “diktatorit”, “kriminelit” dhe “diktaturën komuniste” të burrështetasit më të madh shqiptar, Xhaxhit Enver Hoxha, do i përmendim vetëm disa shembuj, ndër qindra e mijëra sish, këtu, për t’i parë shqiptarët, të gjithë bashkërisht, në pika të shkurtëra, si dhe ndërkombëtarët, veprimet “antishqiptare” dhe “antiShqipëri” të “diktatorit” Enver Hoxha dhe “krimet” e Tij, siç thonë “shqiptarët”, të kryera në kurriz të “shqiptarëve”, pra, të bashkëqytetarëve dfhe të bashkështetasve të Tij “shqiptarë”...

T’u kujtojmë këtu se dallimi është shumë i madh, në mes të “krimeve” që ka kryer “diktatori” Enver Hoxha dhe krimeve që kanë kryer “shqiptaro”-titistët udbasho-kosistë, po kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre jetike, me të cilët, sot, fatkeqësisht, koolaboron Tirana zyrtare, dhe, krejt symbylltasi shanë dhe dënon kategorinë e të përndjekurve dhe të burgosurve të vërtetë politikë shqiptarë, vetëm për t’i ruajtur interesat e “shqiptaro”-titistëve udbasho-kosistë, të cilët qenë, janë dhe mbesin kundër bashkimit kombëtar shqiptar, prijatare të të cilave nisma “shqiptare” janë kategoritë më të shëmtuara LDK-iste të reaksionit “shqiptaro”-“kosovar”...

Pra, ajo që duhet ta dinë shqiptarët e të gjithë Shqipërisë Etnike është fakti real se enveristët në trojet e pushtuara Etnike shqiptare, gjatë gjithë jetës dhe historisë së tyre, në të gjitha format dhe mënyrat, me të gjitha mjetet dhe mundësitë, u janë kundërvënë komunistëve të kuqë jugosllavë, e, sidomos, “shqiptaro”-titistëve më të zëshëm kuqaloshë “shqiptarë” të LKJ-së dhe të LKK-së antishqiptare dhe antiShqipëri, që shanin dhe persekutonin pa pushim inteligjencën shqiptare dhe klasën përparimtare studentore, madje, duke e quajtur “Plehu i Kosovës”... Kjo tregon qartë se në ish-Jugosllavi janë ndjekur dhe persekutuar të gjithë shqiptarët enveristë, pa përjashtim, po, asnjëherë dhe kurrë nuk u ndoqën as u persekutuan “shqiptaro”-titistët e rafinuar udbasho-kosistë dhe bijtë e bijat e tyre (të cilët shkonin në Tiranë me lejen e UDB-së dhe të KOS-it, për ta rrëzuar Sistemin Shqiptar të Xhaxhit Enver), që vjellin helm e vrer kundër Shqiptarit dhe Xhaxhit Enver Hoxha... Ata që shajnë Burrështetasin ENVER HOXHA dhe të përndjekurit shqiptarë në trojet e pushtuara shqiptare, janë vetë PLEHU i shqiptarëve dhe i SHQIPËRISË – S H Q I P Ë R I.

Po, sot, si mund të quhet Enver Hoxha “kriminel” e “diktator” dhe të shahet e të fyhet kaq barbarisht e “shqiptaro-titisto-atdhetarisht”? Këtu, po i përmendim vetëm disa raste, për ta parë saktësisht shqiptarët se kë paska ndëshkuar e dënuar “diktatori” Enver Hoxha... Dhe, u shaka dhe u fyeka kështu, u quaka “diktator” dhe “kriminel” pse paska dënuar të gjithë tradhtarët koçixoxistë dhe aleatët e tyre “shqiptarë”!... Po, argatë dhe aleatë të kujt paskan qenë dhe janë atafarë të përndjekurish dhe të persekutuarish “shqiptarë” prej “burrave të mirë”, si dhe pasardhësit e tyre që shajnë?!... Agjentë të cilave sigurime “shqiptare” paskan qenë, që paskan pësuar kështu, kësisoji e në këtë masë prej “diktatorit” Enver Hoxha?!...

“Diktatori” Enver Hoxha e paska pasë përndjekur, persekutuar, dënuar dhe burgosur njëfarë dhunuesi, siç thonë, me emrin Zyhdi Morava, dhe, tash po del se Enveri i Madh kishte plotësisht të drejtë në vendimet e tij shqiptare, kushtetuese e ligjore, sepse, ditë më parë po ai farë Zyhdi Morava u zu diku me 9 kg drogë... Po, po. “Diktatori” Enver Hoxha e paska pas burgosur njëfarë “patrioti” me emrin Kapllan Resuli, alias, Resulbegoviç (i cili nuk është autor i vërtetë i romanit “Tradhtia”), i cili tevona e qet sheshasi “fytyrën” e tij prej “shqiptari” të madh e të vërtetë, duke pohuar botërisht se është “cernogorac”(malazez)... Po, po. Enver Hoxha e paska pasë përndjekur e dënuar edhe njëfarë Kasëm Trebeshinën, i cili na paska qenë aq “shqiptar” i madh, sa, sot, deklaron pa fije turpi se është turk “elhamdylylah”…, dhe aleatët e tyre “shqiptarë”, sot, botojnë e ribotojnë veprat e tyre prej “disidentëve” më të mëdhenj “shqiptarë”. Absurd, ë. Po, po. “Diktatori” Enver Hoxha e paska pasë mbajtur nën vëzhgim dhe e paska anatemuar edhe njëfarë studenti të Beogradit me emrin Agim Gjakova... Dhe, për të qenë absurdi edhe më i madh, në këtë kohë të “demokracisë shqiptare” aifarë Zyhdi Morava, emërohet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe këta, të tjerët, gëzojnë privilegje e pozita “shqiptare” nga më të ndryshmet... Po, po. Medet... Agim Gjakova, sot, koketon me figurat më të shëmtuara e më të dëshmuara të historisë “shqiptare” të UDB-së e të KOS-it “shqiptar”… Po, po…

Po, kush u printe gjatë Luftës së Dytë Botërore ofensivave partizano-çetnike jugosllave nëpër Drenishtë (Drenicë) dhe kudo, kundër shqiptarëve?… Kush i vriste shqiptarët dhe kush ua vënte zjarrin shtëpive dhe pasurisë së tyre, si dhe kush bëri me gisht po prej shqiptarëve drenishtarë gjatë gjithë jetës së tyre në pushtetin “shqiptaro”-titist? Ishte njëfarë Ali Rexha, prej Gjakove, sikur të gjithë gjakovarët e tjerë dhe të tjerët si ata gjakovarë, i cili, në Redaksinë e Botimeve të “Rilindjes”, kur vdiq Xhaxhi Enver Hoxha (1985), pëlliste dhe bërlykej me të madhe kthinave e korridoreve të katit IX të Pallatit të Shtypit (Mediave), duke provokuar e thënë: “Cofi, qeni! Cofi, qeni!”... dhe këlyshët e tjerë, si ai, të Titos, në atë Redaksi “kulture” i duartrokitnin dhe e përkrahnin zëshëm, por, që ai dhe të tjerët nuk e kishin guximin tamam t’i afroheshin kthinës ku punonte autori i këtyre rreshtave, të cilin “shqiptaro”-titistët “patriotë” e “shqiptarë”, ata e këta më rrahagjokësit “shqiptarë”, gjithmonë, e anatemuan dhe e shihnin mrijas, dhe, sot, sërish, e anatemojnë dhe e shohin mrijas dhe shpifin, siç kanë shpifur përherë, pas shpinës së tij, kudo, e, tash e tre vjet e lënë, duke i shkelur Kushtetutë dhe ligje shqiptare, pa bukën e gojës, dmth., pa të ardhura personale, vetëm për ta nënshtruar, ashtu siç i ka porositur dhe mësuar Titë Shkau dhe Titicë Shkina “shqiptarët” e tij, ata e këta, më besnikët, më “patriotët” dhe më servilët “shqiptarë”...

Por, të mos harrojnë shqiptarët, kudo që janë, se reaksioni “shqiptaro”-gjakovar është kryevalltari dhe kryestrumbullari i të gjithë reaksionit antishqiptar dhe antiShqipëri (nëse nuk e bën Shqipërinë sipas pikëpamjeve të veta “shqiptaro”-titiste, vër. imja, T. D.), pas të cilit shkojnë, bisht, të gjithë të tjerët... Ende po i bie tupanit Beogradi dhe ai reaksion “shqiptar” po i prin valles... Po, a nuk është në skenë dhe kryevalleje, sot, po ai reaksion që u ngrit edhe kundër tribunëve të popullit shqiptar, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica?!... Kundër UÇK-së së lavdishme. Kundër Shqipërisë – SHQIPËRI(!)... Dhe, kjo ndodhë, pikërisht, pse Tirana nuk ka dhe nuk bën Politikë Kombëtare.

Dhe, parë paanshëm të gjitha, del se Enver Hoxha nuk është, i tillë, çfarë e shohin të gjithë tradhtarët dhe aleatët e tyre “shqiptarë”, sidomos, ata e këta të UDB-së e të KOS-it “kosovaro”-“shqiptar”, sipas pikëpamjeve të (k)analistëve të tyre “shqiptarë”... Po, e thjeshtë është të dihet e të provohet “diktatura” e të madhit Enver Hoxha, që, kinse, paska ushtruar kundër “shqiptarëve”... Por, të mos harrojmë se dallimi është shumë i madh prej një shqiptari te një “shqiptar” tjetër... Po, hajt, ju lutem, shkoni në Amerikë, në Angli, në Gjermani, në Francë, në Itali, në Greqi, e ku të doni tjetër (ju, “shqiptaro”-titistët), dhe tradhëtoni interesat e tyre (siç i keni tradhtuar dhe po i tradhtoni interesat më jetike të Popullit dhe të Atdheut Shqiptar), pastaj, fare për fushe, në kurrizin tuaj pakurrizorë, do ta përjetoni me fund “demokracinë” e tyre, që do ishte mësimi më i mirë për të gjithë “partiotët” ‘shqiptaro’-titistë të UDB-së e të KOS-it, të cilët, sot, tok me aleatët mercenarë që kanë në Tiranë dhe gjetkë, po e fyejnë kaq padinjitetshëm, madje, për së vdekuri, burrështetasin më të madh shqiptar të të gjitha kohëve shqiptare, Xhaxhin Enver Hoxha...

Prandaj, nëse dikush, me krime kundër shqiptarëve, ua ka kaluar Rankoviçit, Titos, Milosheviçit dhe të gjithë serboçetnikëve të tjerë, janë, pikërisht, ata e këta “shqiptaro”-titistë ibrahimrugovistë, në çdo pikëpamje, kundruall të cilëve Xhaxhi Enver Hoxha është lule dhe dritë!... Krimet antishqiptare që kanë kryer “shqiptaro”-titistët udbasho-kosistë jugosllavë kundër sivëllezërve të tyre shqiptarë, janë për miliona herë më të rënda, më çnjerëzore dhe shumë më monstruoze sesa ato që i mvishen për së vdekuri “diktatorit” Enver Hoxha. Këtë duhet ta dinë të gjithë shqiptarët, sepse, nuk është turp ta dinë.

E shihni, pra, se Shqiptari, Burrështetasi dhe Kryenacionalisti Shqiptar, Enver Hoxha, nuk është asapk, i tillë, çfarë e shohin “patriotët” me Beobateri, me Rusobateri, me Athinobateri, me Romobateri e me bateri të tjera antishqiptare dhe antiShqipëri, madje në tërë rruzullimin!... Po, a keni parë reaksion me brirë, ndokund?!...

SHQIPTARË, është koha e fundit t’i shohim bashkërisht, si shqiptarë dhe si vëllezër, “bëmat” dhe “krimet” që i mveshen burrëshetasit më të madh shqiptar, Xhaxhit Enver Hoxha, dhe të gjithë ata e këta që e shajnë pa pushim “diktatorin” komunist shqiptar..., sepse, duke lejuar sjellje kësisoji, po fyhemi rëndë ne shqiptarët dhe Shqipëria – SHQIPËRI... Sa keq, ë!...

Përmbledhur në një fjali dhe thënë urt e shqip, BËRLLOKU “intelektual” i shqiptarëve (“plehu” i “shqiptarëve” të Fadil Hoxhës&Co) dhe i Shqipërisë-SHQIPËRI, po e shanë “diktatorin” Enver Hoxha, veprën e Tij shqiptare dhe pasuesit e denjë të Veprës së Tij...

BUROJË, 23 TETOR 2008
(Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi