Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

SA E MIRË ËSHTË HISTORIA, KUR E SHKRUAN BACË SALIA Empty SA E MIRË ËSHTË HISTORIA, KUR E SHKRUAN BACË SALIA

Wed 25 May 2011 - 13:06
» Sa e mirë është historia, kur e shkruan bacë Salia!...

Nga Gjergj Golemi

Historia është shkruar e rishkruar shumë herë në Shqipëri, prish e ndreq, si kështjella e Rozafës, duke zhbërë çfarë të tjerët linin si gjurmë të mira pas dhe duke shtruar gjurmët e pushtetmbajtësve të radhës.

Por kjo e Saliut të Dytë ia kalon çdo fantazie, rishikimi dhe rishkrimi i historisë me vendim të Këshillit të Ministrave as ishte parë as ishte dëgjuar.

Kështu që i bie që secili nga ministrat, në bashkëpunim me “sejmenët” e tij që i ka nën “hyqëm” të shkruajë historinë e sektorit të tij.

Gjana, bie fjala, mund të shkruajë historinë e pyjeve (sigurisht me bashkëautor Xhuvelin) –tanimë të djegura- të kullotave ku nuk ka fije bari dhe barin e importojmë nga Maqedonia, të çobanëve dikur trima e liridashës që e vunë deri dhe gunën mbi telat e armikut, por që tani nuk kanë as gunë e as dele e dhi, meqë shkojnë çobej në stanet e Greqisë e gjetkë!

Ministri Ruli mund të shkruajë historinë e elektrifikimit me punë vullnetare të këtij vendi, kur nga ana e anës erdhën djem e vajza dhe sollën elektrikun edhe në zonat më të thella të vendit, ku tani sundon pisha dhe bishtuku, qiriri dhe kandili, meqë drita e tyre është më natyrale dhe më e shëndetshme.

Saliu duhet të porosisë zotin Basha, megjithëse më i riu i “kopesë” ministrore, të rishkruajë një histori me diplomatë, shpresa e zhgënjime të një kombi, në analet historike të së cilit ka më shumë enigma e pikëpyetje se sa histori reale, pasi edhe të vërtetat lakuriqe janë veshur me petkun e politikës së ditës, ku kryet e vendit për këtë marrëzi i mban kryeministri ynë!

Sa lezet i ka fjala Saliut, kur e tund në tryezën ovale kryeministrore, për rishkimin dhe rishkrimi e historisë! Duhet rishkruar të gjitha nga e para, pronat, tapitë e vjetra, testamentet e gjetura në varret ilire. A nuk thoshte aq bukur vëllai i tij siamezë se prapa më vjen historia!?

Aferim ju qoftë! Prapa ju vjen historia, marrshi jetë nga ditët e mia!…

Gëzon Shqipëria që i është grabitur drita, uji, infrastruktura dhe janë zgjatur orët e gjumit. Kur ngrihen në mëngjes të gjithë shqiptarët pasi flenë 16 orë gjumë të detyruar janë gjithë entusiazëm se në vitin 2200 Shqipëria do të bëhet. Po të kishte një aparat të fjalës së fundit për kontrollin e kujtesës dhe rezultantet e milionave ëndrrave do të dilte filmi më i mrekullueshëm në botë i cili do të shpjegonte memecllëkun e arkës së Noes, dëshirën për të vendosur drejtësinë e miratuar nga dy bashkëautor, Eva dhe Adami të cilët sipas grupit special të miratuar nga kryeministri për të rishkruar historinë rezulton të jenë shqiptarë, lindur njëri në Kavajë tjetri në Tropojë . Por meqënëse Noteri ndodhet në Gjirokastër të dy krijuesve të botës iu mungon legalizimi i pretendimeve. Megjithatë rrugëzgjidhja mund të gjendet në “qytetin” e Nokovës i cili është qendra e qytetrimit dhe e revoltës institucionale. Pas temperaturave të larta të kësaj vere që u mbyll me një shi rrebel dhe një tërmet 6 ballësh të gjithë shqiptarët panë që arka e Noes u gjend përpara ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Meqënëse dy kokat shembëlltyra e shqiponjës shqiptare Saliu nga Veriu dhe Fatosi nga Jugu ishin në një bisedë me Kryeparlamentaren Topalli dërguan dy sejmenët e tyre dhe përkatësisht njëri Mediun e pronave pa kthim dhe tjetri Xhuvelin në oborrin e atij hë, për hë.

Të dy të dërguarit e personave që kanë në dorë fatet e botës të cilat thonë se do të vendosen gjatë Luftës së Tretë Botërore me nisjen në Kosovë.

Kur arka e Noes arriti në katin e tretë në ish zyrën e shokut Enver çuditërisht dy dishepujt e tij panë veten të rrethuar nga gjithë ngjyrat e ylberit udhëheqësin që shkoi dhe zuri vend në karrigen që i kishte munguar që prej 11 Prillit të vitit 1985.

-Po hëmo ç’kemi kam marë vesh që do të rishkruani historinë.

-Po mirë mo po këto dokumenta që ka kjo arka e Noes nuk i përfillni ju mo.? Po këto i ka miratuar Partia mo Sillo dhe Biroja Politike mo! Po si guxoni more Birbo a e dini çelsin e arkës së Noes e kam marrë unë me vete në atë botë.

-Po e kuptoni që jeni kotë mo ? Si çelsin e urrejtjes dhe të dashurisë e kam unë në atë botë e kam marrë me vete që atë ditë që menduat që ika...

-Kot vërdallisen Bushi dhe Putini çelsin e Kosovës e kam unë, e kam marrë në pronësi qysh në koferencën e Bujanit.

Prandaj po qe se dy të fortët e botës mendojnë se ka mbaruar lufta e ftohtë le të vinë tek unë, të kërkojnë çelsin e zgjidhjes për të ndaluar luftën e tretë botërore duke marrë leje kalimi nga Anjshtajni që pretendonte se lufta e tretë do të bëhet me shkopinjë ose për mungesë të ujit, aq më tepër që rezulton e vërtetuar sipas dokumentave të nxjerra nga arkivi i Komitetit Qëndrorë të Partisë së Punës së Shqipërisë se Anjshtajni është bir i një Tropojani. Kështu që dua t’ju them bijtë e dashur e të devoçëm të Partisë pasi të mirrni mendimin e shoqes Nexhmie dhe sidomos të shokut Ramiz si dhe të tërhiqnin mendimin e masave të gjëra popullore të organizonin një miting mbarëkombëtarë në sheshin Skënderbej ku unë udhëheqësi i Partisë dhe i popullit, i dërguari i Partisë dhe i Perëndisë do të më jepet mundësia me çelsin e artë të fitorjeve të hapë arken e ndryshkur të Noes në momentin kur pullumbat e bardhë do të lëshohen nga Selia blu dhe rozë mbi pallatin e madhë të kulturës, nga e cila do të dalë testamenti i paqes për shqiptarët dhe për botën mbarë, të cilët prej mijëra shekujsh kanë udhëtuar midis dashurisë dhe urrejtjes...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi