Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Agnesa Vuthaj: Gara shkon shumë mirë Empty Agnesa Vuthaj: Gara shkon shumë mirë

Thu 2 Jun 2011 - 23:45
Njëra nga kandidatet potenciale për të fituar shoun “Dancing with the Star’s”, Agnesa Vuthaj, gjatë një interviste për Telegrafi.com ka treguar se gara për të është duke shkuar shumë mirë. “‘Dancing with the Star’s’ po shkon shumë mirë, kanë mbetur edhe 3 javët e fundit të konkurrimit dhe po punoj më shumë këto ditë, meqë edhe kemi nga 2 kërcime në javë”, ka thënë Vuthaj. Bukuroshja kosovare ka treguar se është e kënaqur me rezultatet që ka arritur. Gjithashtu ka pohuar se ka mësuar shumë rreth kërcimit që kjo e bënë të ndihet shumë mirë. “Për mua ajo që kam arritur të mësoj dhe të performoj deri me tani në “DWS” është sukses dhe rezultat i përkushtimit tim maksimal. Meqë për mua është hera e parë që publiku me sheh duke kërcyer, jam shumë e lumtur që po pëlqehem shumë edhe në kërcim. Kam aq shumë adhurues që bëjnë tifo për mua, më shkruajnë pa fund mesazhe, vijnë të më takojnë, më ndalojnë në rrugë për të m’komplimentuar për performancat e mia dhe shprehur dëshirën e tyre që unë të fitoj. Kjo është fitore për mua”, ka shtuar Agnesa. “Kush e meriton ta fitojë? Unë uroj që çmimin ta marr çifti që e meriton. Gara është ngushtuar shumë dhe unë i pëlqej shumë të katër çiftet që kanë mbetur në garë”, ka përfunduar Agnesa Vuthaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi