Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarët vetpërjashtohen Empty Shqiptarët vetpërjashtohen

Fri 3 Jun 2011 - 7:54
Për gjashtëmbëdhjetë lëndë nga klasa e gjashtë e arsimit nëntëvjeçar, vetëm dy dorëshkrime janë në gjuhën shqipe, edhe atë për gjuhën shqipe si lëndë e obligueshme dhe si lëndë fakultative. fizika, shkencat natyrore, historia dhe lëndë të tjera u janë lënë autorëve maqedonas



Shkup - Autorët shqiptarë të teksteve shkollore i gjen shumë rrallë nëpër libra të lëndëve që nuk kanë të bëjnë me gjuhën shqipe. Është gati se e pamundur të gjesh autorë shqiptarë në Maqedoni, për libra nga gjeografia, kimia, fizika, informatika, sociologjia apo edukata fizike, me përjashtim të ndonjë rasti kur në mesin e katër-pesë autorëve mund të gjesh aty këtu ndonjë koautor shqiptar. Autorët shqiptar sikur të mos dinë të hartojnë libra të ndryshëm nga ato të gjuhës shqipe, me përjashtime të rralla, kanë ngushtuar rrathët e veprimeve në librat e Abetares, Librit të leximit dhe Librit të gjuhës shqipe. Kjo është praktika e disa dekadave me radhë, duke bërë që si me një ligj të pashkruar, hartimi i teksteve shkollore të behët "e drejtë ekskluzive e autorëve maqedonas". Këtë fat do ta kenë edhe tekstet e reja shkollore, të cilat hartohen në bazë të programeve mësimore të arsimit nëntëvjeçar. Në konkursin që sivjet ka shpallur Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për librat e klasës së gjashtë, autorët shqiptarë nuk kanë lëvizur nga lënda e shqipes. Dorëshkrime në gjuhën shqipe nga autorë shqiptarë janë paraqitur vetëm për librat e kësaj gjuhe. "Dorëshkrime në shqip janë paraqitur për lëndën e gjuhës shqipe si lëndë e obligueshme dhe për gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore", thotë Nadezhda Uzelac, drejtoresha e Shërbimit Pedagogjik. Ajo tregon se konkursi për paraqitjen e dorëshkrimeve për tekstet e klasës së gjashtë të arsimit nëntëvjeçar është mbyllur prej para dy javëve, ndërsa dorëshkrimet janë në fazën e recensimit. Sipas Uzelacit, autorët kanë konkurruar për tekstet të 16 lëndëve mësimore dhe sipas procedurave, komisionet e recensentëve të lendeve të veçanta duhet të shqyrtojnë të gjitha dorëshkrimet dhe më pas do t'i propozojnë ministrit dorëshkrimet që ata mendojnë se janë më cilësor. Në konkurset për botimin e teksteve shkollore është e vërtetë se një prej kritereve bazë është që autorët të konkurrojnë me dorëshkrime në gjuhën maqedonase. Mirëpo edhe pa interesimin e shqiptarëve që të konkurrojnë me dorëshkrime në gjuhën shqipe për tekste librash për numër më të madhe të lëndëve të mësimit, nuk mund të pritet që të ndryshojë kriteri diskriminues i gjuhës. Vitin e kaluar pas disa shkrimeve sensibilizuese në KOHA për diskriminimin gjuhësor të konkurseve për botimin e teksteve shkollore, ministri Nikolla Todorov u detyrua të bëjë lëshime. Konkretisht, u soll vendim që të shqyrtohen edhe dorëshkrimet në gjuhën shqipe, mirëpo ishte paraqitur vetëm një dorëshkrim, për një lëndë të vitit të dytë të mjekësisë. Vjet MASH-i hapi konkurs për botimin teksteve shkollore të arsimit profesional dhe nga qindra dorëshkrime, të cilat ishin paraqitur për të gjitha profilet dhe drejtimet arsimit të mesëm profesional, vetëm njëri ishte në gjuhën shqipe. Sivjet ka degjeneruar ende më keq mosinteresimi i shqiptarëve. Në konkursin për librat e klasës së gjashtë të arsimit nëntëvjeçar, nuk është paraqitur asnjë dorëshkrim në gjuhën shqipe, me përjashtim të librave për lëndën e gjuhës shqipe. Më 30 mars në MASH u bë zbulimi i shifrave të autorëve që kishin konkurruar me dorëshkrime për librat e klasës së gjashtë. Afati i dorëzimit të dorëshkrimeve, sipas konkursit përkatës ishte deri më 1 mars. Përveç dorëshkrimeve për shqipen si lëndë e obligueshme dhe fakultative, autorët me dorëshkrime në gjuhën maqedonase janë paraqitur për 14 lëndët tjera, në mesin e të cilave edhe për matematikë, shkenca natyrore, histori dhe fizikë. Këtu mungojnë jo vetëm dorëshkrimet në shqip, por edhe autorë shqiptarë.(Laura PAPRANIKU/KOHA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi