Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Uorlik: Dialogu Kosovë Serbi, shumë i rëndësishëm Empty Uorlik: Dialogu Kosovë Serbi, shumë i rëndësishëm

Mon 6 Jun 2011 - 16:09
Ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Uorlik, ka thënë se Uashingtoni në mënyrë të fuqishme e përkrahë Serbinë në integrimin e saj evropian duke shtuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është tejët i rëndësishëm dhe se gjatë muajve të ardhshëm priten përparime të mëdha.
“Kur flasim për reformat e brendshme të cilat janë të rëndësishme për BE-në, nevojitet ende shumë punë për tu bërë. Po aq e rëndësishme është edhe vazhdimi i përparimit në lidhje me pyetjet që kanë mbetur të hapura dhe për këtë unë mendoj që dialogu i nisur kohëve të fundit mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm, ku pritet progres i madh gjatë muajve të ardhshëm”, tha Uorlik gjatë një interviste për gazetën, Politika.
Ajo ka thënë se gjatë dialogut mund të arrihen shumë gjëra si zgjidhja e problemeve të telekomunikacionit, dokumenteve kadastrale apo dhe energjia elektrike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi