Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Krimi i organizuar nga Ballkani Empty Krimi i organizuar nga Ballkani

Fri 10 Jun 2011 - 14:36
Nga Tim Judah , – Më 2 qershor pesë vetë u dënuan nga Gjykata Mbretërore e Kingstonit, me gjithsej 104 vjet burgim, për tentativën e trafikimit të 255 kilogramëve kokainë të pastër në Britani. Droga qe hedhur në det në maj të vitit 2010 nga MSC Oriane, një anije mallrash e cila bënte rrugën nga Brazili në Antwerp të Belgjikës.
Forcat e rendit dhe sigurisë në Britani janë me kokë lart pas ndalimit të një sasie kokaine që kapte vlerën e 87 milionë dollarëve. Por, përmasa dhe sofistikimi i planit të dështuar sugjeron se autoritetet duhet të jenë të kujdesshme rreth festimeve për suksesin e tyre. Grupet e krimit të organizuar me qendër në Ballkan pas këtij plani janë përhapur botërisht dhe përbëjnë një kërcënim më të madh se kurrë për mbrojtësit e ligjit në Europë.
Droga u hodh në Kanalin anglez nga anija Oriane. Ndërkohë katër burra lundruan me varkën e peshkimit Galwad-Y-Mor në Gjirin Freshwater, në afërsi të brigjeve të Ishullit Wight, për të marrë ngarkesën ilegale. Kur e morën drogën, e futën në kafazë për kapjen e gaforreve përgjatë një litari që e gjitha të ngjante si një kthim nga peshkimi, raportoi SOCA (Agjencia e Krimit të Rëndë të Organizuar). Më pas u nisën për në Yarmouth. Ideja ishte që udhëtimi të dukej sikur ata po hidhnin kafazët e gaforreve. Të nesërmen ata mund të dilnin sërish në det, sikur po shkonin të mblidhnin “gaforret”.
Në fakt, ata po gjurmoheshin nga radari i Agjencisë Britanike të Kufijve. U arrestuan të njëjtën ditë bashkë me ngarkesën e drogës. Njëri prej tyre ishte një malazez i quajtur Zoran Dresic, i cili fillimisht i dha policisë një pasaportë false me emrin Veljko Protic.
“Ka një lidhje rajonale mes grupit”, thotë një zëdhënës i SOCA-s “dhe me sa duket ai ishte përfaqësuesi”. Autoritetet kanë të dhëna se Dresic po punonte drejtpërdrejt për mafian ballkanike. Ai mund të jetë stacioni britanik i një grupi të madh të kapur muajin e shkuar në Brazil, në një operacion ku u arrestuan 17 vetë, përfshirë Goran Nesic-Ciganin, një i arratisur famëkeq dhe trafikant droge.
“Kriminelët serbë dhe malazezë po formësohen si kërcënim serioz sa i takon trafikimit botëror të kokainës”, thotë Ken Gallagher, shefi i zyrës europiane të SOCA-s. I pari grup i krimit të organizuar nga Ballkani drejtohej nga Darko Saric. Radhët e tij ishin mbushur me njerëz që në këtë fushë njihen si “të paqafët” – tipa qafëtrashë e kokërruar, shumë prej të cilëve e kishin mësuar disiplinën e pamëshirën në luftërat ballkanike të viteve ’90.
Megjithatë, siç thotë një burim nga shërbimet sekrete që e ndjek nga afër Ballkanin, “vetëm se një është i paqafë nuk do të thotë se është i pamend”. Ndryshe nga paraardhësit e tyre që ishin kryesisht ndërmjetës, banda e Saricit i blinte drogat vetë në Amerikën e Jugut. Ndër teknika të tjera mendohet se ata kanë përdorur tregtarë të lirë malazezë për t’i transportuar me anije nëpër Atlantik.
Trafikantët e sotëm ballkanikë e fshehin ngarkesën e tyre gjithkund, që nga kontejnerët te konservat e sardeleve, duke e përshkuar Atlantikun mespërmes ose nëpërmjet rrugësh dytësore, duke i rënë nga Afrika Perëndimore. Vitin e kaluar 550 kilogramë kokainë, e cila mendohej se i përkiste grupit të Nesicit, u gjetën të futura në kanoçe kompostoje frutash. Në maj tre detarë malazezë dhe një kosovar u arrestuan me akuzën e tentativës së trafikimit të 42 kilogramëve kokainë në një anije me emrin “Risan”, pagëzuar sipas një porti malazez. U tha se anija ishte në pronësinë e një kompanie malazeze, por lundronte nën flamurin e Monakos. Njëherë kishte lundruar me flamur koreano-verior dhe ishte e regjistruar në Wonsan të këtij shteti.
Grupet kriminale shqiptare dhe kosovare, gjithashtu, janë zgjeruar ndërkombëtarisht, duke përdorur lidhjet e tyre historike dhe familjare me Turqinë, Gjermaninë dhe Europën Qendrore. Në Britani, sipas Gallagher, shqiptarët po i largohen rolit të tyre të gjatë si pronarë bordellosh dhe tutorë prostitutash dhe po shtegtojnë drejt trafikut të drogës. “Nëse serbët janë Premier League, shqiptarët janë në Chamionship (kategoria e dytë)”, thotë ai. “Ata nuk janë aq të mirëorganizuar, por kanë një diasporë më të madhe”. Teksa mafiozët ballkanikë janë kthyer në globalë, të tilla janë bërë edhe përpjekjet për t’i kapur. Banda Saric u shkërmoq pas një operacioni që përfshinte shërbimet inteligjente serbe, DEA-n amerikane, SOCA-n dhe policitë e Uruguajit e Argjentinës me bashkëpunim nga Italia, Sllovenia dhe Brazili. Tre anëtarë janë tani në gjyq në Serbi, pas kapjes së një ngarkese prej 2 174 kg kokainë në Uruguaj, në vitin 2009. Në fund të prillit policia në Republika Srpska, pjesa serbe e Bosnje-Hercegovinës, arrestoi Zoran Copicin, një biznesmen që dyshohet se lante para të pista për bandën Saric.
Sipas Gallagher, lufta kundër bandave ballkanike është një operacion bashkëpunues i përbotshëm, në të cilin “të gjithë punojmë me të gjitha forcat”. Në Kroaci, francezët dhe italianët kanë lidhje më të mira se britanikët dhe francezët drejtojnë një rrjet kundër krimit të organizuar lokal. Britania fokusohet te Shqipëria dhe Serbia. Autoritetet e rendit dhe sigurisë në Serbi kanë bërë një punë të madhe. Shumë prej bashkëpunimit që zyrtarët europiano-perëndimorë kanë siguruar së fundmi mund t’i faturohet dëshirës së qeverive ballkanike për t’u anëtarësuar në BE. Sidoqoftë, vija ndërmjet kriminelit, biznesmenit dhe politikanit është shpesh shumë e mjegullt.
(Marrë nga The Economist)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi