Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kryeministri Berisha inspekton impiantin e prodhimit të fidanëve të ullirit Empty Kryeministri Berisha inspekton impiantin e prodhimit të fidanëve të ullirit

Fri 10 Jun 2011 - 22:13
Kryeministri Berisha inspektoi sot impiantin e prodhimit të fidanëve të ullirit, pranë Ekonomisë Didaktike Eksperimentale të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky impiant, me sipërfaqe 4000 m2 dhe i standardeve evropiane, është financim i buxhetit të shtetit, me vlerë 53 milionë lekë. Impianti do të shërbeje për shtimin e kultivarëve autoktonë, të pastër nga viruset dhe që mbartin cilësitë më të larta biologjike e agronomike, të cilët i përkasin zonës së Lezhës, Tiranës, Krujës dhe Elbasanit.

Pas inspektimit, Kryeministri u shpreh se fidanët e para të ullirit janë të gatshëm për treg dhe, nëpërmjet ministrisë së Bujqësisë, ato do t’u jepen falas fermerëve të zonës së Shqipërisë së mesme.

Kryeministri theksoi se projekti i ulliri po ecën me shpejtësi më të madhe nga sa ishte parashikuar dhe se, sipas certifikuesve, në dy vite, numri i rrënjëve të mbjella ka arritur në 10 milionë. Krahas këtij projekti, Kryeministri Berisha vlerësoi si një tjetër projekt me rëndësi atë drurëve arrorë. Më tej, Kryeministri Berisha tha se shumë shpejt mund të jemi konkurrues në Ballkan dhe në Europë me drurët arrorë. “Jemi në fillime të një Shqipërie tjetër, e cila vitet që vjen dora - dorës do të bëhet kopshti më i bukur e më i madh i drurëve frutore në Europë”, tha Kryeministri.

Më gjerësisht, në prononcimin për media, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Fidanët e para të ullirit, të prodhuara në këtë impiant me një kapacitet prej 500 mijë fidanë në vit, janë të gatshëm për treg. Nëpërmjet ministrisë së Bujqësisë këto fidanë do t’u jepen falas fermerëve të zonës së Shqipërisë së mesme. Në këtë serë janë trajtuar të gjitha varietetet e ullinjve të zonës së Shqipërisë së mesme, varietete me cilësi të shkëlqyer. Siç del e qartë, në Shqipëri ka një ecje pozitive dhe kjo është ecja e ullirit. Sipas certifikuesve, në dy vite, numri i rrënjëve të mbjella ka arritur në 10 milionë, sepse 1/3 e subvencionon qeveria dhe 2/3 i mbjell dashuria e njeriut për ullirin. Adhurimi që njerëzit kanë për mbretin e drurëve frutorë, ullirin.

Ju e dini që nuk ka gjeni të letrave që të mos i ketë thurur ullirit vargjet më të bukura. Ndaj dhe unë, sado që të flas për këtë, nuk arrij të them atë që ka thënë Shekspiri, Don Milton, por po rikujtoj këtu vetëm atë të García Lorcas: vaji i ullirit është gjaku i engjëjve. Në të vërtetë nuk ka ndonjë ushqim tjetër, në të gjithë rendin e ushqimeve të kësaj toke, që të ketë vlera më të mira për shëndetin sesa vaji i ullirit. Në këtë proces, jashtëzakonisht të rëndësishëm, ne synojmë që në 4 vjet të mbjellim 20 milionë rrënjë ullinj. Dhe jam i bindur që pas 4 vjetësh do të synohet një tjetër projekt po kaq i madh. Ne e shndërrojmë Shqipërinë në një prodhues të përfillshëm të vajit të ullirit në rajon dhe më gjerë. Vaji ka një treg të përjetshëm. Për shkak të brezit gjeografik ku kultivohet, gjithnjë e më e madhe bëhet kërkesa për këtë ushqim të mrekullueshëm. Ndër të tjera, çdo qytetar duhet të bëjë ç’është e mundur të mbjellë një rrënjë ulli si simbol i përjetësisë. Ulliri jeton deri në një mijë vjet. Pra, jeton jo një shekull, por një mijëvjeçar. Dhe jeton hijerëndë, jeton i bukur, jeton në prodhim. Asgjë nuk është frymëzuese për përjetësinë sesa ky dru frutor.

Ne kemi nisur tani një projekt tjetër, projektin e arrorëve. Dua të theksoj se ulliri po ecën me shpejtësi më të madhe nga sa kishim parashikuar. Aplikimet për këtë vit janë rreth 3 mijë hektarë dhe këto nuk janë më shumë se 1/3 e asaj që mbillet, sepse 2/3 mbillet nga vetë qytetaret, nga dashuria që ata kanë për mbretin e drurëve frutorë.

Krahas këtij projekti, këtë vit ne kemi nisur projektin e arrorëve. Përshtypje të madhe të bën fakti se të duket sikur ky projekt paska qenë në pritje të një apeli. Sepse, absolutisht, është dëshmuar këtë vit një interes shumë i madh për arrorët. Kjo veçanërisht në rrethet me potenciale të mëdha për drurët arrorë, aq as po kemi vështirësi për të përballuar kërkesat e panumërta të fermerëve për të mbjellë arra, lajthi, bajame, gështenja dhe shegë. Projekti i drurëve arrorëve do të jetë një projekt disa herë më masiv se projekti i ullirit, pasi në rast se ulliri mbillet dhe mund të mbillet në 20 përqind të territorit të vendit, arrorët mund të mbillen në çdo pëllëmbë të kësaj toke, në të gjithë territorin deri në lartësinë 700 metër ose dhe pak më shumë.

Pra Shqipëria ka potencial të pakrahasueshëm në drutë arrorë. Shqipëria mund dhe do të bëhet një nga prodhuesit më të rëndësishëm të arrorëve në rajon dhe më gjerë. Ky proces, natyrisht, është një proces në hapat e para. Përveç disa plantacioneve të trashëguara të gështenja në Tropojë, Reç, Dukagjin, në Gramsh, në Orenjë, në Pogradec, fatkeqësisht plantacione të tjera arroresh nuk ka. Ekzistojnë dru arrorë në dhjetëra, qindra e mijëra rrënjë, por nuk ekzistojnë në formë plantacionesh. Këtë vit fillon mbjellja e plantacioneve të arrorëve, me të cilat kapacitetet mbjellëse mendoj se duhet të jenë të paktën 200 herë me rrënjët ekzistuese. Ndoshta nuk ka ndonjë projekt më të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm rural të këtij vendi, pas ndërtimit të infrastrukturës, sesa orientimi drejt drurëve frutorë arrorë.

Ne po bëjmë gjithçka, po mobilizojmë fonde, në shumë aspekte për të mbështetur fuqimisht këtë projekt. Sikundër, jemi të vendosur që pas rrugëve, të cilat janë jetike, projekti i dytë i madh i këtij vendi do të jetë vaditja. Fermerëve të këtij vendi me ujë ne do t’u japim mundësi të vadisin me metodat më moderne drurët dhe tokën e tyre. Ne nuk mund të konkurrojmë në Ballkan dhe në Europë me grurë ndonëse duhet ta mbjellim atë, nuk mund të konkurrojmë me misër ndonëse duhet ta mbjellim atë, nuk mund të konkurrojmë më vreshta ndonëse duhet t’i mbjellim, por ne, në mënyrë të padiskutueshme, mund të jemi shumë konkurrues me drurët arrorë. Ndaj dhe ne duhet të mbjellim sa më shumë, në mënyrë të pushtojmë tregun e pafund evropian me arrorë. Në këtë proces është e domosdoshme që ministria e Bujqësisë të transformohet tërësisht dhe të përshtate me këto dy projekte të mëdha. Ministria e Bujqësisë duhet të rindërtojë të gjithë strukturat në mbështetje të fuqishme të këtyre dy projekteve madhore kombëtare. Universiteti Bujqësor, Qendrat e Studimit të ministrisë, duhet të fuqizojnë të gjitha potencialet për zhvillimin e këtyre sektorëve nga studimet molekulare e deri tek konservimi i frutave dhe rritja e prodhimit.

Pra jemi në fillime të një Shqipërie tjetër, e cila vitet që vjen dora - dorës do të behët kopshti më i bukur e më i madh i drurëve frutore në Europë.

Faleminderit!”


10/06/2011
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi