Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Brendësia e Tokës është bosh Empty Brendësia e Tokës është bosh

Sun 12 Jun 2011 - 16:44
Qytetërime të fshehta, alienë e mamuthë

Çfarë fshihet në thellësitë e planetit tonë? Vetëm shkëmbinj me përbërje të ndryshme nga ajo që gjendet në sipërfaqe dhe njëherësh shumë solide: këtë e thotë gjeologjia. Por përgjatë shekujve është menduar se brendësia e planetit fsheh mrekulli të jashtëzakonshme, botë të paimagjinueshme dhe popullsi të mistershme. Ka nga ata që e mbështesin edhe sot këtë tezë...

Nga Agartha në ferr

Ideja e botëve të fshehura nën sipërfaqen e Tokës haset te shumë besime fetare. Legjendat e budistëve tibetianë tregonin për Agarthën, një mbretëri e populluar nga qenie të urta e të iluminuara, e pozicionuar diku në Azinë Qendrore. Asiro-babilonasit tregonin se si Gilgameshi kishte mësuar për ekzistencën e një botë të nëndheshme nga fantazma e një miku të vdekur. Homeri e Platoni imagjinuan labirinte të panumërt që shtriheshin drejt qendrës së Tokës, ku gjendej edhe Zoti, tamam në "kërthizën" e Tokës. Egjiptianët e lashtë besonin në një mbretëri ferri të nëndheshme, e më vonë të krishterët e imagjinuan ferrin në mënyrë pak a shumë të ngjashme. Dante e përshkroi në Komedinë Hyjnore si një hapësirë e nëndheshme e përbërë nga nëntë rrathë.

Por duhet të vinte viti 600 që të bëhej edhe përpjekja e parë shkencore për përcaktimin e asaj që fshihej në brendësi të Tokës. I çuditur nga anomalitë që tregonte busulla (shmangie në raport me Veriun për shkak të fenomeneve si magnetizmi i shkëmbinjve) astronomi britanik Edmond Hallei, i njohur më shumë për kometën që pagëzoi me emrin e vet, hodhi idenë se Toka qe formuar nga kore me një qendër të vetme, secila me një atmosferë të vetën që nga ana e tyre kishin edhe polet magnetike: anomalitë e regjistruara nga busulla shkaktoheshin nga shpejtësitë e ndryshme të rrotullimit të secilës prej shtresave.

Matematikani zviceran Euleri e hodhi poshtëë idenë e shtresave me të njëjtën qendër, për ta zëvendësuar me atë të një Dielli qendror në gjendje të ndriçonte, të ngrohte e t‘i garantonte jetën një qytetërimi të zhvilluar në brendësi të saj. Ndërsa kolegu i tij britanik, Sër Xhon Lesli, qe i bindur se në brendësi të Tokës ekzistonin dy diej.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi