Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Turqi, Erdogan fiton zgjedhjet me 50 për qind të votave Empty Turqi, Erdogan fiton zgjedhjet me 50 për qind të votave

Mon 13 Jun 2011 - 15:29
UPDATE – Sot ne mbremje mediat turke njoftojne se kur jane numeruar 99 per qind te votave, kryeministri i deritashem Erdogan, ka 50 per qind te pjesemarrjes duke qene fitues i zgjedhjeve.
I meparshem – Në krye të qeverisë turke nuk priten ndryshime: Kryeministri Rexhep Taip Erdogan do të mbetet në pushtet. Në bazë të rezultateve preliminare të votimeve të së dielës partia e tij AKP ka fituar qartazi.
Në krye të pushtetit të Turqisë duket se nuk do të ketë ndonjë ndryshim, sepse kryeministri i mëparshëm do të vazhdojë të mbetet në pushtet. Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës (12.06) partia fetare-konservatore AKP e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan i ka fituar qartë votime.
Pasi janë numëruar rreth gjysma e votave AKP kryeson me një rezultat rekord prej rreth 55%. Por kësaj partie i mungon megjithatë shumica e nevojshme e dy të tretave. Ajo mund të ketë 337 nga 550 mandate parlamentare gjithsej në parlamentin e Turqisë, duke qenë kësisoj nën kuotën e dy të tretave me 367 mandate.
Erdogan me një shumicë të tillë do të kishte arritur ta ndryshonte kushtetutën pa qenë nevoja për referndum. Kritikët druhen, se 57 vjeçari besimtar mysliman mund t’ i shmangej me këtë karakterit laik të republikës turke. Në zgjedhjet e vitit 2007 AKP-ja, që qeveriste qysh nga 2002 fitoi me vetëm 46,6 % të votave.
Vëzhguesit: Rrjedha e votimeve në përgjithësi e qetë
Rreth 40 vetë janë arrestuar për shkak të disa incidenteve. Në kryeqytetin Ankara një grup sulmoi simpatizantë të AKP-së duke i akuzuar ata për falsifikimin të votës, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolu. Edhe në rajonin e banuar nga shumicë kurde në Juglindje të Turqisë janë arrestuar 34 vetë, të cilët kanë ushtruar presion ndaj votuesve, duke dashur t’u imponojnë atyre që të votojnë për kandaidatin e pavarur të një lëvizjeje pro-kurde.
Më shumë se 52 milionë zgjedhësve me të drejtë vote iu bë thirrje të votojnë për parlamentin e ri. Në zgjedhje kandiduan 15 parti dhe 203 kandidatë të pavarur. Vlerësohet se shumë prej tyre i takojnë partisë kurde BDP, sepse për kandidatët e pavarur nuk vlen cenzusi prej 10 %.
Turqia ka një sipërfaqe prej 810.000 kilometra katrorë dhe është dyfish më e madhe se Gjermania. Por vetëm 24.000 kilometra katrorë janë në territorin e Evropës. Pjesa tjetër është në Azi. Prej 73 milionë banorëve, gati 99 % janë myslimanë, por vetëm 70 % janë me përkatësi kombëtare turke. Të paktën 20 % e popullatës janë kurdë. Të tjerët janë arabë, çerkezë dhe gjeorgjianë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi