Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Luksemburgu do të ndihmojë Kosovën me 27 milionë euro Empty Luksemburgu do të ndihmojë Kosovën me 27 milionë euro

Wed 22 Jun 2011 - 3:08
Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 20:13
Qeveria e Luksemburgut gjatë tre vjetëve të ardhshëm do të ndihmojë Kosovën me projekte të cilat kapin shifrën prej 27 milionë eurosh.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit që Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar me homologun nga Luksemburgu, Jean Asselborn.

Dy ministrat kanë diskutuar edhe për mbështetjen konkrete që Luksemburgu do të japë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke filluar nga përmbyllja e procesit të liberalizmit të vizave për Kosovën.

Ministri Hoxhaj ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale me Luksemburgun dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara, siç janë arsimi, shëndetësia dhe projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit jetësor.

Ministri Hoxhaj, ka falënderuar përzemërsisht Ministrin Asselborn për zotimin se Luksemburgu në tre vjetët e ardhshëm do të mbështesë Republikën e Kosovës me rreth 27 milionë euro.

“Ne kemi biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe për domosdoshmërinë e mundësimit sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Po ashtu, kemi biseduar për proceset e mëtejshme integruese të Kosovës në BE, rrugë në të cilën do të kemi mbështetje të fuqishme nga Ministri dhe Qeveria e Luksemburgut”, ka thënë Ministri Enver Hoxhaj.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, ka shprehur përkrahjen e fuqishme të shtetit të tij për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai, po ashtu, ka thënë se Qeveria e Luksemburgut e përkrahë liberalizmin e vizave për Kosovën.

“Nëse qytetarët e tërë Ballkanit mund të lëvizin të lirë në Evropë, atëherë këtë të drejtë duhet ta kenë edhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Asselborn.

Duke iu referuar ndihmës së deritashme për Kosovën, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka thënë se deri në vitin 2014, shteti i tij planifikon të ndihmojë Kosovën me donacione në vlerë prej 27 milionë euro, të cilat do të dedikohen për sistemin arsimor, shëndetësor dhe në projektet që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë të pijshëm.

Asselborn është zotuar se diplomacia e Luksemburgut do të ushtrojë ndikimin e saj në të gjitha drejtimet ku ka mundësi, me qëllim të avancimit të aspekteve të tjera që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Luksemburg, është takuar edhe me personalitete të tjera të larta shtetërore dhe diplomatike të Luksemburgut dhe shteteve të tjera evropiane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi