Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ambasadori palestinez: Kosova , gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë Empty Ambasadori palestinez: Kosova , gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë

Wed 22 Jun 2011 - 4:20
Zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës, janë dy gjëra diametralisht të kundërta, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan. "Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izrealit. Këto janë territore të okupuara ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë", thotë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën "Danas" të Beogradit. Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falenderojnë shtetet që mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autotitetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestianez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës. "Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet muslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione. Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe muslimave e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin". Kështu mendon ambasadori pelestinez, edhe pse sipas gazetës autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka mbështer fuqishëm palestinezët, ai thotë se "tani edhe Serbia na mbështet". Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën.

Bota Sot .

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ambasadori palestinez: Kosova , gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë Empty Re: Ambasadori palestinez: Kosova , gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë

Wed 22 Jun 2011 - 4:25
Palestina nuk i hap qorrat mirë që si u zhvillua Izraeli në tokën e saj po ashtu u zhvillua e Serbi në tokat Shqiptare.
Dhe nëse dinë të vlerësojnë historinë, të dinë mirë ta vlerësojnë e jo si u intereson.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi