Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Këshilli i Evropës: Shqipëria, ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie Empty Këshilli i Evropës: Shqipëria, ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie

Thu 23 Jun 2011 - 15:41
Këshilli i Europës publikoi raportin social dhe ligjor mbi diskriminimin me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ky është raporti i parë që mbulon të 47 vendet anëtare të Këshillit të Europës në një larmishmëri çështjesh të të drejtave të njeriut, që i përkasin personave lesbike, gay, biseksual dhe transeksual.
Aleanca kundër diskriminimit LGBT e mirëpret këtë raport të rëndësishëm i cili jo vetëm paraqet situatën ligjore të vëndeve anëtare të Këshillit të Europës por gjithashtu nënvizon dhe sjelljet shoqërore dhe opinionet rreth personave LGBT: ndërkohë që ka progres në disa vende, vende të tjera përfshirë dhe Shqipërinë vazhdojnë të diskriminojnë dhe dhunojnë të drejtat bazë të njeriut të personave LGBT.
Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie duke përmendur rastet e vështirësive të aksesit të personave LGBT në shërbimin shëndetësor, vështirësive në punësim, mungesës së informacionit rreth homoseksualitetit në tekstet shkollore, rastet e dhunës fizike si dhe problematika lidhur me zbatimin e ligjit kundër diskriminimit, ashtu sikundër edhe vakuumi ligjor lidhur me parashikimin e veprave penale për krimet e nxitura nga urrejtja me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Raporti përmban një numër rekomandimesh specifike për vëndet anëtare të Këshillit të Europës, për mënyrën si mund t’i japin fund diskriminimit dhe për të siguruar barazi të plotë për personat LGBT. Gjithashtu paraqet një numër rekomandimesh mbi masat jo ligjore të tilla si, programet shtetërore të edukimit që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të orientimit seksual dhe identiteteve gjinore dhe si pasojë promovimin e përmirësimit të sjelljeve shoqërore bazuar në fakte dhe informacion objektiv.
Martin K.I. Christensen, Kryetar i Bordit drejtues të organizatës më të madhe për të drejtat e komunitetit LGBT, ILGA EUROPE u shpreh:
Ky është një dokument shumë i rëndësishëm i cili i sheh çështjet e barazisë dhe të drejtave të njeriut të personave LGBT nga këndvështrime të ndryshme dhe siguron rekomandime të qarta dhe sugjerime për vendet anëtare të Keshillit të Europës. Ekziston një nevojë e qartë për përmirësimin e legjislacionit për të arritur barazinë e plotë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Legjislacioni gjithashtu duhet të mbështetet nga plane për implementimin e duhur dhe mekanizma që ti japin kuptimin praktik dhe të plotë.
Ne shpresojmë që ky raport së bashku me Rekomandimin e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Europës të aprovuar dhe nga Shqipëria, i hyrë në fuqi gjatë marsit, së bashku me një numër çështjesh nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, do t’i sigurojë vendeve të Europës përfshirë dhe Shqipërinë, një guidë solide drejt barazisë së plotë dhe respektimit të të drejtave të personave LGBT.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Këshilli i Evropës: Shqipëria, ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie Empty Re: Këshilli i Evropës: Shqipëria, ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie

Thu 23 Jun 2011 - 15:46
Kulmi i injorancës...

Të parët tanë kanë lufuar për Krenari dhe Nder Shqiptar në këtë emrër dhe Atdhe, ndërsa këta të mallkuar nxjerrin name...

Turp e i mallkuar qoftë Sali Berisha për ligjin e homoseksualëve.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Këshilli i Evropës: Shqipëria, ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie Empty Re: Këshilli i Evropës: Shqipëria, ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie

Sun 26 Jun 2011 - 20:46
Zhaku, ja të dhënat...

Askujt nuk i vjen mirë, por kush ka bërë protestë kundër ligjit të homoseksualëve në Shqipëri?...
Sponsored content

Këshilli i Evropës: Shqipëria, ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie Empty Re: Këshilli i Evropës: Shqipëria, ndër vendet me shkallë më të lartë homofobie

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi