Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrohuni nga dielli dhe klori në pishinë Empty Mbrohuni nga dielli dhe klori në pishinë

Thu 30 Jun 2011 - 14:29
Mbrohuni nga dielli dhe klori në pishinë F.0629225425583_m
Klori është i rrezikshëm edhe për tenin e nxirë të lëkurës- mund
ta zbehë ngjyrën e errët të cilën me vështirësi të madhe e keni fituar.
Kapelë ose maskë
Flokëve nuk u konvenon larja gjatë gjithë ditës në pishinë, sepse dielli
i than dhe i dëmton pigmentet- më të rrezikuara janë flokët e
ngjyrosura. Përveç kësaj, klori (i cili është i domosdoshëm në ujin e
pishinës për dezinfektim dhe mbrojtje nga sëmundjet e lëkurës) e dëmton
në thellësi strukturën e flokëve. Nëse nuk dëshironi të mbani kapele për
larje, para se të hyni në pishinë vendosni në flokë vaj për mbrojtje që
bllokon veprimin e dëmshëm të diellit dhe klorit. Mund të vendosni edhe
maskë mbrojtëse, e cila vendoset në flokë pas larjes, në flokë të
lagështa.
Më të zbehtë për shkak të klorit
Klori nuk u bën dëm vetëm flokëve, por e than edhe lëkurën. Prandaj në
fund të ditës në të gjithë trupin vendosni qumësht hidratues për lëkurë.
Ndoshta nuk e keni ditur, por klori është i rrezikshëm edhe për tenin
tuaj të nxirë, sepse mund ta zbehë ngjyrën e errët të cilën e keni
fituar nga rrezitja. Ilaçi i vetëm është që pas çdo larjeje në pishinë,
menjëherë të hyni nën dush dhe gjatë ditës të përdorni preparate
ujë-rezistuese për rrezitje.
Zgjojeni melaninën
Nëse shkuarja në pishinë është rrezitja juaj e parë serioze e kësaj
vere, mos pritni shumë. Lëkura nën veprimin e rrezeve ultravjollce
prodhon melaninën, e cila është përgjegjëse për nxirje, por prodhimi
fillon pas 48 ose 72 orësh që nga ekspozimi i parë ndaj diellit.
Prandaj, që të mos digjeni, vendosni preparat për nxirje me faktor
adekuat mbrojtës. Pas rrezitjes, lyejeni trupin me qumësht për trup me
ekstrakt të aloesë, i cili do të qetësojë skuqen eventuale.
/Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi