Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhjetë shprehitë e këqija të dëgjimit të leksioneve Empty Dhjetë shprehitë e këqija të dëgjimit të leksioneve

Thu 21 Jul 2011 - 16:24
Dhjetë shprehitë e këqija të dëgjimit të leksioneve (u39u)ligjerate%20e%20merzitshme

Para disa vitesh pata hulumtuar rreth asaj se cilat mund të jenë dhjetë shprehitë më të këqija të dëgjimit të ligjëratave. Edhe pse diskutimi tyre këtu është në lidhje me mënyrat që ata mund të na ndikojnë në një situatë të dëgjimit formal, efektet e këtyre shprehive të mund të jetë po aq shkatërruese në situata më pak formale të dëgjimit në shtëpi, në shkollë, në grupe shoqërore dhe të biznesit.



1. Të quajturit e lëndës së mërzitshme


Dëgjuesit e këqij zakonisht e quajnë lëndën si të hidhët që ta udhëheqin vëmendjen e tyre dhe këtë e përdorin si një arsyetim për bredhjen e mendjes së tyre. Dëgjuesi i mirë mund të ketë dëgjuara me qindra biseda për të njëjtën temë, por ata shpejt vendosin për të dëgjuar nëse folësi do të thotë ndonjë gjë që mund të jetë e dobishme për ta.

Çelësi i dëgjuesve të mirë është tek fjala me shumë pak shkronja përdor. Dëgjuesit e mirë janë shumë analizues, shoshitës, hedhin grurin nga kashta. Ata janë gjithmonë në gjah të diçkaje më praktike ose më të vlefshme për të ruajtur mbrapa në mendjen e tyre që ta shtyjnë në funksion në muajt apo vitet në vijim. G.K.Chesterton ka thënë pa ra disa viteve që në këtë botë nuk ka diçka si ajo material jo interesant por vetëm njerëz të pa interesuar.



2. Kritika ndaj folësit


Është një sport i brendshëm i dëgjuesve të mbrapshtë që të gjejnë gabime se si folësi duket,vepron dhe fletë. Dëgjuesi i mirë mund të ketë pa kritika por shpejt vendos të i kushtoj vëmendje asaj çfarë folësi fletë dhe jo si e thotë. Për pak minuta, dëgjuesi i mirë e kupton që kjo është mënyra se si folësi i fletë me gjithë gabimet e mundshme. Ata e dinë që mesazhi është dhjeta herë i rëndësishëm sa veshja apo pamja e jashtme.



3. Të filluarit e mbi stimulimit

Dëgjimi efikas bie në zero kur dëgjuesi preokupohet shumë për një pjesë të prezantimit që e bënë të humb pjesën vijuese. Në Universitetin e Minesotas ne mendojmë se ky zakon i mbrapsht është shumë kritik, kështu që në klasat ku ligjërojmë kemi vënë në ballë të secilës dërrasë të zezë thënien : ‘Mbaje vlerësimin përderisa sa kuptimi të jetë plotësuar – lëre folësin të thotë’’ . Është me rëndësi të kuptojmë pikëpamjet e folësit si tërësi për të pranuar apo refuzuar ato.



4. Dëgjimi vetëm për faktet

Kam menduar që është e rëndësishme dëgjimi i fakteve. Por e kam zbuluar që pothuajse pa përjashtim janë dëgjuesit e varfër që thonë se dëgjojnë faktet apo pikat kryesore. Ata i marrin faktet, por i ngatërrojnë në mënyrë tronditëse dhe në përgjithësi i humbin shumicën e tyre.

Dëgjuesi i mirë dëgjon për pikat kryesore të folësit apo ligjëratës dhe i përdorë ato për ti lidhur temat dhe për tu dhënë kuptim atyre si një tërësi. Në fund ata kanë më shumë fakte të bashkangjitura me temat e ndërlidhura më shumë se shënimet e atyre që dëgjojnë vetëm për fakte. Nuk është edhe aq e nevojshme që të shqetësohemi shumë për faktet, por faktet kanë kuptim vetëm kur parimet plotësojnë kontekstin.



5. Përpjekja për të skicuar gjithçka

Nuk ka asgjë të keqe nëse skicojmë ligjëratën, por me kusht që folësi është duke ndjekur ndonjë prezantim në formë të skicuar. Por përafërsisht më shumë se gjysma apo një e treta e të gjitha fjalimeve të dhëna janë të ndërtuar në formë skice të përgatitur me kujdes.

Dëgjuesit e mirë janë elastik. Ata përshtatin shënimet e tyre sipas modelit organizativ të folësit, ata mund te bëjnë një skicim, të shkruajnë një përmbledhje,mund të radhisin faktet dhe parimet, por çka do që bëjnë nuk janë të ngurta ato.



6. Të shtirurit sikur dëgjon

Vendosja e dorës nën mjekër, me shikim të përqendruar nga folësi nuk është garanci se një dëgjuesi të mirë të leksioneve. Duke e mbajtur këtë qëndrim, duke treguar mirësjellje kinse po e dëgjon folësin, dëgjuesit e mbrapsht të leksioneve e rehatojnë ndërgjegjen e tyre nga qindra informacione.

Dëgjuesi i mirë nuk është i relaksuar dhe pasiv. Ai është dinamik, konstruktiv dhe karakterizohet me një rritje të rrahurave të zemrës, qarkullim të shpejt të gjakut dhe rritje të temperaturës trupore. Kjo konsumon energjinë e tij dhe tregon punë të mirë. Definicioni më i mirë për fjalën ‘vëmendje’ do të ishte ‘ një koleksion i tensioneve që mund të zgjidhen vetëm duke pranuar fakte apo ide që folësi është duke i thënë’.



7. Toleromi i shpërqendrimit

Dëgjuesi i dobët shumë lehtë mund të hutohet madje mund të krijoj çrregullim që mund të ndërhyjë edhe në efikasitetin e dëgjimit të tjerëve . Ata përpëliten, flasin me fqinjët e tyre ose gjuajnë me letra. Ata bëjnë pak ose hiq nuk përpiqen që ta fshehin mërzinë e tyre. Dëgjuesi i mirë përpiqet për të rregulluar çfarëdo çrregullimi që mund të ketë dhe shpejt injorojnë ato. Sigurisht që ata nuk i pengojnë të tjerët.



8. Zgjedhja vetëm e asaj që është e lehtë


Shpesh i gjejmë dëgjuesit e dobët që i shmangen edhe dëgjimit të prezantimeve serioze në radio apo televizion. Ka shumë lehtësia në dispozicion për dëgjimin por kjo është zgjedhja e tyre. Zakoni për tu shmangur madje edhe prezantimeve moderne të vështira për tu shpjeguara në një kohë të caktuar të dëgjimit mund të pengoj secilin që ka nevojë të shfrytëzoj dëgjimin si një mjetë të mësimit.



9. Lënia e emocioneve

Është fakt se disa fjalë mbajnë një ngarkesë të tillë emocionale sa që ato mund të shkaktojnë tek dëgjuesi për tu rënë dakord me folësin si: veprimet pohuese dhe feministe. Është budallallëk që një simbol kaq i thjesht të qëndroj në mes nesh dhe mësimit.



10. Humbja në mes ndryshimit të fjalës dhe shpejtësisë së mendimit


Amerikanët mund të flasin në një mesatare prej 125 fjalë për një minutë në një bisedë të zakonshme. Folësi para publikut e ngadalëson atë në rreth 100 fjalë për një minutë . Sa shpejt dëgjuesi, dëgjon ? Ose për ta bërë pyetjen në mënyrë më të mirë, athua sa fjalë mund ose mendojnë që njerëzit në gjendje normale mund të dëgjojnë? Në qoftë se të gjitha mendimet e tyre janë të matshme në fjalë në minutë është një grackë. E josh dëgjuesin në një ndjenjë të rremë të sigurisë . Megjithatë, me trajnime në fushën e dëgjimit, dallimi në mes shpejtësisë së mendimit dhe shpejtësisë së fjalës mund të bëhet një burim i një fuqie të jashtëzakonshme. Dëgjuesi mund të dëgjoj çdo gjë që folësi thotë dhe jo çfarë ai/ajo harron, ata mund të dëgjojnë edhe në mes rreshtave dhe të bëjë vlerësimin e përparimit të shpejtësisë. Për ta bërë këtë për ta shfrytëzuar këtë fuqi, dëgjuesi i mirë duhet patjetër që në mënyrë automatike të praktikoj tri aftësitë e përqendrimit:

Parashikimi i pikës së radhës: Dëgjuesit e mirë përpiqet që të parashikoj pikat e radhës që folësi mund të bëjë gjatë zhvillimit të lëndës. Nëse ia qëllojnë, fjalët e folësit vetëm se i forcojnë supozimet e tyre. Nëse supozojnë gabimisht, ata përpiqen të zbulojnë pse ata dhe folësi nuk u pajtuan në mendime. Në rastin tjetër, shanset e të kuptuarit dhe mbamendjes të asaj çfarë është thënë është pothuajse dy herë sa do të ishte nëse do të kishte dëgjuar pasivisht.

Identifikimi i materialit mbështetës:
Dëgjuesit e mirë përpiqet të identifikoj materialin mbështetës për folësin. Në fund të fundit, një person nuk mund të vazhdoj tutje pa bërë të qartë pika pa i dhënë dëgjuesit disa prej çështjeve mbi të cilat janë bazuar konkluzionet, dhe tulla dhe llaç që janë përdorur për të ndërtuar argumentin duhet të shqyrtohet për saktësi.

Përmbledhja:
Me shpejtësinë e madhe të mendimit që gjithsecili e ka, është shumë e lehtë të përmblidhet për pesë sekonda pikat kryesore të përfshira nga folësi për pesë minuta. Kur folësi ndalet të marrë një gllënjkë të ujit se të ecë përreth dërrasës së zezë që të shkruaj diç apo të merr frymë thellë, dëgjuesi me përvojë e bën një përmbledhje mentale. Një gjysmë duzinë e përmbledhjeve nga pikave kryesore të një diskutimit pesëdhjetë minutash lehtë do të dyfishonte të kuptuarit dhe ruajtjen e pikave më të rëndësishme të diskutimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi