Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vijon greva e urisë së minatorëve  Empty Vijon greva e urisë së minatorëve

Wed 27 Jul 2011 - 21:59
Minatoret e Bulqizës vijojnë grevën e tyre nëntoke. Grevistët e urisë shprehen të vendosur t'i shkojne deri në fund protestës së tyre deri në plotësimin e kërkesave.Ambientet ku po zhvillohet greva jane teper te keqija, nderkohe qe ende nuk ka nje qendrim zyrtar te autoriteteve te shtetit.Nderkohe ne siperfaqen e tokes ndodhen me dhjetera mbeshtetes te grevisteve, kolege e familjare te cilet presin me shqetesim te dhenat e fundit nga greva.Ngujimi i minatoreveMinatoret janë ngujuar nën tokë dhe prej andej kërkojnë plotësimin e kërkesave që lidhen me kushtet e sigurisë në punë, pagat si dhe perspektivën e minierës.
Ndërkohë gjendja shëndetësore e minatorëve është përkeqësuar ndjeshëm për shkak se nën tokë temperaturat janë të ulta dhe lagështira e ajrit është shumë e lartë.Janë gjithsej 30 minatorë që janë ngujuar nën tokë ndërkohë që në sipërfaqe, në mbështetje të tyre janë pjesa tjetër e minatorëve që nuk janë larguar nga dera e pusit kryesor.

Greva e urisë së minatorëve nisi pas gati 21 ditësh grevë të përgjithshme dhe 5 ditë protestash në Tiranë.

Pasi nuk morën përgjigjet që prisnin, minatorët u kthyen në Bulqizë për të nisur një grevë urie të paralajmëruar shumë më herët.

Ndërkohë mësohet se disa prej minatorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

1 mije metra nen toke

Një grup minatoresh kanë hyrë në një prej galerive të minierës, ku kanë vendosur të vijojnë aty një grevë urie.

Minatorët 23 ditë më parë nisën një proteste duke ndërprerë punën dhe duke i paraqitur kompanisë koncesionare ACR një listë me kërkesa që kanë të bëjnë me rritjen e pagës me 20 për qind, rritjen e sigurisë në punë, perspektivën e minierës për të mos e lënë atë të mbyllet dhe largimin e nënkontraktorëve nga zona D.

Ministria e Ekonomisë vendosi pezullimin e pjesshëm të kompanisë ACR në zonën D dhe pezullimin e kompanive nënkontraktore në këtë zonë.

Ndërkohë, ACR premtoi një rritje page prej 10 për qind, por minatorët nuk pranuan. U bënë disa takime mes palëve pa konkluduar në një vendim përfundimtar, ndërkohë që minatorët për 5 ditë me radhë protestuan në Tiranë dhe në fund vendosën të kthehen në Bulqizë, ku sot nisën edhe grevën e urisë. Ndërkohë, kompania ACR ka kërkuar rikthimin në punë të minatorëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi