Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, arrestohet bosi i Ndrangheta-s  Empty Vlorë, arrestohet bosi i Ndrangheta-s

Fri 5 Aug 2011 - 18:00
Një ndër boset e Ndrangheta-s që i kishte shpëtuar një operacioni arrestimesh në Bolonja të Italisë, u kap ne bregdetin e Vlores, ndersa kishte filluar pushimet.32-vjecari Xhusepe Simonelli i njohur me pseudonimin El Pako, ishte nder te paktet qe nuk u arrestua dot nga antimafia italiane, e cila ju pergjigj nje vendimi te gjykates se Bolonjes per arrestimin e 17 shtetasve italiane te dyshuar per trafik droge dhe lidhje me mafian.Bosi italian i Ndrangheta-s, u shpall ne kerkim nga policia italiane pasi akuzohej se bashke me 16 te tjere kishte financuar dhe pergatitur transportimin e nje sasie prej 1600 kilogramë kokaine, qe do te mberrinte ne Bolonja nga Kolumbia.Gjatre nje komunikimi per median, Drejtoria e Pergjithshme e Policise nuk dha shume detaje ne lidhje me arrestimin. Por sqaroi se e gjithe operacioni per kapjen e Simonellit, ishte vetem me qellim ekstradimi per ne Itali.Burime te policise bejne te ditura se arrestimi i tij eshte bere ne pranine edhe te miqve qe e shoqeronin ne plazhin e Vlores, njeri prej te cileve italiane.

Por policia tha se pas shoqerimit i ka lene te dy te lire pas nuk ka prova qe te kene konsumuar ndonje veper penale. Policia sqaroi se, bosi italian nuk patur aktivitet kriminal ne vendin tone, por nuk mohoi te kete filluar hetime ne lidhje me te, pavaresisht se Simonelli do te ekstradohet brenda pak ditesh drejt Italise.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi