Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Paradoksi i kohës sonë! Empty Paradoksi i kohës sonë!

Mon 15 Aug 2011 - 22:28
Sot, ne kemi shtëpi të mëdha, e familje të vogla.

Shumë konfuz, por pak kohë.

Kemi shumë diploma, por pak intelekt të shëndoshë.

Shumë dituri, por pak gjykim.

Kemi shumë ekspertë, por më shumë probleme.

Shumë mjekësi, por më pak shëndet.

Shpenzojmë pa përgjegjësi.

Qeshim pak.

Vozisim shpejtë.

Shumë shpejtë zemërohemi.

Zgjohemi vonë.

Lexojmë pak.

Shikojmë shumë TV.

Lutemi pak.

Rritim pasurinë tonë, por zvogëlojmë kriteret tona.

Flasim shumë, duam fare pak dhe gënjejmë shpesh.

Kemi mësuar si të jetojmë, por jo ç'është jeta.

I shtojmë vitet jetës, e jo jetën viteve.

Kemi ndërtuar shtëpi të larta, por shikime të shkurtra.

Rrugë të gjëra, por synime të ngushta.

Shpenzojmë shumë, por kemi pak.

Blejmë shumë, por kënaqemi pak.

Kemi shkuar në Hënë, por kemi probleme të kalojmë rrugën te fqinjët tanë.

Kemi mbizotëruar botën e jashtme, por jo botën e brendshme.

Kemi ndarë atomin, por jo paragjykimet tona.

Shkruajmë shumë, mësojmë pak.

Planifikojmë shumë, por kryejmë pak.

Kemi mësuar të ngutemi, por edhe jo të presim.

Kemi të ardhura të mëdha, por pak moral.

Bëjmë kompjuterë me shumë informata për të prodhuar shumë kopje, por kemi pak komunikime.

Anojmë kah sasia (kuantiteti), e pak kah kualiteti.

Këto janë kohë të ushqimit të shpejtë dhe tretjes së ngadalshme.

Njerëzve të mëdhenj, me karakter të vogël.

Shumë liri dhe pak kënaqësi.

Shumë lloje ushqimi, pak ushqyeshmëri.

Kohë e përfitimeve të dyfishta, por edhe divorce.

Banesave moderne . . . por shtëpive të rrënuara.

Mendoj që nga sot, nuk do të ruash asgjë për raste speciale në jetë, ngase secila ditë në jetën tënde është speciale.

Kërko dituri, lexo shumë, medito gjatë, duke mos pasur kujdes të tepruar në nevojat tua.

Kalo kohën më tepër me familjen tënde, me miqtë tu dhe vizito vendet e dashura.

Jeta është një zinxhir i kënaqësive momentale.

Shfrytëzo çdo moment për ngritje shpirtërore.

Hidhe nga fjalori yt frazën "një ditë", ngase secila ditë, secila orë dhe secila minutë është e veçantë. Dhe asnjëherë nuk e di, ndoshta është e fundit.

Mos thuaj "do ta bëj këtë një ditë", sepse ndoshta nuk do të jesh këtu që ta bësh këtë!

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Paradoksi i kohës sonë! Empty Re: Paradoksi i kohës sonë!

Mon 9 Jan 2012 - 15:40
E bukur por komentuesit mungojne.. Paradoksi i kohës sonë! 721253
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Paradoksi i kohës sonë! Empty Re: Paradoksi i kohës sonë!

Tue 12 Jun 2012 - 22:54
Shume domethenese, shume e vertete dhe njekohesisht shume inspiruese kjo pjesa e fundit Very Happy


Mendoj që nga sot, nuk do të ruash asgjë për raste speciale në jetë, ngase secila ditë në jetën tënde është speciale.

Kërko dituri, lexo shumë, medito gjatë, duke mos pasur kujdes të tepruar në nevojat tua.

Kalo kohën më tepër me familjen tënde, me miqtë tu dhe vizito vendet e dashura.

Jeta është një zinxhir i kënaqësive momentale.

Shfrytëzo çdo moment për ngritje shpirtërore.

Hidhe nga fjalori yt frazën "një ditë", ngase secila ditë, secila orë dhe secila minutë është e veçantë. Dhe asnjëherë nuk e di, ndoshta është e fundit.

Mos thuaj "do ta bëj këtë një ditë", sepse ndoshta nuk do të jesh këtu që ta bësh këtë!
Sponsored content

Paradoksi i kohës sonë! Empty Re: Paradoksi i kohës sonë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi