Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste Empty Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

Sun 21 Aug 2011 - 23:55
Meshkujt dhe femrat janë përfshirë në histori tradhtish e marrëdhëniesh të paligjshme që në fillim të kohëve. Sot në epokën e celularëve dhe internetit gjërat janë lehtësuar shumë nga njëra anë, sikundër edhe janë vështirësuar në një tjetër këndvështrim

Partnerët, që në fillim të kohëve e kanë tradhtuar njëri-tjetrin me partnerë të tjerë. Arsyet janë nga më të ndryshmet, sikundër edhe mënyrat e tradhtisë. Por në këtë rast, duke qenë se kemi të bëjmë me një marrëdhënie, pra me një mënyrë komunikimi, mjetet e komunikimit kanë një rëndësi shumë të madhe. Dikur një marrëdhënie e paligjshme kryhej përmes pusullave, takimeve në vende të fshehta dhe mënyrave shumë të avashta e të pasigurta të dërgimit të mesazheve. Sot në epokën e teknologjisë dhe të përhapjes së mjeteve moderne të komunikimit shpejtësia nuk është më problem e deri diku edhe konfidenca e mesazhit, megjithëse kjo e fundit është një thikë me dy presa.

Tashmë gjithçka kryhet kryesisht përmes telefonit celular, i cili është shndërruar edhe në “bashkëpunëtorin” dhe “bashkëfajtorin” e lidhjeve të fshehta. Madje ajo dridhja e lehtë e celularit që lajmëron ardhjen e një mesazhi apo e-mail-i të ri është një nga kënaqësitë më të mëdha të ndaluara që përjetojnë ata që kryejnë aktin e tradhtisë. Në momentin që perceptojmë dridhjen e lehtë, që e dimë se çfarë mesazhi përcjell, veprimi i parë që bëhet është ai i të parit rrotull dhe kur partneri mund të jetë aty pranë çohet për të marrë diçka, apo shkon në një dhomë tjetër, ne e shijojmë shumë momentin e të hapurit të shpejtë të mesazhit, leximit të tij me një frymë, gjithmonë me një sy e një vesh në gatishmëri. Ajo që lexojmë ndonjëherë është aq përfshirëse, sa vetëm një partner i kujdesshëm mund të vërë re pasi të kthehet se ndërkohë diçka ka ndodhur, sepse ngjyra e fytyrës, apo qartësia e një vështrimi nuk janë më të njëjtat me ato të mëparshmet. Por sigurisht që jo të gjithë janë të vëmendshëm dhe mbi të gjitha askush nuk e çon nëpër mend se partneri është duke e tradhtuar pikërisht në një moment kur marrëdhënia mund të duket më e sigurt dhe solide se kurrë. Kjo lloj marrëdhënie dhe kënaqësie sigurisht që nuk do të kishte ndodhur kurrë pa shpikjen e e-mail-it dhe veçanërisht të celularit, që e bën aksesin në mesazhe të menjëhershëm. Në këtë rast, një rol të madh nuk luan vetëm shpejtësia e mesazhit, por edhe anonimiteti i tij, duke qenë se gjithçka shkruhet në mungesë të pranisë së tjetrit dhe njëherazi tjetri e merr mesazhin në një kohë reale. Por fakti i mospranisë të jep më shumë guxim se zakonisht dhe “loja” bëhet më interesante. Në raste të tilla ka më shumë guxim për të shkruar edhe gjëra tronditëse, të cilat ndoshta nuk do të shkruheshin, apo pranoheshin në situata ose rrethana të tjera edhe mes dy të dashurve. Dhe mbi të gjitha nuk është fjala për mesazhet që shkëmbehen nga të dashurit “e ligjshëm”, por nga ata “të paligjshmit”, lidhja e të cilëve mbart me vete edhe rrezikun e zbulimit të marrëdhënies dhe mbi të gjitha të shembjes së marrëdhënies së “ligjshme”. Në raste të tilla celulari është një mjet që mbahet përgjatë gjithë kohës me vete, madje edhe në gjumë vendoset nën jastëk. Nëse një partner do të dijë për ndonjë marrëdhënie të paligjshme të partnerit tjetër mjafton të niset nga premisa e celularit të kudondodhur për të filluar një hetim që me siguri do të zbulojë dhe të tjera e më në fund edhe marrëdhënien e fshehtë.

Njerëzit mësojnë që edhe në gjumë të lënë një shqisë të gatshme për të perceptuar dridhjen e ziles dhe gati automatikisht ata shtypin butonat e duhur për të parë brendinë e mesazhit dhe më pas për të dhënë në mënyrë të shpejtë përgjigjen e kështu për të vazhduar pafundësisht lojën. Shpesh njerëzit e përfshirë në lidhje me “të paligjshmin” dhe celularin njëherazi, që në këtë rast është “i treti” i domosdoshëm, zhgënjehen kur u vijnë mesazhe nga persona të tjerë, ndërkohë që presin vazhdimisht prej tij/saj. Kjo varësi mund t’i bëjë shumë kollaj edhe të pakujdesshëm, duke qenë se përqendrimi maksimal është ai ndaj partnerit “të fshehtë”. Janë të shpeshta rastet e zënkave dhe madje edhe ndarjeve për shkak të pakujdesive të njerëzve që harrojnë të fshijnë mesazhet “djegëse”, të cilat faktojnë tradhtinë. Megjithatë bota nuk është aq tradhtare sa ç’mund të ketë dalë nga këto radhë, vetëm se ka një të vërtetë të madhe në këtë mes dhe ajo është lehtësia e komunikimit dhe shumëllojshmëria e tij, që në njëfarë mënyre “të shtyjnë në mëkat”. Ndonjëherë një këmbim mesazhesh me dikë që na pëlqen nis thjesht për të shuar monotoninë e një marrëdhënie të gjatë martesore, por që nëse individët nuk tregohen të kujdesshëm, kjo nisje mund të jetë edhe fillimi i fundit të vetë martesës.


gazeta-shqip

InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste Empty Re: Mesazhet telefonike: të tradhtosh me tekste

Mon 22 Aug 2011 - 22:43
Sigurisht qe esht nje tradhti sdo mend kjo pasi nga disa tekste mesazhezh kalon dhe behet dicka reale , nga disa germa te vogl a arrin te beht e madhe vepra e ktyre germave kshuqe per mendimin tim, per gjer sa i ke hyr nje lidhjeje duhet ta respektosh kte lidhje ti qendrosh sa me pran per ta mbajt sa me gjat dhe me te shndetshme kte lidhje jo te mundohesh ta shkatrrosh..........
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi