Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja si do të llogariten pikët në konkursin e Universiteteve Empty Ja si do të llogariten pikët në konkursin e Universiteteve

Wed 24 Aug 2011 - 14:30
Ministria e Arsimit e Shqipërisë ka përcaktuar tarifat e regjistrimit dhe skemën e llogaritjes së pikëve për të gjitha degët ku do të ketë konkurs.Në udhëzimin e fundit të këtij dikasteri janë caktuar gjithashtu datat e konkurseve. Sa u përket tarifave, ato variojnë nga 4000-8000 lekë. Ndërsa për llogaritjen e pikëve janë vendosur përqindje të caktuara në varësi të degës.“Në Universitetin e Arteve, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore të llogariten në masën 30% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%”, thuhet në udhëzim. Sipas tij, kandidati që nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, nuk fiton të drejtën e studimit. Në programin e studimit “Shkencat e lëvizjes”, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore, do të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%.Në programin e studimit “Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit dhe të rekreacionit”, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%. “Në programet e studimit ‘Arkitekturë’ dhe ‘Arkitekturë-urbanist’, në Universitetin Politeknik të Tiranës, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore), të llogariten në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 60%”, thuhet në udhëzim. Ky raport, në programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” dhe “Pikturë-grafikë” të universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%. Në programin e studimit “Pikturë-grafikë” të universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore) të llogariten në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 60%.Në programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, rezultatet e shkollës së mesme nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore, të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%.

Datat dhe tarifat

Datat e konkursit

Universiteti i Arteve, Tiranë, për të gjitha programet e studimit në:

a) Fakultetin e Muzikës 29 gusht – 2 shtator 2011;

b) Fakultetin e Artit Skenik 29 gusht – 2 shtator 2011;

c) Fakultetin e Arteve Figurative 29 gusht – 2 shtator 2011.

Universiteti i Sporteve të Tiranës, për programet e studimit:

a) Shkenca të lëvizjes 29-31 gusht 2011

b) Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit

dhe të rekreacionit 29-31 gusht 2011.

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për programin e studimit:

a) Edukim fizik dhe sporte 29-31 gusht 2011;

b) Pikturë-grafikë 29-31 gusht 2011.

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për programin e studimit:

a) Edukim fizik dhe sporte 29-31 gusht 2011.

Universiteti Politeknik i Tiranës, për programet e studimit:

a) Arkitekturë 29-31 gusht 2011;

b) Arkitekturë (urbanist) 29-31 gusht 2011.

16.6 Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit (FASTIP), për programet e studimit:

a) Menaxhim i bankave 29-31 gusht 2011;

b) Menaxhim hoteleri-turizëm 29-31 gusht 2011;

c) Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 29-31 gusht 2011.

Tarifat e regjistrimit

Universiteti i Sporteve: 5000 lekë

Universiteti i Arteve: 5000 lekë

“Arkitekturë” dhe “Arkitekturë-urbanist”

në Universitetin Politeknik të Tiranës: 8000 lekë.

Regjistrimi

Në Shqipëri, regjistrimi i kandidatëve që konkurrojnë në programet me konkurse ka nisur më 16 gusht dhe do të vazhdojë deri më 27 gusht. “Rektoratet dhe dekanatet e IAL publike të shpallin në mjedise të dukshme të institucioneve datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme, për të siguruar një ecuri normale të procesit të regjistrimeve në konkursin e pranimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë”, thuhet në udhëzim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi