Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, arrestohet supermashtruesja, “juriste e kryeministrisë” Empty Durrës, arrestohet supermashtruesja, “juriste e kryeministrisë”

Thu 22 Sep 2011 - 12:31
Durres – Lajmifundit – Një shtetase 35-vjeçare e akuzuar për një seri mashtrimesh në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka përfituar shumë të ndryshme financiare nga qytetarët të cilëve u premtonte zgjidhjen e problemeve të pronësisë, me argumentin se ishte juriste e kryeministrisë.Arrestimi i kësaj shtetaseje ka ndodhur rreth orës 16.00 ditën e martë. Policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Juristja” ka ndaluar 35-vjeçaren Mirela Kasa (Paja), banuese në qytetin e Durrësit, me arsim 8 klasë.Sipas njoftimeve të policisë, mësohet se arrestimii35-vjeçares ka ndodhur pas denoncimeve nga disa qytetarë të Durrësit, që kanë shpjeguar se juristja u ka marrë shuma nga 250 deri në 500 mijë lekë me premtimin për tu zgjidhur problemet që kishin.Mashtruesja herëprezantohej si juriste e kryeministrisë e herë si juriste e gjykatës Kushtetuese. Ajo qëndronte pranë gjykatës së Durrësit, bashkisë apo hipotekës së këtij qyteti dhe “gjuante” hallexhinjtë.Për tu bërë më e besueshme mashtruesja vishej mirë dhe kujdesej deri në detaje për imazhin e saj për të dhënë përshtypjen e një zyrtareje të vërtetë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi