Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Bombë pranë Kryeministrisë  Empty Bombë pranë Kryeministrisë

Fri 13 Dec 2013 - 13:36
Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi i ka shpëtuar një atentati me eksploziv, ndërsa po hynte në ambientetet e Kryeministrisë.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, me pasqyra, nga oficeret e Gardës së Republikës, poshtë makinës, konstatuan me shume se 200 gramë eksploziv i llojit C4, 2 detonatorë dhe një celular. Eksplozivi i lidhur ishte gati për shpërthim por për fat të mire u zbulua nga gardistët në kohë, perpara se te ndodhte ndonje shperthim i mundshem.

Me pas zona eshte rrethuar nga forca te shumta policore si edhe forcat antieksploziv, te cilet bene te mundur te vinin nen kontroll situaten ne Kryeministri. Fillimisht eshte evakuuar i gjithe personeli i Kryeministrise, ndersa eshte krijuar perimetri i sigurise per kalimtaret ne rruge. Ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" eshte bllokuar levizja e automjeteve. Me ane te nje roboti, forcat antieksploziv bene te mundur edhe shperthimin e kontrolluar te sasise se ekzplozivit qe ndodjhej ne automjet. Shperthimi ndodhi dy metra nga automjeti, ndersa u çaktivizua me pas edhe nmekanizmi qe mund te vinte ne funksion C4.

Operacioni u drejtua nga ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit. Sipas burimeve te Ministrisë së Brendshme dyshohet per nje atentat te paster ndaj drejtuesit te automjetit, i cili eshte prefekti i Vlores. Kane nisur menjehere hetime, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila beri edhe këqyrjen e vendit te ngjarjes, si edhe mori te gjitha shenjat apo gjurmet e mundshme qe kishte automjeti perpara hyrjes se Kryeministrise.

Sipas te njejtave burime, automjeti te cilit i eshte vendosur eksplozivi ka qene ne perdorim deri pak dite me pare nga Drejtori Antikorrupsion i Kryeministrise. Gjithsesi ne te dyja rastet eshte duke u hetuar per tentative vrasjeje per shkak te detyres. Pritet qe policia te shoqeroje nje numer te madh personash ne polici, te cilet ne kohet e fundit kane patur perplasje me te dy zyrtaret e larte te shtetit shqiptar.
Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi